Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Skerdi Sika
    Anëtarësuar
    01-10-2003
    Postime
    172

    Kryeministri Na Qiti Kripë Në Plagë

    KRYEMINISTRI NA QITI KRYPË NË PLAGË

    *Kryeministri na ftoi ne mërgimtarët për të na mbajtur “orë historie” në Prekaz, ndërsa neve po na privojnë prej pasaportave, letërnjoftimeve, çertifikatave, e të drejtës së votës. Politika e Agim Çekut me shumë llaf e asnjë dobi, është krypë në plagë të mërgimtarëve.*

    Agim Çeku organizoi dje në Prekaz një nga ato që gazetarët e quajnë “rast fotografik”. Ai mori poza të buzëqeshura me fëmijë motakë, burra me mustaqe, e gra me shami, gjithçka në transmetim të palodhur nga TV-Unmikistani. Tubimi ishte paralajmëruar një ditë më parë po në këtë TV në orarin më të shikueshëm. E pra, kryeministrit vërtet i duhej çdo ndihmë e mundshme. Sepse, kësaj radhe ai na kish vënë në shënjestër ne mërgimtarët shqiptarë, që, tok me familjarët e dëshmorëve e të të zhdukurve, përbëjmë shtresën më të nëpërkëmbur në Kosovën e drejtuar prej UNMIK-ut dhe qeverisë Çeku.

    T’ia nisim nga fillimi. Pr dr Hakif Bajrami, ekspert vendor i demografisë, ka llogaritur se Serbia gjatë viteve 1980 e 1990 ka dëbuar përdhunshëm mëse 360 000 shqiptarë nga Kosova. E megjithatë, ne s’figurojmë gjëkund me asnjë germë a shifër si kosovarë. Kalvari ynë filloi më 1999, kur UNMIK-u ia nisi punës duke na fshirë së pari neve nga defteri. Ndër dekretet e para zyrtare të UNMIK-ut ishte që si kosovar të njihet sall kush ka qenë i regjistruar këtu më 1998 e këtej. Si pasojë direkte e këtij dekreti, që po administrohet zellshëm nga qeveria Çeku, pothuajse gjysëm milioni mërgimtarë heqim sot të zitë e ullirit për të nxjerrur një pasaportë, një letërnjoftim, a një çertifikatë të lindjes. Neve na mohohet statusi i refugjatit nga Kosova, ndonëse këtë e kemi të pranuar në shtetet e vetë UNMIK-ut. Na mohohet e drejta e shtetësisë së dyfishtë, në kundërshtim me ligjet e aplikueshme në Kosovë e me konventat ndërkombëtare të adoptuara nga UNMIK-u. Para së gjithash, na mohohet kryeneçësisht e drejta e votës. Si nënshtetas suedez, unë mund të banoj kudo në rruzullin tokësor e prapë të votoj në Suedinë e largët, ku arrita në moshë të rritur – por s’bën të votoj në Kosovën loke, ku kam rrënjën e shpirtin tim!

    Sa për krahasim, sall këqyr se çfarë trajtimi special që u bëjnë serbëve UNMIK-u & qeveria Çeku. Këta e kanë zyrtarizuar propagandën e Serbisë – në dokumente e traktate obligative! – se nga Kosova gjoja paskan ikur 200 a 300 mijë serbë (shifra dallon ndër dokumente), ndonëse provat flasin krejt ndryshe: në regjistrimin e fundit këtu, më 1991, Serbia pat thënë vetë se në Kosovë ishin sall 194 000 serbë, e sot ankohet për fatin e “130 000 serbëve të mbetur”. Prej ku pikën këtu edhe 200 mijë serbë tjerë!? E pra, i njëjti dekret që na mohon neve gjysmë milion mërgimtarëve identitetin kosovar, ua njeh atë me dy duart jo veç atyre pak serbëve vendorë që ikën; por edhe tërë mizërisë së ushtarakëve, policëve, gjyqtarëve, pylltarëve, konduktorëve e drejtorëve të dhunshëm që na i pat prurë Serbia, e që i zu këtu viti 1998 me një adresë kosovare, sa për t’u ardhur letrat prej familjes. Merre me mend, të lutem: vetë serbët dallojnë mes “doshljaci” e “starosedeoci” (serbë të ardhur apo vendorë), ndërsa UNMIK-u & qeveria Çeku jo! Edhe puro serbët pra, UNMIK-u & qeveria Çeku duan t’i bëjnë kosovarë me zor, u ndajnë troje e u ngritin shtëpi ndër enklava – kurse familjarët tanë atje i braktisin vatrat e veta, e neve mërgimtarëve po na e mshelin derën me shul. Unë për vete, s’besoj kurrë se ky dallim mes serbëve e mërgimtarëve shqiptarë ndodh pahiri.

    Si mërgimtar, nga Prekazi prisja kërkesë falje e zotime konkrete. Por politikani Agim Çeku zgjodhi të merret me simbole e llafe boshe, si rëndom. Fatkeqësisht, kryeministri s’mund të bëjë asgjë, për askënd, në asnjë mënyrë. Fajin e ka, bravo ia qëllove, statusi. Kur të ndreqet statusi, do të kemi tambël e mjaltë. Deri atëhere, na lopatën, shko e nxirre babëgjyshin prej varrit për një copë çertifikatë. E, kur të lodhesh, eja të jep Agim Çeku “orë historie”, e të nxjerr në fotografi. Edhe karvani i gazetarëve që i kish ngrehur për kapistralli pëllisnin si rëndom: asnjë pyetje kritike, asnjë kundërshtim. Unë për vete u ndava i zhgënjyer pamasë. Ku ta dish, ndoshta ne mërgimtarët ua patëm borxh edhe këtë fyerje. Veçse, them se një kryeministër që i trajton bashkatdhetarët e vetë kështu si idiotë, na qet neve krypë në plagë, e faqe të zezë krejt këtij vendi.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e The Fighter
    Anëtarësuar
    27-02-2007
    Postime
    40
    Pse po i dyfishoni temat ore djema.
    A aq nuk ju pelqen Z.Agim Ceku.
    Po keni edhe vende tjera per te bere antireklame te tij. Hyne ne portalet serbe dhe do ju mirepresin atje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shkrusi i artikullit megjithse duket qe eshte jakupo demaqoist mistrec perseri duhet lexuar me vemendje sepse ngre probleme me shume rendesi.

    kush eshte nga kosova le te diskutoje per kto probleme.
    cfar u lejohet e cfar jo atyre shqiptareve qe kan ikur nga kosova ne mergim?
    le te flase sejcili nga eksperienca e vet ose e te njohurve te tije.

    sa per shprehjen "unmikostan" qe perdoret shpesh nga krahu demaqoalbinoist-po.rdhacoist.. ata duhet te ndreqin gjuhen sepse ironi me unmikun nuk eshte mir me ba se pastaj vjen putinostani qe do t'i rruajm b.ithen nja 500 vjet tjera.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 05-08-2007 më 00:34

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Une pershendes hapin e kryeministrit qe nje dit perkujtoi edhe mergaten qe pa dyshim e meriton nje perkujdesje me te mire,por prej te gjith kryeministrave vetem qeku beri nje hap sa do te vogel por shume kuptim plot

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Skerdi Sika
    Anëtarësuar
    01-10-2003
    Postime
    172

    Përgjegje

    The fighter
    Më duket intolerante ta quash dikë 'serb' pse kundërshton abuzimet e UNMIK-ut dhe qeverisë Çeku. Aq më tepër kur bëhet fjalë për abuzime të mërgimtarëve, që janë ndër më të dhembshurit e kombit.

    Brari
    Trus, balosh! Kush ngordhi e të la ty zagar, që leh kaq ethshëm për zotniun? Lexo emrin e forumit. Forumi shqiptar.

    Drenicaku
    Gëzohem që të paska pëlqyer nisma e kryeministrit. Shpresoj se ai do të të pëlqejë edhe më shumë kur t'i nxjerr duart prej xhepave, e të bëjë diçka përnjëmend për ne. Ose për ju. Nëse s'e kam gabim, papunësia në Drenicë është më e lartë se në Ruandë. Por, me rëndësi është që të jesh i kënaqur ;-)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •