Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 63
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    2-1 per Shqiperine

    TIRANE (4 Shtator) -Ora 20.45 Starton Ndeshja Shqipėri-Greqi. Nė njė atmosferė emocionuese filloi ndeshja Shqipėri Greqi. Nė stadiumin Qemal Stafa mes brohoritjesh tė tifozėve tė tė dy ekipeve kanė hyrė lojtarėt e dy ekipeve, shqiptare dhe greke. Pas ekzekutimit tė himnit kombėtar tė Shqipėrisė, nis loja e shumėpritur.

    Ora 20.50 Shėnohet goli i pare nga ekipi shqiptar

    Ekipi shqiptar ka shenuar golin e pare. Sapo ka nisur ndeshja me e madhe e vitit dhe djemte e kombetares shqiptare shenojne golin e pare. Murati ka shėnuar golin ne minuten e dyte. Rezultati ne minutat e para te lojes eshte Shqiperi 1 -Greqi 0

    Ora 21.00 Shqiperia shenon golin e dyte

    Ka ndryshuar rezultati nė 10 minutat e para te ndeshjes Shqiperi-Greqi. Pas golit te Muratit, ka qene Aliaj qe ne minuten e 10 u ka falur shqiptareve anembane vendit emocionin e golit te dyte. Shqiperia tashme gjendet ne avantazh ndaj ekipit grek me dy gola. Ndizet atmosfera ne stadiumin "Qemal Stafa"

    Ora 21.21 Tentohet nga greket ne porten shqiptare, por pa rezultat

    Nė minuten e 34 te ndeshjes Shqiperi-Greqi, lojtaret e ekipit shqiptar tentojne serish te shenojne gol. Por nuk ka munguar sulmi dhe nga ekipi grek te cilet kane tentuar te shenojne ne porten shqiptare, por pa rezultat

    Ora 21 25 Ekipi grek shenon golin e pare

    Nje gol aksidental eshte cilesuar goli i pare i ekipit grek. Ne minuten e 38, Greqia pas disa sulmesh ka shenuar me ne fund golin e pare. Gjithsesi Shqiperia eshte ne avantazh

    Ora 21.30. Dy minuta shtese ne pjesen e pare Shqiperi -Greqi. Demtohet nje lojtar grek

    Eshte gati ne perfundim pjesa e pare e ndeshjes Shqiperi-Greqi. Vazhdojne sulmet nga te dyja palet. Demtohet pak nje lojtar grek. Rezultati ende i pandryshueshem

    Ora 21.32 Perfundon pjesa e pare e ndeshjes Shqiperi-Greqi

    Ka perfunduar pjesa e pare e ndeshjes se futbollit midis Shqiperise dhe Greqise. Shqiperia gjendet ne avantazh me dy gola te shenuara ne minutat e para. Rezultati 2-1 ne favor te ekipit shqiptar

    Ora 21. 50 Fillon pjesa e dyte e ndeshjes Shqiperi-Greqi

    Pas perfundimit te pjeses se pare te ndeshjes se vitit Shqiperi-Greqi, nis pjesa e dyte e saj. Shqiperia ka shenuar dy gola ne pjesen e pare nga Murati dhe Aliaj nderkohe qe dhe ekipi grek ka shenuar nje gol

    Ora 21.55 Ekipi grek hidhet ne sulm, shqiptaret ne krize

    Pjesa e dyte ka nisur me nje sulm nga lojtaret e ekipit grek. Lojtaret grek duket se duan te ndryshojne rezultatin, pra kerkojne nje barazim. Ndersa lojtaret shqiptare duket se ende s'kane shperthyer, per te ruajtur te pakten rezultati

    Ora 21.58 Hajzai merr karton te verdhe

    Nuk jane shenuar as 5 minuta dhe gjyqtari ka denuar me kartonin e verdhe lojtarin Hajzaj. Vazhdon epersia e grekeve ndaj shqiptareve

    Ora 22.00 Tentohet per gol ne te dyja portat

    Te dy ekipet tentojne te ndryshojne rezultatin. Ekipi grek ka tentuar te shenoje ne porten shqiptare, nderkohe qe dhe Shqiperia me Strakoshen u ka prere rrugen topave ne porte. Lojtaret shqiptare kane kaluar ne mbrojtje duke ua lene sulmin ekipit grek

    Ora 22.05 Murati tenton golin e trete ne porten greke

    Duket se jane zgjuar lojtaret tane, duke kaluar ne sulm. Ka qene Murati, i cili ka goditur por pa rezultat porten greke. Pas shume sulmesh nga ekipi grek, tashme duket se ka shpresa per nje ndryshim rezultati ne favor te Shqiperisė

    Ora 22.10 Tre zevendesime ne ekipin grek

    Trajneri i ekipit grek Hajgel edhe pse sapo ka filluar pjesa e dyte e ndeshjes Shqiperi-Greqi, ka vendosur te kryeje tre zevendesime. Duket se greket jane me te vendosur se kurre te barazojne.

    Ora 22.17 Goditje kendi per shqiptaret, pas nje sulmi per golin e trete

    Nje sulm i gjate nga ekipi shqiptar dhe nje goditje kendi. Kjo ka qene pergjigjia qe shqiptaret i dhane grekeve dhe sulmit te tyre, edhe pse pa rezultat

    Ora 22.20 Mbrojtesi grek prek topin me dore. Arbitri nuk jep penallti per shqiptaret

    Ka prekur topin me dore nje mbrojtes grek, por per cudi arbitri nuk jep penallti per ekipin shqiptar

    Ora 22.23 Nderrim i pare ne ekipin shqiptar. Iken Myrtaj dhe vjen Dragusha

    Pas tre zevendesimesh nga ekipi grek, vjen dhe zevendesimi i pare ne ekipin shqiptar. Brigel ka vendosur te sjelle Dragushen ne vend te Myrtaj

    Ora 22.26 Lojtari shqiptar Beqiri denohet me karton te verdhe

    Pjesa e dyte e ndeshjes Shqiperi-Greqi eshte drejt perfundimit dhe lojtari shqiptar Beqiri merr kartonin e verdhe me te drejte. Momente te veshtira shenohen ne porten shqiptare. Greket tentojne te shenojne por pa rezultat

    Ora 22.31 Zevendesim i detyrueshem nga Brigel, rikthehet Beqiri, iken Duro

    Duro demtohet rende dhe largohet me barrele nga fusha dhe Brigel ben nje zevendesim te detyrueshem. Ardit Beqiri i ekipit te Partizanit rikthehet serish ne fush

    Ora 22.35 Strakosha eliminon nje goditje nga greket. Shpeton porta shqiptare

    Strakosha, portieri i kombetares shqiptare ka shpetuar porten nga goditja e Karagunis. Ka shpetuar keshtu ekipi shqiptar nga rreziku i barazimit

    Ora22.36 Mbaron minutazhi i ndeshjes. Caktohen 4 minuta shtese

    Ka perfunduar minutazhi i ndeshjes nderkohe qe jane vendosur 4 minuta shtese. Vazhdon sulmi nga te dyja palet, duke tentuar te dy ekipet ne ndryshim te rezultati

    Ora 22.40 Perfundon ndeshja Shqiperi-Greqi. Shqiperia fiton ndeshjen me rezultatin 2 me 1

    Ka perfunduar me fitoren e ekipit shqiptar ndeshja e cilesuar e vitit Shqiperi-Greqi. Qindra mijera tifoze brohorasin lojtaret te cilet falen kaq emocione sonte ne stadiumin "Qemal Stafa" Eshte cilesuar historike kjo ndeshje duke i hapur dyert ekipit shqiptar drejt Boterorit te 2006.

    bm/bm (/BalkanWeb)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Bravo lojtaret shqiptare!!!!!!!!
    Sukses edhe ne ndeshjen e te merkures...

  3. #3
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Nje nder ndeshjet me te mira qe kam pa ne jeten time.Rrofshin trimat futbolliste shqiptare te cilet mbushin shpirtin e shqiptarit anekend botes me lumturi.
    Na kane dhene nje nate te paharrueshme dhe une i falemenderoj.
    Urime per fitoren dhe i prifte e mbara.
    Perpara Shqiperi
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #4
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Nate magjike kjo e sotmja!
    Une fitova edhe nga ana shpirterore edhe nga ana financiare. Rezultatin (2-1) e pata deklaruar disa dite perpara ne forumin e futbollit dhe kshu qe nuk mund te rrija pa vu bast sot. Ma hoqi petllen tifozlliku. Qejf kisha kur i shikoja te mbledhur nga te tera trojet shqiptare dhe nga ana tjeter merzitesha qe nuk gjendesha aty prane tyre, per ti bere tifozllik ekipit tone. Te dy golat ishin shume te bukur. Per mendimin tim, duhet te kishim shenuar nja 3 gola te tjere, nese do kishim sulmues adapt. Me pelqeu terheqja qe benim ne mbrojtje. Penalltine nuk na e quajten. Kemi shume shume mangesi, por te pakten sot ja dolem mbane kundra fqinjve tane gjakpires. Ne satelit u shikonte skandal komplet. Pa komentim, filmim i qelbet etj. Nejse, sonte Tirona do jete zjarr i gjalle ...Lum ata qe jane atje dhe e shijojne! Kushedi sa kosovare dhe shqipo te Maqedonise kishin ardhur. Hec aty mer bab ...se ashtu ka lezet! Kuq ishte mbush stadiumi... Kam me shume komente rreth ndeshjes...disa prej tyre jane kritika ndaj ekipit tone dhe ndaj tifozave, por tani per tani po shijojme fitoren dhe po i leme te tjerat per me vone!

    Suksese demave te kuq!

    PS: Ne kete menyre i bie qe jemi Kampione Europe. (lol). Se kemi mundur kampionet ne ndeshjen e pare fare qe zhvillohet pas perfundimit te Euro 2004!

  5. #5
    Fituam, Fituam, Fituam

    Jemi kampion te Evropes !!! Sa bukur kur i ngrejme moralin vendit tone! Qofte nje fillim i mbare!!

    -Paqe
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Afer-dita : 04-09-2004 mė 17:45

  6. #6
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Me sa di un jane me qindra autobuzat nga Kosova, dhe nja 60 vetem nga Prizreni. Ne Shqiperi ka maxitelevizor ne shume cepa, ne maqedoni dhe ne kosove e njejta pune. Kane rreth 1 jave qe pergatiten, dhe sidomos keto 3 ditet e fundit kane qene goxha intensive. Te pakten kjo gje nuk i shkoi dem. FORCA SHQIPERIA
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #7
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Ne Gostivar ka rreth 1000 e teper persona ne qender qe ende festojne,nga televizioni ndegjova qe e njejta gje ndodh ne Tetove.
    Keshtu masoviteti ne tifozllek ka kohe qe nuk kam pa.Eshte vetem per tu lavderuar dhe mirepritur.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  8. #8
    Blur Lover Maska e Rubi
    Anėtarėsuar
    24-08-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    18
    Forza Shqipria!!!

  9. #9
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    BRAVO BRAVO BRAVO SHQIPERIA.

    Megjithese episode te ndryshme kishte ne te gjitha sheshet e Athines, Shqiptaret nuk u tremben qe te nxirrnin flamujt shqiptare dhe bluzat e kuqe me Zhgaben krenare.

    Shume te rinj grek ne grupe te organizuara nuk kaperxenin dot fitoren e shqiptareve dhe filluan te goditeshin te ndiqnin shqiptaret qe donin te festonin fitoren e kombetares sone.

    Nje urrejtje dhe rracizem i papare nga ana e grekeve. Vetem policia mundi te ndante grupe te ndryshme me plagosje te lehta nga te dyja palet.

    Shqiptaret vazhdojne te festojne fitoren e tyre ketu, por fshehurazi dhe jo te lire.

    Sido qe te jete ne fituam!!!!!!

    Ecni perpara djema qe ti tregojme botes se kush jemi dhe se mund te bejme gjera te medha.
    Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.

  10. #10
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Mire e ke moj Abigail, vertet Greket mund te jene racista, dhe kete s'besoj ta veje ne dyshim ndokush, por ta kam llafin edhe shqiptaret nuk jane te paket... Shqiptaret ja filluan qe ne prezantimin e himnit grek, duke e fishkellyer dhe duke e "yyyee"-zuar... Nje ndeshje futbolli ngelet nje ndeshje futbolli dhe nuk duhet politizuar ēeshtja sepse nga perballje sportive, e cila duhet zhvilluar ne nderim dhe respektim te kundershtarit, e pra nga ndeshje futbolli kthehet ne ēeshtje shteti. Vertet thuhet "fair play", por kete nuk duhet ta zbatojne vetem lojtaret por edhe tifozat, dhe si rrjedhim shqiptaret, qe duhet te kuptojne se jane ata te paret qe duhet te respektojne lojen e ndershme perderisa jane pikesrisht pjese e lojes...
    Hollesira, apo mendjelehtesi te ketij lloji, ju kushtojne shume vetem shqiptareve... (Fatkeqesia eshte se kete akoma nuk e kane kuptuar!)
    BRAVOJA ju duhet drejtuar vetem lojtareve. Bravo!
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Mocioni, Berisha flet pėr gjithēka, por jo pėr Fazlliē
    Nga njemik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-04-2007, 00:05
  5. Jezuiti italian qė adhuronte Shqipėrinė
    Nga PLaku-i-Detit nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2004, 06:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •