Kadare: "Korrupsioni eshte nje flame e murtaje qe duhet te sherrohet se s'ben"
TIRANE (15 Nėntor) - "Populli shqiptar duhet ta ndjejė veten shumė mirė nė klimėn e re tė krijuar nė Shqipėri" - kėshtu u shpreh nė njė intėrvistė pėr DW, shkrimtari i mirėnjohur Ismail Kadare. "Ne tė gjithė duam tė bėjmė pjesė nė familjen evropiane, por rruga e parė nga mė tė sigurtat dhe e shtruar ndėrkaq, ėshtė vetėm rruga e kulturės". Sa pėr zhvillimet politke nė Shqiperi dhe ndryshimet e fundit ne realitetin politik shqiptar, Kadare thotė se e ka patur dėshirė ashtu si pjesa absolute e popullit, qė lufta politike nė Shqipėri tė dobėsohet, sepse duke u dobėsuar lufta politike, forcohet Shqipėria. "Eshtė gabim mendimi i krijuar, qė sa mė tepėr kundėrthėnie tė ketė mes pozitės dhe opozitės, sa me teper sulme dhe agresivitet, aq me mirė ėshtė. Nė fakt ėshtė e kundėrta. Unė mendoj se ka qene suksesi me i madh i Shqiperisė, marreveshje qe u be midis pozites dhe opozites, dhe te gjithe shqiptarėt urojne qe kjo te zgjase, qe kjo te jete e thelle, te jete menyre veprimi, menyre jetese jo te jete nje gje kalimtare si nje pranvere qe vjen dhe pastaj papritur vjen dimri dhe i fshin te gjitha. Kjo duhet te jete mendoj unė, dhe shpresoj qė do tė jetė njė formė e re e jetesės sė shqiptareve te jetes politike dhe morale shqiptare" - tha Kadare. Ai theksoi se korrupsioni ėshtė pika mė e dobet e Shqiperise sot. "Shqiperia kėtė pikė, kėtė "flamė", kėtė "mortajė" duhet ta shėrojė se s'bėn. Eshtė detyrė e popullit shqiptar e shoqerisė shqiptare , padyshim e klases politike shqiptare te ēdo ngjyre qe ta heqė kėtė baltė nga emri i Shqipėrise" - pėrfundoi shkrimtari i njohur shqiptar. anjo/ko (BalkanWeb)
Krijoni Kontakt