"E drejta pėr vetvendosje ėshtė njė e drejtė demokratike themelore pėr tė pėrcaktuar lirisht jetėn tėnde nė njė shtet qė ekziston. E drejta pėr tė krijuar shtet nuk rrjedh nga e drejta demokratike pėr vetvendosje, por edhe shumė tė drejta tė tjera janė pasojė e saj". Me njė fjalė shqiptarėve u mohohet e drejta pėr vetvendosje.
Asnjėherė politika zyrtare nė Tiranė nuk i ka kundėshtuar fort e me themel arsyetime tė tilla, madje mė shpesh kėto arsyetime janė pranuar haptazi ose nė heshtje duke u mbuluar me formulėn boshe tė zgjidhejs sė ēėshtjes sė Kosovės nė kuadėr tė Europės sė bashkuar moderne. Ndėrsa tė gjithė politikanėt serbė (duke pėrfshirė edhe Zhivkoviēin, Ēoviēin, Svilanoviēin e kolegėt e tyre qeveritarė tė tanishėm) kėmbngulin qė ēėshtja e Kosovės tė zgjidhet mė parė nė kuadėr tė Serbisė, shumica e politikanėve tė Shqipėrisė ēirren se duhet tė zgjidhet nė kuadėr tė Europės, duke kapėrcyer fazėn e zgjidhjes si pjesė e ēėshtjes kombėtare shqiptare. Njė qėndrim tė tillė mban taniė edhe Ali Ahmeti pėr ēėshtjen e shqiptarėve nė FYROM.
Kurse Pandeli Majko bėri njė hap me shumė dobi gjatė sqarimeve tė pozicionit tė tij tė fundit kur pohoi se ai ėshtė pėr pavarėsinė e Kosovės si zgjidhje mė e mirė midis dy kėrkesave maksimaliste: asaj qė Kosova tė jetė pjesė e Serbisė dhe asaj pėr Shqipėrinė e Madhe, domethėne pėr bashkimin e Kosovės e tė Shqipėrisė. Mėnyra e tė shprehurit tė Majkos nuk ėshtė e paqortueshme, sepse pėrdorimi i termave "Shqipėri e Madhe" ėshtė pa vend kur flitet pėr bashkimin kombėtar tė shqiptarėve. Por rėndėsi ka qė njė ministėr i qeverisė sė Shqipėrisė e njeh publikisht se ka njė kėrkesė maksimaliste shqiptare pėr bashkim kombėtar dhe taktizon duke pranuar pavarėsinė e Kosovės si zgjidhje tė ndėrmjetme.
Majko ka bėrė kėshtu njė veprim diplomatik me vlerė tė madhe. Duan apo nuk duan serbofilėt nė Tiranė diplomacisė shqiptare i takon tė mbajė pikėrisht qėndrime tė tilla dhe diplomacinė e vėrtetė shqiptare e bėjnė ata qė mbajnė qėndrime tė tilla. U pėlqen apo nuk u pėlqen serbofilėve qėndrime tė tilla janė shpalosur edhe para mekanizmash ndėrkombėtarė. Kam pėrmendur edhe herė tė tjeėa se delegacioni shqiptar, tė cilin e kryesoja unė nė dhjetor tė vitit 1992 nė selinė e NATO-s, ėshtė pyetur gjatė bisedave nė Komitetin Politik tė kėsaj organizate se cila do tė ishte zgjidhja mė e mirė pėr problemin e Kosovės. Pėrgjigja ka qenė pa ngurim: bashkimi me Shqipėrinė. Pra, ajo qė Majko e pėrmend tani si "kėrkesė maksimaliste". Por, pas shtjellimit tė argumenteve pėrse kjo do tė ishte zgjidhja mė e mirė ėshtė vijuar me arsyetimin se ka shumė vėshtirėsi lokale e ndėrkombėtare pėr tė arritur menėjherė kėtu dhe prandaj duhet kėrkuar edhe njė zgjdhje e ndėrmjetme, e pėrkohėshme, kalimtare kompromisi, e cila nuk mund tė jetė veēse Kosova si shtet i pavarur e sovran sepse ēdo zgjdhje tjetėr ka qenė e dėshtuar deri tani dhe do tė jetė e dėshtuar edhe mė pas po tė tentohet.
Kėto arsyetime janė dėgjuar nė Komitetin Politik tė NATO-s pa koment, por edhe pa ndonjė regim mospėrfillės. Ėshtė gjė shumė e mirė qė tani dėgjojmė nga njė ish-kryeministėr i Shqipėrisė dhe njėri prej anėtarėve mė tė rėndėsishėm tė qeverisė sė sotme, Ministėr i Mbrojtjes qė iu propozua kohėt e fundit tė merrte postin e Ministrit tė Jashtėm, se zgjidhja e ēėshtjes sė Kosovės ėshtė njohja e pavarėsisė sė saj nga bota dhe se ekziston kėrkesa pėr zgjidhje mė tė plotė e pėrfundimtare, bashkim me Shqipėrinė.Ėshtė pikėrisht ky arsyetim i Majkos qė shqetėson Serbinė mė shumė se mosvajtja nė njė takim tė parėndėsishėm ministarsh nė Mal tė Zi. Ėshtė ky arsyetim qė i bėn edhe serbofilėt shqiptarė tė vazhdojnė tė sulmojnė qėndrimin e Majkos edhe pasi doli bllof qėndrimi i tyre fillestar.
Qėndrimi qė ka mbajtur Majko nuk ka si tė mos jetė rrjedhojė e njė ndjeshmėrie tė veēantė pėr Kosovėn, ndjeshmėri qė nuk e honepsin dot sserbofilėt e Shqipėrisė. Por Majko u ka dhėnė pėrgjigjen e duhur: "Unė jam Pandeli Majko dhe sa tė kem gjallė do tė mbroj Kosovėn". Kjo i ka tėbuar serbofilėt. Prandaj pas kėtyre fjalėve tė Majkos...
Godo spekulon sėrish duke trilluar "mėkatin kosovar" tė Majkos
Ja si ka shkruar Godo nė faqen 6 tė gazetės "Korrieri" tė datės 14 gusht 2003: "Ēėshtja me tė cilėn jemi marrė mė tepėr ėshtė deklarata e Z. Majko, qė nė tė vėrtetė ėshtė njė ndodhi anėsore. Ministri i Jashtėm i Malit tė Zi po merret me organizimin e njė konference mbi mbrojtjen e bregdetit tė atij vendi. Kjo nuk na sjell ndonjė dėm. Janė tė ftuar Italia, Sllovenia, OSBE etj...Ishte i ftuar edhe Z. Majko.Refuzimi i tij u bė jashtė vendit dhe nė mėnyrė tė papėrshtatshme. Kjo ka shpjegimet e veta. Zoti Majko ėshtė mjaft i ndjeshėm ndaj Kosovės...".
Fjalėt vijuese nė shkrimin e Godos janė po aq cinike sa kėto qė u cituan. Por mjafton edhe kaq pėr tė kuptuar sesa shumė helm serbofil e vrer antishqiptar ka derdhur Godo nė citatin e mėsipėrm. Godo do t'ia fshehė publikut shqiptar faktin se ai takim nė Mal tė Zi nuk ėshtė planifikuar pėr t'i bėrė ballė kolektivisht ndonjė rreziku pėr bregdetin malazez, sepse ėshtė qesharake tani tė dyshohet pėr ndonjė rrezik tė tillė qė u dashka ta shmangin Italia, Shqipėria, Sllovenia e OSBE-ja. Godo e kupton por hiqet sikur nuk e merr vesh se serbėt e kanė planifikuar kėtė veprimtari diplomatike me profilizm ushtarak qė tė paraqiten si kampionė tė bashkėpunimit rajonal nė njė kohė qė kurdisnin provokimin kushtetues me "kushtetutėn e konfliktit" si pėr shqiptarėt dhe Ballkanin, ashtu dhe pėr Europėn e NATO-n.
Pse vallė Godo nuk e trajton ēėshtjen nga njė kėndvėshtrim i tillė, por merret me "ndjeshmėrinė e veēantė" tė Majkos pėr Kosovėn? Sepse do tė qetėsojė serbėt e tė mashtrojė botėn se Majko ėshtė njė zė i vetmuar midis pushtetarėve e politikanėve shqiptarė qė i trajton mėrrėdhėniet me Serbinė duke u nisur nga ndjesi tė theksuara pėr Kosovėn. Serbėt dėshirojnė shumė qė kėshtu tė jetė. Serbėt po bėjnė shantazh politik e diplomatik qė tė mos dalin mė tė tjerė pushtetarė e politikanė shqiptarė qė tė pėrcaktohen nė kėtė ēėshtje nėn ndikimin e "ndjesive" pėr Kosovėn.
Nuk ėshtė e rastit qė serbofilėt shqiptarė qysh nė reagimet e para i kėrkuan qeverisė shqiptare tė distancohej haptazi nga Majko, madje e trajtuan nė mėnyrė spekuluese edhe deklaratėn e Ministrisė sė Jashtme, sikur ajo ishte kundėrvėnie e prerė ndaj deklaratės sė Majkos, ndonėse teksti i kėsaj deklarate shumė tė shpėlarė nuk ishte aq kundėrvėnės sae bėjnė, sepse ishte njė tekst anemik. Por, serbofilia gazetareske e televizive u tregua shumė e zellshme tė trumbetonte atė qė donte, jo atė qė shpaloste nė fakt deklarata e Ministrisė sė Jashtme, as atė qė kėrkonte interesi shtetėror e kombėtar. Prandaj duhet besuar se serbėt kanė bėrė gjithēka qė kanė mundur tė vinin nė lėvizje serbofilinė shqiptare qė ta mbyste me zhurmė qysh nė fillim jehonė e ndikimit e veprimit tė Majkos.
Godo e stėrholloi poshtėrsinė qė bėri Milo, sepse "emocionet shqiptare" tė Majkos i ngushtoi edhe mė shumė nė "ndjesi kosovare". Me kėtė praktikisht u thuhet shqiptarėve nė Shqipėri se ai Pandeliu po e fut vendin nė fesat me serbėt, Ballkanin e Europėn ngaqė ka ca "ndjesi tė veēanta kosovare", jo se kėtė veprim e imponon natyrshėm logjika politike qė duhet tė ndjekė shteti shqiptar, apo e kėrkojnė interesat madhore kombėtare. Argatėt pėr kėsi punėsh i duhen Beogradit!
Akuzat e Godos pėr "ndjesitė kosovare" tė Pandeli Majkos e pėrforcojnė bindjen qė kemi shprehur kur Pandeli Majkon pa arsye serioze e larguan nga posti i kryeministrit se kjo gjė bėhej nėn presionin e politikės sė Beogradit dhe tė serbofilisė shqiptare si hakmarrje pėr atė rol qė, me dashje apo i detyruar nga rrethanat, Pandeliu e luajti gjatė luftės nė Kosovė nė vitin 1999. Na pėrforcohet bindja se edhe ish-shefi i Shėrbimit Sekret Shqiptar, Fatos Klosi u ndėshkua edhe sepse duheshin qetėsuar disi pakėnaqėsitė serbe pėr atė rol qė ai, me dashje ose i detyruar, ka luajtur gjatė asaj lufte.
Nuk duhet tė harrojmė se Ilir Meta ka bėrė disa vizita nė Kosovė pėr tė pėrēuar atje dėshirat politike tė Beogradit, apo pėr tė ndikuar qė tė zbatoheshin vendimet qė merreshin nė diplomacinė treshe Athinė-Tiranė-Beograd, sidomos pas takimit Meta-Nano nėn kujdestarinė e Nikolas Geixhit nė Korfuz. Tė mos harrojmė se Meta ėshtė pritur nė Beograd me ceremoni e protokoll kryeministror, edhe kur ishte vetėm njė deputet. Edhe Milos asnjėherė nuk i ka munguar buzėqeshja e Beogradit. Edhe sikur tė duam tė harrojmė se diplomacia Meta-Milo ka punuar pėr pėrqafime tė nxehta me Beogradin nuk na lejon mė kryeministri i tanishėm socialist, Fatos Nano, i cili duket mė shumė e gozhdoi Metėn kur i tha se gjithė suksesi i tij diplomatik ishin vizitat nė Beograd, Kiev e Moskė, pra diplomacia me drejtim sllav.
Mund edhe tė gabojmė, por kemi arsye tė shtrojmė hipotezėn se Meta, pėrveē tė tjerave, e dha dorėheqjen qė e mohonte me kokėfortėsi, edhe pėr shkak se e parandjeu qė do ta kishte tė pamundur tė gjente pozicion ekulibri midis diplomacisė sė tij shumė pro-Beogradit me diplomacinė qė duhej bėrė gjatė rrebeshevet qė priteshin nė marrėdhėniet shqiptaro-serbe pėr shkak tė pėrgatitjes sė "kushtetutės sė konfliktit". Kemi gjithashtu mjaft arsye tė besojmė, jo thjesht tė ngremė hipotezėn, se acarimet politike qė kanė ndodhur nė gjirin e pushtetit e tė politikės nė Shqipėri kėtė vit janė njėfarė pėrsėritje ciklike e atyre trazirave qė shkakton Beogradi kur ka pėr tė ndėrmarrė ndonjė aksion provokues nė Kosovė.
Tė mos harrojmė se si ndodhi nė Shqipėri me 2 korrik 1990 kur do tė miratohej Deklarata pėr pavarėsinė e Kosovės! Tani nė Beograd po miratohet deklarata kundėr pavarėsisė sė Kosovės, kur kjo pavarėsi ėshtė bėrė "de facto" pasi u shpall me kohė "de jure" dhe pret vetėm njohjen ndėrkombėtare, si akt diplomatiko-ndėrkombėtar konstatues (deklarativ) e jo krijues (konstituiv), pavarėisht se ende pėrdoret njė terminologji e pakuptimtė e pa pėrmbajtje politiko-juridike ndėrkombėtare " tė gjendet njė status pėr Kosovėn".
Krijoni Kontakt