Nė kėtė fillim tė qindvjetėshit XXI shqiptarėt po kalojnė kohė tė vėshtira. Kombi ynė gjendet ende i ndarė. Shteti shqiptar shfaq plogėshti nė formė vasaliteti kundrejt disa shtetesh apo organizmash fqinjė me prirje antishqiptare. Ende gjendemi pėrballė pėrpjekjesh tė pashtershme tė qarqeve tė ndryshme antishqiptare pėr tė zhbėrė pėrfundimisht shtetin dhe kombin tonė. Fuqia zgjedhore shqiptare ėshtė e lėkundur dhe e shpėrdorueshme, ndėrsa forcat nacionaliste shqiptare mėnjanohen, pėrndiqen dhe luftohen nga mercenarizmi politik vendas. Tradhtia politike ka arritur majat e saj pėr turpin e saj.
Megjithė kėto probleme madhore, ku ka shumė vend pėr pesimizėm, po tė bėhet njė udhėtim profesionist nėpėr elementet etiko-estetike tė kombit tonė, njė vėzhgues do tė ndeshė jo thjesht optimizėm, por njė mori karakteristikash jetėsore qė pėrēon qėndrueshmėria e njė shpirti kombėtar. Nga rendja e njė populli drejt demokracisė sė premtuar, shpeshherė eksportojmė prodhimin e gabuar dhe rrekemi tė tregojmė deri nė parlamentet evropiane veset tona tė reja dhe shpesh tė bartura nga mjedise tė huaja, duke lėnė pasdore vlerat tona, ato tė lashtat, tė pėrshtaturat dhe tė rejat. Njė pyetje duhet ti bėjmė vetes: Njė komb me rrėnjė nga fiset e hershme pellazgjike apo parahelenike (siē dėshmon dhe do tė dėshmojnė nė vazhdim shkencat) qė ėshtė tkurrur por u ka mbijetuar qindra dyndjeve, luftrave dhe zhvillimeve tė tjera botėrore, ka mė shumė vese a antivlera apo virtyte a vlera? Udhėtarė, gjuhėtarė, historianė dhe shkencėtarė tė ndryshėm janė shprehur nė favor tė vlerave. Ata janė mjaft tė ēmuar nė arenat botėrore, ku shquhen Hahn, Bop, Falmerajer, Majer, DAnzheli, Vajgand, Zhak, Shuflaj, Stipēeviq, Durham, Bajron, Uilliams, Bozbora, Peta, etj. Pėrmenden edhe mjaft shtetarė, si Uillson, Klinton, etj., qė kanė pėrkrahur kombin tonė nė ēaste tė vėshtira historike, ndonėse shumė vendime tė politikave evropiane e aziatike kanė pushtuar dhe shfarosur territore tė tėra tonat. Edhe intelektualė e luftėtarė shqiptarė kanė ngritur zėrin e tyre pėr tė mbrojtur e jehonuar vlerat e njė kombi tė nėpėrkėmbur me dhunė, ku shquhen Zogu, Kastriotėt, Topiajt, Dukagjinėt, Buejt, Bushatllinjtė, Ali Pasha, Jasharėt, vėllezėrit Frashėri, Konica, Fishta, Kristoforidhi, De Rada, Manjani, Canco, Falaski, DIstria, Ēabej, Demiraj, Bushemi, Kola, Zela, Mula, Kabashi, etj. Nga lashtėsitė nuk shuhen as zėrat e Pirros, Teutės, Gentit, Bardhylit, etj. Emrat e lartpėrmendur, shqiptarė e tė huaj, janė vetėm emra. Vepra e tyre ėshtė milionafaqėshe apo milionafjalėshe. E megjithatė, kėto vepra nuk u krijuan mė kot. Diku e morėn shtysėn, diku erdhi njė frymėzim i caktuar, nga diku buruan. Po ēfarė vėrehet lehtė te kombi ynė? Dashuria pėr jetėn, lirinė dhe truallin. Shpesh nėnvleftėsojmė apo nuk marrim parasysh vlerat tona tė dukshme, guximin, fisnikėrinė, ēiltėrsinė, bujarinė dhe besėn. Duke parė dikutek tjetėrsimin apo zvenitjen e kėtyre vlerave me kalimin e kohėve, na ndodh edhe qė tė shikojmė verbėrisht zhdukjen e kėtyre. Por kjo nuk ndodh kurrė, pėrsa kohė gjeni ėshtė gjallė. E duke treguar me gisht vetėm bjerrjen e pėrkohshme tė kėtyre vlerave, ne anashkalojmė gjėnė mė thelbėsore, bartjen e kėtyre vlerave pėr te brezat e tjerė. Dhe kombi shqiptar tkurret gjithnjė e mė shumė vetėm pėr faktin se vlerat nuk janė pėrēuar dhe ushqyer. Kėto kanė sjellė pazotėsi tė theksuara nė pėrballimin e politikave tė huaja antishqiptare. Sė kėtejmi, faktorit shqiptar, nė rrugėn e ribashkimit tė tij, i shohin sytė vetėm vese e i prodhohet vetėm grindje, ēka do tė bėnte pesimist edhe njė elefant. Po kujt i takon tė ngrejė e tė nxjerrė nė pah kėto vlera tonat, tė flasė pėr to, tė shkruajė, tė debatojė, ti mbjellė ato nė mendjet e ēdo shqiptari (ashtu siē mbillet sot kaq lehtė njė ves apo thashethem)? Sot nuk na premton mė koha pėr emra tė pėrveēėm. Po pritėm emra tė pėrveēėm, nuk do tė bėjmė tjetėr veēse do tė pasurojmė ca mė shumė listėn tonė tė mėsipėrme. Norvegjia apo Japonia mund ta kenė kėtė listė fare tė varfėr, e megjithatė janė ndėr vendet mė tė zhvilluara tė botės. Pra, secilit nga ne, atij qė arrin ta kuptojė vlerėn e virtyteve shqiptare, i bie barra ti nxjerrė nė pah kėto vlera. Gjithkujt nga ne i ka ndodhur tė paktėn njė herė nė jetė qė tė gjendet pėrballė disa rrugėve, njėrės tė thepisur, tjetrės tė ndotur, tė tretės tė ndriēuar. Kemi marrė rrugėn e ndriēuar, normalisht. Njėsoj vlen edhe pėr vlerat shqiptare. Nė cilėn rrugė ky komb, ēdo komb, mund tė mbijetojė dhe jetojė mė mirė pėrveēse nė rrugėn e vlerave tė tij? Ka ardhur koha tė shohim dhe tė pasqyrojmė, pėr ti bartur dhe lartngritur mė pas, disa nga vlerat tona kryesore, tė marra nga ditėt tona mė tė fundit, nė ndėrthurje me vjetėrsitė e epokave. Pasqyrimi i vlerave shqiptare, ato qė janė, meriton njė vėmendje mė tė veēantė nė punėn e pėrditshme tė gjithsecilit.
Krijoni Kontakt