Close
Faqja 2 prej 10 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 92
  1. #11
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Interesant prape me keshilla,

    nejse.


    Sa per kapitalizmin besoj se ta ka shpjegu nano kaq mire( mua me pat dhene kapitalizem me 1989) apo e ke gjet vete se "Ne kapitalizem shefi eshte hajdut"


    Secili politikan qe vjedh taksapaguesit shqiptare, sepse ato financime qofte dhe te huajve jane per projekte per shqiptaret e jo per projekte pasurimin privat te politikaneve, eshte nje hajdut dhe si i tille duhet denuar.

    Ti me duket akoma nuk e ke kuptuar dallimin midis ekonomise dhe politikes dhe te ekonomise shteterore e asaj private.

    Te ekonomise mafioze dhe ekonomise kapitaliste.

    Por nuk dua te hyj ne diskutime teorike.

    Ketu behet behet fjale per abuzime kryetaresh bashkie e ministrash e kjo nuk ka te beje me "djathtas" apo "majtas" ketu behet fjale veprimtari e jashteligjshme apo jo?

    Kaq

    Anton

    ps ne disa diskutime je munduar te me keshillosh te falenderoj
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  2. #12
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713

    "Xhoi Travel" fiton tenderin Tiranė-Athinė

    "Xhoi Travel" fiton tenderin Tiranė-Athinė

    Agjencia e udhėtimeve tė bashkėshortes sė Fatos Nanos ka fituar me abuzime njė tender pėr linjėn Tiranė – Athinė, duke dorėzuar nė komisionin e vlerėsimit tė ofertave njė ēek prej 350 mijė dollarėsh, ndėrkohė qė Kryeministri Fatos Nano ka deklaruar se gjithė pasuria e tij ėshtė 1 milion lek



    Kryeministri i qeverisė sė re, Fatos Nano do tė jetė njėkohėsisht pronari i njėrės prej linjave tė autobusėve Tiranė-Athinė, pasi firma e regjistruar me emrin e bashkėshortes sė tij, Xhoana Nano, ka fituar nė mėnyrė krejtėsisht tė paligjshme tenderin e ministrisė sė Transporteve. Komisioni i tenderit ka qenė i detyruar tė shpallė fituese firmėn Xhoi Travel, ndonėse kjo e fundit nuk plotėsonte asnjė nga kriteret e shpallura tė tenderit.

    Kryetari i PS-sė, sot kryeministėr i Shqipėrisė, i cili ka deklaruar se pasuria e tij ėshtė vetėm 1 milionė lekė ka paraqitur si garanci pėr marrjen e liēensės njė ēek 350 mijė dollarėsh. Pėr tė fituar tenderin nuk i kanė mjaftuar presionet e zakonshme tė autoritetit tė kryetarit tė PS-sė, por edhe mashtrimet e rangut tė ulėt. Ndėrsa nuk plotėsoheshin kushtet e tenderit, ai ka marrė borxh nga njė linjė greke transportesh dy autobusė, tė cilėt i ka paraqitur si pjesė tė kompanisė.

    Para dy muajve, Komisioni i Vlerėsimit tė Ofertave nė Ministrinė e Transporteve zhvilloi tenderin pėr dhėnien e liēensės pėr linjėn ndėrkombėtare Tiranė- Athinė. Ky komision nuk e ka vlerėsuar ofertėn e kompanisė "Xhoi Travel" si mė tė mirėn, madje pėr shkak tė mungesave nė dokumentacion, kompania ka shkuar drejt skualifikimit, por presionet e Nanos e kanė detyruar tė gjithė anėtarėt e komisionit tė mos kthejnė mbrapsht agjencinė e udhėtimeve "Xhoi Travel".

    Agjencia "Xhoi Travel" edhe pse nė fasadė mban emrin e bashkėshortes sė re tė kryeministrit Nano, ka fituar tenderin e linjės Tiranė – Athinė nė sajė tė presioneve tė kryetarit Nano, parave tė tij dhe miqėsive tė tij nė Greqi.

    Pas pėrfundimit tė tenderit ministri Lakrori ka qenė i detyruar t’i shpallė tė dy agjencitė dhe atė qė ėshtė renditur e para dhe agjencinė "Xhoi Travel", si fituese tė liēensės.

    Ndėrkohė Ministri i Transporteve, Maqo Lakrori ka deklaruar dje nė konferencėn e lamtumirės, se firma e bashkėshortes sė Fatos Nanos ėshtė paraqitur nė njė tender si ēdo subjekt i zakonshėm juridik dhe pas vlerėsimit tė dokumentacionit ka fituar tė drejtėn pėr tė fituar liēensėn e operatorit qė tė kryejė rrugėn Tiranė – Athinė.

    "Komisioni ka vlerėsuar dokumentacionin e dorėzuar dhe pasi ka bėrė vlerėsimet e nevojshme, ka kaluar pėr firmė tek ministri, i cili me autoritetin qė i jep ligji vendos qė t’ia japė tė drejtėn kėsaj apo asaj firme" – ėshtė shprehur nė lidhje me kėtė ēėshtje Maqo Lakrori.

    Historia e tenderit tė udhėtimeve ka filluar disa javė mė parė kur Ministria e Transporteve organizoi tenderin pėr linjėn ndėrurbane Tiranė – Athinė. Subjektet e paraqitura duhet tė kishin nė dispozicion tė paktėn tetė autobusė, dy prej tė cilėve private dhe gjashtė tė marrė me qera. Komisioni do tė bėnte vlerėsimin teknik tė tyre pėr tė parė nėse autobuzėt e vėnė nė dispozicion i plotėsonin tė gjitha kriteret e udhėtimeve tė gjata. Por ka ndodhur qė firma Xhoi Travel ka paraqitur nė komision vetėm njė ēek prej 350 mijė dollarėsh, me tė cilin do tė blinte gjashtė autobusa, ndėrkohė qė dy autobuzė tė falur qėndronin nė njė park autobusash nė Tiranė.

    Ndėrkaq, mėsohet se nė njė nga vizitat e shpeshta nė Janinė, disa javė mė parė, Nano ka thirrur nė takim Tasos Petropulos. Ky i fundit, me nėnshtetėsi greke, njihet si njė pronar i linjave urbane dhe ka nė dispozicionin e tij njė numėr tė madh autobusėsh.

    Nano i ka kėrkuar Petropulosit qė t’i jepte Xhoit dy autobusė. Autobusėt duhet tė ishin prodhim i pas vitit 1990, vlera e tė cilėve nė tregun grek kushton minimumi 200 milion lekė. Nano i ka kėrkuar gjithashtu Petropulosit qė t’i jepte me qera bashkėshortes sė tij edhe gjashtė autobusė tė tjerė tė tė njėjtit prodhim. Autobusėt janė kėrkuar nga Fatos Nano pėr bashkėshorten e tij, me qėllim qė t’i kishte nė dispozicion pėr t’u futur nė tenderin e organizuar nga Ministria e Transporteve nė Shqipėri. E gjitha kjo ėshtė bėrė pėr tė plotėsuar kushtet e tenderimit. E megjithatė Xhoi Travel nuk ka fituar pikėt e duhura dhe ka dalė e dyta nė renditje, por dhe kjo nuk e ka ndaluar Fatos Nanon tė bėjė tė mundur shpalljen fituese tė agjencisė nė fjalė.

    Por ndėrkaq Nano ka pėrgatitur kabinetin e ri dhe ka shpallur tashmė emrat e fituesve, emri i ish-ministrit Lakrori nuk gjendet gjėkundi. Duket se Nano ka "harruar" nderin e vjetėr tė ish-ministrit qė ėshtė detyruar tė shpallė fitues dy linja nga njė e parashikuar vetėm e vetėm pėr tė mos i prishur qejfin gruas sė kryetarit.

    B. K.


    Sa thjeshte e qarte jane faktet dhe mbi te gjitha sa kollaj per tu verifikuar.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  3. #13
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Korrupsioni i Ermelinda Meksit, ditėn e fundit me 1 gusht, 20 milionė lekė

    Qėndrim krejt i papėrgjegjshėm i ish-ministres sė Ekonomisė, e cila boshatis fondin e dikasterit, pėr t'u dhėnė nga dy rroga shpėrblim besnikėrie, disa prej tė afėrmve tė vet

    Largimi i Ermelinda Meksit nga drejtimi i dikasterit tė Ekonomisė, pasi ka mbretėruar aty pėr mė shumė se 3 vjet ėshtė shenjuar nga njė fakt sa kurioz, aq edhe skandaloz i ministrit tė Ekonomisė. Akti i fundit qė ka nėnshkruar Ermelinda Meksi, njė partiake e lartė e njė drejtuese e vjetėr administrate, ėshtė tėrheqja e njė fondi prej 20 milionė lekėsh nga buxheti i emergjencės i dikasterit, pėr t'ua ndarė besnikėve tė vet nė prag tė largimit. Edhe pse ka firmosur vetė disa nga marrėveshjet me Bankėn Botėrore pėr zbatimin e projekteve pėr reduktimin e varfėrisė, atė e ka zenė njė mall pėr pėmbushjen e kėtij qėllimi, tė paktėn njėherė tė vetme e me subjekte, vetė anėtarėt e ngushtė tė administratės sė dikasterit tė saj. Njė burim i kėsaj administrate i deklaroi dje, gazetės "55" se, pa njė kriter tė qartė, Meksi e ka shpėrndarė tė gjithė shpėrblimin pėr anėtarėt e stafit tė ngushtė. Ndėr tė pėrfituarit e mėdhenj, i njėjti burim, radhiti shefin e personelit, specialistė tė kabinetit tė saj, sekretarėt, shoferin, si dhe tė tjerė punonjės tė "entourage"-it tė ministres. Shpėrblimet duket sheshit se jepen jo vetėm pėr t'u mbyllur gojėn bashkėpunėtorėve pėr aferat e ndryshme, por edhe pėr t'i pėrdorur nė tė ardhmen pėr tė njėjtėn gjė. Zėdhėnėsi i ministrisė Pajtim Melani, nuk pranoi tė konfirmonte dhėnien e shpėrblimit e as pėrfituesit e tij, por deklaroi se, sipas ligjeve nė fuqi, ministri ka tė drejtė tė japė deri nė dy rroga vjetore shpėrblim, kur ai e gjykon tė arsyeshme e pa iu nėnshtruar ndonjė kriteri a normative. Shpėrndarja e shpėrblimeve ėshtė denoncuar dje, krejt rastėsisht nga punonjės tė administratės sė ministrisė sė Ekonomisė, por pėrtej abuzimeve nė dukje sentimentale tė Meksit me paratė e shtetit, pasardhėsit Malaj, ndoshta do t'i duhet tė bėjė njė transparencė pėr rrethin e tė shpėrblyerve, pėr motivet e shpėrlimit, si dhe pėr arsyet pse disa tė tjerė u lanė jashtė "falenderimeve" tė Ermelinda Meksit. Re.po
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  4. #14
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Babėzitje e shfrenuar e kryetarit tė Bashkisė sė Lushnjės

    Edhe pse vetė Ministria e Pushtetit Lokal ka konstatuar, se kryetari i Bashkisė nė Lushnjė, Ylli Myftari, ka bėrė shkelje flagrante nė qindra raste tė ligjit tė urbanistikės, pėr dhėnien e lejeve tė ndėrtimit, duke prekur edhe trotuaret e qytetit, organi i akuzės nė Lushnjė dhe Kėshilli i Qarkut nė Fier, vetėm heshtin. Deri kur kėshtu?

    Misto Xhemali

    Fakte tė reja dėshmojnė, se kryetari i Bashkisė tė Lushnjės, Ylli Myftari, ka qenė njeriu mė i babėzitur pėr tė zhvatur sa mė shumė, nga qytetarėt e tij. Duke shfrytėzuar postin e kryetarit tė Bashkisė, i cili njėherėsh ėshtė edhe kryetar i Kėshillit tė Rregullimit tė Territorit pėr qytetin e Lushnjės, ai duket "i ka rėnė me top" nė babėzitjen e tij, pėr tė zhvatur sa mė shumė nga qytetarėt lushnjarė. Ndėrkohė pėr ata qytetarė, tė cilėt nuk kanė pranuar t'i japin atij rryshfete, Ylli Myftari ėshtė treguar i pamėshirėshėm, duke mos miratuar asnjė kėrkesė tė tyre pėr leje ndėrtimi.

    Tė irrituar pėr kėtė qėndrim tė Myftarit, 45 qytetarė tė Lushnjės, i kanė drejtuar njė ankesė kolektive Ministrisė tė Pushtetit Lokal, duke kėrkuar qė tė hetohet veprimtaria korruptive e kryetarit tė Bashkisė tė Lushnjės pėr dhėnien e lejeve tė ndėrtimit. Nė kėtė kuadėr, njė ekip pune i Ministrisė tė Pushtetit Lokal, ka organizuar njė kontroll tė gjerė pėr tė parė proēedurat e ndjekura nga KRT e Bashkisė, nė dhėnien e lejeve tė ndėrtimit. Koha e kontrollit u shtri pėr njė periudhė 1-vjeēare, nga 1 tetori i vitit 2000 deri nė dhjetorin e vitit 2001.

    Gjatė kontrollit, inspektorėt e Ministrisė tė Pushtetit Lokal, kanė konstatuar shkelje tė shumta flagrante nė zbatimin e ligjshmėrisė, pėr dhėnien e lejeve tė ndėrtimit nė qytetin e Lushnjės. Kėshtu, vetėm gjatė njė viti, 86 personave u janė dhėnė lejet e ndėrtimit, edhe pse nė dosjet e tyre mungonte dokumentacioni i pronėsisė mbi truallin. Ndėrkohė, nė 15 dosje tė tjera, vertetimet e pronėsisė mbi truallin kanė qenė fotokopje tė panoterizuara, 17 persona nuk kishin plotėsuar formularin numėr njė, 41 persona nuk ishin plotėsuar formularin numėr dy, ndėrsa 97 persona tė tjerė, nuk kishin plotėsuar formularin numėr tre, kėrkesa kėto tė parashikuara nė ligjin "Mbi urbanistikėn".

    Por mė flagrante, ka qenė "kokėfortėsia" e KRT Lushnjė, e cila ka dhėnė leje ndėrtimi edhe pėr dy persona, edhe pse Prefektura e Fierit, nė bazė tė kompetencave, nuk i ka miratuar kėto kėrkesa, me argumentin se ato pėrbėnin shkelje ligjore.

    Po kėshtu, shkelje ligjore janė konstatuar edhe nė vjeljen e detyrimit financiar tė 2 pėrqindėshit mbi koston e ndėrtimeve, tė vjeljes tė taksės tė ndėrtimeve tė filluara pa leje, e tė tjera.

    Pėr tė gjitha kėto shkelje ligjore, grupi i kontrollorėve tė Ministrisė tė Pushtetit Lokal, ka vėnė para pėrgjegjėsisė, kryetarin e Bashkisė nė qytetin e Lushnjės, Ylli Myftari, si dhe 23 anėtarė tė Kėshillit Teknik dhe tė KRT tė kėsaj Bashkie, tė cilėt kanė shkelur nė mėnyrė flagrante ligjin e urbanistikės, duke arritur deri atje, sa tė japin leje pėr ndėrtime edhe duke prekur tortuaret e pallateve tė ndėrtuara nė kėtė qytet.

    Por, edhe pse kėto shkelje ligjore janė konstatuar qė nė 5 shkurt tė kėtij viti, organi i akuzės nė Lushnjė nuk ka bėrė asnjė pėrēapje pėr tė hetuar rreth kėtyre shkeljeve, tė cilat kanė ēuar nė irritimin e banorėve lushnjarė.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  5. #15
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Blendi Klosi, aksion kundėr korrupsionit pa asnjė dosje

    Mbledhje demagogjike e Nismės Qeveritare Antikorrupsion e cila rrėzon paditė paraardhėse tė ministrisė dhe nuk jep asnjė strategji pėr hetimet e reja kundėr korrupsionit nė administratė

    Me njė protagonizėm tė theksuar, ministri i Shtetit pėr Antikorrupsionin, Blendi Klosi, i cili ishte pagėzuar nė ditėt e para tė formimit tė kabinetit "Nano 5", edhe si ministri i reformės, ka mbledhur dje pėr herė tė parė Grupin e Monitorimit Antikorrupsion, nė njė pėrpjekje pėr tė vlerėsuar, se deri ku ka arritur pėrgatitja e matricės sė antikorrupsionit. Klosi i vlerėsoi pėrgatitjet e ekspertėve, si pėrpjekje qė "synojnė njė analizė teknike dhe tė specializuar pėr tė evidentuar shkaqet e korrupsionit. Lufta kundėr korrupsionit ėshtė njė nga pėrpjekjet kryesore tė qeverisė", u shpreh ministri Klosi, duke shtuar, se "nė kėtė aspekt, secili dikaster ka marrė angazhimet pėrkatėse pėr tė zhvilluar njė luftė tė pėrbashkėt kundėr kėtij fenomeni". Lufta kundėr korrupsionit, u rendit ndėr prioritetet e kabinetit qeveritar, por gjatė kėtyre kohėve, mė shumė ka pasur pushim tė padive tė ngritura ndaj zyrtarėve tė lartė shtetėrore, qoftė nga dosjet qė pėrgatiste paraardhėsi i B.Klosit, Ndre Legisi, qoftė nga paditė e pakta qė hartonte Kontrolli i Lartė i Shtetit. Mjaft prej dosjeve qė publikoi ish-ministri Legisi, u sabotuan nga prokuroria e Rakipit, duke regjistruar kėshtu, njė bllokim tė plotė tė pėrpjekjeve kundėr korrupsionit. Shqipėria ėshtė renditur vazhdimisht nė vendin e parė tė listės sė vendeve me korrupsionin mė tė lartė dhe nėse kjo renditje do ta shoqėrojė Shqipėrinė edhe pas vitit 2003, atėherė dėshtimi i kabinetit tė Nanos, do tė ishte njė fakt qė s'do tė kishte nevojė pėr koment. Kėtė kushtėzim e di edhe Blendi Klosi, i cili deklaroi dje, se nė programin e saj, qeveria ka pėrgatitur matrica me afate tė pėrcaktuara pėr strategjitė kombėtare qė pėrcaktojnė masat e luftės kundėr korrupsionit. Mbi 100 dosje tė paraardhėsit tė Klosit, janė refuzuar nga institucioni i akuzės, ndėrkohė qė pėr to, ministri aktual i Antikorrupsionit, nuk ka bėrė komente, duke u mjaftuar vetėm me retorikėn mbi matricat nė letėr, kundėr korrupsionit tė zyrtarėve shtetėrore.

    E.P.

    55

    A e kupton kush kete lajm?

    Ne paskemi ministri te vecante kunder korrupsionit e asnje nuk denohet per korrupsion!
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,258
    Postimet nė Bllog
    22
    Sipas anėtarėve tė komisionit nga Ministria e Rendit janė blerė kėpucė nga Kina vetėm pėr 4 dollarė dhe janė shitur pėr 20 dollarė

    Ministri i Rendit nė Komision parlamentar: Shpėrdorime dhe me kėpucėt

    Rama: Ja vjedhjet nė Rend
    Vetėm nga pasaportat humbėn 3 milionė USD


    --------------------------------------------------------------------------------

    Ministri Rama u detyrua dje tė pranojė pėrpara Komisionit pėr Rendin dhe SHISH-in, se shpėrdorimet dhe abuzimet nė tendera nga paraardhėsi i tij arrijnė nė miliona dollarė, ku vetėm pėr pasaportat arrin nė 3 milionė.

    Ministri i Rendit Publik, Luan Rama, raportoi pėrpara Komisonit tė Rendit dhe SHISH-it mbi punėn e deritanishme nė drejtim tė pajisjes sė qytetarėve me pasaporta dhe abuzimet e bėra nė kėtė drejtim.

    Pasaportat
    Rama pranoi abuzimet qė janė bėrė nė tenderin e pasaportave e nė njė vlerė prej 3 milionė dollarėsh. Ai tha se pas marrėveshjes sė firmės gjermane dhe palės shqiptare pėr prodhimin e pasaportave tė reja, ėshtė kėrkuar mė pas nga kjo e fundit njė shtesė prej 2.5 milionė dollarėsh pėr TVSH-nė. Kėsaj shume i janė shtuar edhe 0.5 milionė dollarė pėr menaxhim apo trajnim tė pėrsonelit tė policisė, duke kapur vlerėn prej 3 milionė dollarėsh, qė nuk ishin tė pėrcaktuar nė kontratėn e bėrė nga pala shqiptare dhe ajo gjermane. Anėtarėt e komisionit kanė kėrkuar ndjekje penale pėr tė gjithė ata pėrsona tė implikuar nė kėtė aferė tė paligjshme. Madje nga komisioni u theksua se krahas ndjekjes nga Prokuroria Shqiptare, tė kėrkohet nga njė gjykatė ndėrkombėtare ndjekje penale edhe pėr firmėn gjermane. Po ashtu nga ministri Rama u pranua edhe fakti qė deri tani nė Shqipėri kanė hyrė vetėm 160 mijė pasaporta, shifėr kjo 2-3 herė mė e ulėt nga ēfarė ishte deklaruar mė parė. Ndėrsa vetėm pėrpara njė muaji nga drejtues tė Ministrisė sė Rendit u raportua se me ardhjen e kontigjentit tė fundit prej 70 mijėsh plotėsohej numri i pėrgjithshėm prej 600 mijė pasaportash, shifrat e djeshme treguan njė realitet krejt tė kundėrt. Po ashtu, nga anėtarėt e Komisionit pėr Rendin dhe SHISH-in u theksua se shkelje janė bėrė qė nė procedurat pėr tenderin e pasaportave, qė ēoi nė pėrjashtimin e shumė firmave serioze.

    Karburantet dhe veshmbathjet
    Ministri Rama pranoi se nga ana e personave tė caktuar ne Ministrinė e Rendit pėr tenderin e karburanteve janė vėnė re aabuzime tė mėdha. Kėshtu, sipas shifrave tė paraqitura, nga kjo ministri janė blerė 0.5 milionė litra karburant, ku nga ēmimet e blerjes mendohet qė pėrfitimet nga drejtues tė kėtij dikasteri tė jenė 70 milionė lekė tė reja. Por, krahas abuzimeve nga tenderat e mėsipėrm, shuma tepėr tė mėdha janė pėrfituar edhe nga tenderat pėr blerjen e veshmbathjeve. Sipas anėta-rėve tė komisionit nga Ministria e Rendit janė blerė kėpucė nga Kina vetėm pėr 4 dollarė dhe janė shitur pėr 20 dollarė, ndėrkohė qė janė blerė veshmbathje pėr 3 dollarė, tė cilat janė shitur mė pas pėr 14 dollarė. Mendohet qė edhe kėtu tė jetė abuzuar me miliona lekė, ndonėse nuk janė dhėnė shifra mbi sasinė e veshmbathjeve e kėpucėve.


    ABUZIMET E MINISTRISE SE RENDIT

    Ø 3 milionė dollarė janė pėrfituar nga tenderi i pasaportave, shumė e cila ėshtė shtuar nga pala shqiptare, ndonėse nuk ishte e pėrfshirė nė kontratėn me firmėn gjermane
    Ø 70 milionė lekė tė reja mendohet abuizmi nga tenderat e karburanteve, duke krahasuar ēmimin e blerjes qė figuron nė dokumentet e kėtij dikasteri, me ēmimin real tė tregut-Nga Ministria e Rendit janė blerė kėpucė nga Kina me njė vlerė prej 4 dollarėsh, tė cilat janė shitur mė pas me 20 dollarė
    Ø Janė blerė veshmbathje, po nga Kina, me njė vlerė prej 3 dollarėsh, tė cilat janė shitur mė pas me 13 dollarė. Edhe abuzimet nė tenderin e kėpucėve dhe veshmbathjeve llogariten nė miliona lekė
    Ø Eshtė propaganduar se vetėm njė numėr i vogėl pasaportash priten pėr tė plotėsuar numrin e pėrgjithshėm prej 600 mijė pasaportash, ndėrkohė qė aktualisht kanė hyrė nė Shqipėri vetėm 160 mijė
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    KOZETA FINO tepkė si KOZETA e HUGOIT...lol


    -------------
    TIRANĖ (14 Shtator) - Kozeta Fino, ish-kryetarja e Agjencisė Kombėtare tė Privatizimit u shkarkuar nė bazė tė njė raporti tė KLSH, ku janė evidentuar shumė shkelje. Kontrolli i Lartė i Shtetit i ka paraqitur Prokurorisė sė Pėrgjithshme njė dosje tė kontrollit qė ka bėrė nė kėtė agjenci javėt e fundit. Nė kėtė raport Kozeta Fino bėhet pėrgjegjėse direkte pėr njė shkelje tė ligjit, i cili ka ēuar nė favorizim tė disa pronarėve qė kanė blerė hotele, kryesisht nė bregdet. Shkeljet qė pėrmenden nė raport janė tė shumta. Mes tyre bien nė sy edhe privatizime qė kohė mė parė kanė bėrė bujė. Kozeta Fino u shkarkua nga detyra nga ana e kryeministrit Nano me argumentimin "pėr tė parandaluar abuzimet e mėtejshme". Me kaq ėshtė shoqėruar vendimi i kryeministrit, por nė tė vėrtetė njė dosje ėshtė paraqitur nė prokurori nė lidhje me kėtė agjenci. Kozeta Fino duket se do tė japė llogari nė lidhje me njė udhėzim tė nxjerrė prej saj nė 30 gusht tė vitit 2001. KLSH-ja ka bėrė njė kontroll dhe e ka quajtur veprimtarinė e AKP-sė jo tė rregullt sipas kėtij udhėzimi. "Pėrqendrimi i privatizimit tė trojeve nė AKP qendėr bie ndesh me vendimin e Kėshillit tė Ministrave nr.562, datė 09.10.1995, ku nė pikėn e parė tė tij ngarkohen degėt nė rrethe pėr privatizimin e tyre. Ndėrhyrjet nė kompetencat e strukturave tė AKP-sė duhet tė bėhet me vendim tė qeverisė, si rrjedhojė, ndėrhyrja nė kėto kompetenca me atė nė udhėzimit pėrbėn shkelje tė vendimit tė mėsipėrm", kėshtu thuhet nė raportin e KLSH-sė, e pėrkthyer ndryshe, do tė thotė shkelje e ligjit. Mė pas, KLSH-ja ka zbėrdhyer tė gjithė udhėzimin dhe nxjerr pėrfundimin se AKP-ja ia ka dhėnė tė drejtėn vetes tė shesė pa kufizim truall tė lirė, tė pazėnė me objekt, "mjafton ta kėrkosh e tė mos jetė i parashikuar nė planet rregulluese", thuhet nė raport. "Pėr plotėsimin e vėrtetimeve tė kėtij udhėzimi, organeve pėrkatėse nuk u ėshtė marrė detyrim apo angazhim zyrtar. Si rrjedhojė, konkretisht janė lėshuar si dhe janė pranuar dokumente tė papėrgjegjshme, tė parregullta, tė paprotokolluara", thuhet nė raport. Ky institucion i quan flagrante rastet e lidhjes sė kontratave tė qirasė sė trojeve shtesė mbi atė tė pėrcaktuar nė kontratėn e shitjes sė objektit. Arsyetimi i KLSh-sė pėr kėtė udhėzim, nė bazė tė tė cilit janė bėrė shumė shkelje tė ligjit nga ana e AKP-sė, shprehimisht thotė: "Pėr sa trajtuam mė sipėr, mbajnė pėrgjegjėsi pėr nxjerrjen e udhėzimit numėr 20, datė 30 gusht 2001, nė kundėrshtim me VKM-562, drejtorja e AKP-sė, Kozeta Fino, ish-pėrgjegjėsi i sektorit juridik, Bledar Doracaj, dhe jurisi, Durim Grabova". Me kėtė mbyllje tė raportit, KLSH-ja i ėshtė drejtuar, pėrveē Kėshillit tė Ministrave, institucioneve tė ndryshme edhe Prokurorisė pėr tė proceduar. DISA NGA SHKELJET E GJETURA NGA KLSH ØVila 32/1 e shitur vetėm me njė konkurrent, me 11.7 milionė lekė mė pak se vlera reale ØUdhėzim i jashtėligjshėm nxjerrė nga drejtoresha Kozeta Fino ØNė shumė raste janė bėrė shtesa tė truallit tė shitur nga AKP-ja, nė bazė tė udhėzimit 20 tė nxjerrė nga ky institucion, gjithsej 18416.5 metra katrorė ØShitje tė objekteve me njė konkurrent tė vetėm ØLlogaritje e gabuar e vlerės sė objekteve, duke mos respektuar vendimet e Kėshillit tė Ministrave ØShitja pa ankand e objekteve me vlerė tė ulėt

    ed/mr (GazetaShqiptare/BalkanWeb)



    Pasaportat: 15 zyrtarė nėn akuzė pėr abuzime
    Lajmi i ores 8:05 AM




    TIRANĖ (14 Shtator) - Pasaportat vėnė nėn hetim 15 persona. Dje burime shumė tė besueshme nga Prokuroria e rrethit tė Tiranės pohuan se mė tė mundshmit pėr t'u vėnė nėn akuzė (pse jo dhe nėn pranga), pėr skandalin mė tė pėrfolur nė Ministrinė e Rendit Publik, janė anėtarėt e komisionit tė vlerėsimit tė ofertave dhe anėtarėt e komisionit tė hartimit tė dokumentacionit tė tenderimit. Megjithatė jashtė kėsaj vorbulle nuk mbetet dhe ish-ministri i Rendit, Ilir Gjoni, dhe drejtori i Policisė sė Rendit nė dikasterin e bluve, kolonel Veli Myftari, i cili dy ditė mė parė u thirr pėr tė dhėnė shpjegime nė organin hetimor tė kryeqytetit. Ndėrkohė qė po hidhen pėrfundimisht nė "sitė" kompetencat e pėrgje-gjėsitė e personazheve qė njė vit mė parė lidhėn kontratėn e "famshme" me firmėn gjermane "Bundes Druckerei", pėrflitet nėn zė nga pėrfaqėsues tė akuzės, se i pandehuri tashmė i deklaruar, Edmond Aliaj, ėshtė njė ndėr "mėkatarėt" e skandalit. Hetimi Dosja e "Pasaportave" profesionalisht nė "ring"?! Vėshtirė qė dikush tė pėrgjigjet saktė, pasi kėsaj here grepi i pėrfaqėsuesve tė ligjit duhet tė zhytet thellė, pikėrisht te "krapi" i madh qė mban mbi vete miliardat e humbura. Pas njė kohe tė gjatė hetimi, dje pėr herė tė parė burime nga akuza konfirmuan numrin e saktė tė personave nėn hetim. Bėhet fjalė pėr 15 zyrtarė tė lartė tė Ministrisė sė Rendit Publik. Njė shifėr kjo e pashoqėruar me emra konkretė. Por mė tė mundshmit, tė pėrfshirė nė top-listėn sekrete tė prokurorisė, mbeten anėtarėt e komisionit tė vlerėsimit tė ofertave dhe anėtarėt e komisionit tė hartimit tė dokumentacionit tė tenderit tė pasaportave. Kush do ta hajė...?! Nuk dihet. Momentalisht ėshtė marrė i pandehur vetėm shefi i prokurimit nė Ministrinė e Rendit Publik, Edmond Alia. Por faktet e mbledhura deri tani pėr ēėshtjen e "Pasaportave" e kapėrcejnė kėtė tė fundit duke mbėrthyer nė "lak" shefa apo ish-shefa tė tij, si ish-ministrin e Rendit, Ilir Gjoni, zėvendėsministrin aktual, Bujar Himēi, dhe vajzėn e presidentit tė Republikės, Ana Moisiu. "Qė ta zbardhėsh saktė tė vėrtetėn e tenderit tė pasaportave duhet shkuar shumė larg...", citojnė ekspertė tė akuzės. Hetuesit kanė kryer njė mori veprimesh hetimore, kanė marrė nė pyetje shumė nga personat e pėrfshirė nė ēėshtje, tashmė mbetet vetėm finishi, prangat. Kriza Kontrata e firmosur njė vit mė parė me firmėn gjermane "Bundes Druckerei" pėr realizimin e tenderit tė pasaportave pasoi me njė fillim tė keq e fund shumė tė idhėt. Njė shtet me xhepa tė zbrazur dhe mijėra qytetarė tė terrorizuar nga sorollatja e pafund nė dyert e komisariateve tė policisė. Kėrkesat e shtetasve pėr sigurimin e dokumentit tė identifikimit janė tė shumta, ndėrsa furnizimi nga firma fituese e tenderit, e pakėt. Nė kėto rrethana hetimi i nisur nga prokuroria pėr vėnien para ligjit tė tė gjithė atyre qė abuzuan me tenderin e pasaportave, duket si njė kompresė e ftohtė e destinuar pėr tė ulur "temperaturėn" qė prodhon kriza dhe ambienti pėrreth.

    ed/mr (GazetaShqiptare/BalkanWeb)


    ------------

    eeehhh mor aman.. te shullec mullaqet ne ishujt ekzotike duhen parate e dynjase..
    E nga ti marrėn proletaret tane Socialiste ato thase me para..keshtuqe..c'te bejne fukarenjte....fusin "lugen" nga pak ne arke te ketij Shteti tmerresisht te pasur..

    ehh more Nano si do ja bec hallit ti me keta hajdute nga te kater anet...lol.
    Dhendri Poetit proletar..vetem me dy fakse firmes gjermane te PASOSHAVE i rruajti 850 000 dollare..
    E po Elona nuku mund te shtrije shalet ne reren e golemit plot me plehra..keshtu qe per te ngrohur ajo lulken ne COTE D'azurr duhen miliona..
    Keshtu e kane keto pune..

    he me te lumte moj Parti MIK te madh na pate ti..

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,258
    Postimet nė Bllog
    22
    Skandali i pasaportave: Dy firmat e skualifikuara "Euro Get" dhe "Polaroid" kishin bėrė padi civile

    Gjykata e Tiranės fshehu dosjen e tenderit

    Nė paditė e tyre drejtuesit e firmave pretendonin skualifikimin e padrejtė nga tenderi, duke pėrmendur cilėsinė e pasaportave tė reja 10-vjeēare, tė cilat ishin me cilėsi mė tė lartė dhe mė tė lira krahasuar me firmėn fituese "Bundes Druckerei"



    TIRANĖ - Gjykata e Shkallės sė Parė e Tiranės, injoroi paditė civile tė dy firmave pjesėmarrėse nė tendrin e pasaportave. Pas denoncimeve tė mbėrritura, Gjykata e Shkallės sė Parė e Tiranės, u mjaftua vetėm me protokollimin e dy padive civile nga dy firma tė skualifikuara padrejtėsisht nga tenderi i pasaportave. Burime tė Gjykatės sė Shkallės sė Parė tė Tiranės, bėjnė tė ditur se, muaj mė parė se sa denoncimi publik i tenderit tė pasaportave tė merrte pėrmasa tė tilla, dy firmat e skualifikuara nga tenderi "Euro Get" dhe "Polaroid", ju drejtuan nėpėrmjet padive civile, Gjykatės sė Shkallės sė Parė tė Tiranės. Nė paditė e tyre, ato pretendonin skualifikimin padrejtėsisht nga tenderi. Pėr kėtė, ata pėrmendnin edhe cilėsinė e pasaportave tė reja 10-vjeēare, sipas tė cilave krahas edhe ēmimit, u jepnin shumė avantazh atyre, krahasuar me firmėn fituese "Bundes Druckerei".

    Prej muajsh tė shumtė qė prej depozitimit tė padive, ende edhe sot, Gjykata e Shkallės sė Parė e Tiranės, nuk ka ndėrmarrė asnjė veprim pėr zbardhjen e mundshme tė tenderit tė pasaportave. Sjellja e Gjykatės sė Shkallės sė Parė tė Tiranės, nuk ngelet mė pas nga ajo e Prokurorisė sė Pėrgjithshme. Organi qėndror i akuzuės, i vėnė nė dijeni pėr skandalin e pasaportave shumė mė herėt, u shndėrrua nė njė protektor tė hajdutėve. Megjithė denoncimet e shumta nė rrugė zyrtare, asnjėherė Arben Rakipi, nuk ndėrmorri asnjė veprim pėr hetimin e tenderit tė pasaportave. Denoncimet publike tė bėra edhe nė media, para largimit tė Rakipit nga Prokuroria e Pėrgjithshme, e detyruan atė qė tė lėshojė njė urdhėr formal pėr ēelje hetimesh nga ana e Prokurorisė sė rrethit tė Tiranės. Burime tė Prokurorisė sė rrethit tė Tiranės, bėjnė tė ditur se pas kėtij urdhėri ata patėn kohė vetėm sa pėr tė sekuestruar dosjet e Ministrisė sė Rendit Publik dhe tė kontrolleve zyrtare, pėr tenderin e pasaportave. Pas kapėrcimit tė kėsaj "faze", Prokuroria e rrethit tė Tiranės, pėrballet me njė tjetėr urdhėr, sipas tė cilit dosja duhet tė transferohej nė Prokuroinė e Pėrgjithshme. Prej asaj kohe, dosja e pasaportave u la nė harresė nga Arben Rakipi, bėjnė tė ditur tė njėjtat burime.

    Pėrfshirjen e Rakipit nė mbylljen e skandalit tė pasaportave, pak ditė mė parė e denoncuan edhe deputetėt, anėtarė tė Komisionit Parlamentar tė Rendit e SHISH-it. Nė mbledhjen e fundit tė tij, Komisioni Parlamentar i Rendit e SHISH-it, denoncoi pėrfshirjen e Ilir Gjonit ish-ministrit tė Rendit Publik e tė Arben Rakipit ish-Prokurorit tė Pėrgjithshėm, nė zvarritjen dhe mė pas mbylljen e hetimeve pėr tenderin e pasaportave. Nė kėtė pėrfundim ky komision arriti pas njė kontrolli, qė dy deputetė ushtruan nė Prokurorinė e Pėrgjithshme. Nė pėrfundim tė kontrollit tė tyre, pėr dokumentat e skandalit me tenderin e pasaportave, dy deputetėt kanė njoftuar edhe Komisionin Parlamentar tė Rendit e SHISH-it. Sipas tyre, Prokuroria e Pėrgjithshme, Ilir Gjoni dhe Arben Rakipi, kanė zvarritur hetimet dhe mė pas kanė mbyllur skandalin e pasaportave.

    Denoncimi i Komisionit Parlamentar tė Rendit e SHISH-it, pason pohimin e pak ditėve mė parė, qė Ilir Gjoni nga SHBA-tė bėnte pėr mėnryėn e ndjekur mes tij dhe Rakipit pėr mbylljen e skandalit. Sipas Gjonit, nė 30 gusht tė vitit tė kaluar, ai i kishte kėrkuar Arben Rakipit e Prokurorisė sė Pėrgjithshme tė kryente hetime pėr tenderin e pasaportave. "Pas investigimeve tė nevojshme, kjo e fundit ėshtė shprehur publikisht se nė zhvillimin e tenderit tė pasaportave nuk ka shkelje", pohoi Gjoni.

    Artur BEGA
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,258
    Postimet nė Bllog
    22
    "Dosja Mazi". Si ka abuzuar ish-drejtori i RTSH me tenderat, dokumentarėt, emisionet, reklamat, etj

    Tenderat e Edi Mazit, 1.2 miliard

    Pėr njė dokumentar tė shfaqur nė TV publik, Mazi merrte paradhėnie, ose i ndante paratė me regjizorin e dokumentarit. Nėse njė regjizor do tė shfaqte njė dokumentar, apo film televiziv, binte dakord me drejtorin e Pėrgjithshėm tė RTSH qė t’i ndanin bashkė paratė


    TIRANĖ - "Dosja Mazi" e skandalit RTSH-sė i ka kushtuar shtetit mbi 600 milion lekė humbje. Edi Mazi u vu nėn hetim para dy muajsh dhe Prokuroria i kėrkoi Gjykatės shkarkimin e tij nga detyra, por kjo kėrkesė u rrėzua nga Gjykata e Tiranės. Megjithatė, pas shume presionesh, Mazi u detyrua tė japė dorėheqjen nga kreu i RTSH. Prokuroria ka grumbulluar tė gjithė dokumentacionin, ndonėse njė pjesė e tij ėshtė zhdukur nga Mazi, dhe po heton tė gjitha shkeljet me tenderat, emisionet televizive, dokumentarėt, reklamat, etj,.

    Organi i akuzės po heton dokumentacionin e RTSH, por nė fakt, Mazi ka abuzuar edhe nėpėrmjet korrupsionit tė padukshėm. Burime nga RTSH bėjnė tė ditur se vetėm njė regjizor i njohur ka marrė 700 milion lekė nga RTSH pėr dy-tre dokumentarė. Tė njėjtat burime saktėsojnė se, pėr njė dokumentar tė shfaqur nė TV publik, Mazi merrte paradhėnie ose i ndante paratė me regjizorin e dokumentarit. Nėse njė regjozor do tė shfaqte njė dokumentar, apo film televiziv, binte dakord me drejtorin e Pėrgjithshėm tė RTSH qė t’i ndanin paratė bashkė.

    Gjithėsesi, ndonėse Mazi dhe njerėzit qė e rrethojnė atė ka zhdukur njė pjesė tė dokumentave qė e implikojnė atė direkt nė zhdukjen e milionave, burime tė Prokurorisė bėjnė tė ditur se, deri tani ėshtė grumbulluar i gjithė dokumentacioni kompromentues qė e thellon sė tepėrmi ish-Drejtorin e Pėrgjithshėm tė RTSH, Edi Mazi nė kėtė skandal. Burimet e Prokurorisė konfirmuan gjithashtu se, nuk ka pėrfunduar ende hetimi pėr dėmin total tė shkaktuar nė TV publik nėpėrmjet abuzimeve tė ndryshme nė sektorin financiar.

    Ish-drejtori i dorėhequr i RTSH, Edi Mazi, ėshtė nėn hetim nėn akuzėn e abuzimit nė 7 tendera me njė shumė tė pėrgjithshme rreth 200 mijė USD. Tė gjitha shkeljet kanė tė bėjnė me tenderat e lidhur nga RTSH gjatė kohės qė ai ka qenė drejtor. RTSH, nėpėrmjet kryetarit tė komisionit tė tenderave, Edi Mazi, ka shkelur barazinė e subjekteve pjesėmarrėse nė to, duke favorizuar nė kundėrshtim me ligjin disa subjekte nė kurriz tė subjekteve tė tjera pjesėmarrėse, duke i sjellė shtetit njė dėm prej miliona lekėsh.

    Mbi Mazin tashmė rėndon edhe zhdukja e dokumentacionit dhe falsifikimi i firmave tė tenderit tė kompjuterave. Dy prej anėtarėve tė thjeshtė tė komisionit tė tenderit pohuan para prokurorėve se, nuk ishin firmat e tyre, por firmat e hedhura pėrkrah emrit tė tyre ishin false.

    Nė bazė tė dokumentacionit qė ndodhet nė duart e hetuesve, rreth 85 pėrqind e fondit tė investimeve tė RTSH kanė kaluar me njė vendim tė drejtorit tė pėrgjithshėm, Edi Mazi pėr t’u prokuruar nė njė prej drejtorive lokale nė pėrbėrje tė kėtij institucioni. 1 miliard e 200 milion lekė investime publike nė fushėn e transmetimit tė pjesėve tė kėmbimit dhe tė ruajtjes sė objekteve i kanė kaluar drejtorisė lokale tė stacionit tė Tiranės. Kjo, nė njė kohė qė shuma nė fjalė pėrbėn gati 85 pėrqind tė gjithė investimeve publike tė RTSH, tė cilat janė nė nivelin e 1.7 miliard lekėve. Mazi nuk ėshtė ndalur kėtu, por pasi ka dhėnė pėr tė tenderuar ka dėrguar edhe pjesėn tjetėr qė plotėson shumėn prej 1.2 miliard lekėsh pėr tė tenderuar nė kėtė drejtori.

    Rexhep POLISI



    Ja si ka abuzuar Mazi me kontratat



    ***

    Nėnshkrimi i njė marrėveshje tė Mazit me shoqėrinė "Magic Bingo Albania" pėr transmetimin e Telebingos, duke ulur kohėn e faturimit nga 40 nė 8 minuta, ka pakėsuar tė ardhurat nė rreth 400 milionė lekė.

    Arkėtimi i shumės prej 37 035 000 lekė nga "Magic Bingo Albania", pėr moszbatim tė tarifės sė pėrcaktuar nė kontratė dhe penaliteve pėrkatėse. Zbatimi i vendimit tė Kėshillit Drejtues, ku pėrcaktohen rritja e nivelit tė tarifės nga 30 mijė lekė pėr minutė nė 35 mijė lekė pėr minutė qė duhet tė paguajė "Magic Bingo Albania".

    Rishikimi i nenit tetė tė kontratės sė lidhur me "Magic Bingo Albania", qė ka tė bėjė me ekskluzivitetin e transmetimit tė Telebingos nė TVSH, me qėllim heqjen e kėtij neni, me mirėkuptimin e palėve, etj...

    Kontratat pėr spote dhe reklamė, shpėrblim nė natyrė pėr RTSH.

    ***

    Kontrata e lidhur mes Edi Mazit dhe agjensisė "PUBLIMEDIA" qė mban datėn 29 Dhjetor ’99 i ka kushtuar buxhetit tė RTSH-sė rreth 32 milion lekė.

    ***

    "Fest 2000" i ka kushtuar Edi Mazit 250 milion lekė. Shpenzimet pėr shtatė filma dhe dokumentarė llogariten nė 93 milion lekė, ndėrsa shuma ėshtė e barazvlefshme me buxhetin vjetor tė RTSH.

    ***

    Aktmarrėveshja e lidhur ndėrmjet Radio-Tiranės, pėrfaqėsuar nga drejtori Martin Leka dhe kompanisė "Ada Air" pėrfaqėsuar nga Bajram Muēa me objekt; Radio-Tirana merr pėrsipėr qė pėr periudhėn 25.05.2001, t’i transmetojė kompanisė "Ada Air" 540 spote me vlerė 291 600 lekė kundrejt shėrbimit nė natyrė me bileta avioni deri nė shlyerjen e plotė tė kėsaj vlefte brenda afatit tė kėsaj aktmarrėveshjeje. Nga verifikimet e kryera nė drejtorinė e Marketingut tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme dhe nė sektorin e Financės sė Radio-Tiranės, rezulton se nga ana e Radio-Tiranės ėshtė kryer shėrbimi nga "Ada Air", kurse pėr marrje bileta avioni nuk kishte asnjė dokument justifikues si dhe nuk kishte rakordim midis kontraktuesve. Diferenca e krijuar prej 291 600 lekė pėrbėn dėm ekonomik pėr RTSH-nė.

    ***

    Nė Kontratėn e Kampionatit Kombėtar tė Futbollit janė zbuluar firmosje kontratash skandaloze ku vetėm njė gol ka kushtuar 10 milion lekė. Nė firmosjen e kėsaj kontrate ndeshja e kampionatit tė futbollit ėshtė blerė 10 herė mė shumė se oferta qė ėshtė paraqitur nė njė televizon tjetėr.

    Nga transmetimi i kampionatit kombėtar tė futbollit, TVSH-sė i duhet tė paguajė njė borxh prej 300 milion lekėsh. Kjo, pasi transmetimi i ndeshjeve tė futbollit kryhej nė orare tė stėrzgjatura, ndėrkohė qė RTSH nuk ka respektuar kontratėn me firmat qė kanė sponsorizuar reklamat.

    ***

    Kontrata e lidhur midis RTSH-sė dhe firmės "Guden" me objekt pėr shumėn prej 180 600 lekė tė reklamave nė radio e televizion, tė shpėrblejė nė natyrė, duke pėrgatitur dhe montuar tre dyer pėr zyrat e Drejtorisė sė Marketingut.

    ***

    Kontrata e lidhur mes RTSH dhe firmės "Usluga" me objekt "RTSH transmeton spote nė Radio-Televizion pėr firmėn "Usluga" nė vlerėn 288 000 lekė, kundrejt shpėrblimit nė natyrė, nė pajisje me ndriēues elektrikė tė zyrave tė Drejtorisė sė Marketingut.

    ***

    Kontratė mes RTSH dhe firmės "Pekomeri" me objekt: "RTSH merr pėrsipėr reklama nė Radio-Televizion nė shumėn 194 760 lekė kundrejt shpėrblimit nė mall dhe nė natyrė".

    ***

    Kontrata e lidhur mes RTSH-sė dhe firmės "Enternal" me objekt: "Firma Enternal" pėr shumėn prej 1 188 000 lekė tė spoteve publicitare, tė shpėrblejė RTSH-nė nė natyrė pėr punime tė ndryshme ndėrtimi pėr rikonstruksionin e zyrės sė Drejtorisė sė Marketingut.

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,258
    Postimet nė Bllog
    22
    "Ne qeveri, ka ministra me OJQ"

    "Te gjithe i njohim ministrat dhe zyrtaret e larte te shtetit, te cilet kane organizata jo qeveritare dhe bejne lidhje te shkurtra me donatoret dhe me ambasadat per te marre fonde. Dihet tashme se perfitimet e ketyre organizatave qe drejtohen nga politikanet jane me te medha, edhe per shkak te ndikimeve te tyre te drejtperdrejta, pa harruar ne kete pike edhe konfliktin e interesave qe kane keta njerez me te qenurit e tyre ne pozicione drejtuese te shtetit"

    "Ministrat me organizata jo-qeveritare, po na konkurojne ne menyre te pandershme ne tregun e shoqatave jo-fitimprurese". Ky ishte nje nder konkluzionet e dala ne panelin e bashkepunimit te OJF-ve (organizata jo-qeveritare ose jo-fitimprurese) me shtetin, ne Konferencen Kombetare per "Ceshtje te zhvillimit te OJF-ve ne Shqiperi", organizuar nga Ambasada Amerikane ne Tirane. Nje konference e tille, e cila filloi gjate dites se djeshme dhe do te vazhdoje edhe ne diten e sotme, si organizim i ambasades amerikane, ka si qellim kryesor monitorimin e gjendjes se shoqatave jo-fitimprurese shqiptare, por njekohesisht edhe ceshtje te bashkepunimit mes tyre me shtetin.

    Por akuzat qe u ngriten ne drejtim te politikaneve te vecante ne kete panel, nuk ishin te pakta. Dhe jo vetem ndaj tyre, por edhe ndaj disa organizatave nderkombetare jo-fitimprurese, te cilat operojne ne Shqiperi nen idene e nje konkurence te pandershme, duke marre fonde pafund dhe duke i shperdoruar ato ne menyre te pakontrolluar, ne sektore te cilet nuk kane nevoje per trainime. Sipas diskutanteve te OJQ-ve shqiptare, nje gje e tille behet per te zgjatur sa me shume tranzicionin ne vend, ne menyre qe edhe keto kompani, te kene mundesi te vazhdojne ne menyre te panderprere projektet e tyre ne Shqiperi, duke e konsideruar kete te fundit si nje vend ne tranzicion.

    "Te gjithe i njohim ministrat dhe zyrtaret e larte te shtetit te cilet kane organizata jo-qeveritare, dhe bejne lidhje te shkurtra me donatoret dhe me ambasadat per te marre fonde. Dihet tashme se perfitimet e ketyre organizatave qe drejtohen nga politikanet jane me te medha, edhe per shkak te ndikimeve te tyre te drejtperdrejta, pa harruar ne ketepike edhe konfliktin e interesave.

    Kjo gje e cila u deklarua ne konferencen kombetare e organizuar nga ambasada amerikane ne Tirane eshte nje akuze e rende per kabinetin Nano, ndaj duhet qe kryeministri, i cili deklaron perdite per ndeshkime te korrupsionit ne nivele te larta te politikes e te qeverisjes do te bente mire te evidentonte emrat e ministrave te tij qe jane te perfshire ne konflikte te tilla interesash. Dihet nga te gjithe se disa prej ministrave te kabinetit te tij, duke shfrytezuar postin zyrtar marrin shuma te medha ne llogarite e ketyre "organizatave jofitimprurese" dhe formalisht bejne nje "doreheqje" nga posti i presidentit te organizates, por ne te vertete jane ato qe diktojne fondet dhe gjithe veprimtarine e tyre. Ne momentin qe largohen nga posti i ministrit atehere menjehere na mbijne President te organizates x apo y. Ne thelb ky eshte shfrytezim i postit zyrtar. Ndaj, meqe fatmiresisht zoti Nano e ka CV e paster ne kete sens do te bente mire qe te ngrinte nje ekip kontrolli per kete akuze te konferences kombetare te organizatave jo qeveritare e organizuar nga ambasada amerikane dje ne Tirane. Por jashte ketij hetimi publik nuk eshte mire te lihen edhe deputetet dhe ish-ministrat.

    Akuza ne media per kete fenomen jane hedhur deri dje per ministrat Kastriot Islami e Arben Malaj, por edhe per politikane si ish-ministrat Ylli Bufi e Anastas Angjeli, kryetarin e Kuvendit Servet Pellumbi e Presidentin e Republikes Moisiu, etj, por ,ndonese dihet publikisht, duhen verifikuar edhe zyrtarisht nga kabineti i Nanos.

Faqja 2 prej 10 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skėnderbeu
    Nga Arbushi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Turqi, gjuha shqipe nė programin e televizionit shtetėror
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-11-2008, 17:11
  3. Si po shpenzohet buxheti shtetėror
    Nga starfo nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-12-2006, 10:31
  4. Mjerimi I Mesuesit, Krim Shteteror
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-11-2005, 14:17
  5. SHISH - Sherbimi Informativ Shteteror.
    Nga BlueBaron nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-03-2005, 13:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •