Close
Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 92
  1. #51
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet nė Bllog
    22
    Kadare: "Korrupsioni eshte nje flame e murtaje qe duhet te sherrohet se s'ben"


    TIRANE (15 Nėntor) - "Populli shqiptar duhet ta ndjejė veten shumė mirė nė klimėn e re tė krijuar nė Shqipėri" - kėshtu u shpreh nė njė intėrvistė pėr DW, shkrimtari i mirėnjohur Ismail Kadare. "Ne tė gjithė duam tė bėjmė pjesė nė familjen evropiane, por rruga e parė nga mė tė sigurtat dhe e shtruar ndėrkaq, ėshtė vetėm rruga e kulturės". Sa pėr zhvillimet politke nė Shqiperi dhe ndryshimet e fundit ne realitetin politik shqiptar, Kadare thotė se e ka patur dėshirė ashtu si pjesa absolute e popullit, qė lufta politike nė Shqipėri tė dobėsohet, sepse duke u dobėsuar lufta politike, forcohet Shqipėria. "Eshtė gabim mendimi i krijuar, qė sa mė tepėr kundėrthėnie tė ketė mes pozitės dhe opozitės, sa me teper sulme dhe agresivitet, aq me mirė ėshtė. Nė fakt ėshtė e kundėrta. Unė mendoj se ka qene suksesi me i madh i Shqiperisė, marreveshje qe u be midis pozites dhe opozites, dhe te gjithe shqiptarėt urojne qe kjo te zgjase, qe kjo te jete e thelle, te jete menyre veprimi, menyre jetese jo te jete nje gje kalimtare si nje pranvere qe vjen dhe pastaj papritur vjen dimri dhe i fshin te gjitha. Kjo duhet te jete mendoj unė, dhe shpresoj qė do tė jetė njė formė e re e jetesės sė shqiptareve te jetes politike dhe morale shqiptare" - tha Kadare. Ai theksoi se korrupsioni ėshtė pika mė e dobet e Shqiperise sot. "Shqiperia kėtė pikė, kėtė "flamė", kėtė "mortajė" duhet ta shėrojė se s'bėn. Eshtė detyrė e popullit shqiptar e shoqerisė shqiptare , padyshim e klases politike shqiptare te ēdo ngjyre qe ta heqė kėtė baltė nga emri i Shqipėrise" - pėrfundoi shkrimtari i njohur shqiptar. anjo/ko (BalkanWeb)
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mir e ke ti Albo me gjith Kadarene por megjithse afati i dorzimit te Armeve ka mbaruar..djemte e liderve socialiste bejne "dhizmat".

    ja cfare thote balkan vehbiu.

    ........
    TIRANE (16 Nėntor) - Flasim nga zona e Kopshtit Botanik, sapo ka ndodhur njė plagosje". As kjo telefonate alarmuese e bėrė dje pak para mesditės nė numrin e urgjencės "19" nuk ka nxitur unfirmat blu pėr tė shkuar menjėherė atje, duke u lėnė mundėsi autorėve jo vetėm tė largohen, por edhe tė fshehin gjurmėt e krimit. Policia nuk ka lajmėruar as prokrurorin e gatshėm, pėr tė marrė pjesė nė kqyrjen e vendit tė ngjarjes, qė ėshtė njė rregull procedurial. Ndėrkaq, burime shumė tė sigurta dhe tė besueshme tė policisė shtojnė se dėshmitarėt, banorėt e pallatit, e sigurisht viktima qė mbrekullisht ka shpėtuar nga vdekja dhe ėshtė nė gjendje tė flasė kanė identifikuar autorin. Ai ėshtė djali i ministres Aktuale tė Kulturės Rinisė dhe Sporteve dhe quhet Albi Dabulla, rreth 25-28 vjeē. Gjatė konfliktit ka qenė nėn shoqėrinė e vėllait tė tij dhe tė bashkėshortes. Por burimet zyrtare tė Drejtorisė sė Policisė dhe tė Ministrisė sė Rendit kanė heshtur rreth kėsaj ngjarjeje. Uniformat blu tė komisariatit numėr 2 kanė shoqėruar nė polici disa nga dėshmitarėt e ngjarjes, tė cilėt pasi i kanė pyetur i kanė lėnė tė lirė. Vetėm mbrėmė vonė rreth mesnatės me interesimin e ministrit tė Rendit Luan Rama autorėt e identifikuar janė shpallur nė kėrkim. Banorėt e zonės ku ka ndodhur ngjarja tregojnė se uniformat blu kanė ardhur me shumė vonesė, rreth 45 minuta. Ndėrsa burime shumė tė sigurta tė policisė sė Tiranės sigurojnė se nė vendngjarje nuk ėshtė gjetur asnjė provė, madje as gėzhojat e armės. Janė sekuestruar vetėm dy-tre pika gjaku tė viktimės. Ngjarja ka ndodhur rreth orės 10.30 minuta tė ditės sė djeshme nė sheshin e njė pallati tė sapondėrtuar nė zonėn e Kopshtit Botanik nė kryeqytet. Sipas policisė, mes Dabullės dhe Gentian Bruzės ka nisur njė sherr pėr shkak tė njė makine luksoze qė ka qenė e vjedhur. Konflikti ėshtė nxehur tej mase deri sa Dabulla ka nxjerrė pistoletėn dhe ka qėlluar mbi trupin e 23-vjeēarit Bruza disa herė. Pas kėsaj, vėllai i Dabullės ėshtė kujdesur qė tė mbledhė 2-3 gėzhojat dhe tė dy sė bashku janė larguar me shpejtėsi duke e lėnė tė gjakosur viktimėn e tyre. Bruzėn e ka kapur vetėm njė plumb qė i ka shpuar tejpėrtej kurrizin duke i vėnė nė rrezik jetėn. Kanė qenė qytetarė tė rastėsishėm ata qė i kanė dhėnė atij ndihmėn e parė duke e transportuar me shpejtėsi pėr nė Spitalin Ushtarak. Policia ende nuk ka dalė me njė komunikatė zyrtare pėr autorėt, motivet dhe rrethanat e ngjarjes. Megjithatė burimet policore shtojnė se ka nisur hetimi pėr tė zbuluar motivet e vėrteta tė kėsaj ngjarjeje.

    dxh/mr (GazetaShqiptare/BalkanWeb)

  3. #53
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    poshte korrupsioni

  4. #54
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347

    Me ne fund PD kupton..

    KJ shkruan:

    .......

    PD, kontroll bashkiakeve te vet
    Deputetet e selise blu jane angazhuar ne berjen e nje analize te hollesishme ne baze. Nje nga inisiativat qe do te perkrahet edhe nga koalicioni i levizjes antikorrupsion eshte kontrolli i veprimtarise tre vjecare i pushtetareve lokale te selise blu.

    "Nje moment tjeter te rendesishem qe ne kemi kerkuar nga koalicioni antikorrupsion eshte edhe nje angazhim serioz i tyre ne verifikimin e rasteve te mundshme te praktikave abuzive, apo korruptive edhe ne administratat e pushtetit lokal specifikisht atyre qe drejtohen edhe nga PD. Pra behet fjale per nje bashkepunim te plote ne te gjithe sektoret e mundshem per luften kunder fenomenit me te gjitha mundesite qe jane", tha Sekretari per Organizatat Partnere, Sokol Olldashi. Kontrolli dhe analiza ne baze vecanerisht per punen e pushtetareve lokale te PD ka qene edhe objektivi kryesor i takimeve qe deputetet kane zhvilluar dje. Zyrtare te zyres se organizimit thane dje per "KJ" se, deputetet jane shperndare ne kater qytetet kryesore: Lusnje, Permet, Shkoder dhe Korce. Takimet qe ata po zhvillojne ne rrethe perkojne edhe me fillimin e parapergatitjeve te opozites per zgjedhjet e ardhshme lokale qe do te mbahen vitin tjeter ne Shqiperi. Kontrolli i punes se pushtetareve lokale ka si synim nxjerrjen ne pah te abuzimeve te mundshme qe mund te jene ndermarre per te zgjeruar me pas sferen e kontestimeve dhe ndaj pushtetareve lokale te mazhorances. Kjo teme eshte diskutuar jo pak edhe ne takimin qe disa perfaqesues te grupit parlamentar te PD, zhvilluan para dy diteve me anetare te koalicionit kunder korrupsionit. Ky ishte takimi i pare qe organizohet pas anetaresimit te deputeteve te PD ne kete koalicion. Takimi i zhvilluar para dy ditesh perkonte me dy momente te rendesishme qe lidhen me anetaresimin e deputeteve te PD ne koalicionin antikorrupsion dhe diskutimin ne Kuvend te projektligjit per deklarimin e pasurive te nenpunesve publik.

    N.Perndoj


    .............


    Keshtu po ka lezet.

    Pd duhet ti kaloj ne bir te gjylperes gjithe ata qe me votat e demokratve punuan ne zyrat e Shtetit ne qender dhe baze.
    Mjafton tu shikohen makinat e Shpijat e kuptohet kush ka tall k...t me popullin dhe e deskretituan qeverisjen demokratike deri ne komedi te turpshme.

    Nuk harrohet mbathja e felliqur e kembeve qe bene nenpunesit e qeverise Meksi-Berisha duke lene shtetin ne dore te zgjebarakve te Zabit Brokes e Skender gjinushit e compani.
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  5. #55
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Keto qe thuhen per mendimin tim jane vetem per efekte sensacionale dhe asgje nuk na garanton se PD-ja do te luftoje korupsionin!
    Njerezit ne PD jane po ata qe kane qene para 5 vitesh te cilet dhane kontributin e tyre per shnderimin e kryeqytetit tone Tiranes ne nje kryeqytet afrikan. Kur ne qender te kryeqytetit, perballe muzeut kombetar, prapa, perpara bankes kombetare, gjate lanes, parku rinia, ( e pa folur per te gjitha lagjet e sheshet e Tiranes) ndertohen kjoska me teneqe apo dyqane te shemtuara betoni pa asnje lloj plani , nuk do as shkolle, as eksperience dhe nuk ke nevoje qe as te verifikosh dokumentacjonin qe te kuptosh qe korupsioni ka gangrenizuar te gjithe institucionin.
    C'fare u be per te identifikuar te koruptuarit qe per faj te tyre sot po harxhohen miliona dollare per te rindertuar Tiranen?! ASGJE!
    A u ngrit ndonjehere Berisha apo ndonje tjeter figure e PD-se te kritikoje kete fenomen kaq evident?! asnjehere!
    Atehere nuk ka asnje arsye qe keta njerez sot te kene ndryshuar, pasi nuk kane asnje arsye qe ta bejne kete.
    Per mua fjalet jane te burukra dhe i bejne qefin popullit por veprat mungojne pothuajse fare keshtu qe fatkkeqsish si per ēdo tjeter premtim politik dhe keto fjale do te ngelen vetem fjale.
    Just God Can Judge Me

  6. #56
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet nė Bllog
    22
    Vinny_T banditizmi yt politik eshte shume jashte mode. Kur Berisha dhe partia e tij erdhen ne pushtet, shqiptaret e merrnin buken me racion dhe nga kamionat e ushtrise italiane, pasi prodhimi ne vend qe 0. Tirana dhe gjithe shqiperia u mbushen me kioska, pasi ne Shqiperi per here te pare ne 100 vjet ekonomia e vendit perqafoi inisiativen e lire, qe do te thote qe individi eshte i lire te nxjerri buken e gojes, dhe ato kioska ushqenin familje te tera qe nuk kishin te ardhura te tjera pasi nuk kishin pune.

    Ashtu sic erdhen, ashtu iken edhe kioskat e lokalet qe u rriten ne cilesi me rritjen e mireqenies se shqiptareve. Persa i perket korrupsionit, ish-president Berisha ka pushuar me dekret presidencial dhe i ka kerkuar prokurorise hetim per disa ministra te PD-se, si Genc Ruli e kompani, qe e perdornin pushtetin per perfitime personale. A e beri Mejdani nje gje te tille? Sa ministra socialiste jane hetuar e denuar per korrupsion?

    Sigurisht, ndryshe nga ty, une nuk e bej ate gabim te krahasoj pushtetin e PD-se, me pushtetin e banditeve. Sot ne PS nuk ka asnje figure qe nuk eshte perfolur per korrupsion dhe afera te dyshimta nga gojet e vete socialisteve (pa zene ne goje opoziten e mediat). Kjo eshte arsyeja qe PS ka ngelur ne vend numero pasi nuk ka nje fytyre te pastert qe ti riktheje moralin dhe prestligjinin nje partie politike te degjeneruar ne syte e shqiptareve.

    Nese demokratet kane nje Prof. Dr. Sali Berisha qe i fal moralin dhe sinqeritetin e tij gjithe partise, socialistet kane Fatos Nanon, Rrexhep Mejdanin e Ilir Meta, qe njihen per arritje vetem ne fushen e lulezimit te korrupsionit dhe krimit te organizuar ne vend.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #57
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-09-2002
    Vendndodhja
    Fshati Henas i Mallakastres
    Postime
    40
    Pretendimet se Saliu luftoi korruspionin e se hetoi kete apo ate jane dengla sa boshe po aq edhe qesharake, kur mendon se ky pushtet ishte kaq inefektiv ne luften kunder korrupsionit saqe hajdutet kaluan ne legalitet dhe u kthyen ne hajdute publike qe Saliu u quante "Gjigande ekonomik" dhe qe te vidhnin ne mes te dites pa i bere syri 'ter' e bile edhe te rruajtur nga policia shteterore. Keta jajdute nen hunden e masave kaq te "rrepta" anti-korrupsion te Sales vodhen jo pak por 70% te pasurise private te shqiptareve deri ne qindarken e fundit. Te thuash pra qe PD ishte kaq pasionante kunder korrupsionit eshte ta besh tjetrin gomar me brire. Edhe po te thoshe se ne kohen e Sales "fluturonte gomari" do kishe me shume dinjitet ne ato qe keput.

    Katastrofa qe perjetuan shqiptaret ne fund te pushtetit te PD te kalbur nga korrupsioni ishte kaq e keqe saqe edhe falimentimin e komunizmit per 50 vjet e beri te dukej parajse. Degradimi i rregullit dhe disiplines nga korrupsioni apo morali i degjeneruar dhe pervers i administrates te PD, beri qe shqiptaret te precipitonin fare afer pargut te luftes civile, ne fund te shekullit te 20. Beri qe shteti i kalbur i PD te rrezohej dhe administrata e tij te dezertonte per 24 ore, dhe jo vetem aty ku pati protesta po ne cdo cep e kend te shqiperise. Kjo tregon shkallen e larte te papergjegjshmerise, dhe moralin e ulet te kesaj administrate, qe nuk mund te vije nga gje tjeter vec korruptimit.

    Sigurisht cfare shteti mund te ndertosh duke e mbushur administraten me cfare la Hoxha neper burgje per 50 vjet.

  8. #58
    Ekonomist
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    144
    Berisha ne vitin 1996 beri nje hap madhor kunder korrupsionit.Aprovoi ligjin mbi "justifikimin e kapitalit"

    Ky ligj hyri ne fuqi menjehere e filloi te zbatohet.Qelite e rajoneve e hetuesia u mbushen plot me bandite e hajdute,madje dhe te rangjeve te larta.

    Mendoj qe Sistemi i asaj kohe do te kish bere mjaft kunder korrupsionit por kelyshet e kuq nuk e lane
    SHQIPNIA E SHQIPTARVE.................

  9. #59
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet nė Bllog
    22
    Sollaku: Kontrolli i Brendshėm heziton tė denoncojė shefat

    Korrupsioni, nė 9 muaj 146 zyrtarė nėn hetim



    --------------------------------------------------------------------------------

    Gazmend Janku

    TIRANE

    Nėntėmujori i kėtij viti ka shėnuar njė rritje galopante tė numrit tė zyrtarėve shtetėrorė, tė cilėt janė denoncuar nė Prokurori pėr vepra kundėr interesave shtetėrore".

    Konstatimi ėshtė bėrė nga vetė kryeprokurori Theodhori Sollaku nė raportin qė i paraqiti Parlamentit, mbi gjendjen e kriminalitetit nė Shqipėri pėr periudhėn janar-shtator 2002. Sipas kėtij raporti, ndonėse numri i zyrtarėve shtetėrorė tė akuzuar ėshtė dyfish mė i lartė se e njėjta periudhė e vitit tė kaluar, pėrsėri kjo nuk tregon realitetin e vėrtetė tė veprave penale qė ekzistojnė nė administratėn shtetėrore. Nga tė dhėnat zyrtare tė organit qendror tė akuzės, gjatė kėtij viti janė regjistruar 266 procedime penale, pėr tė cilat janė marrė tė pandehur 146 punonjės shtetėrorė ose nė shėrbimin publik. Nga kėta zyrtarė tė pandehur janė vėnė nėn pranga nga policia vetėm 21 persona. Sipas kryeprokurorit Sollaku, shifrat e mėsipėrme flasin vetėm pėr njė forcim nė rritje tė kontrollit tė brendshėm, pasi fenomeni i korrupsionit, kjo sėmundje e rėndė e administratės shtetėrore, ekziston nė shifra edhe mė tė larta. Kjo vjen pasi organet e kontrollit financiar brenda institucionit hezitojnė tė vėnė pėrpara pėrgjegjėsisė ligjore eprorėt dhe kolegėt e tyre, pasi mė e pakta mund tė rrezikonin vendin e tyre tė punės. Por edhe nė rastet kur bėhen kallėzimet penale, ato vijnė jo tė plota dhe nė to nuk pėrcaktohen tė ndara shkeljet administrative apo financiare si dhe ardhja e pasojave ndaj interesave tė shtetit. Megjithatė, nga kallėzimet e bėra nė organin e akuzės, ky i fundit ka nisur procedimin penal pėr 171 vepra me objekt akuze shpėrdorimin e detyrės, 62 vepra me objekt akuze kryerje tė veprimeve arbitrare, 18 vepra pėr shkelje tė barazisė nė tendera dhe 9 pėr mitmarrje. Nga kėto vepra nė gjykatė janė dėrguar 44 dosje me 66 tė pandehur, prej tė cilėve 14 kanė qenė tė arrestuar.


    GJENDJA E VEPRAVE PENALE TE SHTETAREVE

    171 procedime penale pėr shpėrdorim tė detyrės
    62 procedime penale pėr kryerje tė veprimeve arbitrare
    18 procedime penale pėr shkelje tė barazisė nė tendera
    9 procedime penale pėr mitmarrje
    Janė marrė tė pandehur 146 punonjės shtetėrorė
    Janė arrestuar 21
    Janė dėrguar nė gjykatė 44 procedime me 66 tė pandehur
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #60
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-10-2002
    Vendndodhja
    Tirana-Albania
    Postime
    74
    Tenderat shtetrore do te jene gjithmone burim abuzimesh dhe perfitimesh.Veshtrojme kur Fatos Nano sulmoi per korrupsion,kur ndjeu se Ilir Meta po behej i fuqishem dhe ai hodhi syte per te marre nen kontroll dhe partine.Kjo pune do te jete gjithmone e me teper deri sa institucione tona te demokratizohen.Kujtojme Levinskin kur akuzoi Klintonin se do ti drejtohej laboratorit te CIA-S per te verifikuar ne se njolla ne rroben e saj ishte apo jo e Klintonit.Burri me numer rendor 1 ne bote pranoi te verteten.Si mund te jete ndryshe ne shqiperi kur Nano i zgjodhi keto drejtues te KLSH,KESH,BANKA SHQIPERISE,BANKA KURSIMEVE ETJ dhe vete i ve epitete si lavatrice,pilafi,Muc MUCI,ETJ DHE SOT PERSERI I EMERON.
    Prandaj ne te gjithe diskutojme dhe realiteti eshte absurd.Shiko dhe tv shqiptare qe firmosin kontrata reklamash me shuma marramendese per peshen qe kane institucionet tona ....

Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skėnderbeu
    Nga Arbushi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Turqi, gjuha shqipe nė programin e televizionit shtetėror
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-11-2008, 17:11
  3. Si po shpenzohet buxheti shtetėror
    Nga starfo nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-12-2006, 10:31
  4. Mjerimi I Mesuesit, Krim Shteteror
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-11-2005, 14:17
  5. SHISH - Sherbimi Informativ Shteteror.
    Nga BlueBaron nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-03-2005, 13:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •