Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Vdesin njerezit nga rrufete- Shqiperia vuan per disa shufra hekuri:

    Rrufeja vret kalimtarin nė mes tė Tiranės

    Vdes Maksim Spaho dhe plagosen dy kalimtarė tė tjerė, tashmė nėn kujdesin e mjekėve

    A. Qoraj

    TIRANĖ - Rrufeja i merr jetėn njė tė riu nė qendėr tė kryeqytetit, ndėrkohė qė kalimtarėt e shumtė qė kanė qenė tė pranishėm aty kanė mbetur tė shokuar nga ngjarja. Maksim Spaho ėshtė goditur nga njė rrufe rreth orės 17:20 tė ditės sė djeshme, thanė pėr gazetėn burime nga vendngjarja, tė cilat konfirmohen dhe nga policia. Ngjarja tragjike ka ndodhur pranė stacionit tė autobuzėve tė Kamzės. Ndėrkohė qė mėsohet se janė plagosur edhe dy kalimtarė tė tjerė qė kalonin nė sheshin “Skėnderbej”. Lajmin ė bėnė tė ditur burime tė policisė sė Tiranės. Disa makina policie dhe ambulancat i janė drejtuar sheshit kryesor tė Tiranės, menjėherė sapo kanė marrė lajmin se dikush ishte goditur pėr vdekje nga rrufeja. Megjithėse tė dėmtuarit i ėshtė dhėnė ndihma e shpejtė, shkarkesa elektrike i ka marrė jetėn tė riut nga Tirana. Burime tė policisė thanė se janė plagosur edhe dy kalimtarė qė janė dėrguar me urgjencė nė spitalin e djegieve nė qendrėn spitalore tė Tiranės. Burime nga spitali thanė se gjendja e dy tė plagosurve paraqitet e rėndė dhe se ata po mjekohen nga njė grup mjekėsh. Lidhur me kėtė ngjarje tragjike tė ndodhur nė mes tė Tiranės ėshtė ngritur dhe njė grup hetimor, i cili ka mbledhur dėshmitė e kalimtarėve qė kanė qenė nė vendngjarje. Ata janė shprehur tė tronditur nga skena qė kanė parė nė qėndėr tė Tiranės. Mėsohet se Spaho ka qėnė duke ecur nė rrugė nė momentin qė ėshtė goditur nga rrufeja, ndėrkohė qė nė ato momente binte njė shi pa pushim. Tė plagosurit kanė pėsuar djegie tė rėnda tė pjesė tė ndryshme tė trupit, dhe shumė nga kalimtarėt janė shokuar dhe e kanė marrė veten vetėm pas disa minutave. Burime tė policisė thanė se ngjarja ėshtė aksidentale. Trupi i viktimės ėshtė pėrcjellė pėr nė morg ku do tė kryhen procedurat mjeko-ligjore. Gjithsesi mungesa e rrufepritėseve ėshtė njė problem nė Shqipėri. Si pasojė e mungesės sė tyre janė regjistruar mjaft viktima. Gjatė kėtij viti, numri mė i madh i viktimave tė shkaktuara nga rrufeja regjistrohet nė qarkun e Durrėsit. Viktimat janė kryesisht nga fshatrat. Ngjarja e ndodhur nė pasditen e djeshme, nė qendėr tė Tiranės, mund tė cilėsohet e rrallė nė llojin e saj.




    06/09/2004 Shekulli



    Pyetje: kaq e veshtire eshte te gjehen disa shufra hekuri te gjata per tu vene mbi ndertesa te larta ? (ah me falni, harrova qe kur shpiku Belinceli rrufepritesen Shqiperia nuk ekzistonte si shtet)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Kesaj i thone, te bjeri rrufeja ne hale
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

Tema tė Ngjashme

  1. Popujt e zhdukur
    Nga Fatih nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-01-2010, 19:27
  2. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  3. Shejtani
    Nga Albin nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 21-04-2004, 11:53
  4. Kur dhe kush e ka shkruajtur Kuranin?
    Nga Albo nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 05-02-2004, 16:47
  5. A eshte feja Islame e perkryer?!
    Nga Gjoni nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 02-03-2003, 20:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •