Close
Faqja 8 prej 10 FillimFillim ... 678910 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 92
  1. #71
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    156

    Email Pablo Escobarit Shqiptar

    U revoltova shume kur lexova ket shkrimin te gazeta Shekulli. Tani, nese se keni lexuar sjkrimin e keni ktu poshte:

    Muēa: Trafikantėt e drogės mė paralajmėruan pėr shkarkimin tim qė pas kapjes sė 20 kilogramėve heroinė
    Shkarkohet shefi i krimeve tė Kukėsit

    Armand Muēa ėshtė i vetmi dėshmitar qė provoi nė gjyq akuzėn kundėr shoferit tė Adi Shamkut

    Bashkim Shala
    KUKĖS- Shefi i policisė kriminale tė komisariatit tė Kukėsit, Armand Muēa, njė nga pjesėmarrėsit direkt tė kapjes sė 20 kilogramėve heroinė dhe mė pas dėshmitari kryesor i akuzės nė procesin gjyqėsor kundėr shoferit tė Adi Shamkut, ėshtė shkarkuar nga detyra pa motiv duke u emėruar komandant i postės kufitare tė Dobrunės. Muēa nuk e ka kundėrshtuar urdhrin e eprorėve, por nuk ka heshtur nė lidhje me kėtė fakt, pėr tė cilin ai deklaron se e kishin paralajmėruar qysh pas bllokimit tė 20 kilogramėve heroinė. Ndėrkohė zyrtarisht, Drejtoria e policisė pėr qarkun e Kukėsit e ka motivuar shkarkimin e Muēės si njė lėvizje rutinė qė ėshtė bėrė pėr tė pėrmirėsuar punėn e policisė kriminale nė kėtė komisariat. Pas ndryshimit tė drejtorit tė policisė sė qarkut dhe shefave tė komisariateve tė Kukėsit e Tropojės, “kosa” ka rėnė nė nivelet e tjera tė drejtuesve nė kėtė drejtori. Ministri i rendit, Luan Rama, ka rikthyer nė tė njėjtat detyra tė shkarkuarit e mėparshėm nga paraardhėsit e tij Gjoni e Ēipa. Por mė i papritur ka qenė shkarkimi nga detyra i shefit tė policisė kriminale tė komisariatit tė Kukėsit, Armand Muēa, dėshmitar i vetėm nė favor tė akuzės nė procesin “Heroina”, i cili ka qenė protagonisti kryesor i kapjes sė sasive tė mėdha tė mallrave kontrabandė, ku rasti mė i fundit ishte ai i fundvitit tė kaluar me 131 koli cigare. 31-vjeēari Muēa ėshtė emėruar nė njė detyrė tė parėndėsishme, tė cilėn mė parė e ka mbuluar njė efektiv policie me gradėn e kapterit, pikėrisht nė zonėn e thellė tė Dobrunės si komandant i postės kufitare. Muēa nuk ka dashur ta komentojė motivin zyrtar tė shkarkimit tė tij nga detyra e shefit tė policisė kriminale. Por ai deklaroi se ėshtė i befasuar nga ky shkarkim, i cili hedh poshtė jo vetėm punėn e bėrė prej tij por dhe nga i gjithė sektori i policisė kriminale tė Kukėsit. Muēa e konsideron shkarkimin e tij nė kundėrshtim me ligjin “Pėr Policinė e Shtetit”. “Unė do tė zbatoj urdhrin, pavarėsisht se ndihem i rrezikuar nga personat me tė cilėt kam patur pėrplasje gjatė veprimtarisė sime nė policinė kriminale dhe nė drejtim tė saj. Dhėntė Zoti tė mos pėsoj fatin e Ilir Ngresit me shokė”,- shprehet ish-shefi i policisė kriminale. Ndėrkohė ai ka pohuar se do tė ankohet nė instancat pėrkatėse pėr shkarkimin e tij. Ndėrkohė ai i ėshtė drejtuar me njė letėr ministrit tė Rendit Publik, Luan Rama, drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė sė Shtetit, Bajram Ibraj, drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė Kriminale, Sokol Bizhga, ku e konsideron shkarkimin e tij si tė padrejtė dhe tė pa motivuar, duke ua atribuar shkarkimin e tij segmenteve tė pėrziera nė trafiqe e kontrabandė. Madje, sipas tij, kontrabandistėt e kishin paralajmėruar dhe mė pas kėrcėnuar pėr shkarkimin e tij nga detyra. Ish-shefi i policisė kriminale tė komisariatit tė Kukėsit, Armand Muēa, nė cilėsinė e dėshmitarit, nė proēesin “Heroina” tė zhvilluar nė gjykatėn e Kukėsit, nė ngarkim tė Shkėlqim Konēit e Ylli Ibrahimit, ishte ndėr tė vetmit qė dėshmoi nė favor tė akuzės. Nė seancėn e 20 shtatorit 2002 Muēa deklaroi: “Dy tė akuzuarit pėr trafik droge, Shkėlqim Konēi e Ylli Ibrahimi, nė momentin e ndalimit nga policia janė treguar mjaft tė sjellshėm. Ata kishin me vehte dokumente me firmėn e drejtorit tė pėrgjithshėm tė rrugėve Adi Shamku, madje edhe me firmėn e Ilir Metės. Kėto dokumente janė bllokuar nga ana jonė dhe nuk di nėse gjenden ose jo nė dosjen e akuzės”,- deklaroi nė seancėn gjyqėsore ish-shefi i policisė kriminale. Dėshmia e tij para trupit gjykues ėshtė protokolluar nga sekretarja e seancės dhe i shėrbeu gjykatės pėr t’i shpallur fajtorė e mė pas dėnuar dy tė pandehurit. Ndėrkohė, gjatė lėvizjeve tė fundit nė policinė e Kukėsit, ėshtė zėvendėsuar edhe zv/drejtori i policisė sė qarkut tė Kukėsit. Bashkim Shehu riciklohet sėrish nė kėtė detyrė duke zėvendėsuar Nikolin Kolėn, i cili kalon nė dispozicion tė Ministrisė sė Rendit Publik. Nė tė njėjtėn mėnyrė ėshtė ricikluar edhe shefi i qarkullimit rrugor, Haziz Doēi, duke u rikthyer nė bazė. Gjithashtu ėshtė zėvendėsuar shefi i personelit nė drejtorinė e policisė sė Kuksit, ku vendin e Azem Zelės e ka zėnė Hydajet Manga.
    ...................

    Tani, eshte shume e qarte se Tos Escobari nuk eshte se e vret mendjen shume nese i dalin lakrat kaq sheshit pasi me gjykatat qe kemi, me kontrollin e policise, shikut, e per me teper me opozite te tipit Rrumpalla e ka te siguruar karrigen. Megjithate, secili nga ne mund te bej dicka ne kuptimin qe tj'a bejme te ditur qe ne po i shikojme kto gjera dhe po i rregjistrojme dhe mbase nuk do jete shume e larget dita kur Escobari shqiptare ta zeri vendin e merituar ne krah te idhullit te tij Andreotit.
    Pra rrezistence. Une per vete i cova nje email shume te kripur, dhe kjo eshte adresa (postmaster@minjash.tirana.al). Pranej, ju ftoj, edhe ne se e ndjeni si detyre ti coni nje email maskarait, te pakten ta dij se he is being watched.

    Me Respekt
    SN

  2. #72
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,397
    Postimet nė Bllog
    22
    Dosjet e trafiqeve shqiptare, dhe implikimet e pushtetareve shqiptare ne to, nuk jane me vetem pune e prokurorise shqiptare, por edhe prokurorive te vendeve miqe dhe agjencive te kunder-zbulimit amerikan qe kane qendra ne disa qytete problematike te Shqiperise.

    Pra as mos tu shkoje nder mend se manipulimet dhe presionet, do ti shpetojne te korruptuarit. Shqiperia nuk do te jete tere kohen anarki, pasi se shpejti vemendja boterore do ti rikthehet Ballkanit per te adresuar probleme qe kane ngelur pezull.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #73
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,397
    Postimet nė Bllog
    22
    Deshmitaret: Ja si manovroi Mazi me Telebingon

    Deshmitaret e pare te procesit te TVSH-se, te cilet dhane deshmite e tyre para gjyqtarit Ilir Celiku, ia ngarkuan gjithe demin e shkaktuar Edi Mazit. Artan Santo, kryetari aktual i Bordit te Administrimit te Reklamave ne TVSH, ishte i pari qe deshmoi. Ai tha: "Nuk kam dijeni se c'eshte bere me pare, por nese jane kryer keto vepra kemi te bejme me tejkalim kopetencash". Deshmitari tjeter Andrea Nefaili shpjegoi se deri ne 15 maj te 1997 midis TVSH-se dhe "Telebingos" ka ekzistuar kontrata per transmetimin e 40 minutave emision kundrejt 30 mije lekeve per cdo minute. Kjo kontrate pas kesaj date u reduktua ne 24 mije leke per minute. Ne shkurt te 1998 cmimi i nje minute trasmentim u be serish 30 mije leke, dhe keshtu vazhdoi deri ne fund. Iljaz Resmja, ish-Drejtori i pergjithshem i Televizionit tha se Mazi i kalonte gjithe kopetencat, duke i shkaktuar keshtu Televizionit nje dem te konsiderueshem. Ai shpjegoi se Mazi ne kontraten qe nenshkroi me telebingon uli kohen per te cilen paguhej nga 40 minuta ne 8 minuta, nderkohe qe emisioni i "Telebingos" zgjaste me teper se dy ore. Te pakten sipas akuzes se depozituar ne dosje nga prokurori Adnan Xhelili, ish-funksionaret e TVSH-se akuzohen te kene abuzuar me rreth 600 milion leke ne marreveshjen qe ky institucion kishte bere per te trasmentuar Telebingon Kombetare, rreth 100 milion leke per blerjen e 10 makinave dhe rreth 200 milion leke per shtate tendera te ndryshme. Te pandehurit e ketij procesi jane ish-kreu i ketij institucioni Eduart Mazi, si dhe punonjesit e tjere Sokol Terihati, Edipe Shkembi, Ferdinand Murati, Alma Starova, Kujtim Kujtimaj dhe Agim Doci. Eduart Mazi dhe disa te pandehur te tjere nuk paraqiten ne seance por perfaqsohen nga avokatet mbrojtes te cilet i kane pajisur me prokura te posacme.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #74
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-03-2003
    Vendndodhja
    Albanistan
    Postime
    146
    Nje fare Zani se kush.....nuk e di, na thote te marrim vesh e mos bejme me politik, por t'i shtrohemi punes si skllever tek bosi serb Sali Berisha qe qante se ngelen vellezrit e motrat e dashura serbe pa nafte, ose te bosi Tosi , "Escobari" qe ja lumsha atij qe tha, qe kolaboron me greqrit shurranjos, dhe paret na i groposka thelle ne Tartarosin Qipriot si qemoti.
    Pra mor, na thote ky qerosi i mencur, mos u merni me me politik se ju benka keq shqiptarve politika se humbin shendetin, dhe thote shiko si kane vene dhjam shqiptaret qe s'merren me politik, keshtu receta eshte "politiken e bene partia e Sales dhe e Tosit", se ajo e Tritanit fluturoj me pras ne culo.
    Dhe do na dali kacorrja me siguri ndonje profesor me kushedi sa diplloma si gjeneralet rus me dekoratat.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dajaku : 17-03-2003 mė 14:26

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Kolonelet hajdute dhe milionat e Popullit...

    Seit Petrela dhe Novruz Binaj, dy specialistė pėr pasaportat thanė se e firmosėn vendimin pėr fituesin, 21 ditė pas tenderit
    Dy anėtarė tė komisionit, fajėsojnė Himēin

    Nga dy dėshmitarėt u pranua dje se pasaporta e re 10-vjeēare ėshtė prodhuar me cilėsi tė dobėt

    Alma Ēuka
    TIRANĖ – Bujar Himēi dhe Veli Myftari, akuzuar pėr shpėrdorim detyre dhe shkelje tė barazisė nė tendera nė shumėn 1.4 milionė dollarė, nuk e prisnin qė dy anėtarėt e komisionit pėr tenderin e pasaportave tė hidheshin kundėr tyre. Seit Petrela, specialist pėr pasaportat nė Ministrinė e Rendit dhe Novruz Binaj, specialist nė Drejtorinė Konsullore nė Ministrinė e Jashtme dhe anėtar i komisionit tė pasaportave diplomatike, ishin dy dėshmitarėt e radhės tė sjellė nga akuza nė seancėn e djeshme. Petrela qe i pari qė iu nėnshtrua pyetjeve tė shumta nga ana e prokurorisė dhe nga tė pandehurit nė lidhje me funksionin e tij nė komision dhe mėnyrėn se si ka firmosur procedurat pėr pėrfundimin e tenderit. Sokol Tona nga pesė dėshmitarė qė lajmėroi pėr seancėn e djeshme arriti tė pyesė vetėm dy. Kjo pėr arsye se koha pėr tė pyetur tė tjerėt ishte shumė e shkurtėr dhe vetė tė pandehurit u lodhėn. Petrela tha dje se gjatė kohės qė ėshtė zhvilluar tenderi nė 12 qershor 2001, nuk ka qenė nė punė, por ėshtė larguar me dijeni tė kryetarit tė komisionit, Bujar Himēi, me tė cilin debatet qenė edhe mė tė ashpra. Petrela shtoi dje se gjatė kėsaj kohe ka qenė nė Turqi pėr vizitė mjekėsore dhe pėrveē kėtij fakti nuk ka marrė pjesė edhe nė disa mbledhje pėr tė cilat u paraqitėn edhe procesverbalet. Petrela deklaroi se ėshtė kthyer nga Turqia 21 ditė pas zhvillimit tė tenderit dhe po kėtė ditė ėshtė thirrur nė zyrė nga Edmond Aliaj njė prej tė pandehurve qė gjykohet nė mungesė. Aliaj i ka thėnė dėshmitarit Petrela tė firmosė dokumentacionin pėr tenderin duke e vėnė nė dijeni se firma fituese ėshtė ajo Gjermane, “Bundesdruckerai”. Dėshmitari tha dje se nuk e ka lexuar dokumentacionin pasi ka patur besim tek shokėt, por mė pas shtoi se jo nė shumė raste ka patur debate gjatė mbledhjeve nė lidhje me pėrcaktimin e ngjyrės sė pasaportės, pėrcaktimin e elementeve tė sigurisė si dhe elementėve tė tjerė teknikė. Sipas dėshmitarit Petrela shumica e detajeve qė lidheshin me pasaportėn janė vendosur pa komision. Pra, sipas tij, edhe ngjyra ėshtė pėrcaktuar pa komision. Dėshmitari ishte nė tė njėjtėn linjė me akuzėn e prokurorisė pėr dy tė pandehurit. Po tė njėjtat gjėra tha edhe dėshmitari tjetėr Novruz Binaj, i cili gjatė kohės sė zhvillimit tė tenderit ka qenė me shėrbim nė Amerikė, po me leje tė kryetarit tė komisionit Bujar Himēi. Edhe ky dėshmitar tha dje se gjatė mbledhjeve ka vėrejtur shkelje tė shumta, por pranoi faktin tjetėr se nė fund pra, 21 ditė pas zhvillimit tė tenderit ka vėnė firmėn duke qenė pro vendimit qė tenderin ta fitojė firma gjermane “Bundesdruckerai”. Midis dėshmitarėve dhe tė pandehurve Himēi e Myftari pati debate tė shumta. Nė fund Himēi tha se nuk ėshtė dakord qė gjatė mbledhjeve ka patur kontradita nė lidhje me parregullsitė qė janė vėnė re. Tė pandehurit u shprehėn se kanė vepruar nė bazė tė ligjit. Himēi tha se ministri aktual i Rendit, Luan Rama, ėshtė shprehur se po punohet pėr shpėrndarjen e pasaportave tė qytetarėve nė mėnyrė tė rregullt. Sipas Himēit, pasaportat qė po shpėrndahen janė ato pasaporta qė janė prodhuar nga firma fituese e tenderit tė vitit 2001. Rama tha Himēi nuk duhet tė reklamojė shpėrndarjen e pasaportave por duhet ta ndėrpresin atė duke marrė parasysh faktin se ato nuk janė tė pėrshtatshme. Nga dy dėshmitarėt u pranua se pasaporta doli shumė e dobėt si nga ana e materialit tė prodhuar ashtu edhe nga cilėsia.







    ------------


    Ne kto tendera, sic deklaroi Luan Rama athere, fitoi qyl nja 900 000 dollare dhe Dhendri Poetit te PS-se Driteroit.

    Pse tender per pasaportat?

    A nuk mundet ministri jashtem i yni te telefonoje ambasadorin tone ne Gjermani qe ai.. ti kerkoje qeverise Gjermane qe ajo qeveri te beje kerkese prane nji firme serioze qe ben pasosha dhe per Gjermanet dhe pasi merren vesh per cmime e sasi e cilesi ..??
    Parate le te shkojne nga Banka jone tek Shteti Gjerman i cili paguan te vetet..sipas rregullit te tyre dhe ska pse te futen Biznesmenet Tone e te Vjedhin me dy GRUSHTa milionat ne Dollare te cilat duhet te shkojne si Qumesht per femijet shqiptare e si Ilace per Spitalet e jo si PASURI QYL per Kolonelet hajdute e Dhendrrat e kurvave socialiste??

    Turp..



    Socialista u thone vetes..e dolen Specialista te Vjedhjes..

    ...

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ja Mafia shteterore si nxjerr koken..

    GSH..

    Faqja 7 - AKTUALITET Prill 18, 2003


    Pronari i "Flevi" dje duhej tė bėnte seancėn e parė nė Gjykatėn e Tiranės

    Vila, padi doganės para vrasjes
    500 kg hekur janė shndėrruar nė gjobė


    ---------------------------------------------------------------------



    Para vrasjes Florian Vila ka bėrė njė padi nė Gjykatėn e Shkallės sė Parė Tiranė ndaj Doganės sė Tiranės. Padia ėshtė bėrė mė 31 janar tė kėtij viti nga pronari i firmės "Flevi". Dueli mes biznesmenit dhe doganės apo konkurrencės ka nisur dy muaj mė parė, ndėrsa konfirmohet se telashet e tij janė tė pėrsėritura. Njė gjobė i ėshtė vėnė tregtarit nga doganierėt, duhet tė paguhej. Por biznesmeni ka mohuar tė derdhė parą nė arkėn e shtetit, pasi subjekti i kėsaj gjobe i ėshtė dukur i padrejtė. Anulim i aktit administrativ, ėshtė objekti i kallėzimit tė bėrė nga Florian Vila ditėn e fundit tė janarit tė vitit 2003. Seanca e parė gjyqėsore mes palėve duhej tė zhvillohej ditėn e djeshme, por paditėsi ėshtė vrarė njė javė mė parė. Shfuqizim vendimi ėshtė kėrkesa e denoncuesit ndaj degės sė doganės. Njė gjobė qė i ėshtė vėnė biznesmenit, ėshtė bėrė shkak qė tė shkojė ēėshtja nė gjyq. Pas vdekjes, mosparaqitjes sė Vileės, ēėshtja mund tė pushohet, pasi pala e paditur ka vdekur. Nė seancėn gjyqėsore nuk janė paraqitur asnjėra nga palėt. Dogana dhe mbrojtja e firmės "Flevi" e kanė lėnė gjyqin pas vdekjes sė Vilės. Sipas juristėve, ky proces mund tė vazhdojė mė tej, vetėm nėse gruaja e pronarit tė firmės, qė ėshtė njėkohėsisht dhe ortake, do tė paraqitet para togave tė zeza. Mbrojtja e interesave tė firmės do tė pėrfaqsohen nga ortakja, tashmė pronare e vetme, nise nė tė kundėrt, procesi do tė pezullohet.

    Gjoba
    Njė kontroll i doganės nė ngarkesat e hekurit tė firmės "Flevi" ka nxjerrė njė parregullsi, qė verifikuesit e kanė ndėshkuar me gjobė. Kontrolli ka konstatuar se Vila kishte afro 500 kilogramė hekur tė padeklaruar si mall. Kaq ka mjaftuar qė doganierėt, importuesit mė tė madhe tė hekurit nė Shqipėri t'i vėnė njė gjobė. Sasia e gjobės ka qenė nė milionė, por gjithsesi mė pak se 100 milionė. Hetuesit saktėsojnė se kjo firmė i kishte paguar rregullisht taksat dhe tatimet, duke qenė nė rregull nga ana ligjore. Doganierėt janė kujtuar ta kontrollojnė kilogram pėr kilogram, sasinė e hekurit dhe kanė zbuluar se 500 kilogramė nuk ishin deklaruar mė parė nga pronari. Si pasojė ka ardhur gjoba, qė e ka detyruar Florian Vilėn t'i drejtohet gjykatės pėr tė zgjidhur konfliktin.

    Hetimi
    Dosja ka mbėrritur nė prokurori. Autorėt, ndonėse deklarohet se janė identifikuar dhe do tė arrestohen sė shpejti, janė ende tė lirė. Provat e policisė janė plumbat, gėzhojat, si dhe dėshmitė e shumta tė mbledhura. Policia deri tani nuk ka hedhure poshtė asnjė nga pistat qė ka ngritur nė fillim. Konkurrenca, probleme personale, si dhe aksidenti nė firmėn "Flevi" ku humbi jetėn njė punėtor, janė tė tre hipotezat nė tė cilat po punohet pėr tė gjetur autorėt. Nė tė njėtėn kohė policia nuk mohon faktin se ekzekutorėt janė tė paguar. Nėpėrmjet vrasėsve ekspertėt mendojnė tė shkojnė tek urdhėrdhėnėsi i ekzekutimit.


    ----------

    Pra DOGANA ka gjet 500 kile hekurishte e ja ka fut Gjob 100 milion Leke Florianit..

    C'jane 500 kile hekur..nje cop plug traktori i prishur peshon 500 kile..dhe Dogana qe lejon cdo dite nga 500 kile ilace te skaduara e Droge e nga 500 kile Dollare qe con Angjeli me Ed Ramen ne kontot e Selanikut nuk i shikon kurre..

    Ja kush jane vrasesit..

    Banda hakmarrja me doganieret..

    --

    Albo..keto KRYETEMAT krijojne huti se nuk marrim vesh kush eshte shkrimi me i fresket..

    Shikoji kto gjera ..

    C'do te mire..

  7. #77
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113

    Peshku kunderrmon ere nga koka!

    Eshte shume e tjeshte djema por juve me duket se ju pelqen ti komplikoni gjerat...Nuk ka frenim (se zhdukje s'do kete kurre) te korrupsionit po nuk pati ndryshim te udheheqjes se vendit...Eshte fakt dhe nuk besoj se ka ndonje nga ju ketu qe te me kundershtoje, qe i kooruptuari NR.1 ne Shqiperi eshte kryeministri FATOS NANO. Ne nje kohe qe vete kryeministri eshte i korruptuar apo deri diku i lidhur me qarqe mafioze te tipit economik apo te krimit economic teorganizuar cfare mund te presesh nga nje minister apo doganier qe jane te emeruar po nga ky person?E thene tjesht kur vjedh kryeministri dhe qeveria cfare mund te presesh nga gjithe ajo administrate shteterore po deri tek nenpunesi i thjeshte?
    Ne qofte se nuk vihet ne krye te udheheqjes shqiptare apo e thene ndryshe per sa kohe do te jete ne pozite Nano apo "NANOT" e tjere rreth e rrotull si zor do kete perparim te dukshem (ne te gjitha fushat) te Shqiperise tone.Si do te arrijme ne te antarsohemi ne familjen EUROPIANE kur kemi te tille kryeminister?Ju kujtoni se Evropa nuk i di apo ndjek nga afer ato qe ndodhin ne Shqiperi? Atehere perse jane gjithe ata ambasadore ne Tirane, per te pire kaffe ne lokalet (disa pa leje) e Tiranes apo se ju pelqen shume Shqiperia dhe shqiptaret? Me vjen shume keq qe Shqiperia edhe pse ndodhet ne nje pozite te tille gjeografike vazhdon te mbetet kaq mbrapa Europes dhe e gjithe kjo ndodh se nuk kemi nje udheheqje te afte dhe e cila mban peng ne duart e saj fatet e Shqiperise dhe te gjithe shqiptareve?Do vije valle ndonjehere dita qe te clirohemi prej ketyre dhe te vihet ne krye te atij vendi nje njeri qe si te vetmen deshire dhe qellim do kete perparimin e atij kombi??????

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113

    Peshku kunderrmon ere e keqe nga koka!

    Eshte shume e tjeshte djema por juve me duket se ju pelqen ti komplikoni gjerat...Nuk ka frenim (se zhdukje s'do kete kurre) te korrupsionit po nuk pati ndryshim te udheheqjes se vendit...Eshte fakt dhe nuk besoj se ka ndonje nga ju ketu qe te me kundershtoje, qe i kooruptuari NR.1 ne Shqiperi eshte kryeministri FATOS NANO. Ne nje kohe qe vete kryeministri eshte i korruptuar apo deri diku i lidhur me qarqe mafioze te tipit economik apo te krimit economic teorganizuar cfare mund te presesh nga nje minister apo doganier qe jane te emeruar po nga ky person?E thene tjesht kur vjedh kryeministri dhe qeveria cfare mund te presesh nga gjithe ajo administrate shteterore po deri tek nenpunesi i thjeshte?
    Ne qofte se nuk vihet ne krye te udheheqjes shqiptare apo e thene ndryshe per sa kohe do te jete ne pozite Nano apo "NANOT" e tjere rreth e rrotull si zor do kete perparim te dukshem (ne te gjitha fushat) te Shqiperise tone.Si do te arrijme ne te antarsohemi ne familjen EUROPIANE kur kemi te tille kryeminister?Ju kujtoni se Evropa nuk i di apo ndjek nga afer ato qe ndodhin ne Shqiperi? Atehere perse jane gjithe ata ambasadore ne Tirane, per te pire kaffe ne lokalet (disa pa leje) e Tiranes apo se ju pelqen shume Shqiperia dhe shqiptaret? Me vjen shume keq qe Shqiperia edhe pse ndodhet ne nje pozite te tille gjeografike vazhdon te mbetet kaq mbrapa Europes dhe e gjithe kjo ndodh se nuk kemi nje udheheqje te afte dhe e cila mban peng ne duart e saj fatet e Shqiperise dhe te gjithe shqiptareve?Do vije valle ndonjehere dita qe te clirohemi prej ketyre dhe te vihet ne krye te atij vendi nje njeri qe si te vetmen deshire dhe qellim do kete perparimin e atij kombi??????

  9. #79
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-03-2003
    Vendndodhja
    Albanistan
    Postime
    146
    Eshte mjafte pathetike qe disa na sjellin artikujt e gazetave ne forum, sikur ne idjotat rrime mbas kopjoterit e presim qe inteligjenca e shkelqyer te na i sjelli ne forum, ngaqe s'na punon tastjera ne budallenjve.

    Fshatarsia shqiptare akoma nuk e pranon qe kalamajt 6-vjecare dine te penetrojne ne xhunglen internet pa pike zori fare. Po kush i ka mesua?--sigurisht jo ju o fshatare.

    Perdorni forumin te shprehni mendimet tuaja e jo te te tjerve.

    Ju ē'far do beni perpara apokalipsit komunisto-sllavo- socialist me gjeneralet e "Asfalise" greke me rroba prifterijsh e me kryqat me maje si shtiza, qe po rrokulliset si ortek bore mbi kokat tona.

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ZP shkruan:

    ...........

    Ja kush shiti 147 mijė m2 tokė publike nė Tiranė.


    Me Vendimin e Kėshillit Bashkiak nr.106, datė 24.07.1998 shitur nė kundėrshtim me nenin 3 tė Ligjit nr.7980, datė 27.07.1995, 3 troje publike me sipėrfaqe totale 595 m² konkretisht trualli me sipėrfaqe 225 m² nė favor tė qytetarit, sipas kontratės sė shitjes nr. 6802, dqatė 4.9.1998 sipas lejes sė ndėrtimit nr.17, datė 24.7.1998 pėr ndėrtim vile tre kate. Leja dhe miratimi i sheshit tė ndėrtimit firmosur nga Sali Kelmendi. Trualli me sipėrfaqe 300 m² nė favor tė qytetarit shitur sipas kontratės sė shithes nr.3231 rep. dhe 905 kol, datė 26.6.1999. Kontrata e firmosur nga pėrfaqėsuesi financės. Sipėrfaqja prej 300 m ėshtė dhėbnė me lejen nr. 17, datė 25.3.1994 pėr banesė 3 kate dhe lokal nga Sali Kelmendi. Nga kontrolli i dokumentacionit rezulton se sipas vertetimit tė lėshuar nga njesia administrative nr.11 prot firmosyr nga kjo shtėpi zė sipėrfaqe nėn banesė 180 m² dhe me gjithė sipėrfaqen funksionale zė 432 m² pėr diferencėn prej 132 metėr katrore nuk ka marrėdhenie pronėsie pėr truallin me shtetin. Dhe truall me sipėrfaqe n70 metėr katrore shitur nė favor tė qytetares. Sipas lejes sė ndėrtimit nr.1, datė 2.2.1995 i ėshtė dhėnė leje pėr ndėrtim garazhi me sipėrfaqe 35 metėr katrore ndėrsa siėas akt kontrollit tė kryer nga Drejtoria e Urbanistikės Ligjore pėr blerje trualli nr.4731, datė 16.6.1998 rezuloton ndėrtim me shkelje tė kondicioneve urbanistike pasi ėshtė zmadhuar sipėrfaqja nga 35 metėr katrore dhėnė me leje ndėrtimi ne 70 metėr katrore. Sa sipr Drejtoria e Financės me pėrfaqėsues pa marrė parasysh kėtė shkelje ka shitur truall 70 metėr katrore nė kunbdėrshtim me lejen e ndėrtimit dhe akt kontrollin kryer nga Drejtoria e Urbanistikės Ligjore.

    Me Vendimin e Kėshillit Bashkiak nr.63, datė 24.04.1998 janė shitur gjithsej 4 troje me sipėrfaqe gjithsej 26469 metėr katrore nga tė cilat trualli me sipėrfaqe 3000 metėr katrore ėshtė shitur nė favor tė shoqėrisė pėr ndėrtim pike karburanti nė Rrugėn e Durrėsit sipas kontratės me nr. 3949/1 datė 25.05.1998. Shitja ėshtė bėrė sipas lejes sė ndėrtimit nr. 9049/1, datė 20.07.1995 dhėnė nga Sali Kelmendi, firmosur kontrata e shitjes sė truallit. Trualli me sipėrfae 69 metėr katrore shitur nė favor tė... sipas lejes sė ndėrtimit nr.17, datė 25.03.1994 dhėnė nga Sali Kelmendi. Po sipas kėtij vendimi ishte shituir edhe sipėrfaqja e truallit prej 400 metėr katrore nė favor tė Shoqatės Gjysėm Hene e Kuqe dhenė me lejen e ndėrtimit nr.6, datė 19.6.1995 nga Sali Kelemdni. Si dhe truall me sipėrfaqė 2300 metėr katrore, shitur nė favor tė firmes Mak Albania pėr hotel me 5 yje nė Parkun Kombėtar. Shitja ėshtė bėrė sipas lejes sė ndėrtimit nr.6452, datė 27.07.1993 dhėnė nga Sali Kelmendi nė kundėrshtim me nenin 62 tė Ligjit 8405, dqatė 10.09.1998 pasi ėshtė dhėnė nė sipėrfaqe tė gjelbėruae tė Parkut Kombėtar. Kontrata e shitjes sė truallit ėshtė firmosur nga Arben Cico.

    Me Vendim tė Kėshillit Bashkiak nr. 191, datė 29.09.2000 janė shitur gjithsej 3 troje me sipėrfaqe 300 metėr katrore nga tė cilat 60 metėr katrore ne favor tė .. 160 metėr katrore nė favor te... dhe 80 metėr katrore nė favor tė... kur nė dosje nuk rezultojnė as lejet e ndėrtimit dhe as vendimet pėr sheshet e ndėrtimit pėrjashto kėtu lejen me nr.20, datė 11.07.1996 nė favor tė... dhe vendimit pėr shesh ndėrtimi nr.725, datė 30.08.2000

    Veē sa sipėr Bashkia Tiranė ka vepruar nė shitjen e trojevce publike edhe sipėr me Vendime tė Gjyqit pėr 6 raste me sipėrfaqer totale 1205 metėr katrore pa dispoznuar nė dosjė as leje ndėrtimi apo vendim pėr shesh ndėrtimi nga tė cilat 348 metėr katrore nė favor tė qytetarit sipas Vendimit tė Gjykatės sė Tiranės nr.1328, datė 9.04.1998, 209 metėr katrore nė favor tė qytetarit sipas vendimit tė gjykatės Tiranė nr. 1328, datė 25.10.1999. Ndėrsa sipas Vendimit tė Gjykatės Tiranė nr.1075, datė 12.1.2000 shitet 72 metėr katrore truall nė favor tė 150 metėr katrore trualll shitet nė favor tė .. sipas vendimit tė gjykatės Tiranė nr 1909, dqėtė 0.06.2000. Pėr tė gjitha kėto shitje nuk ishin nė dosje as leja e ndėrtimit dhe as vendimi pėr shesh ndėrtimi. Shitjet e trojeve publike sipas vendimeve tė gjykatės dhe sipas personave i paraqesim nė tabelėn e mėposhtėme: Per mangėsitė e konstatuara me sipėr mbajnė pėrgjegjesi ish Kėshilli Bashkiak i Bashkisė Tiranė, ish-Kryetari i Bashkisė nTiranė z. Albert Brojka, ish kryetari i Bashkiosė z. Sali Kelkmendi, ish drejtori i Drejtorisė Juridike Adrian Haci dhe ish Drejtori i Financės Arben Cico. Nga kontrolli i dokumentacionit u konstatua se pėr 3 praktika dokukentare procedura e shitjes sė trojeve nuk ishte pėrfunduar. nė dosjet e kėtyre trojeve u gjend vetėm vlerėsimi i Drejtorisė sė Financės sipas Vendimit tė Kėshillit Bashkiak nr.152, datė 31.08.2000 pėr sipėrfaqen gjithsej 750 metėr katrore nga e cila 470 metėr katrore me truall me vlerė 725.000 lekė nė favor tė qytetarit...pėr hotel nė parkun e Madh, 150 metėr katrore truall nė me vlere 240.000 lekė pėr bar-bufe dhe 130 metėr katrore truall me vlere 208.000 lekė pėr godine 4 kate. Nė dosjet e vleresimit tė kėtyre trojeve nuk u gjenden as mandat arketimet dhe as kontratat e shitjes si i vetėm akt ligjor qė finalizon shitjen. II- Kontrolli i dokumentacionit ligjor, pėr dhėniene lejeve tė ndėrtimit nė zbatim tė kėrkesave tė Ligjit nr.8405, datė 10.09.1998 "Pėr Urbanistiken", nenet 62 dhe3 70 "Pėr terrenet publike dhe zonat turistike" si dhe kėrkesat e tjera tė kėtij Ligji. Pėr periudhen janar 2000 - Qershor 2002, pėr dhenien e lejeve tė ndėrtimit nė trojet publike nga Bashkia Tiranė nuk ishte vepruar pasi ishte bėrė pezullimi i tyre sipas njė vendimi tė veēantė tė Kėshillit Bashkiak Tiran.

    ZP--


    ...........

    ZP tregon me qejf te madh se kush shiti tokat me qe Shitesit jane ish te PD-se mirpo cudi qe nuk permend asnji emer BLERESI.

    Pse valle?

    Sepse Bleresit jane dora e ZP-se.
    Pra trimat e Berishes majmen ,favorizuan e celnikosen boset socialiste prandaj dhe ZP nuk i demaskon Bleresit.

    Te mjeret votues te PD-se..


    ..


    TEMA shkruan:

    --------

    ----------------------------------------------

    Brojka: Kėrēuku, instrument politik nė duart e Edi Ramės dhe PS-sė



    Intervistė me ish-kryetarin e bashkisė sė Tiranės, Albert Brojka



    Kjo qė po ndodh ėshtė rezultat i asaj se Mustafa Kėrēuku ėshtė jashtė realitetit dhe ai ndoshta nuk e ka kuptuar ende ose nuk do qė ta kuptojė se institucioni qė drejton duhet tė gjejė hajdutėt nė qeveri dhe nė pushtet. Zoti Kėrēuku ėshtė njė frikacak dhe kėrkon tė ruajė postin qė ka.



    Nė njė raport tė KLSH-sė thuhet se gjatė periudhės kur ju keni drejtuar bashkinė e Tiranės janė shitur 147 mijė m2 troje publike nė Tiranė. Sipas jush, sa i vėrtetė ėshtė ky konkluzion i dhėnė pėrmes raportit?

    Ka shumė mundėsi qė ata qė kanė dhėnė kėtė shifėr ose do t’i keni shtuar ndonjė zero "pa dashje" ose nuk kanė arsimin pėrkatės pėr tė bėrė mbledhjen e duhur, pasi me 147 mijė m2 troje i bie tė jetė shitur treēereku i hapėsirės sė qytetit tė Tiranės. Po tė shikoni Gazetėn Shqiptare, thuhet se janė shitur 33 mijė, sipas Zėrit tė Popullit 147 mijė, ndėrsa po tė mbledhėsh ato qė thuhen nė raport, dalin mė pak akoma.



    Si e shpjegoni faktin se KLSH nxori kėto konkluzione tani dhe jo mė parė, pasi nė krye tė kėtij institucioni ka qenė po zoti Kėrēuku, i cili ka kryer kontrolle nė bashki qė prej vitit 1997 deri nė vitin 2000 kur ju dorėzuat detyrėn?

    Ky ėshtė njė kontroll politik i zotit Mustafa Kėrēuku i cili tani po rikontrollon edhe njėherė veten e tij. Ēdo vit bashkia e Tiranės, kur kėtė institucion e kam drejtuar unė, ėshtė kontrolluar nga KLSH-ja, pėrfshi kėtu edhe pėrsa i takon shitjes sė trojeve dhe nga kėto kontrolle nuk janė nxjerrė ato konkluzione qė janė nxjerrė nė kontrollin e fundit tė drejtuar nga Mustafa Kėrēuku. E quaj kontroll politik pasi ėshtė njė kontroll i urdhėruar pėr t’i shėrbyer Edi Ramės dhe PS-sė dhe mė vjen keq qė kėtė kontroll e ushtron kreu i KLSH-sė, i cili ėshtė ulur nė atė kolltuk nga opozita. Mėnyra si ėshtė zhvilluar ky kontroll nuk ėshtė asgjė mė pak sesa njė marrėveshje mes Edvin Ramės dhe Mustafa Kėrēukut pėr tė goditur opozitėn, pėr tė goditur pėrfaqėsuesit e dikurshėm tė opozitės dhe kjo nė prag tė hetimit parlamentar pėr Edi Ramėn. Ėshtė pėr t’u ēuditur fakti se tė gjithė institucionet ndėrkombėtare flasin gjithmonė e mė shumė pėr korrupsionin e zyrtarėve apo qeveritarėve shqiptarė, dhe si pėr t’u tallur, Mustafa Kėrēuku nuk kontrollon pushtetarėt aktualė, por ata qė kanė ikur, pra ata qė nuk janė mė nė pushtet. Kjo qė po ndodh ėshtė rezultati i asaj se Mustafa Kėrēuku ėshtė jashtė realitetit dhe ai ende ndoshta nuk e ka kuptuar ose nuk do qė ta kuptojė se institucioni qė drejton duhet tė gjejė hajdutėt nė qeveri dhe nė pushtet. Zoti Kėrēuku ėshtė njė frikacak dhe kėrkon tė ruajė postin qė ka.



    A ka ndonjė ligj ku bazohet shitja e trojeve publike dhe ndonjė ēmim pėr shitjen e tyre?

    Shitja e trojeve publike bazohet nė njė ligj tė Parlamentit shqiptar qė titullohet ligji pėr shit-blerjen e trojeve publike. Nė kėtė ligj, nė mėnyrė taksative, thuhet se nėse nė njė truall publik ėshtė dhėnė leja e ndėrtimit dhe objekti qė po ndėrtohet arrin si vlerė trefishin e vlerės sė truallit, atėherė organet e pushtetit lokal ia shesin truallin subjektit qė ka marrė lejen e ndėrtimit. Pra, shitja e trojeve ėshtė bėrė konform ligjit dhe nė tė gjitha rastet, trojet janė shitur vetėm atėherė kur mbi to ėshtė bėrė njė objekt. Lejet e ndėrtimit mbi troje publike janė dhėnė deri nė vitin 1995 dhe pas kėtij viti nuk janė dhėnė mė leje ndėrtimi nė troje publike dhe tė gjitha trojet e shitura janė ato qė janė zėnė nga ndėrtimet me leje para vitit 1995. Pėrsa i takon ēmimit, bashkia nuk cakton as edhe njė ēmim, por ai ėshtė i caktuar me njė vendim tė posaēėm qeveritar, qė ėshtė kontestuar nga ana ime kur isha kryetar bashkie pėr faktin se ai ishte shumė i ulėt. Ajo qė mė bėn pėrshtypje ėshtė fakti se socialistėt apo KLSH-ja mburren se Edvin Rama nuk ka shitur asnjė truall publik, nė njė kohė qė ligji kushtėzon shitjen e kėtyre trojeve kur janė tė zėna nga ndėrtimet me leje. Nuk e kuptoj sesi mund tė mburresh me njė individ qė nuk zbaton ligjin dhe sė dyti, Edi Rama nuk ka ēfarė tė shesė pėr faktin se lejet e ndėrtimit nė trojet publike janė bllokuar qė nė vitin 1995 dhe nė kėto kushte ai nuk ka ēfarė tė shesė. Trojet janė shitur me vendim tė kėshillit bashkiak dhe unė nuk kam qenė anėtar i kėshillit bashkiak. Pjesa dėrrmuese e trojeve ėshtė shitur me vendim tė kėshillit bashkiak, dhe nėse mund tė akuzohet njeri pėr shitje nėn pretekstin se ka qenė anėtar i kėshillit bashkiak, atėherė p.sh., mund tė akuzohet Musa Ulqini qė ka qenė anėtar i kėshillit dhe qė ka votuar pro shitjes, ashtu siē kanė bėrė tė gjithė kėshilltarėt socialistė.



    ..................



    Brojka thote:

    ""Ky ėshtė njė kontroll politik i zotit Mustafa Kėrēuku i cili tani po rikontrollon edhe njėherė veten e tij. Ēdo vit bashkia e Tiranės, kur kėtė institucion e kam drejtuar unė, ėshtė kontrolluar nga KLSH-ja, pėrfshi kėtu edhe pėrsa i takon shitjes sė trojeve dhe nga kėto kontrolle nuk janė nxjerrė ato konkluzione qė janė nxjerrė nė kontrollin e fundit tė drejtuar nga Mustafa Kėrēuku. E quaj kontroll politik pasi ėshtė njė kontroll i urdhėruar pėr t’i shėrbyer Edi Ramės dhe PS-sė dhe mė vjen keq qė kėtė kontroll e ushtron kreu i KLSH-sė, i cili ėshtė ulur nė atė kolltuk nga opozita."""


    Pra dhe ata qe ve opozita perseri dalin spiuna te PS-se si ky kavajsi Ballist Kercuku,spiun qe ne fillore i operativit.

    E po ska faj PS.

    Kur pd eshte ne Pushtet trojet ja shet Musa Ulqini dhe ja shet Lush perpalve..
    Kur PD eshte ne opozite sapo i jepet rasti te delegoje ndonje per te punuar ne ndonji zyre nga pala e djathte..per cudi vete gjen perseri ndonje spiun PS_je.

    E po cte bej Tosi kur dhe ata qe ve vete dhe ata qe ja bjen PD_ja jane vegla te PS-se.

    Mjer votuesit e PD-se..

    ..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 07-05-2003 mė 06:10

Faqja 8 prej 10 FillimFillim ... 678910 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skėnderbeu
    Nga Arbushi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Turqi, gjuha shqipe nė programin e televizionit shtetėror
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-11-2008, 17:11
  3. Si po shpenzohet buxheti shtetėror
    Nga starfo nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-12-2006, 10:31
  4. Mjerimi I Mesuesit, Krim Shteteror
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-11-2005, 14:17
  5. SHISH - Sherbimi Informativ Shteteror.
    Nga BlueBaron nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-03-2005, 13:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •