Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 30
  1. #21
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Presidenti Moisiu e vlerësoi historik rolin e Presidentit Rugova gjatë më shumë se një dekade



    Tiranë, 9 shtator - Në kuadër të vizitës triditëshe në Shqipëri, Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova është takuar mbrëmë me Presidentin Alfred Moisiu dhe me Kryeministrin Fatos Nano.
    Pas këtij takimi, presidenti Moisiu në një deklaratë dhënë gazetarëve ka thënë:
    "Shpreh kënaqësi të madhe që u takova dhe bisedova me Presidentin Rugova. Shqipëria e vlerëson Presidentin Rugova, rolin e tij historik gjatë më shumë se një dekade për mbrojtjen dhe përfaqësimin dinjitoz të popullit të Kosovës dhe aspiratat e tij për liri dhe pavarësi", tha Presidenti Moisiu pas takimit.
    "Ndajmë të njejtat pikëpamje me Presidentin Rugova për të ardhmen demokratike dhe të integruar të Kosovës. Ne konstatojmë me kënaqësi se në Kosovë ka arritje pozitive dhe po bëhen përpjekje në ndërtimin e një shoqërie shumetnike dhe demokratike. Është shumë e rëndësishme se ngjarjet e muajit mars, të cilat e tronditën Kosovën dhe cënuan pak imazhin e saj, janë kapërcyer", tha zoti Moisiu duke shtuar se komuniteti ndërkombëtar e ka vlerësuar angazhimin dhe rezultatet e Qeverisë së Kosovës për riparimin e dëmeve dhe pasojave të trazirave.
    Kjo, sipas Presidentit Moisiu, provon më së mirë se këto institucione kanë mundësi të marrin përsipër përgjegjësi ende më të mëdha. "Është koha që paralelisht të filllojë procesi i dhënies së kompetencave pushtetit vendor, si një nga kërkesat për përmbushjen e standardeve", tha zoti Mosiu dhe theksoi se zgjidhja e statusit të Kosovës është jetik për stabilitetin e rajonit dhe kufizon hapësirën për ekstremistët nga të dyja anët.
    Presidenti Moisiu në vazhdim tha: "Shqipëria është e vendosur në politikën e saj se zgjidhja e plotë dhe përfundimtare për Kosovën është përcaktimi i statusit të saj. Kjo çështje do të zgjidhet nga banorët e Kosovës dhe faktori ndërkombëtar. Ne jemi kundër ndarjeve të ndryshme etnike, kantonizimit apo pranisë së strukturave paralele në Kosovë. Ne mbështesim realizimin e procesit të privatizimit në Kosovë dhe shprehim gatishmërinë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, përshpejtimin e punimeve të infrastrukturë siç është projekti Durrës - Kukës po ashtu edhe Bajram Curri - Qafë Morin - Gjakovë".
    "Konstatojmë në analizën se bashkëpunimi dypalësh Shqipëri - Kosovë është i frytshëm dhe se do të ecim në rrugë të nxitjes së kontakteve politike, takimeve dhe vizitave reciproke në të gjitha nivelet për të forcuar të gjitha rrugët e komunikimit midis dy palëve", ka thënë në këtë deklaratë Presidenti Moisiu.
    Ndërkaq, Presidenti i Kosovë Ibrahim Rugova pas këti takimi ka deklaruar:
    "Ne patëm një bisedë të frytshme, siç e theksoi edhe Presidenti Moisiu, për progresin e Kosovës që është arritur këto pesë vite. Biseduam për konsolidimin e gjendjes në të gjitha fushat pas ngjarjeve të marsit, rindërtimet që po kryhen", tha Presidenti Rugova. Ndërkaq duke folur për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë, Presidenti Rugova beson që ato të jenë të qeta, të lira e demokratike. "Kosova ka përvojë në këtë plan, ngase ne kemi pasur tri palë zgjedhje pas luftës në liri. Shpresojmë, po punojmë dhe jam i bindur se do të kemi zgjedhje të mira, që edhe njëherë t'u dëshmojmë miqve tanë dhe faktorit ndërkombëtar se ne dimë të udhëheqim dhe e pranojmë rendin demokratik".
    Presidenti Rugova duke folur rreth çështjes së kompetencave, tha se pas zgjedhjeve do të ketë më shumë bartje të kompetencave tek organet vendore, në fushën e ekonomisë, në atë të sigurisë. "Sot Kosova ka një polici, një kontigjent të policisë, të cilin duhet ta specializojmë dhe ekipojmë".
    "Dëshiroj të theksoj edhe këtu në Tiranë se Kosova ka 120 vende në parlament dhe 20 vende i ka të rezervuara për minoritetet, prandaj nëse ata marrin pjesë në këto zgjedhje do të fitojnë më shumë vende. Po ashtu i kanë dy ministri dhe një ministër pa portofol nga dhjetë ministri", nënvizoi Presidenti Rugova dhe shtoi se Kosova ndoshta është ndër vendet e ralla apo të vetmit në Evropë që i ka këto benificione për grupet etnike që t'i integrojë në shoqërinë dhe në shtetin e Kosovës.
    "Unë them se njohja sa më e shpejtë e pavarësisë së Kosovës do ta qetësonte këtë pjesë të Evropës dhe botës, do të qetësonte shqiptarët në rajonin e Evropës Juglindore, do të hapte përspektiva të reja. Pra një Kosovë e pavarur, demokratike, e integruar në BE dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës".
    Presidenti Rugova tha se me Presidentin Mosiu ka biseduar edhe për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në të gjitha fushat e jetës, por shtoi se Kosova dëshiron bashkëpunim të mirë edhe me fqinjët e tjerë.
    Presidenti përmendi rrugën Prishtinë - Durrës dhe tha se Shqipëria ka bërë më shumë në këtë pjesë. Ai tha se Kosova i ka bërë projektet dhe shpreson që kjo rrugë të kryhet shpejt, ngaseshtë një arterie shumë e rëndësishme për integrime në këtë pjesë të Evropës për integrimet shqiptare.
    Presidenti Rugova tha se gjatë rrugës ka vërejtur shumë ndryshime pozitive të ndërtimeve në Shqipëri, sikundër edhe në Kosovë, duke thënë se kudo që janë shqiptarët po ndërtohet. Tani shqiptarët po e shfrytëzojnë këtë shansë që të integrohen në familjen e madhe evropiane, tha Presidenti Rugova, duke e falenderuar edhe njëherë Presidentin Moisiu për pritjen e ngrohtë që i bëri gjatë takimit të mbrëmshëm në Tiranë.
    Presidenti Rugova një takim mbrëmë e ka pasur edhe me Kryeministrin Fatos Nano, me të cilin ka biseduar për shumë çështje që lidhen me progresin në Kosovë dhe bashkëpunimin e frytshëm midis dy vendeve në fushën e ekonomisë për të krijuar një treg të përbashkët. "Bashkëpunimi është më solid dhe do të jetë në shumë fusha", tha Presidenti Rugova.
    Ndërkaq, kryeministri Fatos Nano ka thënë se është jashtëzakonisht i kënaqur për vizitën në Kosovë. Ai ka vlerësuar si të jashtëzakonshëm kontributin e Presidentit Rugova për zgjidhjen e çështjes së Kosovës për çëshjen kombëtare shqiptare, si dhe të një Kosove që po ecën më e sigurt në rrugën e integrimit. Ajo po afirmohet si një Kosovë shumetnike, si një Kosovë në një shtet ligjor, ka thënë Nano. Ai ka shtuar se "Presidenti Rugova na jep mundësinë që ne të shkëmbejmë informacionin më të ri për sigurinë e kufijve, lëvizjen e lirë dhe të gjithë problematikën që kemi së bashku, si dhe nismat e ndryshme në ekonomi, të cilat do të ndihmojnë në konsumimin e një tregu të përbashkët dhe të shkëmbimeve mes nesh".
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #22
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Presidenti Rugova vazhdon sot vizitën në Tiranë me takime të shumë me liderët politikë

    Tiranë, 9 shtator - Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova në ditën e dytë të vizitës së tij në Shqipëri sot takohet me kryetarin e Partisë Demokratike Salih Berisha, pastaj me trashëgimtarin e fronit mbretëror Leka Zogu.
    Ndërkaq në orën 12.00 Presidentit Rugova takohet me akademikët shqiptarë dhe pastaj do t'i jepet çmimi i Universitetit të Tiranës "Honoris Cauza" (Doktor Nderi). Presidenti Rugova do të vazhdojë takimet e tij pas dite me Ilir Metën, Genc Pollo, Fatmir Mejdiu dhe me kryetarin e Kuvendit Servet Pëllumbi.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    dodon

    thx per informacionet..

    qashtu RTP..

    ala se kuptova nickun tend..nejse rendesi ka se mendimet e tua jane shum te mira..

    mirse erdhe ne forum..

  4. #24
    JARANI I PITES Maska e andi podvorica
    Anëtarësuar
    24-05-2004
    Vendndodhja
    FREELANDUSA
    Postime
    50
    Nuk e di se a keni mundur te veni re se gjithmone ky Rugova kur flet gjithmone te njejtat fjale i permend sikur nje poezi e po ta pyesesh dicka tjeter larg asaj cka memorizuar fillon te belbezoj e nuk e kupton fare.Me te vertet me turperon kur fillon duke folur e shihet qarte pa aftesia e tij intelegjente sikur te ishte nje coban eshte turp i madh per ne te kemi nje kryetar te tille.Kam verejtur edhe nje gje tjeter se ai ka deshire te madhe te ket nen kontroll te tjeret dhe te behet ashtu sic thote ai, e kjo shihet nga gjithe ata qe u larguan nga LDK-ja per shkak te monopolit te tij.Njekohesisht eshte edhe perqares i madh i poullit e jo bashkues i tij qe i ka hije nje kryetari ,e kjo dihet fare mire qysh nga koha e luftes kur ne vend se ti bashkangjitet UCK-se ai formone ushtri tjeter pra FARKUN-un dhe e perqan popullin dhe luften e saj clirimtare,kundershton gjithcka qe nuk eshte ide e tij apo iniciative e tij pesonale,krijon simbole kombtare personale, pra perqaj e sundo ky eshte miti i tij.Te gjitha keto qe i thashe jane simptomet e para te krijimit te nje diktatori te ri politik prandaj duhet te kemi kujdes nga kjo krijes e cuditshme politike.

  5. #25
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Presidenti Ibrahim Rugova u nderua sot me titullin Doktor Honoris Causa në Universitetin e Tiranës

    Tiranë, 9 shtator - Presidenti i Kosovës Dr.Ibrahim Rugova u nderua sot me tutllin "Honoris Causa", i propozuar nga Fakulteti Histori-Filologji i Universitetit të Tiranës.
    Në një solemnitet të organizuar me këtë rast, rektori i UT-së Shkëlzen Rrokaj i dha titullin Doktor Honoris Causa. Dr. Ibrahim Rugovës. Fillmisht Presidenti Rugova pati një takim të gjerë me akademikët dhe Senatin e UT.
    Në fjalën e tij, rektori i UT e vlerësoi shumë të shquar dhe të jashtëzakonshëm kontributitn e Ibrahim Rugovës në fushën e kulturës dhe letrave shqipe, dhe si një kritik intelektual i shquar i të gjitha letrave shqipe, i të gjitha veprave shqipe.
    Duke folur për veprën e doktor Rugovës, profeseresha e UT Floresha Dado tha se Ibrahim Rugova është një akademik i lartë që shfaqet si një faktor i jashtëzakonshëm kritik si dhe një studiues u autorëve shqiptarë, autorëve arbëreshë, humanistëve shqiptarë. Ajo vlerësoi fenomenin e quajtur Rugova, i cili ka sjellë vija e linja të reja në letërsinë dhe kritikën shqiptare në vitet 70-80 në fushën e letërsisë shqipe.
    Ndërkaq, prof.Qiriako e vlerësoi Rugovën si një nga kritikët dhe eseistët më të mirë e më në zë të letërsisë shqiptare. Poashtu ai e quajti zbulues të vlerave të brendshme të kritikës dhe të kulturës kombëtare.

    Dr.Rugova: Shqiptarët si popull dinamik kanë shansin historik që me vlerat e tyre të hyjnë në familjen e madhe evropiane

    Presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova duke u falendeuar për titullin "Honoris Causa" (Doktor Nderi) nga Univirsiteti i Tiranës, tha se ky është një një nderim i madh për të, për popullin dhe Kosovën dhe njëherësh tha se ka një ndjenjë të veçantë gëzimi që ndodhet sot në këtë Universitetit. Në vazhdim Presidenti Rugova tha:
    "Do thënë me bindje të plotë se Universiteti i Tiranës i vuri themelet e studimeve moderne në fushat e të gjitha shkencave. Do pranuar se ky Universitet e afirmoi shkencën dhe kulturën shqiptare në botë. Këtu po veçojmë se në fushën e historisë vërtetoi dhe afirmoi njërën nga çështjet kyçe në historinë e popullit tonë, vazhdimësinë e drejtpërdrejt ilire-shqiptare, që më parë ishte tezë shkencore. Sot mund të themi se është argument, fakt i kryer i vërtetuar në fushën e arkeologjisë, të gjuhësisë dhe të etnologjisë, ku vërtetohet populli dhe territori në Ilirinë e Jugut, pra Shqipëria, Kosova-Dardania antike dhe Maqedonia që mbijetuan historinë në Gadishullin Ilirik në Europën e sotme Juglindore. Ky është kontribut i përbashkët i Universitetit Tuaj dhe Universitetit të Prishtinës. Sot është e vërtetë notore se shqiptarët janë një popull antik, që origjina e tyre lidhet edhe me gjenealogjinë biblike".
    Dr. Rugova theksoi edhe një veçori tjetër, duke thënë se "fillet e bashkëpunimit midis Universitetit të Tiranës dhe të Prishtinës ishte shenja e parë e prishjes së themeleve artificiale të murit ndërshqiptar". "Dhe sot, falë përpjekjeve të përbashkëta dhe të miqve tanë, zhvillohet një jetë e lirë universitare ndërshqiptare dhe ndërshtetërore".
    Ndërkaq, duke folur për Kosovën e pasluftës, ai tha se
    gjatë këtyre pesë vjetëve në liri ka pasur një progres të madh në të gjitha fushat e jetës. "Kosova i ka krijuar strukturat e veta shtetërore dhe po funksionon si shtet në të gjitha segmentet. Objektiva të institucioneve të Kosovës janë: zhvillimi ekonomik, privatizimi, siguria e investimeve, krijimi i vendeve të punës për të rinjtë si dhe mbrojtja e grupeve etnike apo minoriteteve". Ndërsa tash, tha ai, po punohet me UNMIK-un për bartjen e kompetencave tek institucionet nacionale. "Njëherësh po punojmë për njohjen formale të pavarësisë së Kosovës sa më shpejt, çfarë do të qetësonte këtë pjesë të Evropës dhe të botës. Pra, një Kosovë demokratike, paqësore e tolerante e integruar në BE, në NATO dhe në miqësi permanente me SHBA".
    Presidenti Rugova theksoi më tej se "zgjidhja e çështjes shqiptare do të përmbushej me pavarësinë e Kosovës, ndërsa shqiptarët në Maqedoni do të jenë element i shtetit dhe shqiptarët në Mal të Zi e në Preshevë do të udhëheqin veten". "Mendojmë se pavarësia e Kosovës është një optimum i shqiptarëve, tha ai.
    Presidenti Rugova tha se objektiva të përbashkëta të Kosovës dhe të Shqipërisë janë integrimi në BE, në NATO dhe në miqësi permanente me SHBA. "E themi me bindje të plotë se shqiptarët në përgjithësi sot janë në rrugë të progresit, janë populli më dinamik në këtë pjesë të Evropës e të botës dhe kanë shansin historik të hyjnë me vlerat e tyre në familjen e madhe evropiane".
    Dr. Rugova i shprehu mirënjohje të lartë Universitetit të Tiranës për përkrahjen që në vitet '90 i dha Lëvizjes së Kosovës për liri, pavarësi e demokraci dhe për njohjen e Republikës së pavarur të Kosovës.
    "Më lejoni që në këtë moment solemn t'i përkujtojmë me pietet të lartë doajenët e Universitetit Tuaj, Prof. Eqrem Çabejn dhe Prof. Aleks Budën që dhanë kontribut të madh për shkencën shqiptare dhe evropiane", tha Presidenti Rugova, duke shtuar se "nga ky Universitet kanë dalë shumë studiues e shkrimtarë të njohur, në mesin e të cilëve është Ismail Kadare, që me veprën e tij të madhe i afirmoi shqiptarët në botën moderne".
    Në fund të fjalës së tij, Dr. Ibrahim Rugova tha: "Duke pranuar këtë titull të lartë, Ju premtoj se do të punoj me të gjitha fuqitë e mia për vendin tim Kosovën, për integrimet shqiptare dhe për mirëkuptim ndërshqiptar e ndërnjerëzor".

    Fjalimi i Presidentit të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova në ceremoninë e shpalljes Doktor Nderi i Universitetit të Tiranës në Tiranë më 9 shtator 2004


    I nderuari President Moisiu,
    I nderuari Kryeministër Nano,
    I nderuari Rektor Rrokaj,
    I nderuari Kryetar i Kuvendit Pëllumbi,
    Të nderuar kryetarë të forcave politike,
    Të nderuar senatorë dhe profesorë të Universitetit të Tiranës,

    Zonja dhe Zotërinj,

    Titulli që po më akordoni sot është një nderim i madh për mua, për popullin dhe vendin tim Kosovën. Njëherësh kam një ndjenjë të veçantë gëzimi që më dhatë mundësinë të gjendem në mesin e Universitetit Tuaj.

