Close
Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 92
  1. #41
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,397
    Postimet nė Bllog
    22
    Dosjet qė fshehu Kėrēuku

    Kam demonstruar se shpėrdorimi e vjedhja nė fushėn e prokurimeve vetėm pėr sektorin e energjitikės ishte rreth 10 herė mė i lartė se shifra 736 mijė USD qė jepte dhe pėrsėrit Kėrēuku pėr dėmin nga prokurimet nė tė gjitha sektorėt e ekonomisė shqiptare

    Nga Ilir Bano*

    Nė raportet e sotme, sidomos nė atė voluminoz tė Kontrollit tė Lartė tė Shtetit pėr zbatimin e buxhetit tė vitit 2001, pėrmenden me radhė arritjet dhe mangėsitė, krahasohen shifrat dhe nė tėrėsinė e tė ardhurave prej 135,5 miliard lekė dhe tė shpenzimeve prej 186 miliard, pėrkatėsisht 6.2 miliard dhe 10,3 miliard mė pak se plani, si pėrfundim jepet edhe njė vlerė e zbulimeve me efekt direkt financiar mbi to prej 1 miliard e 93,7 milion lekė ose 7,64 milion USD. Nėqoftėse nga kjo e fundit zbresim rreth 1 milion USD subvencione tė dhėna mė shumė subjekteve shtetėrore, dėmi me mundėsi pėrvetėsimi ulet nė 6,6 milion USD, nga tė cilat nė fushėn e doganave si pasojė e shkeljeve apo tė metave nė zbatimin me rigorozitet tė kodit doganor dhe dispozitave pėrkatėse ka njė dėmtim tė buxhetit prej 48,1 milion lekė ose 336 mijė USD, nė fushėn e prokurimeve me fondet publike kjo vlerė ėshtė 104,6 milion lekė ose 731 mijė USD, ndėrsa nė TVSH e tatim – fitimin, sė bashku me gjobat e interesat, 738,8 milion lekė ose 5,16 milion USD. Nė ndonjė media dėgjova sot vlerėsime pozitive pėr kėtė raport, i cili, bazuar nė shifrat e mėsipėrme tė dėmit tė zbuluar, u cilėsua si njė tregues profesionalizmi, guximi, si njė denoncim i korrupsionit qeveritar dhe shpėrdorimit tė madh tė tė ardhurave tė taksapaguesve gjatė zbatimit tė buxhetit tė vitit 2001. Pėr mendimin tim, nėse do tė ishin vetėm kėto tė dhėnat reale tė abuzimeve me kete buxhet, duke patur parasysh edhe faktin se jo ēdo lloj dėmi ekonomik ėshtė domosdoshmėrisht pėrvetėsim e korrupsion, atėherė puna e bėrė nga qeveria nė vitin 2001 pėr zbatimin e tij do tė kishte qenė shumė e mirė dhe ēdo gjė qė thuhet brenda e jashtė vendit pėr korrupsionin shqiptar nė mos ishte dhe ėshtė gėnjeshter, tė paktėn ishte dhe ėshtė fryrė shumėfish.

    Mirėpo, realiteti fatkeqėsisht nuk pėrputhet me kėtė qė paraqitet, ēka e dinė mė mirė se kushdo punonjėsit e Kontrollit tė Lartė tė Shtetit, midis tė cilėve ka shumė profesionistė tė aftė e tė pėrkushtuar, punonjės pa asnjė lloj mbrojtje e imuniteti, dosjet e zbulimeve tė tė cilėve flenė nė zyrat e institucionit. Kryetari pėr arsyet qė i di ai, nuk lejon bėrjen publike tė tyre, pėrveēse kur i leverdis me sa duket pėr tė bėrė presion siē ndodhi dje me njė shifėr prej tre milion USD abuzime nė Albtelekom. Por po ky kryetar, meqenėse na foli pėr telefoninė, heshti dhe vazhdon tė heshtė kur AMC u shit 78 milion USD, aq sa fitimi i saj i vitit 2001, heshti kur Albtelecom lidhi marrėveshjen me AMC dhe Vodafon pėr ndarjen e tė ardhurave nga interkonjeksioni nė raportin 8 % me 92%, marrėveshje e nėnshkruar nė vitin 2001, nga rreth 40% me 60% qė ėshtė praktika botėrore, ēka i grabit shtetit disa dhjetra milion USD nė vit, sikurse heshti pėr shumė fakte tė tjera tė bėra publike me dokumenta si nė media ashtu edhe nė kėtė parlament.

    Para disa muajve kur analizuam mbi punėn e bėrė nga KLSH pėr vitin 2001, gjithnjė bazuar mbi dokumenta, kam demonstruar se shpėrdorimi e vjedhja nė fushėn e prokurimeve vetėm pėr sektorin e energjitikės ishte rreth 10 herė mė i lartė se shifra 736 mijė USD qė jepte dhe pėrsėrit Kėrēuku pėr dėmin nga prokurimet nė tė gjitha sektorėt e ekonomisė shqiptare, prandaj nuk do tė shtoj fakte tė reja nė kėtė drejtim. Duke parė se nga tė gjithė shifrat e dėmeve tė mėsipėrme, krahas prokurimeve, mė e pabesueshmja deri nė absurditet ėshtė ajo e 336 mijė dollarėve abuzim nė njė vit nga doganat, po ndalem nė disa tė dhėna tė tjera, qė ripėrsėris, janė zbuluar nga KLSH, por nuk dalin gjėkundi nė dritė nė raportin qė do diskutojmė. Mė konkretisht, nė kėtė tė fundit, ndonėse pėrmenden shkarazi me ca fjali tė thata mangėsitė nė regjimin e lejimit tė pėrkohshėm dhe atė tė magazinės doganore, pėrfshi regjimin e magazinės doganore tė tipit "C", duty free shop, nuk jepet asnjė shifėr e dėmit tė zbuluar kundrejt buxhetit tė shtetit.

    Po e filloj me kėtė tė fundit. Dihet qė ēdo person qė del nga kufiri ynė shtetėror ka tė drejtėn e blerjes deri nė dy steka cigare, 20 paketa, nė duty free shop-et pėrkatėse. Numri i tyre ėshtė i regjistruar saktėsisht dhe qoftė duke pranuar rastin kur 100% e shfrytėzojnė kėtė tė drejtė, ēka natyrisht s’ėshtė e vėrtetė, mund tė nxjerrim kufirin teorik maksimal tė sasisė qė duhet pėr t’u furnizuar ligjėrisht me cigare pa doganė. Diferenca mbi tė ėshtė minimumi i vjedhjes sė shtetit nga mospagimi i taksės doganore pėr arsyen, se sasia e tepėrt nuk hidhet natyrisht, por kalon pėr shitje nė tregun e brendshėm. Kjo do tė thotė se kemi tė bėjmė me abuzim lehtėsisht tė zbulueshėm e tė vėrtetueshėm. Vetėm nga ky artikull nė njė duty free shop tė njė pike kalimi kufitar tė vogėl, nga ku kanė dalė pėr jashtė shtetit 10 mijė vetė nė periudhėn janar – mars 2001 ėshtė dokumentuar njė sasi furnizim-shitje prej 10 maune me cigare ose 500.000 steka, nga 20 mijė qė ka qenė limiti i sipėrm teorik, ēka e pėrkthyer nė vlera monetare do tė thotė mbi 1 milion USD taksė doganore e papaguar. Pėr mbi 10 tė tilla e pėr katėr tremujorė qė ka viti, evazioni fiskal doganor vetėm pėr cigaret kontrabandė nėpėrmjet duty free shop–eve e kalon mbi 50 herė vlerėn e dėmit prej 336 mijė USD, qė reklamohet si ulje abuzive e tė ardhurave e shkaktuar nga tė gjithė doganat pėr vitin 2001. Pėr tė vazhduar me regjimin e lejimit tė pėrkohshėm e tė magazinave doganore, nga sondazhet e njė muaji 31 bote tė ngarkuar me karburante tė destinuar pėr nė Kosovė janė shitur kėtu, duke mos paguar 500 mijė USD detyrime nė buxhet, ēka pėrsėri demonstron se shifra qė na serviret pėr 336 mijė USD si vlerė totale abuzimi vjetor ėshtė mė se qesharake.

    Ēmimet e referencės janė njė kapitull tjetėr, njė pus i errėt mė vete ku zhduken miliona qė duhet tė mbushin buxhetin. Ato ndryshojnė pa asnjė logjikė ligjore e ekonomike, thjesht mbi bazėn e interesave, janė tė ndryshme nga njė doganė nė tjetrėn pėr tė njėjtin artikull dhe ēuditėrisht jo rrallė edhe brenda njė dogane. Ēmimet e referencės janė kthyer nė ēmime tė preferencės, nė njė mekanizėm institucional pėr tė vjedhur, pėr tė favorizuar ose goditur sipas rastit biznese tė caktuara, duke dėmtuar rėndė gjithė zhvillimin ekonomik tė vendit si pasojė e veprimit tė konkurencės sė pabarabartė.

    Sa pėr tė sjellė ndonjė shembull, ēmimi i referencės pėr njė ton tel xingato nė Kapshticė llogaritet me 320 USD, ndėrsa nė Kakavijė ėshtė 500 USD. Kafeja nė Durrės ka ēmim reference dyfishin e asaj qė tregtohet nėpėrmjet Kapshticės.

    Pėr shpenzimet e transportit, qė llogariten nė detyrimet doganore ka njė tabelė fikse nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Doganave. Mirėpo kjo shpesh nuk zbatohet. Dy firma qė eksportojnė tė njėjtin mall, tulla e tjegulla, nga e njėjta fabrikė nė Selanik, paguajnė nė doganėn e Kapshticės pėr shpenzime transporti pėrkatėsisht 27 mijė dhe 75 mijė lekė pėr maune. E llogaritur pėr njė vit, diferenca ėshtė njė dėm 40 milion lekė vetėm pėr detyrimet mbi shpenzimet e transportit tė njė firme, aq sa ē’jep Kėrēuku dėmin vjetor shkaktuar doganave shqiptare.

    Kam edhe shumė tė dhėna tė tjera kur pėrveē diferencimeve, edhe ēmimet e caktuara nuk paguhen. Nga 120 USD koli qė ėshtė ēmimi i referencės tė njė lloj cigareje llogaritet e derdhet si detyrim nė buxhet herė me 93 USD pėr koli dhe herė me 118 USD pėr koli me njė dėm prej 58 milion lekė pėr 84 maune tė importuara nė njė vit, ose qindra milion tė tjerė janė dokumentuar si dėm nga moskoordinimi i faturave midis doganave e tatimeve pėr diferencat e ēmimeve pseudo tė ulta tė importit me ato tė shitjes me pakicė e shumicė nė vend, ēka pasqyrohet nė mosvjeljen e detyrimeve tė sakta tatimore, etj.

    Edhe me kaq mjafton pėr tė treguar manipulimin, mbrojtjen qė i ėshtė bėrė abuzimeve, shpėrdorimeve tė tė ardhurave e shpenzimeve tė buxhetit tė shtetit nga institucioni qė duhet tė ndihmojė nė zbulimin, shmangijen dhe pėrmirėsimin e tyre.

    Dhe me sa thashė bėhet fjalė pėr korrupsionin nė pjesėn e regjistruar nė doganat shqiptare. Shumė mė i madh ėshtė ai e si rrjedhojė dėmi nė buxhet pėr mallrat qė kalojnė kontrabandė dhe nuk shėnohen gjėkundi. Eshtė fakt i stėrthėnė qė ne konsumojmė mbi 6 000 ton cigare nė vit dhe qė zhdoganojmė, me problemet e mėsipėrme, mė pak se 40% tė tyre. Po kėshtu pėr naftėn, kafene, etj. Mirėpo, Kėrēuku s’ka kohė tė merret me ujkun e korrupsionit, ai ėshtė ende duke kėrkuar gjurmėt, por edhe kėto mė shpesh i mbulon. Sa mė shumė shtohet korrupsioni, aq mė zbutės janė bėrė raportimet e tij.

    Zotėrinj, mendoj se buxheti faktik i vitit 2001 ėshtė i mangėt nė tė ardhurat e tij si rezultat i korrupsionit pa fre dhe po pėr tė njėjtėn arsye i keqpėrdorur nė shpenzimet e tij. Ai pėrfaqėson dėshtimin nė objektivat e caktuara, tė cilat nė parantezė i kemi argumentuar mė parė qė janė llogaritur nė mėnyrė tė pasaktė, duke thelluar varfėrimin ekonomik tė vendit e tė shtetasve shqiptarė. Ky buxhet minoi mė tej mjedisin ku vepron sektori privat, duke ēuar nė uljen me disa qindra (sipas raportit tė paraqitur) tė firmave me tė ardhura mbi 8 milion lekė nė vit, thelloi konkurencėn e pandershme, fitimin e paligjshėm, polarizimin ekonomiko-shoqėror dhe ndikoi si mė parė nė vazhdimėsi pėr rritjen e pesimizmit tė qytetarėve mbi mundėsitė, e mbi tė gjitha mbi dėshirėn e shtetit pėr tė luftuar korrupsionin gėrryes. Me keqalokimin e fondit rezervė kur mbi 90% u pėrdor nė 6 –mujorin e parė ai shėrbeu, ndėr tė tjera edhe pėr manipulimin e zgjedhjeve tė pėrgjithshme.

    Me mungesėn e transparencės pėr kėtė veprimtari antiligjore edhe raporti i pėrgatitur s’di se ku i lexuar nga kryetari i KLSH-sė ndikon nė tė njėjtėn kah me abuzuesit, qė nuk janė aspak nėpunėsit qė ai pėrmendi, nėpunės, qė ose kanė zbatuar ndonjė urdhėr tė shefave ēuditėrisht gjithnjė anonimė ose akoma mė pak kanė bėrė ndonjė llogaritje gabim tė dietave.

    Zbatimi i buxhetit tė vitit 2001, me korrupsionin e tij, por jo vetėm ai, ėshtė njė nga pengesat qė po u vihet shqiptarėve pėr t’u integruar nė Bashkimin Europian e deri nė NATO, siē dėgjuam sė fundmi, kurse raporti kontrollues i Kėrēukut ėshtė njė tregues i domosdoshmėrisė sė reformimit tė drejtimit tė kėtij institucioni, qė ankohet nga ndėrhyrjet e politikės vetėm kur i kėrkojnė tė mos jetė instrument i klaneve tė ngushta tė korruptuara, por instrument i shtetit, pėr tė ndikuar aq sa i takon nė integritetin e tij.



    *Fjala e mbajtur nė parlament
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #42
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,397
    Postimet nė Bllog
    22
    Postuar mė parė nga Tarasi
    Une personalisht nuk do desha aspak te qeverisesha nga individe pa nje dyshke ne xhep e ta paafte per te rregulluar veten e tyre. Jo per gje por nuk ka asnje llogjike qe te ben te mendosh se keta individe do kthehen ne lidera te suksesshem pa pasur nje stimul te tille apo qe ta bejne punen mire thjesht per "shpirt te babait".
    Mentaliteti qe ti manifeston me lart, fatkeqesisht eshte mentaliteti qe manifestohet nga shume shqiptare qe u ka humbur si morali, edhe ideali dhe nuk u ngelet ngushellim tjeter vecse harbuteria e shfrenuar "vidh te vjedhim". Kete e manifestojne ne postet qe mbajne, ne shoqerine qe krijojne me krimin e organizuar e deri ne rang familjar. Sic e thashe edhe me lart, te vetmit qe "tolerojne" korrupsionin jane ose ata qe jane te implikuar ne ndonje lloj menyre ne kete korrupsion, ose ata qe jane militante partish e njerez te pagdhendur.

    Korrupsioni eshte krim qe denohet me ligj!

    Nuk do te jete e larget dita, qe edhe ti do te mesosh qe korrupsioni nuk eshte "bashkejetese qeverisese" por eshte krim qe ndeshkohet me ligj. Asnje qeveri nuk pretendon te kete korrupsionin zero, por te gjitha qeverite ne te njejten kohe nuk e tolerojne korrupsionin, por e denojne ate me ligjet me te ashpera. Cdo qeveri e korruptuar izolohet nga bota e qyteteruar, ashtu sic u izoluan edhe socialistet tane deri ne ate pike sa tani Nano kerkon kryqezimin e te tijeve per te shpetuar koken e vet.

    Meqe ty te pelqen te besh krahasime pushtetesh pasi kjo eshte "politika" per ty, une te kujtoj qe dikur ne pushtetin e PD-se ministrat pushoheshin nga detyra me dekret presidenti, dhe u kaloheshin hetuesise per gjykim, kurse ne 5 vjetet e fundit socialistet jane te perfolur si te implikuar ne korrupsion, pavaresisht se nuk kemi pare ndonje te denuar deri me sot per korrupsion. Se fundmi, ish-presidenti Mejdani se bashku me Klosin dhe Gjinushin jane vene ne shenjestren e akuzave te faktuara si te opozites edhe kryeministrit socialist te vendit Nano.

    Njerezit qe duan drejtesine, nuk kane se si te pranojne korrupsionin.

  3. #43
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-09-2002
    Vendndodhja
    Fshati Henas i Mallakastres
    Postime
    40
    Albo

    Mua me vjen shume mire qe mes nesh ka edhe shenjtore si zotrote qe mesiguri rrjedh nga familje shenjtoresh ndryshe nga ne, po me duket pak se kenga e fyellit tend e ka titullin "Fluturon gomari".

    Se pari ti duhet te lexosh shqip dhe kuptosh shqip. Une kurre nuk fola nen mentalitetin "vidh te vjedhim". Mendoj se ky eshte nje epitet i interpretimit tend qe vjen deri diku nga paaftesia per tu marre me detajet e debatit, keshtu qe i jep vetes te drejten e pergjithsimit.

    Une fola per vjedhjen si pjese e realitetit te cdo shoqerie ne kete bote. Une gjithashtu komentova per NJOHJEN E LIMITIT te te vjedhurit pika te cilat ti nqs nuk i kupton duhet te pyetesh per sqarime te metejshme.

    Ne shoqerine e engjejve ku ti apo ideali yt merr pjese gjerat do jene ashtu si thua ti. Problemi eshte se kur zbret ne toke ndeshesh me ate fenomen qe quhet "mekat". Ky eshte problem vertet, por problem ketu ne boten reale dhe qe kerkon zgjidhje me "kembe ne toke".
    Ti rrofsh qe na tregon edhe ligjet, se na ndrit mendjen e na iluminon por ky refreni yt i denoncimit te korrupsionit si i denueshem nga ligji, eshte teper i njohur dhe nuk ka asnje lidhje me zgjidhjen qe ti kerkon te gjesh pra eleminimin e tij. Me fjale te tjetra ekzistenca e korrupsionit eshte e pavaruru nga denoncimi yt.

    Nga ana tjeter paditja e korrupsionit per ty eshte me teper nje ceshtje morale sesa racionalo-realiste. Ti kerkon se pari qe ne te kthehemi ne njerez moral dhe jo njerez te begate. Ndoshta ne boten e cudirave morali i mbush tavolinat plot me te mira por ketu poshte morali nuk haet.

    Pra si perfundim se skam edhe kohe, ne duhet te perfitojme nga korrupsioni dhe te nxjerim dicka te mire prej tij. Mqs korrupsioni eshte nje privilegj ne si popullate duhet tia japin kete nje figure qe e meriton dhe qe nga i cili ne perfitojme me shume. Askush nuk do ankohej sot per korrupsion nese ata te korruptuarit rregullojne si veten ashtu edhe popullin, sic ndodhi psh ne amerike me Klintonin qe ishte teper imoral; nqs te ka rene ne vesh.

    Mqs ty te paska mbetur ne mendje pushimet nga detyra te ish-ministrave te PD, une spo ta prish, por me sa di une shqiptaret nuk jane vjedhur ndonjehere me shume me hapur dhe me drejtperdrejte, se gjate pushtetit te PD ne jeten e tyre.

    Do flasim prape

    Tarasi

  4. #44
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-10-2002
    Vendndodhja
    Portugal
    Postime
    100
    Tarasao o mik me duket se i keqkupton gjerat ose nuk deshiron te i kuptosh.
    Si qenka korrupsioni shpetimtar i Shqiperise dhe i shqiptareve.
    Ceshte ky lloj gjykimi prej kalamani qe ben ti o mik.
    Ndoshta ti e hollon duke e zgjatur trupin e njomet te ndertimit te nje shteti me korrupsion por nje gje e tille eshte shume e rezikshme per vete shqiptaret dhe per Shqiperine.
    Ti thua qe te u mbushen xhepat pushtetareve se keshtu do te punojne, por pyetja ime do ish kjo se :
    A nuk e shikon cfare po ndodh ne Shqiperi ku e gjithe pozita eshte e implikuar ne vjedhje ne abuzime financiare, ne kontrabande e kudi sa lloj abuzimesh ndodhin dhe mos kujton valle se po ngrihemi keshtu si thua ti?
    Pra sipas thenies tende zotrote i bie qe 3.000.000 shqiptare duhet te behen deputete ministra, kryeminista, e presidenta per 20 vjet dhe Shqiperia shpetoi.
    Je shume larg realitetit te vertete dhe me vjen keq qe ti i ben krahasimet me boten e cudirave.
    Duket qe edhe ti ndan te njejtin mendim me klasen e hajduteve ose klasen shfrytezuese dhe eshte ndoshta fatmiresi qe ti nuk gjendesh ne Shqiperi per te rjepur ndonje post te cfaredoshem ne shpine te shqiptareve te thjeshte ose ne dem te tyre.
    Sikur the edhe ti vete po e mbyll edhe une se shkoi vone, por do te uroja pak me shume thellim ne kuptime dhe debat.
    Pershendetje Gjethi

  5. #45
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,397
    Postimet nė Bllog
    22
    Ata dhe "Turma"

    Nga Kreshnik SPAHIU

    Pse ende nuk eshte arrestuar asnje politikan i korruptuar? Me kete pyetje e filloi biseden nje nga diplomatet e Brukselit i cili ka per detyre te investigoje shtetin shqiptar ne prag te hapjes se negociatave per integrim dhe asociim.

    Arrestimi i dy kryepoliceve nuk eshte dhe nuk mund te jete shpresa e kthyer per drejtesi. Si cdo proces tjeter ne Shqiperi ai fillon me shume zhurme dhe mbyllet me shume qetesi. Nuk eshte e rastit qe ne pranga perseri nuk jane politikane te korruptuar. Prangat jane sa larg aq dhe afer politikaneve por gjithmone jo per hir te shtetit dhe se drejtes por per te goditur kundershtarin dhe krijuar imazhin e goditjes ne ate qe ata e quajne "turme".

    Thone se politikanet shqipetare "e hane turpin me buke". Me mire se kurre kjo reflektohet ne trajtimin e ceshtjeve te mprehta qe lidhen me marrdhenie te caktuara shoqerore dhe qe vullneti apo serioziteti i shtetit perceptohet me lehte nga qytetaret. Mungesa e ketij serioziteti manifestohet ne momentin kur e ashtuquajtura drejtesi merr persiper te vendose paqen e me pas ben te kunderten c'ekuilibron opinionin dhe pas hekurave mbetet vetem kujtesa e nje "drame" pa shije dhe impresion.

    Nga kafet e Nexhmije Hoxhes e eri tek dashnoret e Klosit, nga tenisi i Lenkes e deri tek bidonat me Coca Cola te te gjashteve, nga Paparet e 2 prillit e deri tek Versacet e Salihit, nga perhapja e "sekreteve" te "KJ" e deri tek mbyllja e Gjelave, nga tansparenca e piramidave e deri tek "pucet" e Ekremit nga konservat e Fatos Nanos e deri tek maskat qe ndalonin Berishen, te gjitha keto te shtyjne ne meditim.

    Procese gjyqsore dhe hetimore sa tragjike aq dhe komike, sa te turpshme po aq dhe historike. Kjo prove reale e nje shoqerie qe nuk mundi te ngreje kurre ne nivelin e duhur seriozitetin e shtetit te vet. Kjo maskarade e luftes histerike dhe papergjegjmerise qe rastesia i veshi keta njerez me pushtet dhe qe e perdorin kete te fundit si bombe per te rrenuar shoqerine dhe shtetin. Politikane qe kurre, nuk munden te ndajne te verteten nga mashtrimi, krimin nga drejtesia, paqen nga lufta, regresin nga progresi. Ne pak kohe mediokriteti okupoi gjithcka, administraten, politiken, institucionet, gjykatat madje edhe shoqerine civile. Ata u bene zoter te gjithckaje dhe shpejtuan te mbyllin portat e cdo lloj rryme civile duke e detyruar kete te fundit te merrte arratine ne rruget e perendimit ose t'i nenshtrohej mizerabilitetit. Klanet dhe lobingjet e tyre nuk jane gje tjeter vec nje konglomerat i njerezve me te inkriminuar ne vend aq sa pervec kostumeve firmato, ne fytyrat e tyre reflektojne vecse ngjashmerine siameze me shtresat me vunerabel te shoqerise. Te poshteruar e te kthyer ne skllever te te drejtave te tyre shikon kudo ish-pronare qe sipas udhezimeve te Alise ende sorollaten dyerve te gjykatave dhe mbajne ne dore ca letra bakalli qe demek iu jane njohur pronat, intelektuale qe Katovica i mbylli dyert e politikes, puntore qe presin realizimin e premtimeve elektorale, fshatare qe shiten lopet ne fajde dhe mbollen token me kanabis. Per ironi vemje, servile, qorrer, bastarde dhe fosile qe krekosen ne makina luksoze e ne kariget e parlamentit pasi i kane fryre ne vesh dhe i kane bere fresk per vite e vite kryetarve te Partive. Me pas, kur e shohin vehten si limoni enden dyerve te ambasadave per te mare bursa apo per te luajtur rolin e disidentit. Kjo eshte skakiera e ushtareve bolshevik te politikes shqiptare dhe qe me pushtetin e tyre ne vite perbejne trupen e mekanizmit te shtetit shqiptare. Kjo ne vetvete nuk perfaqeson gje tjeter vecse nje proces te degraduar falimenti shteteror. Ky proces ka delegjitimuar autoritetin e pushtetit gjyqesor per te dhene nje verdikt te besueshem dhe per te shpaguar demin e ardhur shoqerise nga abuzimet e dhe krimi i "jakave te bardha".

    Keqperdorimi i te gjitha gjykimeve dhe hetimeve te zyrtareve ka humbur dhe sfumuar rendesine qe ka dhenia e drejtesise dhe nxjerja e pergjegjsise, aq sa sot cuditerisht "turma" indoktrinohet duke shprehur keqardhje per ata qe jane te akuzuar. Te ukuzuarit te armatosur dhe mbarsur nga opinioni shnderrohen ne akuzues duke brymosur amoralitetet e tyre ne ate pjese te turmes ku fatkeqsisht gjen dhe nje pjese te mediave shqipetare.

    Ja pra i nderuar diplomat pse nuk ka ende politikan te arrestuar per korrupsion ne Shqiperi.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #46
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,397
    Postimet nė Bllog
    22
    Cani shpėrbleu veten me 18.5 milionė

    Nga Jozefina Topalli

    Seanca e sotme, qėndrimi i grupeve parlamentare ndaj Kėshillit Mbikqyrės tė Bankės sė Shqipėrisė dhe Guvernatorit tė saj, ėshtė njė provė pėr tė gjithė ne. Eshtė mėnyra mė e thjeshtė dhe e dukshme pėr tė parė se sa tė sinqertė jemi ne nė atė qė pėrflitet, pėr tė cilėn betohemi e stėrbetohemi. "Nė luftėn kundėr korrupsionit", pra nė pėrpjekjet tona pėr reduktimin e varfėrisė, tė listave tė bukės. Nė qoftė se ju keni lexuar raportin e KLSH dhe nga ky raport nuk ju bėri asgjė pėrshtypje, i vetmi konkluzion do tė ishte se ky vend nuk ka shpresė. Nė qoftė se keni lexuar raportin, do tė pėrpiqem tė pėrmbledh me aq sa mė lejon koha, por kjo ju heq ēdo besim pėr tė qėndruar nė kėtė sallė.

    Uroj qė tė ndodhė e treta, qė ta keni lexuar dhe tė reagoni me pėrgjegjėsi.

    Ndėr 39 faqet e kėtij raporti lexojmė gjėrat mė tė pabesueshme me abuzimin, vjedhjen e pasurisė mė tė madhe tė shtetit shqiptar. Dhe kjo ėshtė asgjė, sepse ėshtė ky Institucion Qendror qė nuk lejoi tė kontrollohej zbatimin nė 339 vendime tė Kėshillit Mbikqyrės. Pra, ne mund tė mėsojmė ēka ndodhur me paratė nė mėnyrė sipėrfaqėsore. Por qoftė edhe ky mėsim, ėshtė shumė tronditės.

    Tė krijohet pėrshtypja se nė kėtė vend tė mjerė midis institucioneve tė shtetit ka vetėm njė garė, kush pasurohet mė shpejt. Nė kėtė vend s’flitet mė pėr ndėrgjegje, por s’flitet as pėr frikė. Kėtu s’ka mė frikė, kushdo mund tė bėjė ēdo gjė dhe asgjė nuk ndodh.

    Kėtu ka korrupsion qė korrupton politikisht. Korrupsioni bėhet duke shkelur ligje, por korrupsioni bėhet pėrmes hartimit tė ligjeve apo akteve nėnligjore, si nė rastin konkret. Unė nuk dua tė ndalem kėtu tek paga e Guvernatorit, qė nė kundėrshtim me ligjin i jep vetes disa milion lekė mė shumė apo tė 2 zv.guvernatorėve dhe inspektorėve tė pėrgjithshėm, qė tejkalojnė pagėn e ministrit tė Financave. Vetėm brenda vitit 2000 nė Bankėn e Shqipėrisė ėshtė ndryshuar 4 herė niveli i pagave. Nuk dua tė zgjatem as tek shpėrblimet qė zotėrinjtė i bėjnė vetes, ku vetėm pėr dy vjet ata kanė shpėrblyer veten pėrveē rrogės me 18.5 milion lekė. Shuma ėshtė sa 4000 pensione. Kjo ėshtė asgjė me atė ēfarė ndodh me tenderat.

    - Vetėm tek ne mund tė ndodhe qė "mund tė pranohen ofertat e publikuara nė Internet pėr blerje nėpėrmjet tij". Kurrė njoftimet e firmave nė Internet nuk pėrbėjnė oferta, ato mund tė shėrbejnė vetėm pėr informacion.

    - Pėr Bankėn e Shqipėrisė nuk janė pėrcaktuar as pikėt pėr kriteret e vlerėsimit (pra edhe kjo nė tė drejtėn e Guvernatorit pėr tė vendosur fituesit).

    - Vetėm kėtu ndodh qė …"pėr kontrata me vlerė tė konsiderueshme pėr Bankėn e Shqipėrisė, nėnshkruhet nga Guvernatori, sipas gjykimit tė bėrė nga vetė ai", pra lėnė nė qejfin e Guvernatorit, duke i krijuar nė ēdo moment mundėsinė e larjes sė duarve apo tė imitimit tė Ponc Pilatit.

    - Vetėm nė Rregulloren e kėsaj Banke ndodh qė tė mos pėrcaktohet saktė" shuma minimale e kapitalit fillestar tė kėrkuar pėr liēencimin e subjekteve jo bankare nė Shqipėri.

    - Vetėm nė Shqipėri ndodh qė (1999) tė mos ekzaminohet veprimtaria e plotė e 6 bankave, qė ėshtė e barabartė me 46% tė sistemit.

    - Vetėm nė subjektet tona ndodh dhėnia e kredisė pa marrėveshje tė huasė sė nėnshkruar nga 2 palėt.

    - Vetėm tek ne ndodh dhėnie garancie pa mbėshtetje hipotekore.

    Nė kėtė Institucion vetėm me njė kontroll tė kufizuar, tė ndaluar, sipėrfaqėsor, del qė nga 38 tendera, 23 kanė patur probleme ligjore-pra dėme ekonomike tė konsiderueshme.

    Fakti qė 65% e parave qė pėrdoren pėr tendera, vetėm nė Bankėn e Shqipėrisė - kanė probleme tė mėdha-ėshtė njė kėmbanė e fortė-qė paralajmėron vdekjen ekonomike - shtetin mafioz. Imagjinoni sikur kontrolli tė ishte serioz e tė mos pengohej. Kryetari i KLSH ka akuzuar direkt Guvernatorin, si personin qė nuk e ka lejuar kontrollin. Secili ka tė drejtė tė pyesė: Ēfarė e shqetėsonte Guvernatorin-pse nuk lejoi transparencėn - Ēfarė tjetėr kishte pėr tė fshehur - Pse kaq frikė ? Faqet e raportit flasin jo vetėm pėr dėm ekonomik nga para tė shpenzuara "keq" nga Banka, se nga kjo s’do tė fshihej edhe aq Guvernatori. Raporti nuk flet vetėm pėr konstatime si nė rastin e Bankės Ndėrtregtare ku mungojnė procedurat pėr parandalimin e pastrimit tė parave tė pista - ku ne thyejmė rekordet mė tė ēmendura - as vetėm pėr transferim fondesh (nė 80% tė rasteve) pa paraqitur dokumentacionin pėrkatės-as vetėm pėr dhėnien e kredive dy shoqėrive tregtare nė kohėn kur kjo veprimtari pėr Bankėn e Kursimeve ėshtė e ndaluar apo pėr lejim tė llogarive tė zbuluara nė njė rast pėr shumėn 1 milion USD.

    Ne lexojmė se Banka e Kursimeve ka bėrė investime nė valutė, duke blerė letra me vlerė tė shoqėrive jashtė shqiptare (nė shumėn 27 milion USD). Ky investim jo vetėm ėshtė veprimtari e paliēencuar, por me humbje prej 450 mijė USD.

    Tek ne ndodh qė tė kryhen transferta brenda njė dite nga persona tė ndryshėm pėr tė njėjtin pėrfitues nėn limitin e lejuar, qė sė bashku e kalojnė kėtė limit prej 15 mijė USD.

    - A e dini ju zotėrinj, se fitimi i Bankės ėshtė ulur nga viti nė vit. (kjo sepse kompetencat e Olimpit, pra Kėshillit Mbikqyrės, nė miratimin e shpenzimeve janė tė pakufijshme).

    - A e dini se ky Kėshill i perėndive s’ka bėrė inventarizimin e metaleve tė ēmuara nga 1995 - mars 2000, nė kundėrshtim me ligjin pėr kontabilitetin; edhe pėr kėtė ngarkohet me pėrgjegjėsi Guvernatori.

    Heshtja e tij flet shumė pėr thesarin e vjedhur.

    Por edhe nė inventarin fizik tė 24.1.2002 tė vlerave numizmatike nuk shėnohen vlerat pėrkatėse (por edhe kjo siē duket s’ka rėndėsi). Ndodh nė Bankėn tonė qė pėr inventaret nė pėrdorim mungon firma e marrėsit nė dorėzim-thua se flitet pėr gurė deti. E megjithatė, edhe pse tė gjithė kėto janė mė shumė se tė mjaftueshme pėr tė fluturuar Guvernatorin - pėrsėri s’janė asgjė me sa vijon - edhe pse pėrsėri jemi vetėm nė zonėn e njė kontrolli sipėrfaqėsor.

    1- Nuk dua tė ndalem tek 6000 mijė USD e abuzuar nė tenderin me objekt "shtypje e kartmonedhės shqiptare pėr vitin 2001", ku edhe pse nėnshkrimi i kontratės ėshtė kundėrshtuar nga juristi - kjo s’ka impresionuar fare Guvernatorin e Bankės, sepse pėr kėtė kam folur 6 muaj mė parė nė Parlament, kur Guvernatori s’gjeti tė vlefshme tė bėnte sqarim.

    2- Nė tenderin me objekt "Rishtypje e monedhės metalike shqiptare, emetim i vitit ’96" ėshtė abuzuar me 46 mijė USD. S’mjafton kjo, Olimpi i Bankės pas shpalljes sė fituesit, merr vendim pėr ndryshimin e sasive. Si rezultat nė total, diferenca midis ofertės sė paraqitur nga kompania fituese dhe vlerės sė kontratės sė lidhur ėshtė 59.680 USD dėm ekonomik. S’po shtoj se kontrata ėshtė lidhur jashtė afatit tė vlefshmėrisė sė ofertės.

    3- Ky Institucion qendror pa hezitimin mė tė vogėl tejkalon fondin limit nė 15 tendera, pėr vlerė totale 48.960.516 lekė - tjetėr dėm ekonomik.

    4- Nė tenderat me objekt "Blerje arka amballazhi pėr amballazhimin e monedhave metalike; nė tenderin "Blerje e lėndės letėr dhe karton pėr shtypshkronjėn"; nė tenderin "Blerje e letrės autokopje"; nė tenderin "Blerje karburanti pėr degėn Gjirokastėr"; nė tenderin "Blerje karburanti pėr automjetet e Bankės sė Shqipėrisė"; nė tenderin "Shėrbim nė internet", - pra nė 6 tendera - konstatohet ulje e sasive tė mallit, tejkalimi i fondit limit - pėr pasojė dėmi ekonomik miliona lekė.

    5- Nė 4 tendera tė tjerė janė bėrė shtesa tė fondit limit pas marrjes sė vendimit tė shpalljes sė firmave fituese. Dėmi ekonomik nė disa milionė lekė tė reja.

    Pėrgjegjėsi - Guvernatori, natyrisht qė Jo.

    6- Nė tenderin me objekt "Blerje e letrės pėr pullė akcize", nė garė pėrsėri vetėm njė firmė. Nė vend qė tė skualifikohej e tė pėrsėritej tenderi, firma shpallet fituese, pėrsėri kontrata e kalon fondin limit me 1 milion lekė tė reja.

    7- Nė tenderin me objekt" Blerje benzinė pa plumb … " firma e shpallur fituese refuzon lidhjen e kontratės. Por Komisioni i Prokurimit nė vend qė tė zbatojė sanksionet ligjore, pa Vendim tė shkruar anulloi tenderin, e pėrsėrit kėtė tender me proces tė pėrshpejtuar, duke nxjerrė fituese pėrsėri kėtė firmė, pėrsėri rruga e vjetėr - tejkalohet fondi, shtohet vlera e kontratės - dėm ekonomik - diferencat nė xhepa.

    8- Nė tenderin "Blerje letėr sigurie pėr pullat e taksės sė pijeve alkoolike" fondi limit 17 milion lekė trefishohet. Askund nė botė kjo s’ndodh, tek ne po. Por Banka s’ka nevojė as pėr negocim pėr ēmimin. Nė fund paratė e shqiptarėve janė.

    Tė besosh se Guvernatori s’di asgjė, s’ka lidhje, ėshtė njėsoj si tė besosh nė kuadraturėn e rrethit. Mund ta besosh vetėm po tė jesh nė gjendje hipnoze. Konfuzioni mental apo mė keq, tė kesh vetė njė problem tė ngjashėm pėr tė zgjidhur.

    Unė nuk besoj nė kėtė tė fundit.

    Studimet tregojnė se shqiptarėt janė populli qė rrjeshtohet i pari pėr ndjeshmėri ndaj korrupsionit. Detyra e pėrfaqėsuesve tė kėtyre shqiptarėve, pra deputetėve, ėshtė ta reflektojnė kėtė ndjeshmėri, gjė qė do tė thotė se ndaj ēdo shkelje, tė gjithė ne duhet tė ngrejmė njė akuzė. Ēdo sjellje ndryshe, ėshtė shkelje besimi, ėshtė pajtim me vjedhjen, zero shprese. Vjedhja s’ėshtė kurrė e negocueshme. Dhe ligji s’mund tė jetė kurrė fakultativ, sado indipendent, i pavaruar nga ligji s’mund tė jetė kurrė askush, pra as Banka e shefi i saj. Unė jam e ndėrgjegjshme se politika nuk ka qenė kurrė e papėrlyer. E pranoj se korrupsioni politik nuk ėshtė diēka e re. Por, mosngopja ka arritur nivele tė paprecedent. Dhe objekt i hetimit tė vėrtetė nuk ėshtė mė vetėm njeriu, por institucionet. Eshtė kjo arsyeja pse kaq shumė rezistencė, bllokim nė reformat e tyre. Pavarėsisht nga rezistenca, ėshtė detyra jonė tė pastrojmė shtėpinė tonė. Veē se pastrimi kalon pėrmes reformave e Prokurorisė. Ky ėshtė katarsisi i vėrtetė. Eshtė e padiskutueshme, qė shumė persona kanė mundur pėr vite tė tėra, duke pėrfituar nga klane politike, tė sigurojnė mbrojtje juridike apolitike, shumė "performante". Guvernatori i Bankės ėshtė vetėm njė rast, qė pėrfitoi nga parajsa e parasė.

    Lamtumira e tij, duke marrė me vehte edhe kėto vite gri, do kishte njė efekt pozitiv.

    Veritas odium parit - E vėrteta ngjall urrejtje.

    Por, vota kundėr Mocionit, pėrveē tė tjerave ėshtė llogaria mė mediokre politike qė maxhoranca mund tė bėjė.

    Fjala nė debatin parlamentar rreth mocionit pėr shkarkimin e Guvernatorit Cani
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #47
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-09-2002
    Vendndodhja
    Fshati Henas i Mallakastres
    Postime
    40
    Hmm ky eshte kulmi.

    Ata qe mbas 92 e kalben deri ne palce cdo norme morale, cdo rregull apo disipline qe ekzistonte ne etikat e sjelljes se shqiptarit dalin sot e na kakarisin neper shtyp per "korrupsion".

    Kjo eshte po aq e besueshme sa nje prift katolik sot te flase per moralin seksual.

  8. #48
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-10-2002
    Vendndodhja
    Portugal
    Postime
    100
    Cfare te bejme o vellezer.
    Nuk ka rrugezgjidhje, populli eshte destinuar qe te vdese klinikisht.

  9. #49
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-09-2002
    Vendndodhja
    Fshati Henas i Mallakastres
    Postime
    40
    Ne gjithmone kemi vuajtur nga fakti se nuk dime te fokusohemi tek prioritetet tona. Ne pra nuk dime ta kthejme nje te keqe, nje falimentim, nje te mete apo nje gabim ne favorin tone.

    Gjithmone kemi shfaqur anen me inferiore te te reaguarit, ate te qarjes dhe ankimit apo jemi kthyer ne don-kishote enderrimtare ku kemi dashur zgjidhje radikale. Keshtu ndodhi pas 92 kur me ne krye krye Don-Kishotin Sale i perqendruam fuqite dhe energjite tek lufta kunder komunizmit, (ne vend qe bashke me ta te kerkonim te synonim rregullimin e shqiperise) dhe ndertuam nje kala me rere qe nga korrupsioni u rrezua per 24 ore.

    Po keshtu ndodh edhe sot kur enderrojme me syhapur dhe kerkojme eleminimin total te korrupsionit ne Shqiperi. Ohh sa njerez te mrekullueshem duken keta.
    Kjo gje nuk ka ndodhur kurre e as ka per te ndodhur kurre jo vetem ne shqiperi por ne asnje vend te botes. Ne duhet tashme te dime apo te mesojme si te ecim perpara edhe me korrupsion neper kembe. Pra le ta kthejme kete fenomen negativ ne advantazhin tone. Le ta luftojme korrupsionin deri aty sa cmimi i luftes ndaj tij mos ti kaloje te ardhurat pozitive qe ne perfitojme nga lufta anti-korrupsion.

    Fatkeqesisht sot ata qe cicerojne sot plot pasion e zell per moralin e larte anti-korruptim jane ne fakt mjerimi i vertete i te ardhmes shqipatare. Nqs ka dikush ketu qe pretendon se keta jane me te afte ti japin shqiperise me shume, per mua vetem enderroni me sy hapur. Sidomos kur shikon se ata qe kritikojne per korrupsion sot jane arkitektet dhe betonuesit e korrupsionit me degjenerues, degradues e regeresiv ne historine e shqiperise; e korrupsionit jo thjesht si fenomen por si menyre e vetme jetese per plot 5 vjet.

  10. #50
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,397
    Postimet nė Bllog
    22
    Arrest dy ish-kereve te Albtelekomit

    Ylvi Saliaj, ish-zv/drejtori i Pergjithshem i Albtelekomit dhe Bledar Shano, ish-kryetari i Komisionit te Tenderimit, jane arrestuar ne oret e vona te mbremjes se djeshme nga policia e Tiranes nen akuzat e shkeljes se barazise se shtetasve ne tendera. Historia e ngjarjes se vitit 1998, kur nje firme fantazme italiane me dokumenta false i zhvati shqiptareve 1 milion USD

    Ferdinand DERVISHI

    E drejta vonon, por... Ne nje kohe kur te gjithe pandehen se u arrestua ish-shefi i sherbimit sekret Fatos Klosi, radha ka qene per dy ish-drejtues te larte te Albtelecom te akuzuar si pergjegjes per zhdukjen nga arka e shtetit te 1 milion dollareve ne vitin 1998. Pikerisht 5 vjet me pas, pasi ka marre ne duar vendimin e gjykates, policia e Tiranes ka trokitur ne dyert e Ylvi Saliajt, ish-zv/drejtorit te Pergjithshem te Albtelekomit dhe Bledar Shanos, ish-kryetarit te Komisionit te Tenderimit per blerjen ne ate kohe te nje sasie kablli dhe aksesoreve te tjere ne shumen 1 milion USD. Gjithcka ka ndodhur ne nje moment kur askush nuk e priste nje zhvillim te tille. Gjate gjithe pasdites se djeshme kreret e Drejtrorise se Pergjithshme te Policise dhe ata te Drejtorise se Tiranes kishin mbyllur telefonat, dhe fakti duket detyroi disa televizone private te deklaronin si lajm arrestimin e ish-shefit te sherbimit sekret. Gjithsesi Prokuroria kishte arritur te punonte gati pa u identifikuar per nje dosje te tille.

    Gjithcka kishte qene e thjeshte. Ne vitin 1998, ne kohen kur drejtor i Albtelekom ishte Dhimitraq Rafti, ishte zhvilluar nje tender per blerje kablli telefoonik dhe aksesoreve te ndryshem ne shifren 1 milion USD. Tenderin e kishte fituar nje shoqeri e panjohur italiane te ciles i ishte levruar edhe shume nga arka e shtetit. Por pas pak kohesh ne shtyp kishte plasur skandali sipas te cilit gjithe sasia e te hollave prej 1 milion USD ishte zhdukur. Nje jave me pas po sipas shtypit shuma e te hollave ishte gjetur ne nje banke te Italise dhe ishte bllokuar. Me tej nuk pati ndonje koment. Keshtu deri tek nje shkrim i para dy muajeve ne "Korrier", sipas te cilit Prokuroria kishte hapur hetimet ne lidhje me kete skandal. Gazeta kishte vertetuar edhe disa detaje sipas te cilave firma italiane e kishte fituar tenderin duke paraqitur dokumenta false, por ishte evidentuar edhe fakti se shuma e bllokuar ne banken italiane ende nuk ishte bere e mundur te riarketohej ne Shqiperi. Nderkohe qe hetimet e Prokurorise ishin shtrire mbi te gjithe anetaret e tenderit te cilet ne ate kohe sipas nje sistemi qe tashme nuk aplikohet ishin te gjithe te nivelit drejtore drejtorish apo te nje rangu me te larte ne Albtelekom. Nderkohe qe disa prej tyre, te cilet mund te pesojne te njetin fat me dy te arrestuarit, tashme nuk jetojne ne Shqiperi. Duket pas vertetimit se ne kete tender jane identifikuar abuzime te llojit "pabarazi te shtetasve nepermjet tenderave", jane percaktuar pergjegjesit. Burime te "Korrieri" pohuan se dje padite dy prokurore te Tiranes G.XH. dhe B. D. kane nenshkruar prane nje gjyqtareje dezhurn ne Gjykaten e Faktit te Tiranes urdher-arrestet e ekzekutuara ne oret e vona te mbremjes se djeshme, si gjithmone me zell nga Drejtoria e Policise se Tiranes.

    Historia e zhdukjes se 1 milion USD

    Tenderi ishte organizuar ne vitin 1998 per te blere nje sasi kablli telefonik. Ndersa procedurat e tij i kishin ndjekur disa firma te huaja, perfshire edhe ato me seriozet, si ajo gjermane Siemens. Por gjate zhvillimit te procedurave, nje firme e panjohur italiane, ua kishte kaluar te gjitheve "ne kthese" duke paraqitur shumen me te vogel. Por pikerisht pas fitimit te tenderit fillon pjesa me e pabesueshme. Albtelekom kishte derdhur nga xhepi i tij, qe zakonisht eshte i fryre, shumen prej 1 milion dollare ne adrese te kesaj firme, pa dyshuar ne seriozitetin e saj. Por me kalimin e kohes firma behet perhere edhe me e padukshme, asnje fije kabell nuk mberrin ne Shqiperi dhe per kete fillojne dyshimet. Dyshime qe nje dite te bukur behen publike. Mediat ziejne. Sipas tyre shuma e 1 milion dollareve kishte shkuar dem, madje ngjarja ishte konsideruar si mashtrimi i radhes ndaj shqiptareve, duke u risjelle ne mendje atyre Hajdin Sejdine, Arsidin, apo edhe vete firmat e famshme piramidale. Me ngushte nga te gjithe mbeten kreret e Albtelecom. Por pak kohe me pas u emetua lajmi i gjetjes se sasise se te hollave dhe ngrirja e tyre ne nje banke italiane. Patjeter qe nje ngjarje e tille, duhet te kalonte ne duar te drejtesise, e cila duhet te percaktonte fajtoret. Porse gjate hetimit, prokuroret ishin ndeshur me faktin skandaloz te falsifikimit te te gjitha dokumentave te tenderit prej firmes italiane fantazme. Keshtu perballe ketij fakti ishin percaktuar edhe pergjegjesite e secilit zyrtar te Albtetecom, qe ishte marre me procedurat e tenderit. Perpara pergjegjesive do te vihen te gjithe firmetaret e tenderit, apo ata qe kane mundesuar fitimin e tij nga firma fantazme. Fundja duhet te paguhet per shifren prej 1 milione dollare te shtetit, te cilat akoma nuk jane marre nga banka italiane, ku ishin ngrire ne vitin 1998.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skėnderbeu
    Nga Arbushi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Turqi, gjuha shqipe nė programin e televizionit shtetėror
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-11-2008, 17:11
  3. Si po shpenzohet buxheti shtetėror
    Nga starfo nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-12-2006, 10:31
  4. Mjerimi I Mesuesit, Krim Shteteror
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-11-2005, 14:17
  5. SHISH - Sherbimi Informativ Shteteror.
    Nga BlueBaron nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-03-2005, 13:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •