-Ke deshire ta shohesh?-i tha duke e veshtruar me drojtje.-Po pret e ulur ne stolat perballe.
Ajo u ndje e zbrazet, vendosi mos flase, u shkund nga nje lodhje qe e kishte plagosur te gjithen e iu afrua dritares. Perjashta zbrazej nje muzg i embel, qe vinte arome vishnje. Nuk dalloi njeri, u mundua te depertonte ne gjysme-hijet e parkut qe kishte perpara, diku larg iu be sikur dikush kishte kthyer koken duke qepur veshtrimin drejt saj. Hija qe e shihte zbardhi dhembet e u fsheh pas nje pishe te larte, Ada leshoi nje klithme te lehte dhe mbeti e ngrire pa mundur te levize. U kthye e menduar nga bashkeshorti i saj dhe i beri shenje me koke. Ai e kuptoi, shkundi supat nga nje trishtim i lehte dhe doli rrembimthi. Mbeti vetem. Keshtu kishte kohe te dilte perpara pasqyres e te pyeste:
-Jam akoma e bukur?
Edhe per sa kohe? Kaloi gishterinjte qe dridheshin permes flokeve e ndjeu te ngrihej nje ere e dobet, qe merrte fryme e vdekur pertej.
-Tani ata jane prape bashke,-e kjo i shkaktoi panik. Perjashte po errej. Burri i saj ndodhej afer ish gruas e tani po flisnin.
Ai po i tregonte semundjen e Ades nje gruaje me te cilen kishte qene i lidhur per nje kohe te gjate. Ajo do ta shikonte me kryqet e thyer te qerpikeve per poshte, do ti vinte keq per Edin, do e prekte lehtesisht ne supa e te dy do dridheshin nga ndjenja qe i kishin harruar.
Ada u ndje e zbrazet. Deshira e saj per jete iu shkeput prej trupit e tani po vallzonte rreth e perqark sendeve si nje shpirt qe mund te thyhej pa dashje. Ada e ndoqi me sy. Sa e vetme ndihej ajo.
-Do behem e bukur,-tha duke braktisur rrobat e trupit pertoke. Ashtu qendroi perballe pasqyres e kerkoi te perkedhele trupin e saj. Shikonte imazhin e vet dhe hapte krahet me nje deshire per ta perqafuar, per ta mbajtur shtrenguar fort.
Prej aty iu afrua dritares. Ishin akoma bashke. Nuk shihte gje tjeter vecse erresiren qe ia bente me te hidhura deshirat. Kishte per tiu nenshtruar vullnetit te nje gruaje me te madhe ne moshe, qe ndihej e dashuruar pas burrit te saj.
-Perse po i ben te gjitha keto?-u ndje e pasigurte Ada. Do te shkonte ne nje vend tjeter, ne nje spital te zgjedhur nga nje femer armike, por kush e dinte si ecnin gjerat aty.
Ada mund ta gjente veten ne nje cirk ku njerezit visheshin me te bardha e pacientet e semura si ajo, ekspozoheshin nje here ne mengjes e njehere ne mbremje, per te treguar shemtine e trupit.
Sa gje e poshter ishte. Te vinin njerez te tjere e fjalet e tyre te tregonin me gisht nje koke te rrumbullaket, pa floke, qe ulte syte e turperuar brenda kafazit te spitalit.
-Nuk do ta lejoj kete, nuk duhet,-e Ada rrenkoi ankthin e atyre diteve.
Por sa bukur ishte sikur te shpetonte. Atehere do harroheshin te gjitha. Oh, kjo do te thoshte jete. Per kete ia vlente ti shkoje deri ne fund. Kjo te shtynte te beje marrezira. Nje jete e bukur dhe e gjate afer njeriut qe donte me shume.
-Per mua qenka kjo bote,-tha dhe i tingelloi cuditshem zhurma e fjaleve. Sikur nder mend te kishte boten tjeter, te panjohur dhe te larget.
-E mjera une! Nuk kam me kohe!
Dhe Ades iu duk sikur perjashta po vareshin litare te tejdukshem, qe e nxitnin te varej e ti jepte fund nje here e pergjithmone kesaj.
-Do jem nje e vdekur e bukur?-peshperiti, por mendimi qe nje tjeter do merrte Edin e saj e terboi.
U degjuan hapa. E njohu menjehere ecjen e shkujdesur te burrit te saj. U strehua me shpejtesi nen mbulesen e divanit, mbylli syte e kerkoi mos ishte e vertete asgje.
-Sheet,-degjoi te fliste Edi. Ishte e lodhur! Po fle tani.
Ai u afrua, ajo ndjeu ne frymemarrjen e tij nje arome te re, qe iu duk e fresket dhe e kenaqur. I erdhi inat. Edi i mbeshteti buzet ne ballin e saj dhe e shkundi lehte. Ada hapi syte, fiksoi e trembur gruan qe qendronte diku me larg dhe arriti te thote:
-U vonuat! Perse me le vetem?
U kthye ne anen tjeter duke marre pas vetes deshiren per te lene te gjitha mbrapa kraheve.
Tjetra po shikonte gjithandej. Syte e saj u shkembyen me veshtrimin e turperuar te Edit. Por skishte kohe te thoshte gje. Ada u kthye e duke dridhur zerin tha me nje fryme:
-Me falni! Une jam nje budallaqe e semure!
U ngrit e mbeshtjelle ne mbulesen e saj, e peshperiti deshiren per te bere nje dush.
Edi kerkoi ta ndihmoje, por Ades iu duk pa vend qe ai te linte nje grua tjeter te vetme ne dhome.
-Duhet te besh kavalierin ne kete shtepi. Sot kemi miq! Cdeshiron te pish?-i tha tjetres qe kishte nje shprehje te pandryshuar ne fytyre.
-Mund te pime vere te kuqe! I dashur, vera e kuqe na ndihmon te kujtojme koherat e shkuara, apo jo? Nuk vonohem! Po bej dushin
E hapi ne fund e ne zhurmen e pikave qe kercenin perqark, qau me ze te larte, pa friken se mos e degjonin ata.
Doli me e qete, eci ne maje te gishtave e mbeshtjelle ne robdeshambrin e saj e iu afrua dhomes. Hyri si nje femije brenda e kerceu ne preherin e Edit.
-Te pelqej?-i tha duke u skuqur lehtesisht ne fytyre.
Tjetra buzeqeshi, Edi levizi pak dhe e shtrengoi pas vetes. Nuk iu pergjigj.
-Kujdes! Me more frymen,-dhe Ada u shkeput prej tij. Goten e saj e gjeti te mbushur, e ngriti ne ajer dhe i tha tjetres:
-Duhet te te falenderojme, apo jo? Gezuar!
I preken lehtesisht gotat dhe Ada e piu te sajen me fund.
-Sa bukur eshte te kemi nje femije. Si thua Edi, ne do ta kemi nje femije apo jo? Atehere gjerat do ndryshojne te gjitha. Nje nene nuk duhet te mendoje per veten e saj. Do ta kemi nje femije tonin?
-Oh, zemer, sigurisht qe po!
-Atehere duhet ta bejme shpejt. Skam kohe! Tani, oh sa bukur, ne mund te bejme nje femije te mrekullueshem tani.
-Shpirt, ci ke keto qe po thua? Duhet te sherohesh, njehere, pastaj
-Pastaj une mund te kem vdekur! Pastaj mund te mos dua te kem nje femije timin. Me degjon, Edi Ne mund te bejme dashuri ne dhomen tone, kurse mikja jote le te degjoje muzike e te dehet me vere. E mrekullueshme. Ti nuk mund te me merzitesh per kete, apo jo,-dhe i hodhi nje veshtrim te ndezur tjetres.
-Gezuar!-i tha ajo dhe piu goten e vet deri ne piken e fundit.
-I dashur, me fal, une as vete nuk e di si flas ndonjehere. Do kemi kohe ti bejme te gjitha, patjeter qe po!
-Ada, le te mendojme njera pas tjetres gjerat. Neser nisemi! E gjithe kjo, fale
-Faleminderit e dashur,-i nderpreu fjalen Ada duke u ndjere e tepert ne ate mes.-Une nuk e di ne do e kisha bere te njejten gje per ty,-dhe u ul e lodhur ne kolltuk.
Asnje nuk po fliste.
-Ju te dy u puthet, eshte keshtu?
Edi levizi i shtendosur dhe e pyeti me ze te ulet:
-Mjekimet e tua, Ada? I ke marre sot?
-Me vone, Edi, tani skam deshire. Nuk dua te ndjehem e semure keto caste.
-Ne vendin tend,-i foli gruas qe qendronte me kembe,-nuk do ti rezostoja dehsires per te puthur ish burrin. Ti e do akoma.
-Ne tani jemi miq te mire!
-Tamam, Ada, koha i ka rregulluar te gjitha. Tani te mendojme vetem per sherimin tend. Te tjerat le ti leme me vone.
-Ka edhe te tjera?
-Mos u bej tekanjoze, e di qe te kam inat keshtu. Neser do nisemi per ne Milano, gjithacka eshte gati. Cdo qe te beje me shume?
-Domethene jam une e poshtra ne kete mes. Mos po iu besdiz?
Ada levizi gjithe inat e iu afrua pasqyres se dhomes. I fliste tjetres duke u veshtruar e lodhur:
-Uroj qe te jem me fat. Jam akoma e bukur dhe po te sherohem, mund ta marr shume mire veten. Ty nuk te duket ashtu? Si jam tani?
-Edhe une dua qe ti te jesh e bukur.
-Genjen. Por nuk ke cben. Eshte e vertete apo jo? Eja ketu, eja, te lutem, mos u merzit nga une,-dhe Ada e terhoqi me te bute pas vetes. Te dyja ishin perpara pasqyres, Ada kishte mberthyer veshtrimin ne imazhin e tjetres dhe diti te thote:
-Ke nisur ti fshehesh mire rrudhat. Ke me pak se kur ishe e lidhur me Edin. Domethene kerkon te ma marresh perseri. Te jesh me e bukur se une! Nuk ta lejoj!
-Ada -dhe Edi e kapi pas shpatulla duke e tundur vendit.
-Oh,-dhe Ada u perkul nga dhimbja.
-Me fal, e dashur, por nuk duhet te flasesh keshtu.
Tjetra u ngrit me kembe dhe iu afrua dritares.
-Shume shpejt e gjitha kjo ka per te mbaruar,-tha me nje ze te embel.
Ada dhe Edi u veshtruan ne sy.
-Fale teje,-dhe Ada qeshi si femije.
Tjetra u kthye dhe buzeqeshi dhe ajo.
-Perse po e ben?-degjoi zerin e Ades qe e permblodhi.
-Ti nuk deshiroje qe une te beja
-Tamam!
-Ti duhet te mbetesh vajza e bukur qe rrembeu burrin tim. Ndryshe ska kuptim asgje. Nje vajze te bukur dhe te gjalle mund ti falen te gjitha.
-Sikur te sherohem Mos valle duhet te te detyrohem gjithe jeten time pastaj? Sa e frikshme do ishte. Ti do me kerkoje qe une te braktisja burrin tim dhe ju te dy do lidheshit si me pare me njeri-tjetrin. Kete mendon? Me thuaj qe eshte keshtu.
-Ti ke per tu sheruar. Dhe pastaj ska perse te takohemi me. Mund te me mbash meri gjithe jeten. Ti e di
-E dashuron akoma Edin?
-Ada,-ngriti zerin Edi duke e veshtruar ne sy.
-E shikon? Ajo eshte akoma e dashurar pas teje. Ama cift i bukur qe jeni. Kerkoni te me shtroni ne spital e te beni cte doni pas kurrizit tim. Ne rregull, si te doni. Ti kerkon qe une te vdes? Vertet e deshiron kete?!
-Jo, nuk dua qe ti te vdesesh!
-Nuk kam perse. Jam e lumtur ne familjen time. Shume shpejt une dhe Edi do kemi femijen tone. Te pelqen te vish ne pagezim? Aty do ftojme vetem njerezit me te afert. Ti je e tille per Edin.
-Do perpiqem. Nese mundem!
-Jo, jo, nuk dua qe te vish. Nuk mund te te detyroj te marresh nje rruge te gjate vetem per te me bere qejfin mua. Apo ke deshire te takohesh prape me Edin. Une e di si jane keto pune. Ta rrembeva e para.
Edi vuri te dyja duart ne koke e renkoi thelle.
-U lodhe i dashur? Perse e fute ne shtepine tone? Te me falesh, nuk e kam me ty, vetem qe me duket e cuditshme e gjithe kjo qe beri burri im.
-Une isha mundesia e vetme qe ti te kuroheshe jashte. Ne spitalin ku punoj
-E di, boll me keto gjera. Me merzisin.
-Tekanjoze,-i tha tjetra. Nje e semure tekanjoze. Ti nuk e meriton ate
-Oh, me ne fund! Po prisja qe te cliroheshe. Je me mire tani? Une jam tekanjozja qe te rrembeu bashkeshortin. Dhe pastaj
-Pastaj? Pastaj duhet te tregohesh e matur ne ato qe po thua. Une nuk duroj Une nuk
-Oh, tani po qe jam me mire se kurre. E degjon, Edi, apo jo? Erdhi ketu te shikoje nga afer se si jam. E beri krahasimin dhe ndjehet e pakenaqur.
-Ada, te urdheroj te heshtesh.
-Ti nuk ke pushtet mbi mua. Une te urrej, zemer!
Dhe Ada afroi goten ne buze.
-Nje cift i ardhshem qe thurr plane mbi semundjen time. Te shpetoje? Te mos shpetoje? U bete gazi i botes!
-Semundja jote eshte e veshtire te kurohet!
-Me thua mua?-dhe Ada kerkoi force tek objektet e dhomes. Kerkonte dicka te forte qe ti godiste ata te dy. Nuk e pa te arsyeshme, vetem qe kerceu e peshperiti nje urim te kobshem. Hapi deren e dhomes e krisi perjashta sic ishte.
Mund te sherohej vetvetiu, keshtu mendonte, ose te vdiste, tek e fundit kishte per te qene njelloj. Ndaloi ne shkallet e fundit, u ul ne gjunje pa ditur cte beje. Priti nje kohe te gjate qe te dallonte hapat e Edit, pertueshem, qe vinin ta merrnin e ta ngjitnin lart. Sa keq te ikte nga kjo bote. Sa keq!
Krijoni Kontakt