Shiko inter_forever, se ty te kemi mjeshter ne ketu...
Ēdokush qe shan lojen e Brazilit, thjeshte tregon qe, ose s'e ndjek futbollin, ose i pelqen t'ja fus kot. Megjithate, s'mund te thuash se jane shume shume me lart se te tjeret.
Ja, merri krahasoi me italianet, qe po kritikohen aq shume.
Itali vs. Brazil:
Italianet e kane portierin shume me te mire. Mbrojtja italiane, poashtu, eshte superiore. Ndoshta kane pas ndonje problem me krahet keto dy ndeshjet e para, po me kthimin e Zambrotes, dhe me aktivizimin e Grossos dhe/ose ndonje tjetri, behen me te miret e kampionatit, dhe do jene te pakalueshem.
Marrim sulmin. Toni dhe Adriano kane luajt ne nje kampionat. Ndoshta njeri eshte thjeshte nje yll i perkohshem, ndersa tjetri e ardhmja e Brazilit, ama ne futboll rendesi ka e tanishmja. Toni eshte ku e ku me i mire per nga statistikat, dhe po te flasim per ē'po tregojne ne kampionat tani, nuk mund te thush qe Adriano qendron me lart. Ronaldo dhe Gilardino poashtu s'kane ndonje ndryshim shume te madh. Madje, edhe Ronaldon vete po ta pyesesh do e pranoje qe po luan shume shume dobet (ēa do behet? s' di.) Edhe ketu s'ka te beje markimi me disa lojtare dy sulmuesve braziliane, se po te ishte ashtu do kishte shume hapesire per Ronaldinjon dhe Kaka-ne (qe s'ka pase, ne fakt). Mos harrojme pastaj qe italianet jane shume stratege. Kane nje bishe si Pipo Inzagi qe po e rujne per ne finale.

(j/k)
Marrim mesfushen. Ketu gjerat jane pak me te nderlikume. Gjithsesi, Gattuso dhe Emerson s'kane ndonje diference shume te madhe. Madje, mendimi im eshte qe Gattuso eshte me i mire. Totti apo Ronaldinjo? Asnjeri s'ka bere gje deri tani, dhe potencial kane te dy. Pirlo eshte shume i mire. Mua me ka pelqy shume. Mund te jete nder me te miret e Italise kete kampionat. Etj. etj.
Per nje gje eshte Brazili me me fat: Ne mesfushe dhe ne sulm ka alternativa me shume. Ky mund te kthehet ne nje faktor te rendesishem me vone, po jo detyrimisht do ndodhe nje gje e tille. Heperhe, 11 lojtar te duhen. Ti mund t'i kesh 22 shume te mire, po ne fushe vetem 11 do fusesh. S'ben dot mbledhje ne futboll. Italise i duhet fat qe te mos i demtohen lojtare, dhe me pak fat kjo diference mund te mos behet e rendesishme.
Perfundimisht, du te them se nuk kane shume aq rendesi emrat e lojtareve- se per emra Franca te merr ne qafe- sa ka rendesi ajo qe po bejne dhe do bejne si ekip. Merr gjermont ketu. Ata per emra te medhenj, laj-thaj nje Ballack kane, te tjeret s'eshte se jane aq te njohur, ama kane bo ekip, si skuader mund te te marrin ne qafe.

Brazili deri tashi nuk ka tregu ndonje superioritet te papare, sa te thush qe jane te pakrahasueshem me te tjeret. Pavaresisht se barazun me Ameriken, une do thoja se Italianet krahasohen me brazilianet. Se ēa do bejne s'e di. Te shohim. Ndoshta i rreh Ēekia neser (qe une s'i mundesi as 1/10 s'e mendoj) dhe ēdo gje merr fund, po prape te shohim...

Krijoni Kontakt