Close
Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 73
  1. #51
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Ka shume material,qe nuk mund te shkruhet ne nje post te vetem.

  2. #52
    Jo keyboard po tastierë?
    Jo speaker po altoparlant?
    Domethëne jo anglisht po italisht.

  3. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459
    Për personin me nofkën Qyfyre:
    Në fjalorin e gjuhës së sotme shqipe(botim i Toenës 2002) egzistojnë që të dyja fjalët;
    Altoparlant në faqen 37 dhe
    Tastierë në faqen 1321.Edhepse janë fjalë të huazuar ata janë futur në fjalorin e gjuhës sonë, andaj mund të përdoren në përkthime.

  4. #54
    Perkthimi apo adaptimi i termeve te informatikes ne shqip eshte shume ide e mire.
    Une do te jap nje ide qe kete te bejme ne nje menyre me te organizuar dhe ne fund te nxjerim nje liber te pakten liber elektronik qe officialisht do te ishte liber i vetem i termeve t einformatikes ne Shqip, por se pari duhet ti gjejme te gjith afjalet, termet qe momentalisht perdoren ne anglishte per informatiken.
    Kjo do te ishte shume e vlefshme per te gjithe informaticientet shqiptare.
    Le te krijojme nje standar te vetem.
    Une ndihmen time do ta jap si ne gjetjen e termeve po ashtu edhe ne krijimin e web faqes qe do te jete vetem per standardet e termeve informatike ne shqip.

  5. #55
    Nuk e di sa ju pelqen ideja per web faqe me standarde te terminologjise se informatikes ne Shqip, por mua me duket ide e qelluar. Une do te filloj te programoj dhe dizajnoj web faqe.
    Mendoj shiqimi i fjalorit (termeve) ne web faqe do te jene publike ndersa ata qe do te shenojne termet (perkthejne - adaptojne) do te kene qasje te vecante pasi te kemi konfirmuar backgroundin e personit, qe do te thote se njerezit qe meren me perkthim/adaptim duhet te gjithe te jene me background ne IT.
    Keshtu do te kemi nje grup me profesional dhe suskesi do te na takoj te gjidhve.

    Kerkoj nga ju te me informoni nese ju pelqen ideja dhe gjithashtu do te na duhet nje emer i web faqes, jepni edhe ide per emrin e web faqes.
    Une mendoj te jete: "Standardet e terminologjise se Informatikes ne Ship" qe do te kishte nje domain www.STISH.org.

    Nese ideja do te perkrahat nga me shume anetare do te regjistroj domainin shume shepjt.

  6. #56
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Fjalor elektronik

    Citim Postuar më parë nga Agon_xh Lexo Postimin
    Nuk e di sa ju pelqen ideja per web faqe me standarde te terminologjise se informatikes ne Shqip, por mua me duket ide e qelluar. Une do te filloj te programoj dhe dizajnoj web faqe.
    Mendoj shiqimi i fjalorit (termeve) ne web faqe do te jene publike ndersa ata qe do te shenojne termet (perkthejne - adaptojne) do te kene qasje te vecante pasi te kemi konfirmuar backgroundin e personit, qe do te thote se njerezit qe meren me perkthim/adaptim duhet te gjithe te jene me background ne IT.
    Keshtu do te kemi nje grup me profesional dhe suskesi do te na takoj te gjidhve.

    Kerkoj nga ju te me informoni nese ju pelqen ideja dhe gjithashtu do te na duhet nje emer i web faqes, jepni edhe ide per emrin e web faqes.
    Une mendoj te jete: "Standardet e terminologjise se Informatikes ne Ship" qe do te kishte nje domain www.STISH.org.

    Nese ideja do te perkrahat nga me shume anetare do te regjistroj domainin shume shepjt.
    Pse jo, ide shumë e mirë dhe personalisht të jap përkrahje në nismën tënde.Edhe vet para ca muajve pata të njëjtën ide, mirëpo pasi s´kam shumë kohë të lirë, ideja mbeti e parealizuar.Mendoj që realizimi i faqes së tillë duhet të jetë i mbështetur në një koncept mirë të analizuar dhe të pregaditur si në anën estetike poashtu në atë funksionale;mundësia e punës interaktive në atë faqe.Krijimi i faqes duhet të mbështetet dhe bazohet në fjalorin e gjuhës së sotme shqipe,fjalorit elekronik të FESH-it-www-gjuha-shqipe.com,etj.Në mungesë apo mos egzistencë të fjalëve adekuate që duhet të përkthehen në shqipen e sotme, sipas mendimit personal, duhet të përdoren fjalët të cilët janë përkthyer në forum dhe të cilat kanë mbështeje gjuhsore dhe logjike.Te kisha sygjeruar që fillimisht të ndërtosh një faqe provizore dhe eksperimentale me mundësi të ndryshimit dhe përmirsimit të saj.Momentalisht jam duke përfunduar përkthimin e një antispyware softueri i cili sapo të realizohet do prezentohet në faqen e forumit.

    Gjithë të mirat

  7. #57
    Citim Postuar më parë nga Rrjeti Lexo Postimin

    Faleminderit per perkrahjen tende, shpresoj te gjejme edhe me shume perkrahje nga profesionist te informatikes. Gjithashtu ideja qe ne fillim te behet vetem web faqja si koncep e me pastaj te zhvillohet eshte e mire. Do t emundohem qe ne fillm te paraqes nje koncept (cdo gje qe do te permban faqja si ne aspektin llogjik po ashtu edhe ne aspektin estetik/dizajn). Shprsoj te kem ndihmen e cdo njeriu qe e ndjen veten si profesioanlist i informatikes qe gjendet ne forum.
    Nese do te kemi sukses me sjelljen e standardeve te fjalorit te informatikes ne shqip, do te mundohemi te sjellim edhe standarde tjera te informatikes ne boten shqiptare.

    Shpresoj ne bashkepunim me gjith ata qe permenda me lart.

  8. #58
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Më vjen mirë që lexoj mendimet tuaja sepse kam kohë që i kam sjellë në mendje mendime të ngjashme. Mendimi im është të kemi një forum të posaçëm për fjalorin e informatikës sepse kam vënë re shumë anëtarë në forum që e kanë pasion informatikën dhe ecurinë e saj në botën shqiptare. Kam kërkuar nga administratorët e forumit të hapin një forum të tillë dhe shpresoj se do e plotësojnë këtë kërkesë së shpejti.

    Kam menduar që në forum t'i diskutojmë të gjitha fjalët e informatikës, një temë më vete për çdo fjalë ku mund të shqyrtojmë të gjithë përkthimet e mundshëm, ato të fjalorëve ekzistues, përkthimet e përdorur në softuerët shqip, përkthimet e përdorura në shkolla, si dhe përkthime të tjera që mund të mos i kemi shqyrtuar më parë. Pra, forumi do shërbejë për të argumentuar drejt përkthimit më të përshtatshëm dhe në të njëjtën kohë do jetë një pikë reference për argumentet e dhënë për përkthimin e një termi të caktuar.

    Në të njëjtën kohë, jam dakord me krijim e një uebsajti ku mund të përmblidhen fjalët e diskutuara në forum në formën e një fjalori elektronik, shqip-anglisht/anglisht-shqip (me vonë mund të bëhet shumëgjuhësh). Uebsajti duhet azhurnuar rregullisht me përkthimet që anëtarët e forumit vendosin si më të përshtatshme.

    Shpresoj që përkthimi i përshtatshëm të jetë i qartë nga vetë njësimi i argumenteve të anëtarëve, por nëse nuk biem dakord, atëherë (1) mund të përfshijmë në fjalor disa përkthime (për t'ia lënë kohës të vendosë), (2) mund t'i hedhim në votë për të zgjedhur një të vetëm, ose (3) mund të caktojmë një këshill profesionistësh për të vendosur; shpresoj që grupi i anëtarëve të përzgjedhur për pjesëmarrjen në këtë forum do pranojnë këto dy të fundit falë respektit ndaj kolegëve dhe për hir të vlerës së fjalorit, jo vetvetes.

    Duke ditur vështirësitë e një forumi virtual, jam i mendimit që në forum të mund të shkruajnë vetëm një grup i përzgjedhur anëtarësh që kanë së pari pasion gjuhën shqipe dhe së dyti ecurinë e informatikës në botën shqiptare. Forumi ideal do përfshinte gjuhëtarë, akademikë e profesionistë të informatikës, si dhe përkthyesit e softuerëve në shqip. Pritet që anëtarët do jenë të aftë të komunikojnë në një forum virtual duke respektuar bashkëbiseduesit dhe kulturën e diskutimit të mirëfilltë.

    Do shkruaj prapë pas hapjes së forumit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 27-04-2008 më 14:44
    Edi

  9. #59
    Citim Postuar më parë nga edspace Lexo Postimin

    Ju faleminderoj edhe juve per perkrahejn, shoh se ideja perkrahet nga cdo kush.

    Idene e forumit edhe une e mendova per thash te shkruaj per kete me vone, pas e ke cekur ti ja do te jao edhe une shpjegimin per forumin. Une mendoj qe pasi te sigurojme domain-in ne po te njejteb web faqe te instalohet nje forum i posatcem ne po te njejten web faqe, ne kete menyre ne forum do te kishim njerzit qe ti i ceke me lart (IT profesionist, profesionist gjuhesore, akademik etc.) Pasi ne nje forum sic eshte "Forumi shqiptar" nuk eshte e rruges te ja ndalojsh dikujt te mos te shenon dicka, por nese kemi forum te posatcem brenda web faqes mund te pranojm vetem ato persona qe kan background adekuat.

    Pasi ideja perkrahet brenda javes do te mundohem te regjistroj domain-in.

  10. #60
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Forumi mund të hapet edhe në faqen e fjalorit, por për mendimin tim Forumi Shqiptar ofron disa avantazhe që lehtësojnë mirëmbajtjen e forumit.

    Një nga nevojat e para të forumit të Fjalorit të Informatikës është të përhapet e tërheqë njerëzit e duhur. Forumi i Informatikës në Forumin Shqiptar e plotëson këtë nevojë sepse ka vite që është përhapur, njihet dhe frekuentohet rregullisht nga ekspertë e profesionistë të informatikës. Edhe për një person që kërkon në motorët e kërkimit, do ndeshet më parë me Forumin Shqiptar sesa me një forum të ri të panjohur.

    Duke e hapur forumin në Forumin Shqiptar, forumi i ri do trashëgojë anëtarë dhe diskutime ekzistuese. Një nga arsyet për hapjen e forumit të fjalorit ka qenë nevoja për të organizuar shumë diskutime të ndryshme që janë bërë këtu gjatë viteve për termat e ndryshme të informatikës. Duke e hapur forumin këtu, do mund të mbledhim shumë lehtë diskutimet ekzistuese dhe forumi nuk do fillojë nga hiçi.

    Për personat që vizitojnë forumin e informatikës, do jetë më praktike të vizitojnë një faqe të vetme, pa qene nevoja për t'u regjistruar e vizituar një forum të ri.

    Nga ana teknike, Forumi Shqiptar ka vite që mirëmbahet dhe me siguri do mirëmbahet edhe në të ardhmen. Një forum i ri në Forumin Shqiptar do e trashëgonte këtë përkushtim dhe do vazhdonte të mirëmbahej edhe nëse nuk do frekuentohej më.
    Edi

Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Bëmat e fundit nga Gazeta Java!
    Nga Lioness në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 528
    Postimi i Fundit: 11-12-2010, 08:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •