BARCI, KOKA DHE CELULARI I RUKES

Parmbreme, ministri i Mjedisit, Et'hem Ruka, pasi ka dale i lodhur nga dreka qe kryeministri Nano shtroi ne "Sky Toeer" me deputetet socialiste qe kane mbetur ne PS, ka shkuar te pije nje kafe ne hotel "Sheraton". Nuk ka vonuar shume dhe ministri Ruka ka nxituar te shkoje ne shtepi. Ka harruar telefonin celular ne tavoline. Ne moment ne "Sheraton", rastesisht, kane mberritur keshilltari i kryeministrit Nano, zoti Emin Barci, dhe biznesmeni durrsak, Nard Koka. Jane ulur ne tavolinen ku ishte ulur Et'hem Ruka, natyrisht pa e ditur se me pare kishte qene ministri. Ne tavoline rrinte telefoni celular i markes se fundit. Kane pyetur kamarieren se i kujt eshte telefoni. Kamarierja eshte pergjigjur "Ishte nje minister i Nanos, por nuk e di se si e kishte emrin". Kaq kane dashur Emin Barci dhe Nard Koka, aq sa kane terbuar mbreme gjithe qeverine dhe median.

- Ah, ma ler mua! - ka nxituar Emini.

Ka marre telefonin qe gjendej ne tavoline dhe me te i ka rene numrit te tij. I ka dale emri i ministrit Et'hem Ruka. E kishte harruar Et'hemi. Kaq kane dashur dhe kane filluar nje aventure qe alarmoi qeverine. Telefoni ka perfunduar ne duart e Nard Kokes. I kane hapur mesazhet e regjistruara ne telefonin e ministrit dhe jane cuditur kur kane gjetur mesazhe komunikimi te ministrit te Nanos me drejtues te PD-se, PR-se, PDK-se dhe mediat opozitare.

- E gjetem spiunin ne qeveri! -ka bertitur keshilltari i Nanos.

- Ma jep mua telefonin e Et'hemit, - dhe pas kesaj Nard Koka ka filluar marrjen ne telefon te te gjithe ministrave te kabinetit, duke e nderruar zerin si te Et'hemit. Fillimisht i ka rene ziles se ministrit Angjeli me telefonin e ministrit Ruka.

- He mo hajdut! - i eshte drejtuar ministrit Angjeli.

- Ore ke lajthitur o Et'hem! - i eshte pergjigjur Angjeli i habitur nga ndryshimi 100 per qind i Et'hemit. - C'ke ore? Pse pak keni vjedhur dhe ju Et'hem! Rri e mos e kruaj me mua, - i ka thene Angjeli atij qe kujtonte se ishte Et'hem Ruka. Nderkohe Nard Koka e luante zerin ne telefon si nje aktor i vertete.

- Vazhdo, vazhdo Et'hem! Nuk ta kam fajin une se nuk u bere minister Arsimi, por ta mori Luan Memushi. Ty ta futi Gramoz Ruci, - shfajesohej ministri Angjeli, duke kujtuar se fliste me ministrin Ruka. Pas pak, Nard Koka me telefonin e Et'hem Rukes qe e kishte harruar ne tavoline i bie nje ministri tjeter.

- Po, Et'hem! C'po ben? -iu pergjigj ministri Viktor Doda.

- Ore a m'i dergon nja 10 transformatore ne zonen time elektorale?

- Posi! Tani po urdheroj Andi Harasanin, - foli ministri Viktor.

- Ore cilin minister te marr? - e pyeti Eminin.

- Telefonoji Igli Toskes, por kujdes se ai eshte pak si tip i vecante dhe nuk e rruan shume, - tha keshilltari i Nanos. Nard Koka me nje djallezi shembullore per shansin qe i kishte rene ne dore per t'u tallur me ministrat nxitoi.

- He mo Igli, cka ndonje te re? - pyeti "Et'hemi". Sic dukej ai i habitur me kete telefonate, pasi c'pune kishte ministri i Mjedisit me ministrin e Rendit, i eshte pergjigjur shkurt:

- Mos me fol mua ashtu! More vesh?! Ne burg do te perfundosh, degjove? - i kishte folur Nardi, duke perfituar nga hutimi i ministrit Toska, pasi ne ekranin e telefonit i kishte dale emri i Et'hemit.

- Ore, o Et'hem! Mos ke temperature ti?! - kishte replikuar ministri i Rendit.

- Ta tregoj une temperaturen ty! Ne burg do te perfundosh, pasi si shume je bere vegel e Nanos.

- Po tani kujt t'i biem? - insistonte Nard Koka te cilin e kishte eglendisur kjo loje me ministrat.

Telefonoji Marko Bellos, - i sugjeroi Emini.

- Alo, Marko! Ore ky Nano me duket se po shkon per lesh, - fliste Nardi sikur te ishte Et'hemi. Zhurma ne bar "Sheraton" i jepte mundesine te luante aktorin me zerin e ministrit Ruka.

- Eh, ashtu me duket dhe mua. Po nuk dha doreheqjen shkuam te gjithe per lesh, - fliste nga tjeter e telefonit Marko Bello. Nderkohe Emini i fliste ne vesh Nardit qe ta ngacmonte per Ilir Meten se c'mendonte ministri i Shtetit.

- Ore po ky Iliri shume deputete na mori sot!

- Mire, mire. Prit edhe pak jave. 17 deputete do te beje ai. Mbaje mend. Kam informacion. Nano duhet te ike tani per tani, por kush t'ia thote, - fliste per shtate pale qejfe ministri Bello i bindur se kishte gjetur nje aleat tjeter brenda qeverise.

- Pse nuk e merr ti Marko qeverine nese iken Tosi, - pyeste prape "Et'hemi".

- Ore une e bej me mire se ky, por me duket se po luan Namik Dokle nen rrogoz qe te behet kryeminister. Por atij i kemi futur Erion Bracen qe po i degjeneron keto "xhaketat e vjetra".

- Naten e mire Marko!

- Naten profesor! - e kishte mbyllur Marko Bello duke leshuar nje ofshame se c'na gjeti me kete Nanon.

- Po tani kujt t'i bie? - nuk i rrihej Nard Kokes.

- Ben Blushit dhe Kastriot Islamit.

- Jo ore! Ata te dy nuk e hane. Ma njohin zerin.

- Po kujt atehere? - pergjigjej Emin Barci.

- Blendi Klosit, ai ka respekt per Et'hemin.

- Alo, mirembrema Blendi!

- Ou, c'kemi profesor Et'hemi?

- C'***** ka ky Nano qe nuk po jep doreheqjen e te clirohemi nga goditjet e Berishes?

- E di ti! Nuk e le Ajo! - fliste i ndrojtur Ministri i Kultures.

- E di more! - pergjigjej "Et'hemi".

- Vetem Gramoz Ruci mund t'ia thote ne sy Nanos qe te largohet. Te tjeret nuk i pyet ai.

- Shpetonim o Blendi! E merrte Edi Rama qeverine per zgjedhje dhe fitonim prape, - inistonte "Et'hemi".

- Bobo! Cfare Edi?! Mos more Et'hem! Ai rrezik ta nxjerre Nanon jashte ligjit dhe i ndalon kthimin ne Shqiperi. E njeh ti Edin! - fliste me ze te ulet ministri Klosi.

- Ke te drejte! Po ama ky Nano duhet te ike, - e mbylli biseden "Et'hemi".

- Po tani, kujt t'i telefonojme? - nuk i rrihej Nard Kokes.

- Ore ky Et'hemi paska dhe numrin e ketij botuesit te gazetes se opozites, - foli Emini.

- Ah, kete ma ler mua! - insistoi Nardi. Dhe nuk vonoi e nga ana tjeter botuesi i opozites u pergjigj menjehere:

- Profesor, a ka te reja nga kampi juaj?

- Po te flas me ze te ulet se tani dola nga ky satrapi Nano. U zume! Une po iki tek LSI-ja e Metes, - fliste "Et'hem" nen hunde. - Po ta jap vetem ty lajmin! More vesh? Hajde naten.

Te nesermen del titulli i gazetes "Ministri Ruka shkon me LSI-ne".

Nuk vonoi shume dhe shumica e bisedave kishin vajtur ne veshin e kryeministrit Nano, i cili nuk e dinte se kush po fliste me telefonin e ministrit Ruka. Disa ministra e kishin telefonuar Nanon, duke i thene se "Et'hemi po kurdis plan kunder teje".

Nuk vonoi shume dhe ne ekranin e telefonit te ministrit Ruka doli emri i Fatos Nanos.

- Alo! Kush jeni? - iu pergjigj Nardi.

- Ore Et'hem! Mos ke lajthitur?

- Ik, ore pirdhu!

- Si guxon?!

- Ike ore! Ke mbaruar tashme! - fliste "Et'hemi"

- Ore mos je ti Nardi?

- Po, ah c'ministra qe ke more zoti kryeminister! - foli Nard Koka, pasi turbulloi per dy ore gjithe qeverine