Close
Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 92
  1. #61
    Si nuk doli ketu nje hibrid midis jush more pa nami le te behej.Nje tip taraso-albo ose sociobrari,qe te fliste pa pasione partiake.Djema jeni te mykur qe te gjithe.Disave u ka mbetur ora qe ne 44-en kur thone shqipnia e shqiptareve,ca te tjereve ne 92,cave ne 97-en kurse tarasi nuk e ka kurdisur qe ne 80-en me duket.brarit i kan thy xhomin e ores fare me duket dhe llogarit oren me shkop kundrejt diellit.E verteta qe nga 92 eshte keshtu:

    Korrupsionin qe dhe me pare ekzistonte te shqipot qe nga koha e qoftelargut(ndonese ne trajte me te zbutur,tip nderesh hiq e ver ne pune,e drejte studimi etj) e shkallezoi ne funksion eksponencial regjimi primitiv i berishes.Sa per luften qe ju be nga berisha jane perseri dokkra.Cfare i beri ai genc rulit?i tha u trashegofsh kur beri dasmen me shpenezime te papara per kohen.Sot ia kalon nano ndoshta.

    Socialistet me te ardhur ne pushtet iu perveshen punes mire per tu bere me lek,si i thone fjales se helbete pas firmave piramidale u bo keq per lek...kshu thuhej ne tirane.po nder te tjera kane bere dhe ca punera te mira si psh zhdukja e qoskave qe nuk do te iknin kurre vete sepse u erdhi koha per te ikur sic thote albo etj.Nuk them qe ne pushtetin e sales nuk kishte absolutisht asgje te mire,se edhe nuk e mbaj mend mire,po shteti i sotem eshte ku e ku me ate te pd-se.kjo nuk eshte vetem merite e socialisteve por edhe e kohes ne te cilen jetojme,e te huajve qe na komandojne dhe e popullit qe mori vesh me ne fund te mos merret me politike e gam e gum.

    sa per ate qe nga asnjeri krah nuk ka asnje te pakorruptuar nuk jam dakord.Njerez te ndershem ke ne ps e pd dhe ne grupet e simpatizanteve te te dyja kraheve.seshte nevoja tju sjell emra ketu se ju jeni vete te ndergjegjshem per kete.por e keqja eshte se njerezit e korruptuar ne te dyja krahet shfrytezojne konjukturat per te arritur pozicione kyce nga ku mund te ushtrohet me lehtesi i ashtuquajturi abuzim ne tendera ose te ngjashme me kete
    shendet e te mira
    Zani
    taraso ai i londres je qe e kishe shpin te shallvaret?nqs po me co nje mesazh privat

  2. #62
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,288
    Postimet nė Bllog
    22
    Kryeministri paralajmeron se do te kerkohet nderhyrja e prokurorise per te hetuar dosjet e VIP-ave fiskale, te cileve, sipas tij, u jane bere privilegje: "Ka ardhur koha, qe lufta kunder evazionit fiskal, korrupsionit dhe klientelizmit ne administrimin e fondeve publike, duhet te dale nga zyrat pergjegjese te shtetit"

    Alketa MYFTIU

    Kryeministri Nano paralajmeron furtune mbi disa nga boset e biznesit, te cilet dyshohen se kane fshehur detyrimet fiskale. Kete paralajmerim, me nota gati kercenuese, Nano e beri dje ne mbledhjen e grupit te deputeteve socialiste, ku u diskutua projekti i paketes se re fiskale.

    Duke e prezantuar si prioritet te qeverise qe ai drejton, zbutjen drejt neutralizimit te karakterit te larte informal te tregut kombetar, evazionit fiskal dhe doganor, si dhe marredheniet e ngushta klienteliste mes administrates tatimore e doganore me biznesin, Nano siguroi se se afermi do kerkohet "nderhyrja e Prokurorise per te hetuar me ne thellesi disa dosje VIP-ash fiskale te trajtuara nga agjente tatimore, te cileve u jane bere privilegje, duke shkaktuar rrjedhje te medha fiskale ne vite". Nje qeverisje e pergjegjshme, nenvizoi kryeqeveritari, do te thote te mbeshtetesh, jo vetem ne harmonizimin e instrumenteve te ndryshem fiskale, por edhe te instrumentave te shtetit ligjor. Nano terhoqi vemendjen se ka ardhur koha qe lufta kunder evazionit fiskal, korrupsionit dhe klientelizmit ne administrimin e fondeve publike duhet te dale nga zyrat pergjegjese te shtetit. "Trysnia ndaj ketyre fenomeneve, - tha Nano, - duhet te jete vertikale, cka do te thote zgjerimin e bazes se agjenteve tatimore, qe zhdoganimi korruptiv ose i efekshem i rradhes te mos perqendrohet vetem ne zyren e Drejtorit te Doganave, te Ministrit te Financave, apo te Kryeministrit dhe kryetarit te maxhorances gjithashtu".

    Megjithate, shefi i qeverise nuk ka sqaruar me tej se cilet do te jene VIP-at e pare te botes se biznesit, qe do te perfundojne ne dore te prokurorise. Aktualisht, Drejtoria e Doganave ka kerkuar nga prokuroria ndjekjen penale per disa subjekte, qe i jane shmangur pagimit te detyrimeve, por dje Nano ka premtuar se kesaj liste do t'i shtohen edhe biznese te medha dhe te fuqishme.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #63
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Nano c'eminizoi doganen e Durresit
    Arrestimi i djeshem, spektakolar dhe publik i Drejtorit te Doganes se Durresit eshte nje doze tjeter autoriteti dhe prestigji qe fitoi administrata e sotme e udhehequr nga Kryeministri Nano, packa se nje ngjarje sporadike dhe e rralle ne llojin e vet.

    Eshte e qarte se ne doganen e Durresit, kalojne shpesh mallra kontrabande. Zbulimi i djeshem, nuk eshte se tregoi vetem autoritetin e vendosur ne pikat kyce te shtetit. Nga ana tjeter, ndalimi i makines kontrabande eshte vetem maja e ajzbergut. Mjeti levizez i paprekshem dhe i imunizuar i kryedoganierit mund ta kete bere shpesh dhe cdo dite te Zotit, ate pune. Por, zbulimi dhe arrestimi i djeshem, tregon se po te ekzistoje vullneti, abuzivizmit mund t'i vihet fre.Dhe, vullneti buron pikesepari nga Kryeministri, por edhe nga njerezit qe ai zgjedh per te kryer detyrat perkatese. Mesa duket kthesa nis qe me emerimin e Kryepolicit te Durresit, Pashk Tusha. Nje autoritet relevant, i pakompromentueshem, nje bezdi dhe dhimbje koke per shkelesit banal te ligjit dhe traut te doganes. Mirepo, kjo kthese ka nisur edhe pak me heret. Ndoshta, qysh me reflektimin e Kryeministrit per c'eminizimin e shtetit, nje kerkese kjo e vazhdueshme qe iu be nga shtypi progresist. Packa se shtrengonte koken me duar nga kritikat e ashpra te nje pjese te medias per pervetesimin e shtetit nga ana e stafit dhe njerezve te afert kjo serish ndikoi pozitivisht ne ndergjegjesimin e Kryeministrit dhe ne motivimin e tij per pune konkrete dhe lufte konkrete ndaj korrupsionit dhe kontrabandes. Kryeministri, i njohur per natyren e tij dinake dhe largpames, pertej perdes qe i vendosi Emini, ka vendosur te hedhe hapa konkrete ne lufte ndaj krimit, kontrabandes,etj. Dihet se Durresi eshte qendra e kontrabandes ne vend ,ndaj urdheri i kryepolicit te Durresit Pashk Tusha ka kaluar nga sita e Nanos ne fillim dhe eshte konkretizuar me venien e prangave ndaj kreut te doganes ne Durres. Kryeministri Nano me kete veprim ka dashur te jap sinjalin se nuk jam i perzier ne Durres sic qarkullonin teza ne kohen e fillimit te eminizimit te Shtetit. Nano goditi, pikerisht ne Durres dhe pikerisht mbreme per t'iu thene te gjitheve , edhe miqve-armiq, ne kampin socialiast se ka vendosur te hyje thelle ne strehen e te veteve roze , te cilet kane bere gjynahe me pronat publike, me doganat, me tatimet, me venie pasurie te zeze, etj,se tashme ka hapur librin e bardhe te luftes pa kompromis. Fakti i mbremshem e cliron kryeministrin nga akuzat e bera per "patronazh te doganes se Durresit" nga ana e tij, ndonese nuk e cliron edhe nga njelloj pergjegjsie morale, qe njerez nen emrin e tij ne kryeministri kalonin mallra kontrabande. Megjithate arrestimi i mbremshem tregoi se ai ka filluar stinen e luftes se ftohte ndaj te gjithe atyre qe flasin me emin e tij. Edhe vete emerimi i kryepolicit Pashk Tusha ne Durres, i cili njihet si nje nga drejtuesit policor me te zote ne Republike, jep sinjalin e spastrimit rrenjesor qe po behet ne polici. Dihet tashme se krimi i organizuar nuk mund te veproj pa patur njerezit e tij ne dogana e polici, ndaj kryeministri, ndonese paksa vone ,ka filluar operacionin "Duart e pastra" per ato qe ka nen varesi. Edhe kerkesa e tij per dekorimin nga Presidenti Moisiu e dy policeve te Ndertimores dhe te vete drejtorise se Pergjithshme te Policise Ndertimore mbarte nje mesazh ta hapur publik. Tregoi se Shteti eshte i vendosur ndaj shkelesve te ligjit dhe se operacioni i deklaruar per prishjen e te gjitha objekteve pa leje ne bregdet do te jete me i furishem ne ditet qe vijne. Por kryeministri do te kerkoj denimin e disa zyrtareve te ipotekave, te cilet kane regjistruar pasuri politikanesh, te pa plota me dokumenta ligjor. Nje gje e tille pritet te spostohet edhe ne dyert e Prokurorit te Pergjithshem te Republikes zotit Sollaku, ku do te kerkohet arrestimi te politikaneve te nivelit te larte, heqje imunitetesh deputetesh apo ish-ministrash -deputete, te cilet kohet e fundit kane filluar te pastrojne parate e zeza duke hyre me media te reja apo ne biznese te tjera, gjoja te ligjshme. Mesohet se Nano ka hartuar nje liste me emrat zyrtaresh, ish-ministrash dhe nje minister i kabinetit te tij, te cilet ia ka derguar Prokurorit te Pergjithshem per hetimin e pasurive te tyre miliardere. Ky ndryshim i diteve te fundit te zotit Nano ose lidhet me vendosmerine e tij kryenece per te denuar te gjithe ato qe e kane shkelur, ose ka ndonje prapesi politike te cilen vetem ai e di se ku do te dale. Njerezit e stafit te kryeministrit kane mbledhur fakte ne ipoteken e Tiranes dhe ne te gjitha te tjerat, si ne Sarande, Vlore, Durres, Pogradec, Shkoder, etj. per pasurite e disa deputeteve dhe ish-ministrave socialiste, te vena nen emra te rreme ose te farefisit te tyre, por qe nuk justifikohet prej tyre burimi i pasurise. Pra i bie qe jane para te vena nga krimi i organizuar dhe kontrabanda e shfrytezimi i pushtetit. Njeri prej ish-ministrave eshte planifikuar qe te arrestohet nga Prokuroria ne nje moment pak para nenshkrimit te Negociatave me Romando Prodin ne shkurt-mars te vitit te ardhshem. Ndonese, sipas fakteve te grumbulluara e te hetuara nen konspiracion te plote kupa eshte mbushur nga ky ish-minister, porse te krijon ndofta edhe nje hakmarrje politike te Nanos ndaj atyre qe nuk jane ne brazden e tij. Gjithsesi krimi duhet ndeshkuar,pavaresisht konteksit qe i jepet dhe momenti kur eshte menduar per t'i vene prangat. Sipas informacioneve, nga zyra te besuara, edhe lideri i PD-se do ta mbeshtese kete gje, bile do te kerkoje publikisht qe te hetohen edhe ish-ministrat e tij dhe ish-kryeministri i PD-se Aleksander Meksi.

    Kryeministri veprimin e djeshem ne Durres nuk duhet ta ndaloj as ne dogana te tjera dhe as ne institucione edhe me te rendesishme. Viti i Ri po vjen dhe sic gezojne te varfer shumica e shqiptareve eshte mire qe ne qelite e drejtesise te festojne Vitin e RI edhe ato qe kane lesh e li kete vend, duke vjedhur e pasuruar ne menyre te paligjshme. Natyrisht, kryeministri Nano ,sic eshte kritikuar me te drejte nga "Koha Jone" ,kur kemi menduar se ka gabuar ,ashtu edhe meriton perkrahjen mediatike dhe publike ditet e fundit, kur po pastron eminizimin e Shtetit, eminizim qe filloi ne shtator dhe mbaroi ne fillim te dhjetorit te ketij viti.
    PAUCA SED MATURA

  4. #64
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    me vjen shume "mire" kur degjoj lajme te tilla.ndoshta kryedoganieri ska per te bere ndonje dite burg ose maximumi 1 vit por ama me kete vene mend doganieret dhe bosat e doganierve te tjere qe i mbajne syte hapur ku te bejne ndonje gol.
    PAUCA SED MATURA

  5. #65
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Dogarieret e Durresit ne pranga.

    Prokuroria; Drejtori i doganės Aurel Fejzullahu dhe katėr vartės tė tij do tė ndiqen nė gjendje tė lirė

    Lirohet drejtori i doganės sė Durrėsit

    Bllokimi i njė valixheje me celularė prangos shoferin e drejtorit dhe dy doganierė portualė

    DURRĖS- Shoqėrohet nė polici dhe mė pas lihet i lirė drejtori i doganės sė Durrėsit, ndėrsa arrestohet shoferi i tij si dhe dy doganierė. Bllokimi i njė valixheje me 91 celularė kontrabandė, nė portin detar tė Durrėsit, ka qenė motivi i kėtyre masave ndaj kreut tė doganės sė Durrėsit, Aurel Fejzullahu, dhe vartėsve tė tij. Burime policore nga porti detar i Durrėsit thanė pėr gazetėn se nė orėn 11.00 tė ditės sė djeshme, me tragetin Jonis tė linjės Bari –Durrės, i cili ėshtė ankoruar nė kalatėn 4 tė portit, ka zbritur dhe shtetasi Pirro Zėre, bagazhi i tė cilit kishte dhe valixhen me 91 celularė kontrabandė. Bagazhet e Zėres ishin kontrolluar nga doganierėt, tė cilėt nuk kanė vėrejtur asnjė lloj problemi. Mė pas shtetasi i cili dispononte kėtė valixhe, ka hipur nė automjetin e drejtorit tė doganės sė Durrėsit, i cili drejtohej nga shoferi i drejtorit Arshi Dibra. Ky i fundit, sė bashku me shtetasin qė dispononte valixhen mė celularė ka lėvizur nė drejtim tė portės nr. 2 tė portit, ku dy policėt e shėrbimit e kanė ndaluar automjetin dhe e kanė kontrolluar atė, duke zbuluar dhe ēantėn me celularė kontrabandė. Policia ka shoqėruar menjėherė nė komisariat shoferin e drejtorit tė doganės sė Durrėsit dhe Pirro Zėren qė dispononte valixhen me celularė. Ky i fundit ėshtė pronar i njė dyqani celularėsh nė Durrės. Pas ndalimit tė kėtyre dy personave, policia ka shoqėruar nė komisariat dhe ka marrė nė pyetje drejtorin e degės sė doganės sė Durrėsit, Aurel Fejzullahun. Ndėrkohė ėshtė shoqėruar nė polici edhe Gėzim Kaloshi, Julian Zhelegu, Vaso Buxhuku, Lavdosh Zerba, Agron Kodra, Valtėr Lila, tė gjithė doganierė, si dhe Irakli Qirajko, shitės. Rreth orės 14:30, nė portin e Durrėsit, ka mbėrritur dhe drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė Shqiptare, Bajram Ibro, drejtori i Pėrgjithshėm i Doganave, Sokol Kraja, drejtori i krimeve, Bizhga dhe prokurori i Durrėsit, Arben Dollapi. Ndėrkohė policia nisi hetimet intensive lidhur me kėtė ēėshtje dhe materialet i kaluan prokurorisė sė Durrėsit. Mėsohet se ēėshtja u mor nė ngarkim nga prokurori F.Elezi. Pas hetimit u vendos qė drejtori i doganės sė Durrėsit dhe katėr doganierė tė tjerė tė hetohen nė gjendje tė lirė, ndėrsa ėshtė marrė masa e arrestit ndaj shoferit tė drejtorit, dy personave qė shoqėronin mallin kontrabandė dhe ndaj dy doganierėve. Ndėrkohė dje nė orėt e mbrėmjes ėshtė mbledhur komisioni disiplinor nė drejtorinė e Pėrgjithshme tė doganave pėr tė marrė masėn e pushimit nga puna tė punonjėsve tė mėsipėrm.

    Flet Ibraj dhe Kraja
    Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė shqiptare, Bajram Ibro, dhe ai i doganave, Sokol Kraja, kanė bėrė dhe komentet e tyre nė lidhje me bllokimin e celularėve kontrabandė dhe shoqėrimet e bėra nga policia. Sipas drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė Shqiptare, ka qenė njė operacion i pėrbashkėt i policisė dhe i drejtorisė sė doganave, nė bazė dhe tė njė memorandumi qė kanė kėto dy institucione. Hartimi i planeve tė pėrbashkėta tė veprimit, sipas Ibrajt, ka dhėnė dhe rezultatet e para duke filluar nga bllokimi tė mėrkurėn i 40 kg hashash nė Rinas dhe me bllokimin e celularėve kontrabandė nė Durrės. Kolonel Ibraj ka konfirmuar gjithashtu se ka pasur tė dhėna nė lidhje me shoferin e drejtorit dhe vetė drejtorin e doganės sė Durrėsit pėr implikim nė kėtė ēėshtje, ndėrkohė qė ka pohuar dhe mundėsinė e marrjes sė informacioneve qė nga Brindisi si dhe tė dhėna jo vetėm pėr kėtė rast. Nga ana e tij, drejtori i Pėrgjithshėm i Doganave, Sokol Kraja, ka deklaruar se do tė vazhdojė goditja e krimit tė organizuar dhe pastrimi i vetvetes duke nėnkuptuar elementėt e inkriminuar nė dogana .”T’i japim shembullin tonė biznesit tė ndershėm”,- ėshtė shprehur Kraja, i cili ka konfirmuar se operacioni ėshtė zhvilluar nė bashkėpunim me policinė. Ky operacion ka deklaruar ai i tregon opinionit publik se policia dhe dogana nuk do tė bėjė mė shaka nė luftėn kundėr trafiqeve dhe kontrabandės, duke filluar nga vetvetja. Kraja ka konfirmua gjithashtu pezullimin nga detyra tė drejtorit tė doganės sė Durrėsit Fejzullahu, pėr tė vazhduar hetimet nė lidhje me shkallėn e implikimit tė tij nė kėtė cėshtje. Sapo dy titullarėt e policisė dhe tė doganės kanė pėrfunduar intervistat dhe i janė drejtuar zyrave tė drejtorisė sė doganės sė portit tė Durrėsit, njė furgon policie ka mbėrritur nė derėn e doganės sė bashku me dy autovetura, ndėrkohė qė ėshtė parė tė dalė nga dera e doganės sė Durrėsit, drejtori i saj, Aurel Fejzullahu, i shoqėruar nga dy policė. Mė pas autoveturat policore sė bashku me drejtorin Fejzullai janė larguar me shpejtėsi nė drejtim tė komisariatit tė Durrėsi.
    Llambi Kallēo

    Karriera e Aurel Fejzullahut
    Aurel Fejzullahu deri dej drejtor i doganės sė Durrėsit ka 8 vjet qė punon nė kėtė administratė; thanė pėr gazetėn burime nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Doganave. Po sipas kėtyre burimeve Fejzullahu fillimisht ka qenė shef i doganės sė Goricės dhe mė pas ka punuar doganier nė Korēė. Ai ėshtė emėruar nė krye tė doganės sė Durrėsit nga Vasil Pilo, parardhėsi i drejtorit aktual tė pėrgjithshėm. Fejzullahu zėvendėsoi nė kėtė post Alqi Manēollin, i cili aktualisht ėshtė zv/drejtor i pėrgjithshėm i doganave.

    Nė masė arresti
    Arshi Dibra- Shofer i drejtorit tė doganės
    Piro Zėre- subjekti kontrabandist
    Irakli Qirjako- shitėsi (bashkėpunėtor nė kontrabandė)
    Agron Kodra- doganier i kontrollit fizik
    Valter Lila- doganier i kontrollit fizik

    Nė gjendje tė lirė
    Aurel Fejzullahu- drejtor i doganės sė Durrėsit
    Lavdosh Zerba- doganier i pranimit tė dokumentacionit
    Julian Zhelegu- doganier
    Vaso Buxhuku- doganier
    Gėzim Kaloshi- doganier
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  6. #66
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Sipas Sh.B.A, Korrupsioni dhe krimi perbejne kercenim per Shqiperine.

    Interviste me Ambasadorin Amerikan ne Tirane e radios "Zeri i Amerikes":


    Ambasadori amerikan ne Tirane shprehet se korrupsioni, kriminaliteti apo mungesa e transparences nga qeveria, jo vetem qe jane shume te demshme ne vetvete, por ato bllokojne zhvillimin ekonomik: "Ato duhen luftuar qe politika te mbese e lire dhe e drejte"

    Shtetet e Bashkuara paralajmeruan dje Shqiperine se krimi dhe korrupsioni po kercenojne zhvillimin ekonomik dhe te ardhmen e vendit. Ne nje interviste te regjistruar per "Zerin e Amerikes", ambasadori i SHBA ne Tirane, Xhejms Franklin Xhefrej u shpreh se korrupsioni dhe kriminaliteti jane probleme shume te rendesishme, qe po pengojne Shqiperine "te shfrytezoje te gjitha potencialet e saj". "Problemi eshte se korrupsioni dhe kriminaliteti apo mungesa e transparences nga qeveria, jo vetem qe jane shume te demshme ne vetvete, por ato bllokojne zhvillimin ekonomik", tha Xhefrej nga Uashingtoni. Per diplomatin amerikan, "motorri i zhvillimit ekonomik eshte sektori privat, investimet e huaja, shkembimi i ideve, i njerezve, i prodhimeve permes kufinjve". Por ai paralajmeroi se "nese njerezit kane mendimin se Shqiperia nuk eshte kaq konkurrente, per sa i perket luftes kunder korrupsionit, atehere parate dhe njerezit do te shkojne gjetiu dhe te gjitha perpjekjet tona (te SHBA) per te nxitur zhvillimin ekonomik do te ndeshin ne veshtiresi".

    Perfaqesuesi me i larte i Departamentit te Shtetit ne Shqiperi, Xhefrej, u shpreh indirekt dhe me nje gjuhe diplomatike, se krimi dhe korrupsioni jane te lidhur me politiken, duke ndikuar ne vendimmarrjen e saj. "Si qellim ne vetvete, si synim qe politika te mbese e lire dhe e drejte, por me e rendesishmja si nje element kyc i zhvillimit ekonomik, vemendja jone duhet te perqendrohet ne luften kunder krimit dhe korrupsionit", tha diplomati me origjine nga Virxhinia. Duke perseritur se Shqiperia mbetet mike dhe partnere e rendesishme e Amerikes.

    E.M

    Si i vleresoni marredheniet mes SHBA dhe Shqiperise dhe cilat kane interesat kryesore amerikane ne kete vend?

    Marredheniet jane te shkelqyera. Te Shqiperia ne kemi nje mik dhe partner te forte ne Ballkan. E pame kete me 1999, e kemi pare kete ne pergjigjen e saj te shpejte dhe bujare, e shume te vlefshme ne luften kunder terrorizmit. Synimet tona tani jane te punonjme ne rradhe te pare per zhvillimin ekonomik e social te vendit per te integruar Shqiperine ne institucionet atlantike dhe evropiane, me theks te vecante ne aleancen e NATO-s dhe si perfundim, por shume e rendesishme eshte te ndihmojme shqiptaret dhe qeverine e tyre ne luften kunder korrupsionit dhe krimit. Kjo eshte tejet e rendesishme, pasi po behet pengese per kaq shume gjera ne marredheniet e Shqiperise me vendet e tjera dhe per te ardhmen e vendit.

    A shihni nje angazhim real nga ana e autoriteteve shqiptare per te zgjidhur problemet e korrupsionit dhe krimit te organizuar dhe a ka shteti shqiptar aftesine e nevojshme per t'i zgjidhur keto probleme?

    Nje pyetje shume e mire. Padyshim ne shohim shume shenja te mira te nje angazhimi ne rritje. Nje shembull i kesaj eshte veprimi i efektshem per te bllokuar trafikun dhe tregtine me skafet, qe ka ndikuar ne uljen e ndjeshme te njerezve qe trafikohen nga Shqiperia per ne Itali. Shembuj te tille duhet te jene me te shumte. Per sa u perket burimeve qe duhen per kete qellim, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian ne vecanti po i shtojne ndjeshem ndihmat ne kete drejtim. Be po dergon 25 specialiste te doganave per te punuar me shqiptaret, ne po ndihmojne me programe aktive policine, prokurorine, gjyqesorin ne Shqiperi. Kemi programe te shumta kualifikimi dhe vezhgimi. OSBE dhe nje sere institucionesh te tjera po punojne me zyrtaret e te gjitha rangjeve ne Shqiperi, qe nga nivelet me te larta deri poshte per te luftuar keto probleme shume-shume serioze.

    A mendoni se mazhoranca dhe opozita jane sinqerisht te angazhuara per te bashkepunuar per kryerjen e reformave te nevojshme politike dhe ekonomike dhe per te zgjidhur problemet madhore me te cilat perballet sot Shqiperia?

    Na behen shume pyetje te kesaj natyre. Pergjigja eshte gjithmone e njejte: Ne nuk nderhyjme ne problemet e brendshme te qeverise dhe opozites politike ne nje shtet demokrat. Dhe Shqiperia eshte nje shtet demokratik dhe kjo eshte nje nga anet e saj me te forta. Ajo qe bejme ne eshte te gjykojme rezultatet. Cdo gje qe ndihmon per stabilitetin per forcimin e institucioneve demokratike, respektimin e shtetit ligjor, per luften kunder korrupsionit dhe zhvillimin ekonomik te vendit, do te mbeshtet nga komuniteti nderkombetar. Hapat qe nuk ndihmojne ne kete drejtim nuk do te mbeshteten. Ne Shqiperi po afrohen zgjedhjet vendore, ne presim qe sistemi zgjedhor ne Shqiperi dhe nga partite politike, do ta permiresojne me tej sistemin dhe procesin e tyre elektoral. Rekomandimet e ODIHR jane shume te vlefshme per kete. Shtetet e Bashkuara i mbeshtesin ato.

    A eshte real rreziku i fondamentalizmit islamik ne Shqiperi?

    Ekziston gjithmone rreziku i lidhjes se islamizmit ekstrem, fondamentalizmit, terrorizmit, jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Amerike dhe ne te gjithe boten. Kjo nuk ka te beje me besimin e shumices se popullesise se nje vendi, por me menyren sesi terroristet dhe ata qe i mbeshtesin kane arritur te futen neper institucione, qofshin ato ne Amerike, ne Hamburg, ne Pakistan, ne Shqiperi, ne Greqi, Qipro, Turqi apo ne vende te tjera.

    A paraqet problem per SHBA vazhdimi i anetaresimit te Shqiperise ne Organizaten e Konferences Islamike?

    Jo, nuk perben asnje problem. Ne kemi marredhenie shume te mira me kete organizate. Kur punoja ne Departamentin e Shtetit ne Drejtorine per Lindjen e Mesme mbuloja edhe marredheniet tona me kete organizate. Ne kemi nje dialog shume te mire, si me vendet anetare, ashtu dhe me vete organizaten. Ajo eshte nje organizate e mire, qe ndihmon ne kuptimin me te mire te njeri-tjetrit, te botes islame me Perendimin dhe pjesen tjeter te botes. Ne e mbeshtesim vendimin sovran te Shqiperise per te mbajtur qendrimin qe deshiron ndaj saj.

    Cilat jane disa nga fushat apo ceshtjet ne te cilat SHBA do te donte te shihte nje angazhim me te madh nga qeveria shqiptare gjate ketij viti?

    Ju permendet korrupsionin dhe kriminalitetin si problemet me te medha. Une do t'u beja atyre nje ndryshim shume te vogel. Keto te dyja jane probleme shume te rendesishme, por do te thoja se zhvillimi ekonomik eshte pengesa numer nje, me e madhja, qe nuk po e lejon Shqiperine te shfrytezoje te gjitha potencialet e saj, po te kemi parasysh nivelin e arsimimit dhe kulturen e punes, qe eshte shume e mire. Problemi eshte se korrupsioni dhe kriminaliteti apo mungesa e transparences nga qeveria, jo vetem qe jane shume te demshme ne vetvete, por ato bllokojne zhvillimin ekonomik. Motorri i ketij zhvillimi ekonomik eshte sektori privat, investimet e huaja, shkembimi i ideve, i njerezve, i prodhimeve permes kufinjve. Nese njerezit kane mendimin se Shqiperia nuk eshte kaq konkurrente per sa i perket luftes kunder korrupsionit, atehere parate dhe njerezit do te shkojne gjetiu dhe te gjitha perpjekjet tona per te nxitur zhvillimin ekonomik do te ndeshin ne veshtiresi. Prandaj si qellim ne vetvete, si synim qe politika te mbese e lire dhe e drejte, por me e rendesishmja si nje element kyc i zhvillimit ekonomik, vemendja jone duhet te perqendrohet ne luften kunder krimit dhe korrupsionit. Dua te theksoj edhe nje here se Shqiperia eshte nje mik dhe partner i rendesishem i Shteteve te Bashkuara dhe ne presim marredhenie edhe me te ngushta, ndersa muajt e ardhshem mund te jene te trazuar, si ne rajon, ashtu dhe ne bote.

    Marre nga "Zeri i Amerikes"
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  7. #67
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Evropa Juglindore, e zhytur ne korrupsion

    LONDER - Ne vendet e Evropes Juglindore jane regjistruar nivele te larta korrupsioni ne muajt e fundit, per shkak te mungeses se efikasitetit te institucioneve shteterore dhe dobesise ne legjislacion per te rritur masat per ta luftuar kete fenomen. Ky vleresim eshte bere ne Raportin Boteror per Korrupsionin per vitin 2003, i prezantuar dje ne Londer nga organizata joqeveritare "Trasparency International" (IT). Korrupsioni vazhdon te jete i perhapur ne juglindje te Evropes (Shqiperi, Bosnje-Hercegovine, Bullgari, Kroaci, Qipro, Maqedoni, Malte, Rumani, Turqi dhe ish-Jugosllavi), ku ekziston nje sistem per te cilin rrjete te vjetra te influences dhe sisteme paralele per te siguruar sherbime apo prodhime jane normale.

    Ne pjesen per Shqiperine, raporti thote se ne Tirane eshte ngitur nje njesi antikorrupsion me perfaqesues te ministrive te Rendit Publik, Financave, Drejtesise dhe zyres se Prokurorit te Pergjithshem. Ne qershor 2002, qeveria hartoi nje ligj antikorrupsion, qe do te mundesoje krijimin e nje njesie speciale per te hetuar per pasurite e vena nga rreth 5.000 zyrtare te rangut te mesem dhe te larte. Anetaret e kesaj trupe, qe do te zgjidhen nga Parlamenti, do te kene juridiksion te zgjeruar dhe akses ne te dhenat e bankave dhe sipermarrjeve private.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  8. #68
    Shqiperia Etnike Maska e shoku_sar
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    176

    Post PRESIDENTI SHQIPTAR BERISHA I PERZIER NE KONTRABANDEN E NAFTES ME SERBINE

    Gazeta me e madhe kroate "Globus" shkruan:

    E marte, 19 korrik 1994 .Presidenti shqiptar, Berisha, dhe presidenti i Malit te Zi, Bullatoviq, jane marre vesh per kontrabanden gjigande te naftes per Jugosllavi

    Presidenti shqiptar, Berisha i perzier

    Gazeta me e madhe kroate "Globus" e cila ka 56 faqe dhe del me tirazh prej 202815 kopjesh me numrin e saj te dates 8 korrik ne tre faqet e para te saj botoi artikullin ekskluziv te cilin po e botojme te plote.

    Deri ne dorezimin e gazetes sone ne shtyp ne mjetet e informacionit kroat nuk pati asnje reagim te Ambasades shqiptare ne Zagreb.

    Reporteri special i "Globus" Antun Masle, ka hyre ne qytetin shqiptar, Shkoder, dhe ne kufirin shqiptaro-jugosllav.

    Perkunder izolimit te plote nderkombetar te Republikes Federale te Jugosllavise, banoret e ketij vendi si edhe serbet ne territoret qe ata i okupuan ne Bosnje e Kroaci, sechere e me pak po e ndiejme mungesen e nates. Dhe derisa, duke i ju falenderuar operacionit te gjere te forcave detare te NATO-s "Sharp Guard", bregdeti jugosllav eshte krejtesisht i shkeputur. Milloshevici e Karaxhici naften e marrin permes kufirit shqiptaro-malazez.

    Gjersa bllokada detare ndaj RF te Jugosllavise eshte vendosur me sukses, kontrabanda permes rrugeve tokesore, Jugosllavise i sjelle nafte te mjaftueshme edhe per nevoja ushtarake edhe per ato civile. Kanali me i madh e kryesor eshte kufiri shqiptaro-malazez pergjate brigjeve te Liqenit te Shkodres.

    Rruga automobilistike prej kryeqytetit shqiptar, Tiranes drejt Shkodres, qytetit buze liqenit me te njejtin emer, nuk mund te krahasohet me asnje rruge automobilistike ne Evrope. Fjala eshte per rrugen me vetem dy traka shume te ngushte, madje me te ngushte se magjistrata e Adriatikut dhe pa shenja trafiku.

    Katastrofa ekologjike e Liqenit te Shkodres

    Perafersisht ne gjysmen e rruges se gjate 120 kilometra behet e qarte se cfare bartet me se shpeshti mes Tiranes dhe Shkodres. Ana e djathte e rruges Tirane-Shkoder duket e zeze dhe e yndyrshme prej naftes, kurse ana e majte eshte e thate me ngjyre normale asfalti. Kur i afrohemi Shkodres 40 kilometra fillon kundermimi i eres se naftes. Ne oret e hershme te pasdites neper kete rruge kalojne vetem kamione te vjeter kineze me 30 deri 35 bidona te medhenj rreth 210 litra me te cilet bartet nafta. Ne parim keta kamione vazhdojne rrugen kryesore deri nja 15 kilometra para Shkodres, ku 1 km para pikes se kontrollit te policise financiare futen ne nje rruge anesore dhe vazhdojne per ne bregun jugor te Liqenit te Shkodres. Ne rrugen kryesore mund te shihen edhe cisterna me rimorkio. Pervec cisternave vendase mund te shihen shpesh edhe ato me targa italiane ose greke, vetem se ne dallim prej atyre vendase, keto cisterna vazhdojne rrugen kryesore pa probleme. Ne te shumten e rasteve keto cisterna me targa te huaja as qe ndalen prej punkteve te rralle te policise.

    Ne oret e pasdites fillojne te shpeshtohen cisternat me nafte qe hyjne ne Shkoder. Ne Shkoder prane cdo stacioni te karburanteve shihen grumbujt e cisternave. Vone pasdite ne secilin pej ketyre punkteve kam pare cisterna me rimorkio. Shoferet qendronin nen hije me gjase duke pritur erresiren e nates. Ne rrugen per ne Shkoder shiten bidona me nafte dhe shpesh kalojne traktoret, kamionetat dhe suket e mbushura me bidona plastike me njolla nafte. Shumellojshmeria e ketij transporti tregon shumllojshmerine e permasave te kontrabandes me nafte ne relacionin shqiptaro-serb.

    Liqeni i Shkodres eshte me i madhi ne Ballkan dhe perfshin 160 deri 230 kilometra katrore siperfaqe. Dikur ky liqen ishte zone e zhvilluar e peshkimit, ujitjes dhe gjuetise turistike. Sot ky liqen eshte para katastrofes ekologjike. Rreth Liqenit te Shkodres kundermon ere e naftes dhe shihen njollat. Ne breg jane te vendosura lundra karakteristike rreth te cilave ndodhen fuci nga me te ndryshmet. Keto lundra jane dicka me te medha se lundrat tradicionale te peshkatareve shkodrane qe shfrytezoheshin shekuj me radhe. Jane te reja dhe duket se jane bere posacerisht per transportim te naftes. Jane te gjata prej 7 deri 9 metra dhe ne to mund te ngarkohen 5 deri 8 fuci me 200 litra.

    Qyteti i Shkodres ka rreth 85 000 banore dhe ketu kane falimentuar te gjitha fabrikat dhe kombinatet, dhe nuk eshte bere ndonje zhvillim i dukshem i privatizimit dhe ndermarrjeve. Rrjeti i kontrabandes shtrihet ne shumicen e familjeve shkodrane edhe pse shqiptaret deklarativisht e denojne thyerjen e embargos sepse i frikesohen bashkise nderkombetare se mos e denon me embargo.

    Kontrabanda ne brigjet e Liqenit te Shkodres behet ne tri nivele. E para, ne nivelin shteteror permes se ciles qarkullojne hapurazi cisternat vendase, greke e italiane. Ato arrijne nga rafinerite shqiptare te Patosit ose Ballshit, nga portet detare greke ne te cilat vjen nafta nga Lindja e Afert. Caku i cisternave eshte kalimi kufitar Bozhaj, 35 kilometra ne perendim te Shkodres. Tere diten zgjat grumbullimi i cisternave ne vendin e quajtur Koplik, qe ndodhet afer kufirit, ndersa pas ores 9 te mbremjes me lejen e zyrtareve shqiptare e malazez bartet ne Mal te Zi.

    Te dielen, me 3 korrik, i kemi numeruar 46 cisterna te medha, cka paraqet nje sasi te madhe te pabesueshme te naftes.

    Meqenese pesha e cdo cisterne eshte rreth 35 000 litra, kjo do te thote se me daten 3 korrik 1994 nga Shqiperia ne Jugosllavi me ndihmen e organeve te pushtetit shqiptar kane hyre 1700 tonelata nafte, cka do te thote se Shqiperia ne Jugosllavi eksporton 42 000 tonelata nafte ne muaj. Cmimi mesatar i naftes duke perfshire edhe transportin eshte 0.45 marka gjermane cka do te thote se kontrabanda shteterore shqiptaro-jugosllave me nafte kap vleren prej 19 milione marka gjermane ne muaj apo 228 milione marka gjermane ne vit. Nje gazete e vogel opozitare (me tirazh 10000-20000 cope) ka shkruar per thyerjen e embargos por pushteti nuk ka reaguar fare.

    Ndonjehere edhe perfaqesuesit e pushtetit (sic eshte rasti i inspektorit financiar Dode Krasniqi) orvaten te pengojne kete kontrabande. Per shperblim Krasniqin e nxoren nga puna. Eshte interesante edhe rasti i shkodranit Gjegj Zefi, gazetarit te nje gazete te vogel te Tiranes "Aleanca". Sipas tij artikujt e tij per kontrabanden me nafte nuk iu pelqyen organizatoreve te kesaj kontrabande Zefi para pak kohe ka ngrene dajak.

    Gjergj Zefi keshtu e shpjegon thyerjen e organizuar shteterore te embargos kunder Serbise:

    Thyerja e embargos dhe furnizimi i serbeve me nafte eshte rezultat i marreveshjes mes presidentit shqiptar SaliBerisha dhe presidentit te Malit te Zi Momir Bullatoviq. Berisha dhe Bullatoviqi u takuan ne Tirane ne shtatorin e vitit te kaluar. Atehere edhe jane marre vesh per kontrabanden e madhe shteterore me nafte. Mbas marreveshjes se tyre kane filluar rradhet e cisternave me nafte nga kufiri shqiptaro-malazez.

    Gjergj Zefi pohon se ne kontrabanden me nafte jane te perzier edhe kryeministri Aleksander Meksi, ministri Abdyl Xhaja, deputeti Ali Spahija dhe kryetari i qytetit te Shkodres Ali Kazazi. Vertetimin per kontrabanden shteterore e morem edhe nga ana malazeze. Politikani malazez Gjorgje Perishiq deklaroi per BBC-ne se nafta paguhet permes bankave kombetare te Shqiperise dhe Malit te Zi. Perishiqi gjithashtu pohoi se kjo nafte pastaj perdoret per nevojat e "Republikes Serbe" ne Bosnje qe udhehiqet nga krimineli Radovan Karaxhic. pervec kontrabandes ne nivel shteteror, naften ne Mal te Zi e shesin edhe grupe te organizuara te krimineleve. Fjala eshte per bandat qe me te madhe blejne nafte prej prodhuesve shqiptare ose greke te naftes e pastaj me tubacione ose lundra e bartin pertej lumit Buna. Percuesit e naftes pertej Bunes kohe me pare ishin aktive 24 ore ne dite, por pas aksionit te policise shqiptare, ne fillim te ketij viti, vellimi i kesaj pune ka rene. Kontrabandistet tani punojne vetem naten. Para se policia ta asgjesonte naftesjellesin, permes tij, serbeve u dergoheshin 10 tonelata nafte brenda 5 minutave. Tani ne lumin Buna ne vendin e quajtur Muriqan tubacionet montohen ne mbremje dhe cmontohen ne mengjes.

    Kontrabandistet e mesem jane ata qe bartin naften me lundra. "Porti" i ngarkimit eshte vendi i quajtur Kamenica. Ne bregun matane kalohet per 20-30 minuta. Kamenica eshte nje fshat i votel 25 kilometra larg Shkodres. Prej kur ka filluar puna me naften, banoret e Kamenices jane fshataret me te pasur ne Shqiperi. Para cdo shtepie ne Kamenice i kam pare se paku qindra bidona dhe autovetura cka tregon per nje standard te larte jetese. Rrugen e asfaltuar kryesore per ne Kamenice e ka mbyllur policia, por kontrabandistet shfrytezojne rruget e tjera. Ne breg ndodhen kamionet, bidonat dhe lundrat.

    Ne Kamenice arritem ne muzg. E parkuam veturen gjysem kilometri larg portit te kontrabandes dhe vazhduam ne kembe. Per raportin mes pushtetit dhe kriminalitetit ne Shqiperi me se miri deshmon fakti se mu ne Kamenice ndodhet kazerma e ushtrise shqiptare vetem disa qindra metra larg fucive, lundrave, kamioneve dhe cisternave me nafte per kontrabande.

    Kontrabandistet shqiptare e shesin benzinen jashtezakonisht lire per vetem 0.7 marka gjermane. Kjo benzine ne Jugosllavi shitet 2.5 marka gjermane. Perndryshe nafta shqiptare eshte e kualitetit te dobet. Zakonisht 50-70 oktane dhe shebren me shume per djegie. Nga pakujdesi dhe shpejtesia e kontrabandes se madhe me nafte ne anen jugosllave ka ndodhur nje eksplodim ku jane hedhur ne ere 200 tonelata nafte e benzine, 4 cisterna dhe 10 automjete te vogla.

    Se fundi, ne kontrabande bejne pjese edhe kontrabandistet e vegjel. Kete kategori e perbejne shumica e familjeve te Shkodres, te cilat naften e kontrabandojne me bidona dore. Keta stershites te vegjel fitojne mesatarisht 10 dollare ne dite dhe shpesh kane probleme me policine shqiptare e cila ua merr naften dhe i denon me gjoba. Kontrabandistet e "mesem" rrallehere e pesojne, sic ishte rasti i tubacioneve ne lumin Buna. Kurse ata qe marrin pjese ne kontrabanden shteterore ane krejtesisht te mbrojtur.

    Per perfundim, shteti shqiptar i shet RF te Jugosllavise ne menyre te paligjshme dhe ne sasi te medha naften dhe denon vetem fukarenjte qe me kete pune nxjerrin buken e gojes.
    Nuk lejohen adresa Interneti ne firme. Stafi i Forumit.

  9. #69
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Sipas agjencisė sė lajmeve ALN, zyrtarėt shqiptarė janė klientė elitarė tė dy bankave qipriote

    127 zyrtarė shqiptarė, depozita bankare nė Qipro

    TIRANE - Agjencia e lajmeve ALN njoftoi dje se 127 zyrtarė shqiptarė kanė depozituar paratė e tyre nė banka qipriote dhe turke, duke u paraqitur me pasaporta diplomatike apo shėrbimi. Agjencia nė fjalė u referohej tė dhėnave tė nxjerra nga buletini vjetor i dy bankave nė Qipro. Sipas saj, 127 zyrtarė shqiptarė kanė llogari bankare nė kėtė vend. Shuma e depozitave nė kėto banka, sipas ALN-sė, ėshtė e madhe, gjė qė, sipas statusit sekret bankar, i klasifikon kėta depozitues nė “klientė elitarė”.
    Vetėm pak muaj mė parė, kur ministri i sotėm i Mbrojtjes ishte kryeministėr dhe nė parlament diskutohej votėbesimi i qeverisė, kreu i Partisė Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se “mė i varfėri nga socialistėt ėshtė Pandeli Majko, i cili ka llogari bankare nė Qipro”. Por Majko, duke replikuar, e hodhi poshtė kėtė akuzė tė Berishės. Po kėshtu, Berisha akuzoi zv/ministrin e Rendit, Bujar Himēi, pėr zotėrimin e njė vile luksoze nė Qipro. Edhe Himēi, nė njė deklaratė pėr shtyp, e hodhi poshtė kėtė akuzė.
    Pak ditė mė parė, komisioni parlamentar i ligjeve kėrkoi qė nė ligjin “Pėr deklarimin dhe verifikimin e pasurisė sė zyrtarėve tė lartė” dhe nė Kodin Penal tė futej njė nen, qė i dėnonte kėta tė fundit me njė deri nė dy vjet burg pėr mosdeklarim pasurie apo fshehje tė saj. Gjithashtu, nė projektligj po shihet mundėsia e dhėnies sė fuqisė dhe hapėsirave tė nevojshme pėr tė verifikuar pasuritė e deklaruara nga qeveritarėt, deputetėt dhe zyrtarėt e lartė. Nė kėtė legjislaturė, nga deklarimi i pasurive tė 140 deputetėve, tė dhėnat mbizotėruese tė pasurisė tė shumicės shkojnė nė njė apartament banimi dhe 6-7 milionė lekė tė vjetra, tė depozituara nė bankė.



    Keshtu duhet te luftohet korrupsioni, vetem me fakte.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Shekulli


    -------

    Muēa: Trafikantėt e drogės mė paralajmėruan pėr shkarkimin tim qė pas kapjes sė 20 kilogramėve heroinė
    Shkarkohet shefi i krimeve tė Kukėsit

    Armand Muēa ėshtė i vetmi dėshmitar qė provoi nė gjyq akuzėn kundėr shoferit tė Adi Shamkut

    Bashkim Shala
    KUKĖS- Shefi i policisė kriminale tė komisariatit tė Kukėsit, Armand Muēa, njė nga pjesėmarrėsit direkt tė kapjes sė 20 kilogramėve heroinė dhe mė pas dėshmitari kryesor i akuzės nė procesin gjyqėsor kundėr shoferit tė Adi Shamkut, ėshtė shkarkuar nga detyra pa motiv duke u emėruar komandant i postės kufitare tė Dobrunės. Muēa nuk e ka kundėrshtuar urdhrin e eprorėve, por nuk ka heshtur nė lidhje me kėtė fakt, pėr tė cilin ai deklaron se e kishin paralajmėruar qysh pas bllokimit tė 20 kilogramėve heroinė. Ndėrkohė zyrtarisht, Drejtoria e policisė pėr qarkun e Kukėsit e ka motivuar shkarkimin e Muēės si njė lėvizje rutinė qė ėshtė bėrė pėr tė pėrmirėsuar punėn e policisė kriminale nė kėtė komisariat. Pas ndryshimit tė drejtorit tė policisė sė qarkut dhe shefave tė komisariateve tė Kukėsit e Tropojės, “kosa” ka rėnė nė nivelet e tjera tė drejtuesve nė kėtė drejtori. Ministri i rendit, Luan Rama, ka rikthyer nė tė njėjtat detyra tė shkarkuarit e mėparshėm nga paraardhėsit e tij Gjoni e Ēipa. Por mė i papritur ka qenė shkarkimi nga detyra i shefit tė policisė kriminale tė komisariatit tė Kukėsit, Armand Muēa, dėshmitar i vetėm nė favor tė akuzės nė procesin “Heroina”, i cili ka qenė protagonisti kryesor i kapjes sė sasive tė mėdha tė mallrave kontrabandė, ku rasti mė i fundit ishte ai i fundvitit tė kaluar me 131 koli cigare. 31-vjeēari Muēa ėshtė emėruar nė njė detyrė tė parėndėsishme, tė cilėn mė parė e ka mbuluar njė efektiv policie me gradėn e kapterit, pikėrisht nė zonėn e thellė tė Dobrunės si komandant i postės kufitare. Muēa nuk ka dashur ta komentojė motivin zyrtar tė shkarkimit tė tij nga detyra e shefit tė policisė kriminale. Por ai deklaroi se ėshtė i befasuar nga ky shkarkim, i cili hedh poshtė jo vetėm punėn e bėrė prej tij por dhe nga i gjithė sektori i policisė kriminale tė Kukėsit. Muēa e konsideron shkarkimin e tij nė kundėrshtim me ligjin “Pėr Policinė e Shtetit”. “Unė do tė zbatoj urdhrin, pavarėsisht se ndihem i rrezikuar nga personat me tė cilėt kam patur pėrplasje gjatė veprimtarisė sime nė policinė kriminale dhe nė drejtim tė saj. Dhėntė Zoti tė mos pėsoj fatin e Ilir Ngresit me shokė”,- shprehet ish-shefi i policisė kriminale. Ndėrkohė ai ka pohuar se do tė ankohet nė instancat pėrkatėse pėr shkarkimin e tij. Ndėrkohė ai i ėshtė drejtuar me njė letėr ministrit tė Rendit Publik, Luan Rama, drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė sė Shtetit, Bajram Ibraj, drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė Kriminale, Sokol Bizhga, ku e konsideron shkarkimin e tij si tė padrejtė dhe tė pa motivuar, duke ua atribuar shkarkimin e tij segmenteve tė pėrziera nė trafiqe e kontrabandė. Madje, sipas tij, kontrabandistėt e kishin paralajmėruar dhe mė pas kėrcėnuar pėr shkarkimin e tij nga detyra. Ish-shefi i policisė kriminale tė komisariatit tė Kukėsit, Armand Muēa, nė cilėsinė e dėshmitarit, nė proēesin “Heroina” tė zhvilluar nė gjykatėn e Kukėsit, nė ngarkim tė Shkėlqim Konēit e Ylli Ibrahimit, ishte ndėr tė vetmit qė dėshmoi nė favor tė akuzės. Nė seancėn e 20 shtatorit 2002 Muēa deklaroi: “Dy tė akuzuarit pėr trafik droge, Shkėlqim Konēi e Ylli Ibrahimi, nė momentin e ndalimit nga policia janė treguar mjaft tė sjellshėm. Ata kishin me vehte dokumente me firmėn e drejtorit tė pėrgjithshėm tė rrugėve Adi Shamku, madje edhe me firmėn e Ilir Metės. Kėto dokumente janė bllokuar nga ana jonė dhe nuk di nėse gjenden ose jo nė dosjen e akuzės”,- deklaroi nė seancėn gjyqėsore ish-shefi i policisė kriminale. Dėshmia e tij para trupit gjykues ėshtė protokolluar nga sekretarja e seancės dhe i shėrbeu gjykatės pėr t’i shpallur fajtorė e mė pas dėnuar dy tė pandehurit. Ndėrkohė, gjatė lėvizjeve tė fundit nė policinė e Kukėsit, ėshtė zėvendėsuar edhe zv/drejtori i policisė sė qarkut tė Kukėsit. Bashkim Shehu riciklohet sėrish nė kėtė detyrė duke zėvendėsuar Nikolin Kolėn, i cili kalon nė dispozicion tė Ministrisė sė Rendit Publik. Nė tė njėjtėn mėnyrė ėshtė ricikluar edhe shefi i qarkullimit rrugor, Haziz Doēi, duke u rikthyer nė bazė. Gjithashtu ėshtė zėvendėsuar shefi i personelit nė drejtorinė e policisė sė Kuksit, ku vendin e Azem Zelės e ka zėnė Hydajet Manga.

Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skėnderbeu
    Nga Arbushi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Turqi, gjuha shqipe nė programin e televizionit shtetėror
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-11-2008, 17:11
  3. Si po shpenzohet buxheti shtetėror
    Nga starfo nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-12-2006, 10:31
  4. Mjerimi I Mesuesit, Krim Shteteror
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-11-2005, 14:17
  5. SHISH - Sherbimi Informativ Shteteror.
    Nga BlueBaron nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-03-2005, 13:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •