Close
Faqja 2 prej 11 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 103
  1. #11
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Disa Pyetje që Mund t'ia Bëni një Kandidati për Martesë

    Pyetjet që vijojnë kanë për qëllim t'ju ndihmojnë juve të mendoni për disa çështje të rëndësishmë në lidhje më martesën. Eshtë në dëshirën tuaj t'i merrni ato në konsideratë kur të bisedoni me dikë me qëllim lidhje në martesë. Disa nga këto pyetje mund t'i bëhen edhe një ndërmjetësuesi, i cili është në gjendje t''ju përgjigjet nga një perspektivë e paanshme

    Pyetje të Përgjithsme:
    Pse jeni i interesuar të martoheni pikërisht në këtë kohë?

    Si do ta përshkruanit veten?

    Cila është një nga arritjet e tua më të mëdha?

    A mund të më tregosh diçka nga eksperienca jote nga e cila ke përfituar apo ke mësuar?

    Cila ka qenë një nga vështirësitë më të rënda me të cilat je ballafaquar deri tani në jetë? Si ka ndikuar ajo tek ty?

    A ka ndonjë gjë që do dëshiroje ta ndryshoje tek vetja dhe cila është ajo?

    Cilat janë qëllimet e tua në këtë jetë? Çfarë ke dëshirë të realizosh para se të vdesësh?

    Për çfarë je duke kërkuar tek partneri/partnerja jote e ardhshme?

    Pyetje për Fenë:
    Çfarë bën që të ndjehesh sa më afër me Allahun (subhanehu ue teala shkurt sut)?

    Si mendon se martesa do të të afrojë edhe më tepër me Allahun (sut)?

    Çfarë do kishit dëshirë të përmirësonit tek vetja nga perspektiva Islame?

    A i falni të gjitha kohët e namazit? Po kur jeni në punë si ia bëni? A shkoni për namazin e Xhumasë?

    Sa sure nga Kur'ani keni mësuar përmendësh?

    Sa shumë je i ingranuar me komunitetin?

    A e agjëroni Ramazanin?

    Sa shumë jepni për Sadaka? Si e shpërndani Zekatin?

    A keni qenë për Haxh ose për Umra? Kur keni dëshirë të shkoni?

    A ke lidhje me ndonjë xhami të veçantë?

    Sa të rëndësishme e konsideroni Hixhabin për gruan?

    Pyetje për Familjen:
    Sipas mendimit tuaj, çfarë roli duhet të kenë prindërit dhe familja më gjerë në marrjen e vendimeve të rëndësishme si psh. për martesën, rritjen e fëmijëve, ku do të jetojmë, etj?

    Çfarë do bëni në rast konflikti midis bashkëshortes/bashkëshortit tuaj dhe familjes tuaj?

    A do jeni dakort të jetojmë me familjen më gjerë (psh prindërit) sidomos kur ata të plaken?

    A mund të përshkruash karakterin e anëtareve të familjes tënde?

    Për Profesionin:
    Çfarë karriere keni planifikuar/zgjedhur për të ardhmen?

    A do punojnë të dy burri dhe gruaja?

    Sa kohë harxhoni në punë?

    A do më mbështesje nëse unë vendos të shkoj përsëri në shkollë për të marrë një diplomë më të avancuar?

    Interesa personale/Hobe:
    Si ju pëlqen ta kaloni kohën e lirë?

    Sa kohë harxhoni dukë parë televizor?

    Çfarë do kishit dëshirë të bëjmë bashkë?

    Sa kohë kaloni me shoqërinë?

    Fëmijët:
    Sa fëmijë do dëshironit të kishit?

    Kur mendon se do jesh gati për të patur fëmijën e parë?

    Çfarë mendon për përgjegjësitë gjatë viteve të para të fëmijës?

    Çfarë mendon se është e rëndësishme t'jua mësojmë fëmijëve?

    Si do të bëni të mundur që fëmijët të marrin një edukim të mirë Islam?

    Çfarë do të bëni nëse dikush nga ne nuk mund të lindë fëmijë?

    Çfarë mendoni për adoptimin e fëmijëve?

    Mosmarrëveshjet:
    Si duhet t'i zgjidhim mosmarrëveshjet?

    Çfarë bëni ju kur jeni i mërzitur?

    Si do ta bëje bashkëshorten/bahskëshortin tënd të ndjehej më mirë kur ajo/ai është i mërzitur?

  2. #12
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Keto studimet shkencore gjithmone i kam vene ne dyshim.
    I hedh nje veshtrim c'do mengjes lagjes sime dhe ne oborre dhe ballkone shikoj vetem plaka te vetme,pasi burrat u kane lene shendene me kohe.Konkluzionet nxirrini vete.
    Vitet e para thone te gjitha grate jane engjellore,me pas te bekuara nga vete djalli lol,ta shkurtojne e jo ta zgjasin jeten..........

    Deus kanozi,ka ik nga moda ajo thenia e vjeter "O korcare o hic fare"
    Ndryshuar për herë të fundit nga kolombi : 12-09-2004 më 22:36
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  3. #13
    Lady Kad Maska e gurl
    Anëtarësuar
    29-10-2003
    Vendndodhja
    Pineal Gland
    Postime
    347
    Citim Postuar më parë nga Shpirt Njeriu
    Disa Pyetje që Mund t'ia Bëni një Kandidati për Martesë

    Pyetjet që vijojnë kanë për qëllim t'ju ndihmojnë juve të mendoni për disa çështje të rëndësishmë në lidhje më martesën. Eshtë në dëshirën tuaj t'i merrni ato në konsideratë kur të bisedoni me dikë me qëllim lidhje në martesë. Disa nga këto pyetje mund t'i bëhen edhe një ndërmjetësuesi, i cili është në gjendje t''ju përgjigjet nga një perspektivë e paanshme
    Martesa na paskerka dal ne nje kendveshtrim te ri. S'qenka me pune ndjenjash por qenka kthyer ne biznes te mirfillte. 'Firma' me fitimprurese fitoka investimin. Shume zbulime interesante

    Nejse, mire e kane se ne fund te fundit cdo gje eshte INTERES.

    Pune te mbare studiuesve dhe jemi ne pritje te teorive te reja.....

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Disa Pyetje që Mund t'ia Bëni një Kandidati për Martesë
    ..................................
    po t'i beje dikujt gjithe ato pyetje do ta fuste naj tull kokes qe t'harroje me ba pytje per gjithe jeten...
    ose, po te mos gjente tulle do ikte me vrap...

  5. #15
    E Lirë! Maska e KaLTerSi
    Anëtarësuar
    27-10-2003
    Vendndodhja
    NYC.
    Postime
    850
    [QUOTE=Shpirt Njeriu]Disa Pyetje që Mund t'ia Bëni një Kandidati për Martesë[QUOTE]

    vdeksha une per shkresen tende... doja ti shtoja shkrimit te Shpirtit qe para se kandidatja/ti te hedhe firmen ne fund te ketij formulari eshte shume e rendesishme qe te keni stilon me ngjyre te zeze sepse i jep me shume seriozitet ketij muhabeti.
    nje pyetje o Shpirti,
    ky pyetesori qe na ke paraqit, eshte ekskluzivisht tendi apo e kemi te drejten e huazimit ne te tjeret?
    Aleate e shef cbehet ketej? Mer shembull e mos hec kot kuturu pa list, pa pyetje, pa formulare se kshu ehe te gjesh ti kandidatin tend. Ta printosh kte gjen, ta memorizosh se sonte ne darke dua te ma recitosh, do te testoj...

    ps. Shpirti rofsh ti rofsh se me zgjate jeten.
    Toleranca, eleksiri i lirisë.

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Postime
    726
    Ne cfare moshe sugjeron ky shpirti te martohemi mi aleate?
    Be yourself and you will always be in fashion.

  7. #17
    E Lirë! Maska e KaLTerSi
    Anëtarësuar
    27-10-2003
    Vendndodhja
    NYC.
    Postime
    850
    Moshen nuk e di e dashur, mgjth ti tani per tani perqendrohu tek pyetsori, mos mer revansh e mos me dil menjehere tek martesa , dale qetesohu se nuk je aq e perveluar.
    Pyetjet e fese amanet mesoi mire se e di ti sa merak i kam une keto dhe aty do fokusohem me teper.
    Toleranca, eleksiri i lirisë.

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    nje beqar jeton si njeri dhe vdes si qen por nje i martum jeton si qen dhe vdes si njeri ; qofte per femrat edhe per meshkujt . vallahi jam i konfuzuar dhe i kam frike te dyja . kjo eshte ajo qe une urrej te jeta , te zgjedhesh . qofte njera mundesi qofte tjetra jane per te diskutuar . po basahkejetesa ? nuk di cte them . nejse po i pergjoigjem pytjes se anetares fort te nderuar me siper ; mosha ma e mire me u martu eshte 30 vjec e kusur ; deri ne moshen 25 njeriu eshte pak a shume adoleshent dhe pas kesaj moshe eshte mire me fillu te fejohesh e pastaj te martohesh . une jam duke kapur te 25_etat dhe duhet me e pa seriozisht kete punen e marteses . fat te mbare te gjitheve

  9. #19
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882

    Martesa

    Martesa, ashtu sic ekziston sot, eshte me e urryeshmja e te gjitha genjeshtrave, forma supreme e egoizmit.

    Martesa eshte shume me teper sesa kater kembe te ç`veshura ne krevat.

    Te martohesh do te thote tu ngjallesh dy njerezve peshtirosjen ndaj njeri tjetrit.

    Martesa eshte nje kurth qe ngre natyra.

    Jeta bashkshortore eshte thjesht nje zakon, Madje, zakon I keq.

    Burri martohet se eshte I lodhur, kurse femra martohet se eshte kureshtare. Te dy mbeten te zhgenjyer.

    Njezet vjet marrdhenie e shkaterrojne nje femer, kurse njezet vjet martese e bejne monument.

  10. #20
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anëtarësuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Cfare eshte martesa per mua ?????


    *) Martesa ka shume dhimbje , por beqaria nuk ka kenaqesi !
    *) Martesa eshte nje bisede e gjate e perzier me zenka

    I kam lexuar diku edhe mesa kam pare e kam degjuar nga eksperienca e te tjereve jane mese te verteta .Konkretisht per veten sflas dot ndoshta kur ta provoj do ju tregoj me sakte
    Ndryshuar për herë të fundit nga KoTeLja_VL : 14-09-2004 më 16:17

Faqja 2 prej 11 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •