Nano, luftė "deri nė vdekje" Gjinushit
Anila Basha/ I ashtuquajturi skandal nė Radio Televizionin Publik shqiptar, duket se do tė marrė edhe ndonjė "kokė" politikani. Situata e hetimeve nė kėtė sektor po ecėn me hapa tė shpejta dhe burime zyrtare pranė qeverisė konfirmojnė pėr "KJ" se po pėrgatitet edhe njė listė politikanėsh, tė cilėt janė tė pėrfshirė nė tė ashtuquajturin skandal tė vjedhjeve nė Radio Televizionin Publik shqiptar. Tė njėjtat burime saktėsojnė pėr "KJ" se po bėhen lidhje tė shkurtra me politikanėt, me tė cilėt ish-drejtori i Pėrgjithshėm i Radio Televizionit Publik Shqiptar Edi Mazi, ka pasur kontakte.
Tė gjitha faktet tė ēojnė drejt kryetarit tė PSD-sė, ish-kryetarit tė Kuvendit tė Shqipėrisė, Skėnder Gjinushi.
Nga burime zyrtare tė Kėshillit tė Ministrave konfirmohet fakti se vetė Kryeministri Fatos Nano ka dashur qė tė gjejė fakte mbi ish-kryetarin e Kuvendit dhe lidhjeve tė tij me drejtorin e Pėrgjithshėm tė Radio Televizionit Publik shqiptar dhe pėr kėtė ka urdhėruar departamente tė veēanta nė Kėshillin e Ministrave qė merren me hetime.
Bėhet fjalė pėr kontrata tė firmosura dhe pėrqindje tė pėrfituara nga individė tė veēantė, nėpėrmjet kėtyre kontratave. Deri tani, nuk ėshtė nxjerrė asnjė shkresė zyrtare ku politikanėt tė jene tė pėrfshirė realisht nė ēėshtjen e skandalit nė financat e Radio Televizionit. Por burimet saktėsojnė se Nano ka dhėnė "urdhėr" tė qartė pėr tė gjetur ēdo material kompromentues, pėr kryetarin e Partisė Socialdemokrate, i cili ėshtė kthyer aktualisht nė njė nga opozitarėt mė me zė ndaj qeverisė "Nano" dhe nė mėnyrė tė veēantė pėr marrėveshjen Nano-Berisha.
Historia e marrėdhėnieve
Debati mes Nanos dhe Gjinushit, lindi disa kohė mė parė kur kreu i PSD nuk pranoi postet e ofruara nga kryeministri. Gjinushi nė kėtė mėnyrė vendosi daljen e tij nga koalicioni, duke "i dhėnė mbėshtetje votimit tė qeverisė nė Parlament", por nė tė njėjtėn kohė duke deklaruar se do tė luajė rolin e njė opozite konstruktive.
Por konflikti nuk mbeti vetėm kėtu. Nano, i pėrbetuar pėr "t'i nxirė jetėn" Gjinushit, deklaroi gjatė njė aksioni antitrafik nė Vlorė rreth tre javė mė parė se "skafistėt u zhdukėn nga qeveria dhe nga politika". Duke pasur parasysh faktin se Gjinushi ėshtė akuzuar gjithmonė nga opozita pėr lidhje tė tij me skafet dhe me trafikantėt, tė gjitha akuzat e Nanos kuptoheshin fare qartė se ishin pėr kryetarin e PSD. Por nga ana tjetėr, nuk ka munguar as pėrgjigja e kreut tė PSD, i bindur se pėr akuzėn qė ishte bėrė nė adresė tė tij nuk kishte asnjė provė. "Ata qė bėjnė tė tilla deklarime duhet tė fillojnė nga vetja", ishte kundėrpėrgjigja e Gjinushit, e cila i adresohej vetėm Nanos nė postin e kryetarit tė Partisė Socialiste dhe kryetarit tė qeverisė. Madje, Gjinushi vijoi mė tej duke deklaruar se Nano duhet tė merrej me akuzat qė kishte bėrė ndaj eksponentėve tė lartė tė Partisė sė tij.
Por historia e inatit mes Nanos dhe Gjinushit vazhdoi edhe mė tej. Nė mėnyrė tė pėrditshme Gjinushi, duke dalė nė media, denonconte pazaret e Nanos dhe Berishės, sidomos nė drejtim tė institucioneve kryesore. Njė ndėr tyre ishte edhe Shėrbimi Informativ i Shtetit. Siē dukej Gjinushi ėshtė nė dijeni tė faktit se nga ky shėrbim, Nano ėshtė duke kėrkuar informacione pėr tė implikuar kryetarin e PSD nė afera tė ndryshme.
Kohėt e fundit ėshtė vėnė re edhe njė mbėshtetje e fuqishme e kryetarit tė PSD ndaj kryetarit tė Bashkisė sė kryeqytetit Edi Rama. Kohėt e fundit mes Nanos dhe Ramės sipas burimeve pranė Bashkisė sė kryeqytetit ka filluar njė ftohje e madhe, e cila mund tė rrezikojė edhe mbėshtetjen pėr rikandidimin e Ramės, nėse mes tij dhe Nanos nuk do tė gjendet gjuha e komunikimit. Duke kapur kėtė rast, Gjinushi ka "vrapuar" tė dalė nė njė konferencė shtypi nė mbėshtetje tė kreut tė Bashkisė sė kryeqytetit. Ndėrsa vetė Edi Rama po pėrpiqet nė kėtė moment tė shmangė konfliktin me kryeministrin, duke pasur parasysh rrezikun e rikandidimit tė tij. Nano vetė nuk ka ndėrmend tė rriskojė pėr tė gjetur njė emėr tė ri pėr kryetarin e Bashkisė, ndaj dhe nuk ka dhėnė asnjė mesazh pozitiv apo negativ nė drejtim tė kryebashkiakut. Por pikėrisht nė kėtė moment ka ndėrhyrė Gjinushi, nė mbėshtetje tė Edi Ramės, duke rriskuar kėshtu lidhjet e Ramės me Nanon. Shumė kohė mė parė, nė prishjen e marrėdhėnieve mes PS dhe PSD, Gjinushi ka deklaruar se pa votat e socialdemokratėve, shumė minibashki tė kryeqytetit, nuk do tė mund tė fitoheshin nga socialistėt dhe kandidatėt e tyre, duke e kujtuar kėtė si njė nder qė socialdemokratėt bėnė ndaj socialistėve nė momentet mė delikate tė tyre.
Por megjithatė, Nano e ka shprehur hapur nė media se ėshtė i vendosur tė "luftojė ēdo lloj trafiku nė qeveri dhe politikė" dhe kėtė e ka bėrė jo vetėm me median vendase, por edhe me atė tė huaj gjatė kohėve tė fundit.
Krijoni Kontakt