Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    “Sigurimit i Atdheut”

    Del në publik organizata “Sigurimit i Atdheut”: Do të mbrojmë interesat kombëtare dhe do të ndjekim kriminelët


    PRISHTINE, 16 janar - Në redaksinë e RTV21 arriti sot një komunikatë e cila është nënshkruar nga organizata e ashtuquajtur “Sigurimi i Atdheut”. Në këtë komunikatë, që është lëshuar nga një organizatë deri me tani e panjohur për opinionin, mes të tjerash thuhet se "në bazë të rrethanave të krijuara pas luftës janë të detyruar të veprojnë me qëllim të:
    -Mbrojtjes së interesave kombëtare që përputhen me interesat e SHBA-ve,
    -Të mbrojtjes së votës së lirë të qytetarëve,
    -Të ndjekjes së kriminelëve të zhytur në rrjetin e prostitucionit, korrupsionit e kështu me radhe."
    Komunikata përveç logos, s'ka nënshkrim.
    ----------------------
    ---------------------------
    Oj sharki e lehete si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  2. #2
    shake me ... Maska e fisnik
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    212

    Komunikata Nr. 001-sigurimi I Atdhaut

    Lexoni komunikatën nr 001, të Sigurimit të Atdheut, e cila arriti mbreme ne adresen e RTV21
    __________________________________________________ _
    SIGURIMI I ATDHEUT

    Prishtinë, më 04 janar 2003
    KOMUNIKATA NR. 001

    Në bazë të rrethanave të krijuara pas luftës në Dardaninë tonë dhe pjesëve të tjera të banuara me shumicë shqiptare jemi të detyruar të veprojmë duke formuar Sigurimin e Atdheut tonë.

    1. Do t’i mbrojmë interesat tona kombëtare të cilat përputhen plotësisht me interesat e SHBA-ve dhe të botës perëndimore.
    2. Do t’i mbrojmë intelektualët dhe gjithë atdhetarët e shquar kombëtarë.
    3. Do ta mbrojmë votën e lirë të qytetarëve tonë dhe institucionet e zgjedhura nga vota e popullit.
    4. Do t’i mbrojmë interesat e rinisë dhe studentëve tanë.
    5. Do t’i ndjekim këmba këmbës vrasësit e burrave më të mëdhenjë të Kosovës që u vranë pas luftës, të cilët gëzuan besimin e popullit.
    6. Do t’i luftojmë kriminelët, rrjetin e prostitucionit, korrupcionin, drogës, krimit të organizuar politik dhe ekonomik dhe të gjitha dukuritë tjera negative.
    7. Kundër atyre që nuk iu binden këtyre urdhërave do të veprojmë pa mëshirshëm.
    8. Kërkojmë nga populli ynë që të respektojë oficerët e Sigurimit të Atdheut, të cilët janë në shërbimin e tyre të shenjtë.

    Ata të cilët po vrasin shqiptarë pas shpine tani e tutje duhet të llogarisin se do të ndeshën drejtëpërdrejt me oficerët e Sigurimit të Atdheut ! Ne kemi punuar që moti për t’i identifikuar keqbërsit, vrasësit, kriminelët e çdo ngjyre, por kjo është vërejtje shumë serioze për të gjithë këta që u përmendën më lart, pra veprimet tona të jenë direkte në kokën e krimit !

    RESPEKT PËR MIKUN, PLUMBA PER ARMIKUN !

    Nënshkrimi
    SIGURIMI I ATDHEUT


    [...]"Ende m'vrasin fjalët tua, s'jam e jotja, por të dua"...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    LLapi ti je spiun i xhavitit. Xhaviti spiun i lir metes e Klosit. Lir Meta e Klosi falen ne mosk e beograd.
    Pra ti llapi me dashje pa dashje je spiun i beogradit.
    Kupton besoj.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-09-2002
    Postime
    19
    Me beri pershtypje nje emision prej tre serish per Kosoven, dy prej te cilave jane dhene, ne kanalin BBC2 te Anglise. Pershkruhej me hollesi cfare ndodhi ne jugosllavi qyshkur sllobodani mori pushtetin. Nje vend te vecante zinte UCK dhe udheheqesit e saj, shume prej te cileve u intervistuan, dhe asnjerit prej atyre gandistave te LDK'se nuk ia pame fytyren.

    Momenti me i rendesishem ishte nenshkrimi i marreveshjes ne Rambuje.
    Eshte per tu habit, i pari qe u be gati ta nenshkruante, ishte Rugova, dhe kjo kur ne marreveshje nuk ishte e percaktuar fare pavaresia e kosoves. Fale trimave te UCK'se dhe perfaqesuesit te tyre Hashim Thacit, qe u be e mundur te shtohesh fjala "referendum" per ardhmerine e Kosoves.

    Duket paradoksale, qe njerezit qe u morren vec me shperdorimin e 3% te refugjateve, fituan me shume vende ne parlament.
    Atyre qe luftuan dhe derdhen gjak po u thuren lloj lloj shpifjesh.

    Historia e nje kombi eshte e lidhur ngushte me luftetaret qe luftuan per te, tendenca per te mos qene mirenjohes ndaj tyre,
    eshte renegatizem.
    Dhe ate punen e flamurit nuk e kuptoj, te pakten te kishin ndryshuar formen, por kurrsesi ngjyren.



  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Rust Rustemi, ai i 3% (bukoshi) nuk eshte ne parti te Rugoves por ka dal ne veti.

    Luftetaret e UCK-se jan bij te popullit dhe populli ishte LDK ne Kosove kto 12 vjet.

    Thaci ne rambuje u thirr qe te fiemos nji leter qe i duhej Natos me bombardu Serbin qe me pru popullin e Kosoves ne Kosove.
    Thaci e vonoj kte proces qe i kushtoj vuajtje te pa treguara e gjak popullit.
    Rugova natyrisht nuk kish pse me vonu ne firmosje sepse populli i tij ishte perzen nga TROJET dhe UCK e Thacit kish deshtuar totalisht me te tera.

    Uck ne Rogner nuk ka. UCK do te thote ushtri qe largon ushtrin Serbe e cliron popullin kosovar nga Okupimi.
    E uck e Thacit nuk cliroj asnji pllamb tok vec se i dha preteks SERBISE se Sllobos me i perzan 2,5 milion njerez prej trojeve historike.

    Prandaj Shtabi UCK nuk gezon respekt ne Popull.

    E tash ata vrasin sepse po u vjen cudi qysh populli nuk po i bindet kallashit te Thacit e po voton Rugoven.



    Thaci e xhaviti ato dit te tmershme i kaluan ne Rogner dhe familjet e tyre i mbajten ne Zvicer e gjermani e Rugova ish ne hall per mijra gra e fmi te Kosoves.

    qashtu rust enveristi.

  6. #6
    shake me ... Maska e fisnik
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    212
    PO I VIE FUNDI KRIMIT POLITIK DHE KORRUPSIONIT NË KOSOVË?!




    A ka detyrë më të shenjtë se sa të dalësh në mbrojtje të vullnetit të lirë të popullit të tënd të shumëvuajtur; të dalësh në mbrojtje të inteligjencës së përjashtuar nga rrjedhat normale të jetës; të mbrosh interesat e rinisë dhe të studentëve tanë; të luftosh kundër krimit poolitik, korrupsionit, prostitucionit si dhe kundër të gjitha dukurive tjera negative që nuk po e lënë Kosovën të shohë dritën e bardhë?! Këto janë arsyet më të mëdha për të formuar ndonjë organizatë kombëtare me njerëz të përgaditur profesionalisht (qoftë ajo edhe ilegale), dhe jo të dalim me emra bombastik të organizatave që shtrojnë kërkesa politike jashtë konteksteve kohore dhe që janë totalisht në kundërshtim me vullnetin e lirë të popullit shqiptar të Kosovës.

    17 janar 2003 / Shkruan: Besim KRASNIQI

    Vrasjet e njëpasnjëshme politike në Kosovë nga strukturat e organizuara kriminale antishqiptare e sidomos vrasja e kolonel Tahir Zemës në Pejë dhe rreziku i mëtejmë për vrasjet tjera politike me qëllime të errëta ndaj statusit të ardhshëm të Kosovës, siç po shihet nuk i ka lënë indiferente disa forca profesionale ushtarake me orientim të drejtë kombëtar, që të organizohen në mbrojtje të vlerave të Lirisë dhe në veprim konkret kundër krimit politik dhe korrupsionit ekonomik, të cilat përkundër prezencës së UNMIK-ut dhe KFOR-it në Kosovë, kanë marrë hov të madh.


    Në Komunikatën Nr.001 të organizatës "Sigurimi i Atdheut" dërguar njërit nga televizionet e Kosovës (RTV21), janë shprehur hapur qëllimet e formimit të kësaj organizate, e që konsistojnë plotësisht me situatën e krijuar në periudhën e pasluftës në Kosovë nga strukturat e organizuara politiko-ushtarake, gjë që nënkupton se kjo organizatë paraqitet mu në momentin kur organet e sigurisë ndërkombëtare dhe të vendit e kanë humbur luftën kundër krimit politik dhe korrupsionit në Kosovë. Se vërtetë e kanë humbur luftën kundër krimit në Kosovë flasin shumë fakte, e ndër to flet edhe moszbulimi i asnjë vrasjeje politike të pasluftës nga organet policore ndërkombëtare dhe ato të vendit.

    Një formë e tillë e organizimit sikurse që është "Sigurimi i Atdheut" do të ishte vërtetë i tepërt poqëse organet policoro-ushtarako-gjyqësore në Kosovë do të funksiononin efektivisht dhe në bazë të rregullativave të parapara me norma përkatëse ligjore, e që nënkupton njëkohësisht edhe veprimin nën moton e njohur "Zero tolerancë krimit". Mirëpo, shoqëria e Kosovës së lirë, inteligjenca demokratike e Kosovës, personalitetet politike si dhe e gjithë ajo pjesë e shoqërisë që ndjehet e përafërt me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe me subjektet tjera politike aleate të LDK-së janë lënë nën mëshirën e krimit politik dhe korrupsionit të ashpër, janë lënë pa ndonjë përkrahje (as morale), e të gjitha këto që vijnë drejtpërdrejtë si pasojë e luftës së grupeve kriminale për pushtet të dhunshëm politiko-ekonomik në Kosovë.

    Prandaj, a ka detyrë më të shenjtë se sa të dalësh në mbrojtje të vullnetit të lirë të popullit të tënd të shumëvuajtur; të dalësh në mbrojtje të inteligjencës së përjashtuar nga rrjedhat normale të jetës; të mbrosh interesat e rinisë dhe të studentëve tanë; të luftosh kundër krimit poolitik, korrupsionit, prostitucionit si dhe kundër të gjitha dukurive tjera negative që nuk po e lënë Kosovën të shohë dritën e bardhë?! Këto janë arsyet më të mëdha për të formuar ndonjë organizatë kombëtare me njerëz të përgaditur profesionalisht (qoftë ajo edhe ilegale), dhe jo të dalim me emra bombastik të organizatave që shtrojnë kërkesa politike jashtë konteksteve kohore dhe që janë totalisht në kundërshtim me vullnetin e lirë të popullit shqiptar të Kosovës.

    Për këtë arsye, organizata e oficerëve shqiptarë"Sigurimi i Atdheut" duhet të jetë plotësisht e vetëdijshme për barrën e madhe që po e merr mbi vete, si dhe për përgjegjësinë që po ia ngarkon vetes, në mënyrë që edhe veprimet e saj të jenë në përputhje me interesat e popullit shqiptar të Kosovës. Bazuar në Komunikatën Nr.001 të "Sigurimi i Atdheut", synimet janë shumë të drejta, kombëtare, të qëlluara dhe konstruktive dhe janë të papërballueshme për strukturat e organizuara kriminale në Kosovë.

    Pakënaqësia, pasiguria dhe mospajtimi i shoqërisë së Kosovës me vrasjet politike dhe korrupsionin kanë arritur kulminacionin e vet, e sidomos frika për të lëvizur i lirë edhe në orët e mbrëmjes në kohën kur Kosova quhet e lirë është një ndjenjë e papranueshme për qytetarët e lirë, sikurse që janë bërë të papranueshme moszbulimi dhe mosdënimi i vrasësve të personaliteteve të çmuara politike e ushtarake të Kosovës. Me formimin e organizatës "Sigurimi i Atdheut" në Kosovë shpresohet të arrihen kthesa të mëdha dhe pozitive në sferën e sigurisë së intelektualëve, politikanëve, bartësve të pushtetit politik dhe të popullit të Kosovës në përgjithësi, si dhe në vazhdimësinë e proceseve të nisura të shtetëzimit dhe pavarësimit të Kosovës, padyshim duke llogaritur gjithnjë në mbështetjen morale e juridike të SHBA-së, si aleate dhe mike e përhershme e shqiptarëve

    http://www.trepca.net/2003/0103/sigurimi-

    [...]"Ende m'vrasin fjalët tua, s'jam e jotja, por të dua"...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Tash dhe un po te dua coj nji deklarat nji televizioni e them kam formuar x ose y organizat.
    Pra kjo nuk ka si merret vecse me rezerv. Mundet te jete loje e nji personi ose disa personave ose loje e ndonji partije politike ne Kosove.
    Por..por..edhe mund te jete se vertete ka nji Organizat te tille.
    Koha i verteton te gjitha.

    Ne fakt eshte ashtu sic thote Besim Krasniqi qe Njerzit afer LDK-se ndihen te terrorizuar dhe jo kot.
    Me qindra fakte flasin dhe me gjuhen e plumbave e raketave faktikisht .. se ne KOSOVE eshte krijuar me vite nji organizate Kriminale qe vepron kur te doje e u merr jeten kujt te doje dhe nuk i hyn ferr ne kembe.

    Ka dy rruge tani.

    Ose KFORI, UNMIKU etj organizma te ligjeruara nderkombetarisht te mbrojne demokracine, jeten e lirine e njerzve ne Kosove ose vet nga Populli te dale nje organizem mbrojtes.

    Shtabi kriminel i QOSE-HALIT-THAQIT vepron.
    Kjo tashme eshte e njohur dhe nuk ka me asnji dyshim.

    Ceshtja tani eshte se Pala tjeter, pra LDK, a do te flej gjume e te haje plumba by-thve ose do te mbrohet.


    Ne se vertete ka nji organizate te tille edhe se nuk i dua keto ekcese, perseri jam i detyruar si Shqiptar qe po i shikoj per dite si vret Stalinizmi-enverit-Kosovar qe te uroj kte organizat ne rrugen e saje te veshtire por humanitare e atdhetare.


    Me filozofine e Gomarit qe thoshte "bane zot anderr" kur ujku ja hante mullaqet..nuk mund te eci me nji Popull i terrorizuar tash 200 vjet.

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    156
    Hajde Brari, ca do besh tani, do sulmosh dhe BBC2 se e paska pagujt UCK me i bo propagand Thacit. Mos bre burr se po ja fut kot.
    Vetem nje gje, ktu ne angli ekziston gazetaria e vertet dhe sa pe r ate emisionin, nuk eshte se intervistonte vec thacin ect po edhe allbbright, solanen, toni blarin, apo dhe ate serbin qe udhehoqi shkjajt ne masakren e racakut, dhe ty me siguri do te lindi dyshimi se dhe atyre u ka dhene uck lek me fol mire per ta.

    Do sdo ti, aty del qarte roli i uck ne terheqjen e natos ne kosove dhe ne kembenguljen per futjen e referendumit ne doc baze te rambujes, e cila po behet dhe baza juridike per kosoven per te fituar pavaresine.

    Aty, e di qe sdo te pelqeje, po dilte qarte se po te ishte per rugoven, tani do ishte bo kosova krahin e varur e nishit.

    Ej Brari, meqe ka bo flamur rugova, pse sben edhe nje ekip futbolli dhe te filloj ndeshjet me Korabin per te fitu kupen e Gandizmit...uiiiiu, ca gallate .


    Zakonisht nuk para them parrulla po spo i mbaj dot ne ket moment,

    Rroft UCK heroike dhe lavdi trimave si Jashari qe derdhen gjak me shkund vargojt sklaverues 100 vjecar te serbise.

    Me respekt
    SN

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Snom ose lexo mire e debato mire ose mos u kruaj.

    Ti thua:
    "Hajde Brari, ca do besh tani, do sulmosh dhe BBC2 se e paska pagujt UCK me i bo propagand Thacit. Mos bre burr se po ja fut kot."

    Kush ka thene se UCK eshte paguar me ba propogand per Thacin?
    Une jo..

    Tjeter..thua me poshte se:

    "Do sdo ti, aty (ne emision) del qarte roli i uck ne terheqjen e natos ne kosove dhe ne kembenguljen per futjen e referendumit ne doc baze te rambujes, e cila po behet dhe baza juridike per kosoven per te fituar pavaresine. "


    Snom..perkundrazi ne ate dokumentar televiziv del qarte roli tjeter i Uck-se Thaqit ..
    Del roli bllokues i UCK-se qofte ne Shtab (komandant Remin e mban mend ne emision se cfare thote..) dhe roli vonues e sorrollates i Thacit duke vonuar firmosjen qe do te thoshte bllokim i Natos ne marrjen e vendimit per ti hedhur Raketat Beogradit...e qe do te thoshte spastrimi Total i Kosoves nga NJERIU SHQIPTAR.

    UCK me shtabin e saje jo qe nuk solli NATON por perkundrazi e bllokoj NATON duke ja djegur te gjitha pretekset Diplomatike perendimit per te Goditur SLLOBON.

    NATO erdhi sepse SERBIA nen preteksin se po lufton UCK-ne beri GENOCID mbi krejt Popullin e KOSOVES.
    Sa per forc ushtarake..UCK-ja e Hashimit eshte formacioni me i dobet ne Historine Shqiptare.

    Asnjihere ne Historine tone kombetare nuk eshte furnizuar nji Ushtri Shqiptare me kaq gjak Rinor te sinqerte e te Paster sa Ushtria e Hashimit..
    Asnjihere ska ndodhur qe nji ushtri Shqiptare ta leje Popullin ne ate gjendje kaq te turpshme e te pa mbrojtur sic e la Hashimi me Shtabin e tije..

    Nuk e ka gabim Populli KOSOVES qe Voton RUGOVEN ngordhalaq ne vend te THAQIT dezertor i ndyre qe ja mbathi me Qosen ne ROGNER.


    Sa per ate NENIN aty ne Dokument qe...te behet mbas 3 vjetesh referendum...ajo nuk eshte veper e merite e Thacit sepse Thaci i vononte gjerat nga dy dite sa tja perkthente dikush letrat ..por eshte veper e hartusve te dokumentave ku Thaci nuk ka asnji gisht aty..
    Jane RUBINI..e Agani me Shoke qe kane lodh trut aty.

    Ti je nji Nanoist a Gramoz Rucist e kot hyn ne kto muhabete.

    Tang

  10. #10
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Brari mos u merzit, historia nuk u mbyll, te gjithve do tu jepet mundesia edhe nje (ndoshta shume) here me e tregu veten. Ajo nuk qe lufta e fundit e as perfundimtare. S'besoj se pavaresia e Kosoves vjen nga letrat.
    Europa do ta shtyje ne pafundesi afatin e zgjidhjes, duke shpresuar tek rinia qytetare rokenrrolliste pro "vlerave amerikane" e udhehequr deri ne perjetesi nga nje tip koti dhe pa ide personale si zoti Rugova.
    Sepse nje i ri kosovar qe shpirterisht bashkejeton me nje amerikan, pse te mos bashkjetoi me nje serb, apo jo? llogjike e thjeshte. Si thu ti Brar nje amerikan ngjan me shume me nje serb, apo me nje shqiptar.

    Veper e kesaj rinie, eshte dhe pamfleti qesharak i mesiperm. Me ben te qesh, jane proamerikan, pro ligjit, pro qytetar, e ne te njejten kohe kerkojne te vrasin kundra-amerikanet, kundra-ligjvenesit, kudra-populloret.
    Po a s'jane amerikanet ata qe bejne ligjin ne kosove, pse duhet nje organizate terroristo-panfletiste paralele, hajde kuptoje po deshe.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjykata dënon Sali Veselin për vrasjen e Ekrem Rexhës, komandat Drinit
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 07-12-2011, 06:31
  2. Padi për shpifje ndaj Hashim Thaçit
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 15:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •