Ruajtja e gjuhės shqipe
Gjuha lidhet me pėrparimin mendor tė njeriut. Fakti qė shumė autorė kanė punuar pėr tė treguar lashtėsinė e gjuhės sonė dhe fakti tjetėr qė gjuha jonė nuk ėshtė zhdukur si disa gjuhė tė tjera tė njohura, tregon se ne shqiptarėt nuk qenkemi ai kombi i prapambetur mendėrisht, siē pandehin ca. Ėshtė pikėrisht kjo gjuha jonė shqipe ajo me tė cilėn pėrshėndetemi ēdo ditė, grindemi, shahemi, falenderojmė, mėsojmė. E megjithatė nuk ekziston tė paktėn njė lėndė apo njė pjesė lėnde shkollore tė ciklit tė ulėt e tetėvjeēar ku tė flitet gjerėsisht mbi pėrgjegjshmėrinė pėr gjuhėn shqipe, lashtėsinė e saj, rėndėsinė e saj nė jetėn e kombit tonė, problemet e saj, ruajtjen dhe pastėrtinė e saj, ndikimet, kėrkimet, debatet mbi tė.
Ruajtja e gjuhės shqipe pėrbėn nė mėnyrė absolute njė nga disa prej vlerave qė ne gėzojmė si komb. Trojet pushtohen e ēlirohen, veshjet pėrshtaten e po kėshtu zakonet, por gjuha mbetet pėrjetė, duke qenė element parėsor kombformues. Jemi tė ndėrgjegjshėm qė vendet fqinjė kanė ndikuar qė nė gjuhėn tonė tė ketė sot fjalė tė huaja, por albanologjia ka arritur nė pėrfundime qė edhe gjuhėt e vendeve fqinjė kanė nė pėrdorim shumė fjalė nga shqipja, qė nė periudhat e saj mė tė vjetra. Madje albanologjia ka ende lėndina tė pashtershme kėrkimtarie pėr tė qėmtuar. Kėtu vlen tė pėrmendet puna e jashtėzakonshme e rilindasve shqiptarė, tė cilėt arritėn tė pėrdornin edhe elementin gjuhėsor pėr tė kryer bashkimin e shqiptarėve nė ato kohė. Voskopojari shpenzoi pasurinė e tij pėr tė sjellė shkronja plumbi nė Shqipėri, qė me to tė shkruhej shqip. Njėsoj Kristoforidhi. Vreto bėri kėrkime me vlerė nė etimologji. Lahuta e Fishtės deshi jo pak por tridhjetė vjet qė tė dilte nė dritė. Pėr tė ardhur pastaj te Kongreset e Manastirit (1908) dhe tė Drejtshkrimit (1972), qė vulosėn gjithnjė e mė shumė ecurinė e shqipes sė shkruar e tė folur. Ndėrsa profesorėt Ēabej, Demiraj, Kastrati, etj., pėrforcuan themelet e historikut tė shqipes e albanologjisė.
Sot shqipja po bėhet gjithnjė e mė shumė njė faktor bashkues dhe njėsues i tė gjithė shqiptarėve, ndonėse ka edhe pėrpjekje pėrēudnuese qė pėrpiqen tė lartngrenė tė folmet pėrmbi gjuhėn letrare, me qėllim shkatėrrimin e kėsaj tė fundit. Gjuha shqipe po futet sot nė shkollat e mesme. Interneti flet tashmė shqip. Edhe programet e Mikrosoftit kanė regjistruar gjuhėn tonė prej tash dy vitesh. Libri shqip nuk po njeh mė caqe e, me kėtė, po shlyejmė njė mangėsi qė dikur na ka qenė pengesė pėr tė mbrojtur historinė tonė, mungesėn e librit shqip. Dy vjet mė parė, Akademia e Shkencave dhe Instituti i Albanologjisė kanė pajisur bibliotekat tona me fjalor tė shqipes sė sotme dhe fjalor enciklopedik, edhe pse ka vend tė madh pėr pėrmirėsime e qortime. Libri shqip pėr tė mėsuar emigrantėt shqiptarė ėshtė gjithashtu njė vlerė. Studiuesit e huaj kanė rritur interesin e tyre pėr tė njohur shqipen, kurse nxėnėsi shqiptar gjen njė lehtėsi tė jashtėzakonshme pėr tė mėsuar edhe nėse ndodhet nė njė mjedis joshqiptar. Tradita vazhdon e shqipja rimėkėmbet. Mėdyshjet se shqipja ėshtė tepėr e lashtė po shkojnė gjithnjė e mė shumė drejt zbardhjes. Kjo na mbush me krenari e na bėn mė fisnikė.
Krijoni Kontakt