    Me këtë rast më lejoni t'i them disa fjalë për Universitetin Tuaj. Do thënë me bindje të plotë se Universiteti i Tiranës i vuri themelet e studimeve moderne në fushat e të gjitha shkencave. Do pranuar se ky Universitet e afirmoi shkencën dhe kulturën shqiptare në botë. Këtu po veçojmë se në fushën e historisë vërtetoi dhe afirmoi njërën nga çështjet kyçe në historinë e popullit tonë, vazhdimësinë e drejtpërdrejt ilire-shqiptare, që më parë ishte tezë shkencore. Sot mund të themi se është argument, fakt i kryer i vërtetuar në fushën e arkeologjisë, të gjuhësisë dhe të etnologjisë, ku vërtetohet populli dhe territori në Ilirinë e Jugut, pra Shqipëria, Kosova-Dardania antike dhe Maqedonia që mbijetuan historinë në Gadishullin Ilirik në Europën e sotme juglindore. Ky është kontribut i përbashkët i Universitetit Tuaj dhe Universitetit të Prishtinës. Sot është e vërtetë notore se shqiptarët janë një popull antik, që origjina e tyre lidhet edhe me gjenealogjinë biblike.

    Do përmendur edhe një veçori tjetër së fillet e bashkëpunimit midis Universitetit të Tiranës dhe të Prishtinës ishte shenja e parë e prishjes së themeleve artificiale të murit ndërshqiptar. Dhe sot falë përpjekjeve të përbashkëta dhe të miqve tanë, zhvillohet një jetë e lirë universitare ndërshqiptare dhe ndërshtetërore.

    Zonja dhe Zotërinj,

    Në këtë moment solemn dëshiroj të theksoj se Kosova gjatë këtyre pesë vjetëve pas lufte, në liri, ka pasur një progres të madh në të gjitha fushat e jetës. Kosova i ka krijuar strukturat e veta shtetërore dhe po funksionon si shtet në të gjitha segmentet. Objektiva të institucioneve të Kosovës janë: zhvillimi ekonomik, privatizimi, siguria e investimeve, krijimi i vendeve të punës për të rinjtë si dhe mbrojtja e grupeve etnike apo minoriteteve. Ndërsa tash po punojmë me UNMIK-un për bartjen e kompetencave te institucionet nacionale. Njëherësh po punojmë për njohjen formale të pavarësisë së Kosovës sa më shpejt, çfarë do të qetësonte këtë pjesë të Evropës dhe të botës. Pra, një Kosovë demokratike, paqësore e tolerante e integruar në BE, në NATO dhe në miqësi permanente me SHBA.

    Zonja dhe Zotërinj,

    Do theksuar se zgjidhja e çështjes shqiptare do të përmbushej me pavarësinë e Kosovës, ndërsa shqiptarët në Maqedoni do të jenë element i shtetit dhe shqiptarët në Mal të Zi e në Preshevë do të udhëheqin veten. Mendojmë se pavarësia e Kosovës është një optimum i shqiptarëve. Unë shpesh e them se pse edhe shqiptarët të mos i kenë dy shtete apo dy e gjysmë si popujt tjerë në rajon apo në Europë.

    Zonja dhe Zotërinj,

    Objektiva të përbashkëta të Kosovës dhe të Shqipërisë, pra të dy vendeve tona, janë integrimi në BE, në NATO dhe në miqësi permanente me SHBA. E themi me bindje të plotë se shqiptarët në përgjithësi sot janë në rrugë të progresit, janë populli më dinamik në këtë pjesë të Europës e të botës dhe kanë shansin historik të hyjnë me vlerat e tyre në familjen e madhe evropiane.


    I nderuari Zoti Rektor,

    Në këtë ditë solemne i shprehim mirënjohje të lartë Universitetit të Tiranës për përkrahjen që në vitet '90 i dha Lëvizjes së Kosovës për liri, pavarësi e demokraci dhe për njohjen e Republikës së pavarur të Kosovës.

    Zonja dhe Zotërinj,

    Më lejoni që në këtë moment solemn t'i përkujtojmë me pietet të lartë doajenët e Universitetit Tuaj Prof. Eqrem Çabejn dhe Prof. Aleks Budën që dhanë kontribut të madh për shkencën shqiptare dhe europiane.

    Në fund do theksuar se nga ky Universitet kanë dalë shumë studiues e shkrimtarë të njohur, në mesin e të cilëve është Ismail Kadare, që me veprën e tij të madhe i afirmoi shqiptarët në botën moderne.

    Zoti President dhe Zoti Rektor,
    Zonja dhe Zotërinj,

    Duke pranuar këtë titull të lartë, Ju premtoj se do të punoj me të gjitha fuqitë e mia për vendin tim Kosovën, për integrimet shqiptare dhe për mirëkuptim ndërshqiptar e ndërnjerëzor.

    Zoti e bekoftë Universitetin e Tiranës.

    Zoti i bekoftë shqiptarët.

    Zoti e bekoftë Shqipërinë.

    Zoti e bekoftë Kosovën.

    Ju falemnderit.

    Dr. Ibrahim Rugova, President i Kosovës




    Vetëm një përmirësim të vogël të fjalës së Rugovë në UT sot, në vend të objektivat tona janë që Shqipëria dhe Kosova të integrohen sa më parë në BE, duhet objektivat tona janë që Shqipëria dhe Kosova të bashkuara të integrohen sa më parë në BE.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #26
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    E Premte, 10 Shtator 2004


    RUGOVA, MBESHTETJE PER PAVARESINE

    Politika shqiptare mbeshtet perpjekjet e Kosoves per njohjen e pavaresise. Gjate vijimit te vizitave ne Shqiperi presidenti i Kosoves, Ibrahim Rugova, mori garancine e drejtuesve te shumte te politikes shqiptare, lidhur me kete ceshtje. Keshtu presidenti Rugova, gjate takimit qe zhvilloi dje me liderin e selise blu Berisha, u njoh personalisht me qendrimin e kesaj selie. Qendrim ky i cili mbeshtet te drejten e vetevendosjes se popullit te Kosoves. Duke u perqendruar ne ceshtjen e Kosoves, lideri demokrat Berisha u shpreh se "politika shqiptare ne teresi nuk ka ndryshime ne qendrimin ndaj problemit te Kosoves. Midis forcave politike shqiptare mund te kete pelivane qe ne momente te caktuara bejne ndonje xhingel pelivani, por ato jane te parendesishme. Ka qendrime te percaktuara qe nga koha e luftes ne Kosove, te cilat jane te ujdisura dhe te gjitha forcat politike ne Shqiperi mbeshtesin te drejten e vetevendosjes se popullit te Kosoves". Ne kete menyre dhe PD-ja, sipas tij, mbeshtet perpjekjet e Kosoves per njohjen e pavaresise. Gjate komunikimit me mediat, te dy bashkebiseduesit ndane te njejtin mendim per progresin e viteve te fundit ne Kosove dhe Shqiperi. Madje, shefi i opozites, Berisha, vuri ne dukje se "ne njohjen e pavaresise se Kosoves, problemi me themelor jane lirite dhe te drejtat e pakicave, respektimi i te cilave eshte rendesishem edhe per rajonin". Lidhur me kete fakt Berisha shprehu besim te plote ne perkushtimin politik te qeverise se Kosoves per garantimin e te drejtave te pakicave. Nga ana tjeter, Berisha shprehu bindjen e tij se "Kosova, me vullnetin e qytetareve te saj dhe ndihmen e komunitetit nderkombetar do te jete nje shtet i lire e demokratik, ku te gjithe palet, pavaresisht nga perkatesia etnike do te jetojne si qytetare europiane". Gjithasht presidenti Rugova zhvilloi dje nje takim edhe me trashegimtarin e Fronit Mbreteror, Leka Zogu. "Levizja per Zhvillim Kombetar do te mbeshtese fuqimisht Kosoven ne rrugen e saj drejt shpalljes se pavaresise dhe integrimit europian", garantoi nga ana e tij Leka Zogu. Duke iu referuar kesaj ceshtjeje, Leka Zogu theksoi se "Kosova duhet te marre pavaresine e saj dhe te behet shtet i pavarur. Pastaj te jete ne deshiren e popullit, sic deshirojne ato ashtu do te behet". Keshtu presidenti Rugova duke marre shkas nga mbeshtetja qe politika shqiptare i jep Kosoves ne perpjekjet e saj per demokraci, per paqe dhe per integrimin e saj ne NATO dhe BE, shprehu mirenjohjen dhe falenderimet e tij per te gjitha forcat politike. Presidenti Rugova ne takimet qe zhvilloi gjate ketyre diteve, ka qene i qarte ne kerkesen e tij, sipas se ciles "Shqiperia duhet ta mbeshtese edhe me shume Kosoven ne nivelet nderkombetare". Kjo kerkese erdhi per vete faktin se, sipas tij, pa u zgjidhur ceshtja e pavaresise se Kosoves nuk zgjidhet ceshtja e te gjithe shqiptareve dhe nuk ka qetesi ne rajon. Po dje, presidenti i Kosoves, Ibrahim Rugova, mori titullin September 9, 2004_oris Causa", i cili iu dorezua nga Rektori i Universitetit te Tiranes, Shezai Rrokaj. Ne baze te propozimit te paraqitur nga Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu, Rugoves iu dha ky titull me motivacionin "per kontributin e shquar ne fushen e studimeve letrare dhe te veprimtarise akademike dhe universitare".

    Gjithashtu presidenti Rugova, ne vazhden e vizitave te tij, do te vizitoje edhe pjese te rruges Durres-Kukes-Morine, ku do te pritet nga anetare te qeverise dhe drejtuesit e punimeve te ketij aksi rrugor. Presidentit Rugova i eshte rezervuar nje vizite edhe ne qytetin e Lezhes, ku do te vendose nje kurore me lule ne varrin e heroit kombetar, Gjergj Kastriot Skenderbeu.

    Presidenti i Kosoves takon edhe reformatorin Genc Pollo

    E Premte, 10 Shtator 2004


    META-RUGOVA, BISEDIME PER INTEGRIMIN NE BE

    Presidenti Rugova vleresoi kontributin e jashtezakonshem te kreut te LSI-se, Ilir Meta per forcimin e marredhenieve midis Kosoves dhe Shqiperise, per perparimin e Kosoves ne procesin e plotesimit te standardeve dhe te percaktimit te statusit te saj perfundimtar. Rugova i uroi atij dhe LSI-se suksese ne aktivitetin politik per te ardhmen. Ndersa Meta theksoi rendesine e vazhdimit te punes me vendosmeri per plotesimin e standardeve, per te afruar sa me shume pavaresine evropiane te Kosoves, ku garantimi i te drejtave te pakicave eshte nje nga kerkesat me kryesore. "Edhe ne programin e LSI-se, eshte percaktuar qarte angazhimi i kesaj force politike per arritjen e nje statusi per Kosoven si ai i vendeve te tjera anetare te BE-se", deklaroi kryetari i LSI-se. Ne kete takim moren pjese Sekretari i Pergjithshem i LSI-se, zoti Petrit Vasili, dhe anetaret e kryesise: Dritan Prifti, Edmond Haxhinasto dhe Sokol Dervishi. Po keshtu, ne Vilen 31 Presidenti i Kosoves, Ibrahim Rugova, priti dje Kryetarin e PDR-se, Genc Pollo, dhe delegacionin qe e shoqeronte. Ne fund te takimit Pollo tha "se ishte nje kenaqsi e vecante ta takonte ketu si ne kohet e vjetra Presidentin Rugova megjithese kontaktet i kishin ruajtur dhe vitet e fundit ishin takuar si ne Prishtine ashtu edhe ne Bruksel". "Me vjen mire qe pikerisht sot UNMIK-u deklaroi se statusi i Kosoves do te zgjidhet ne perputhje me vullnetin e popullit te Kosoves. Ky ka qene synimi i zotit Rugova dhe i partive politike atje si dhe si dhe qendrim i yni konstant por edhe i forcave te tjera ne Tirane", tha Pollo. Ai shtoi se biseda ishte perqendruar edhe per bashkepunimin mes dy vendeve per projektet lidhese si ai i rruges Durres-Prishtine-Nish, per Marreveshjet e Tregtise se Lire dhe ato qe nxisin e mbrojne investimet e dyanshme, per turistet nga Kosova dhe cfare duhet bere qe hotelieret tane te ofrojne sherbime te standardeve me te larta. "Kete jane ceshtje reale qe meritojne me shume debat e me shume angazhim per te vene gjerat ne levizje. Dhe une jam i pakenaqur, edhe ne vete kemi pergjegjesi, qe keto ceshtje shume te rendesishme nuk marrin te gjithe vemendjen qe u takon ne aktivitetin e politikes se Tiranes. Sidoqofte vizita e sotme e Presidentit te Kosoves ne Tirane, e kesaj figure qendrore te politikes moderne kosovare dhe e ketij kontribuesi madhor ne pavaresine, do te jape nje shtyse shume te madhe ne kete drejtim", tha Pollo. Presidenti Rugova falenderoi Pollon dhe partine e tij per perkrahjen e vazhdueshme te tij dhe PDR per ceshtjen kosovare si ne Shqiperi ashtu edhe ne arenen nderkombetare. "Bshkepunimi me zotin Pollo ka nisur shume vite me pare dhe ai ka qene nder perkrahesit e hershem e rruges qe lidh Kosoven me portin e Durresit. Me te biseduam per shume aspekte te situates ne vendet tona, te marredhenieve dypaleshe si dhe te situates ne rajon", tha Rugova.


    Deklarata e Lekës më e mira, neve përkrahim pavarësinë por populli pastaj do që Dardania të ribashkohet me Shqipërinë kështu që Shqipëria është e ardhmja e shqiptarëve në Dardani, dhe pastaj BE e ardhmja e gjithë shqiptarëve.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #27
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Vizita e parë zyrtare e presidentit të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, në Shqipëri

    Pavarësia e Kosovës do ta qetësonte Evropën dhe rajoni

    Presidenti i Kosovës deklaron në vizitën e tij të parë në Shqipëri se duhet bërë njohja formale e pavarësisë, si hap drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Takimet me Moisiun, Nanon, Berishën, Leka Zogun e Ilir Metën. Rugova nderohet me "Honoris Causa" nga Universiteti i Tiranës.

    Nga korrespodenti ynë: Elton METAJ (Tiranë)

    Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, u shpreh në Tiranë për njohjen e pavarësisë së Kosovës, si një hap drejt integrimit në Bashkimit Evropian. Në vizitën e tij të parë në Shqipëri si President i Kosovës, Rugova vlerësoi bashkëpunimin mes Tiranës dhe Prishtinës, duke kërkuar rritjen e kontakteve, sidomos në fushën ekonomike. "Objektivat tona, të Kosovës dhe të Shqipërisë, janë Bashkimi Europian dhe unë insistoj që sa më parë të njihet pavarësia formale juridike për Kosovën dhe ne sëbashku të integrohemi në BE, si dhe vendet e tjera, po ashtu në marrëdhënie të mira me vendet fqinje. Dhe ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë shumë ngushtë sëbashku", u shpreh lideri kosovar, pas takimeve me Moisiun dhe Nanon. Gjithashtu, ai vlerësoi progresin ekonomik të Shqipërisë. Shqipëria ka bërë njohjen e pavarësisë së Kosovës, por më pas është shprehur për respektimin e rezolutës së OKB-së për vendosjen e autoritetit ndërkombëtar. Ndërkohë, Presidenti shqiptar Moisiu tha se Kosovë ka arritje pozitive dhe po bëhen përpjekje në drejtim të ndërtimit të një shoqërie shumë etnike dhe demokratike. "Është koha që paralelisht, të filloj procesi i dhënies dhe zgjerimit të kopetencave pushtetit vendor, si një nga kërkesat për përmbushjen e standarteve", tha Moisiu, duke përsëritur vlerësimet e dhëna edhe gjatë takimit me kryeadministratorin e UNMIK, Petersen. Presidenti nënvizoi se Shqipëria është e vendosur në qëndrimin e saj se, zgjidhje e plotë e përfundimtare për Kosovën është përcaktimi I statusit të saj. "Jemi kundër ndarjeve etnike të ndryshme, kantonizimit apo pranisë së strukturave paralele", ka deklaruar Moisiu pas bisedës me homologun kosovar. Ndërsa, sipas Presidentit të Kosovës pritet që pas zgjedhjeve të ketë më shumë bartje të kompetencava nga UNMIK-u autoriteteve lokale, sidomos në fushën e ekonomisë, ndërsa në atë të sigurisë do të ecet gradualisht. Lidhur me pjesëmarrjen e pakicave në zgjedhje, Presidenti Rugova tha se "ne ftojmë të marrin pjesë të gjithë" dhe vuri në dukje se në Parlamentin me 120 vende, 20 janë të rezervuar për minoritetet dhe në se ato marrin pjesë do të fitojnë më shumë se aktualisht kur në strukturat qeveritare kanë dy ministri dhe një ministër pa partofol, nga 10 ministri. "Synimi I këtyre strukturave është që grupet etnike të integrohen në shoqërinë e Kosovës", tha Rugova, duke përsëritur se njohja sa më shpejt e pavarësisë së Kosovës do ta qetësonte këtë pjesë të Evropës dhe shqiptarët në rajonin e Evropës Juglindore; do të hapte perspektiva të reja për një Kosovë të pavarur demokatike e të integruar në BE e NATO dhe në miqësi të përhershme me SHBA. Ndërsa, për Kryeministrin Nano, "Presidenti Rugova na jep mundësinë të shkëmbejmë informacionin më të ri me nivelin më të lartë që ai përfaqëson, për të kuptuar më mirë detyrat e përbashkëta në axhendën e integrimit dhe të forcimit të sigurisë së kufijve, të lëvizjeve të lira të qytetarëve, të inisiativave ekonomike që po i bashkojnë shqiptarët e kosovarët në një treg të vetëm rajonal, për ndërtimin e infrastrukturave të linjave të energjisë, të programeve të shkëmbimeve ekonomike, arsimore, kulturore, sportive madje". Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, po zhvillon të parën vizitë të tij në Tiranë pas shumë vitesh mungese, ndonëse ftesat në drejtim të tij kanë qenë të njëpasnjëshme nga drejtuesit e shtetit shqiptar. Rugova është takuar edhe me liderin e PD, Berisha, pretendentin e fronit mbretëror, Leka Zogu, Kryetarin e LSI, Meta, reformatorin Pollo, kreun republikan Mediu dhe Kryetarin e Kuvendit Pëllumbi. Presidenti I Kosovës ka marrë edhe titullin "Honoris Causa" nga Universiteti i Tiranës, me propozim të Presidentit të Shqipërisë, Alfred Moisiu.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Andi Podvorica,

    Tema nuk ka te bej me pershkrimin e figures se Presidentit Rugova, por rreth vizites se tij ne Shqiperi. Urdhero nese ke dicka per te shtuar per kete vizite te tij!

    Ne te kunderten, se Presidenti Rugova, "perserit te njejtat fjale, belbezon, tregon pa-aftesi intelektuale, tingellon si coban, ve nen kontroll te tjeret, eshte perqares I madh, krijon simbole kombetare personale, eshte nje diktator ne krijim e siper," per kete e dine me si miri votuesit qe I kane besuar vazhdimisht voten Presidentit Rugova tash me shume se nje dekade.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Rugova :"Albania looks a different Country"

    Kosovo’s president makes his first visit in seven years to Albania, bringing some calm to the stormy relationship between Tirana and Pristina.

    By Altin Raxhimi
    16 September 2004

    TIRANA, Albania -- Ibrahim Rugova could hardly believe what he saw from the winding road that links Rinas airport to the Albanian capital Tirana. Speaking to reporters at the Albanian president’s office on 8 September, the president of Kosovo expressed his astonishment at the newly paved highway and the trees alongside it, the bright colors that had replaced Tirana’s socialist-style gray, and the parks and other urban developments that had sprung up since his last visit, in 1997.

    Rugova, who presides over an impoverished international protectorate that nominally belongs to Serbia-Montenegro, said he felt like he was visiting a country other than the one he came to in 1997.

    The three-day visit last week came at a time when relations between Tirana and Pristina, invariably swinging between “brotherly” and “tense,” were markedly improving.

    Prime Minister Fatos Nano, a person whom Rugova is not known to be fond of, drew attention to Rugova’s “extraordinary contribution to the recognition of the Kosovo issue, the liberation of Kosovo, and the consolidation of a democratic Kosovo.”

    Albanian President Alfred Moisiu, in a meeting a few hours earlier on Rugova’s first day in the country, said “Albania appreciates President Rugova for the defense and the dignified representation of the people of Kosovo that he has led in its aspirations for freedom and independence.”

    The University of Tirana awarded Rugova an honorary doctorate for his role in developing Albanian letters and literary criticism. Rugova had been among the first critics who applied French theorist Roland Barthes’ semiotic method to Albanian literature.


    TENSE RELATIONS

    But Baton Haxhiu, a Kosovo Albanian analyst, recalled how seven years ago, on his last visit to Tirana, Rugova had been shunned by nearly all politicians in Albania, who were either involved in their own power struggles or were favoring rival groups in Kosovo, notably the Kosovo Liberation Army (KLA).

    “Rugova this time came to Albania as the president of Kosovo and not as a friend of the Albanian institutions [the DP government],” Haxhiu says.

    Rugova’s visit signaled warmer relations between politicians in Albania and Kosovo after a rather difficult history.

    During the communist era, Kosovo Albanians saw Albania as their motherland and many illegal groups professed adherence to Enver Hoxha’s Marxist-Leninist theory, often for nationalist purposes. Those groups, which later formed the backbone of the KLA, traditionally supported Nano’s Socialist Party of Albania.

    In the early 1990s, at a time when his peaceful pro-independence movement was increasingly isolated and the Kosovo issue pushed to the background by the wars in Croatia and Bosnia, Rugova sought support from Albania and sided with then-Albanian President Sali Berisha, of the Democratic Party (PD). When Berisha’s popularity slumped in 1995, Rugova supported Berisha’s campaign for a constitutional referendum. The draft constitution that Berisha proposed was seen by the opposition and abroad as an attempt to gain sweeping powers, heightening widespread suspicions of his authoritarian tendencies. The rejection of the proposed constitution by 54 percent of Albania’s voters sealed Berisha’s political demise and helped plunge the country into anarchy in 1997 (the collapse of pyramid schemes were another critical factor).

    Haxhiu said that Rugova even styled his Democratic League of Kosovo, or LDK, after the PD, and began using the same vocabulary, denouncing his opponents as communists and followers of Enver Hoxha, the late Stalinist dictator of Albania. “The LDK was attacking sympathizers of Hoxha in Kosovo (who were numerous), even though they supported Hoxha only in the name of demanding freedom for Kosovo,” Haxhiu wrote in a recent analysis for ***Java***, a Pristina weekly.

    But Berisha himself abandoned Rugova one year later, when, amidst popular discontent with his rule, he tried to divert attention to events in Kosovo and urged an uprising there. He openly criticized Rugova’s passive resistance to Belgrade and began supporting Adem Demaci, a former political prisoner who favored more open resistance to the Serbian government.

    Rugova last visited Albania in November 1997. During that visit, Haxhiu said, Rugova remained aloof; he was, for example, unwilling to tell Prime Minister Fatos Nano what he would discuss with Slobodan Milosevic when he next met him. From then until now, the leader of the independence-seeking Albanians of Kosovo, and then the self-styled president of Kosovo, did not set foot in Albania.

    The Socialists decided at the same time to train KLA guerrillas in Albania, to allow them to use Albanian territory as an operations base, and even to arm them. This was a shift from PD rule, when guerrillas close to the LDK had been trained in Albania, and further fueled the feud between the LDK and the KLA, which came to be a fierce political opponent of Rugova.

    The LDK and the KLA even started internecine fighting in 1998 and 1999, during the war in Kosovo and the NATO bombing of Yugoslavia.

    In 1998, Ahmet Krasniqi, the defense minister of the LDK shadow government, was murdered in Socialist-ruled Tirana, a crime that remains unsolved. The LDK blamed the assassination on the KLA and the Albanian Socialists.

    Rugova refused to come to Albania even at the height of the Kosovo crisis, when, freed by Serbian guards keeping him hostage during the war, he flew from Italy to Blace, the Kosovo Albanian refugee camp in Macedonia, shunning the half a million refugees hosted by Albania.


    PROGRESS ON BOTH SIDES

    At the same time, Rugova was indispensable in creating a Kosovar Albanian identity separate from aspirations for a Greater Albania, which made it much more palatable to neighbors and the international community alike. When elected president of the province, Rugova began a gradual campaign to gain Kosov some of the features of statehood, such as a new flag. There have also been signs of national myths being created for Kosovo. While many in Kosovo, notably the politicians that have since emerged from the KLA, did not take this very seriously, it was considered a safe step towards creating an independent state that neighbors and the international community would not perceive as threatening.

    Tirana’s position had changed as well. The ruling Socialists wanted to do away with the apparent special relationship they had with the PDK, the main Kosovar party to come out of the KLA. Its prime ministers, including Nano, paid visits to Rugova. While Berisha was infamous for turning to certain ethnic Albanian groups in Kosovo and in Macedonia and to exclude others, the Socialists were careful to officially consult with all of them and not to voice their opinions too strongly.

    Koco Danaj, an adviser to the last three prime ministers of Albania, and director of the Institute for Social and Political Prognoses, a Tirana foreign-policy think tank, said that the recent visit signaled a recognition that the Socialists are not rallying behind KLA politicians any more.

    “The visit was an acknowledgement of the Kosovar identity-building,” confirmed Migjen Kelmendi, a journalist and writer in Pristina and a champion of such an identity.

    But to Danaj, the visit also meant recognition of the role that Albania plays for Kosovo -- a role Rugova himself used to downplay. The fact that Rugova met with politicians from the two main parties -- the Democrats and the Socialists -- as well as with members of splinter groups was a clear sign of the importance he attached to support from Nano and from Ilir Meta, the former prime minister, who leads his own fledgling party and who is more popular in Kosovo.

    Haxhiu says, “Rugova came here to campaign [in the upcoming Kosovo elections] and got what he wanted. He made Albania speak plainly of a Kosovo independence.”

    Rugova also came to recognize that Albania is still an important factor to be considered in the general elections in late October, said Haxhiu. At a time when little international attention is being paid to Kosovo and to Rugova, he thought of going to Albania for support. “And he had to come to Tirana as the leader of Kosovo,” not as a friend of any Albanian party or personality,” Haxhiu stresses.

    It seems now that relations between Kosovo and Albania can be described as normal.

    “Albania was visited even by the president of Pakistan and it was not [as yet] visited by the president of Kosovo. This was not normal,” said Remzi Lani, a Tirana analyst who leads the Albanian Media Institute. Three Albanian prime ministers and two presidents had visited Kosovo since Rugova’s trip to Tirana; until now, Rugova had always politely refused to visit Albania.

    “I see that Albania has made progress in construction, in its economy, and in other fields,” Rugova told journalists. “Albanians now work and make progress in [both] Albania and in Kosovo.”

    “This meant that they [Albanians in Kosovo] accept us [as separate] and we accept them [as separate],” said Lani.

    ACity
    Ndryshuar për herë të fundit nga Arb : 27-09-2004 më 19:23
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kur i nevoiten rugov-popit kokrrat nuk zgjedh shume dhe i viziton ata personalitete e ato shtete qe mendon se do ti ndihmoin per te fitue kokrra .
    Vizita ne Tiran eshte e vonuar shume e vonuar por qka ti besh kur ky psikopat keshtu punon dhe ka punue edhe me heret kur ishim nen okupimin serb e i kish zgjedhjet e vizitonte beligradin dhe shokun e tij kriminelin milllosheviq dhe i fitonte zgjedhjet me 99,99 %
    ndersa tani kur hubje e partis se ti eshte e sigurt ka shkue ne Tiran tek Fatos Nano qe dikur dihet se qfar ka than e mendue per ta tue mendue se kjo vizit do ti sjell dobi para zgjedhjeve .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 08-10-2004 më 05:33
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  3. Libra te rinj
    Nga dodoni në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 11-01-2012, 21:14
  4. Kishat, Famullite dhe Misionet... ne Shqiperi, Kosove etj.
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 18:11
  5. Kishat dhe Misionet e Veprimit Katolik ne Shqiperi
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 16:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •