Close
Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 73
  1. #41
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anëtarësuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Postime
    2,678
    Citim Postuar më parë nga Faqja e Microsoft Dedikuar Gjuhes Shqipe
    Përshkrim i shpejtë
    Pakoja e ndërlidhjes shqip për familjen e Windows XP siguron ndërlidhje shqip për përdoruesit për pjesën më të madhe të ndërlidhjes për përdoruesin e Windows XP. Kjo pako e ndërlidhjes shqip do të kërkojë vërtetimin e Microsoft Windows gjatë instalimit
    Qe ne pamjen e pare te faqes dedikuar gjuhes shqipe te hiqet impresioni per te shkarkuar kete pakete gjuhe. Une mbeshtes sikunderse Borix edhe edin qe thone se duhet punuar me kete pakete por ajo qe kundeshtoj edin eshte se nuk duht bere kjo paketepublike per te tjeret pa aritur n nje perfeksjonim. e kane mare ndonjehere keta perkthyesit kete pakete edhe e kane provuar me disa persona si te fushes se informatikes ashtu ehe perdorues te thjeshte per te pare se sa lirshem e perdorin ata kompjuterin ne kete gjuhe. Une windows nuk arij ta imagjinoj ne shqip sidomos po te jete e njejta pakete qe une provova para nje viti, Per mua ishte nje humbje kohe, imagjino office apo vista qe jane shume here me te komplikuara se sa XP. Ai mendim qe une them eshte se kjo pakete apo vete fjalori duhet pare ne ane teknike e gjuhesore pastaj te publikohet..


    Ardi
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Edspace,

    Me zhvillimin e fjalorit jam edhe une. Para pak javesh me eshte bere nje ftese bashkepunimi per perpilimin e nje fjalori te tille; ftese te cilen e refuzova per disa arsye, por jo per arsyen se jam kunder. Une jam ne favor te cdo lloj zhvillimi shkencor dhe teknologjik (perfshire bomben atomike). Por, ajo cka kam thene me lart eshte se do te preferoja te punoja ne sisteme ne gjuhen 'nderkombetare'.

    Me tej, pershendes cdo lloj iniciative per perpilimin e fjalorit ne fjale. Por ri-theksoj se nevojiten akademike dhe profesioniste. Nuk kam shprehur ne asnje vend se duhen akademike gjuhe, por te fushes. Kjo sepse ata njohin me shume koncepte (te pakten ne pergjithesi) se sa profesionistet. Gjithesesi, edhe ndonje akademik/profesor i gjuhes shqipe nuk do te duhej te mungonte; do te ishte nje plus.

    Nga ana tjeter, nje fjalor duhet te shpalose nje shkalle te larte serioziteti dhe njohurie. Prandaj, para se une te blej nje fjalor, shoh gjithnje kredencialet. Nuk do te bleja nje fjalor Anglisht-Anglisht te botuar nga QEP ne krahasim me nje te tille te botuar nga Oxford University. Besoj se me kupton ku dua te dal.

    Mbi te gjitha, nese ju do te shfaqnit interes per te ndertuar nje fjalor dhe per ta prezantuar ate per kualifikim, atehere do te konsideroja cdo lloj ftese per bashkepunim.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  3. #43
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Borix,

    Preferencat personale ndryshojnë nga eksperienca. Dikush nuk di shqip, një tjetër mund ta ketë harruar, një tjetër përton ta mësojë, një tjetër e ka mësuar gjuhën e informatikës në një gjuhë të huaj dhe e ka të vështirë të ambjentohet me termat shqipe. Edhe unë vetë e kam më të lehtë të komunikoj në anglisht, sepse në ketë gjuhë i kam marrë njohuritë. Por, çeshtja e shtruar këtu nuk është për preferencat tona personale, por për të mirën e një kombi. Vlera e fjalorit të informatikës do jetë tek brezi i ri i shqiptarëve vendas, ata që do duhet të komunikojnë rreth informatikës në shkolla e zyra. Qëllimi është që brezi ri, të mos detyrohet të mësojë një gjuhë të huaj për të përdorur kompjuterin. Rezultati përfundimtar mund të ketë shumë fjalë të huazura, por sidoqoftë, duhet të ketë një farë standardi në përdorimin e fjalëve, shkrimin, shqiptimin, etj.

    Ju preferoni që kjo punë te kryhet nga profesionistë dhe njerëz të kualifikuar, ndërsa unë jam i mendimit se thjesht përhapja e termave dhe përdorimi i tyre i gjerë formon një fjalor disi standard. Këtu e kam fjalën për fjalorin e përditshëm të njerëzve, jo fjalorët e shtypur në libra. Gjuha e informatikës në Amerikë nuk ka lindur nga fjalorët e shtypur, por nga njerëzit që i kanë shpikur dhe përdorur fjalët në ambjente publike. Fjalorët e shtypur do jenë të nevojshëm për të regjistruar fjalët në përdorim, si dhe për t'i kaluar njohuritë tek studentët e informatikës, por ndërkohë, të gjithë shqiptarët duhet të fusin sa më shumë fjalë shqip në fjalorin e tyre të përditshëm. Njerëzit mësojnë më shumë fjalë nga mediat e shtypit, TV-it, Internetit, sesa nga fjalorët.

    Shumica e shqiptarëve besoj se përdorin kompjutera në gjuhë të huaja. Për ata që jetojnë dhe punojnë jashtë trojeve shqiptare, kjo është normale, ndërsa të gjithë ata që jetojnë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, s'kanë arsye pse të mos përdorin versionet shqip të programeve. Në fillim sigurisht që është pak e vështirë, por me kalimin e kohës fjalët duken normale dhe përdoruesi e përdor kompjuterin njësoj siç e përdorte në gjuhën e huaj. Këtë eksperiencë e kam provuar vetë me versionin shqip të Windows XP në kompjuterin personal dhe pas dy-tre javësh nuk më bënin më përshtypje fjalët në shqip. Biles, përdorimi i Windows në shqip më "detyroi" të mësoja dhe përvetësoja shumë fjalë të informatikës në shqip.
    Edi

  4. #44
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Më poshtë po bëj disa komente për sugjerimet që ke bërë për përkthimin e fjalëve që kisha dhënë. Shumica e atyre që kisha përmendur janë marrë nga Windows shqip, ndërsa të tjerave u kam dhënë një përkthim nga mendja.


    Anglisht > Shqip
    -----------------------------

    Mouse => Tregues

    Fjala Tregues ka një kuptim llogjik (diçka që nuk preket, por shikohet, dëgjohet), jo një pajisje fizike (që preket, lëvizet). Tregues mund të quhet shigjeta në ekran, por vetë pajisja fizike duhet të ketë një emër tjetër (krahasohet me shkumësin, lapsi, stilolapsi). Në këtë rast, fjala Mi është përkthyer nga anglishtja (mouse) dhe ka kuptim sepse forma e pajisjes ngjan me një mi. Tani minjtë kanë ngelur pa bisht nga teknologjia (wireless) Vetë fjala mouse tregon se si fjalori i informatikës në gjuhën angleze ka rrjedhur nga njerëz të thjeshtë, jo nga profesionistët, që me siguri do ta quanin diçka tjetër. Në Windows shqip Mouse është përkthyer Mi. Për mendimin tim, është përkthim i saktë.

    -----------------------------

    Speaker => Altoparlant - italisht, une do ta preferoja anglisht

    Fjala altoparlant mund të rrjedhë nga Italishtja, por në mos gabohem, është pjesë e fjalorit të gjuhës shqipe:
    ALTOPARLANT m. sh.
    1. Aparat, zakonisht në trajtë hinke, që shërben për të përforcuar tingujt
    e për t'i përhapur larg. Altoparlanti i radios (i televizorit). Altoparlantët e
    rrugëve. Flas me altoparlant. Dëgjoj nga altoparlanti.
    2. fig. keq. Ai që përhap me të madhe idetë e mendimet e një tjetri.
    Altoparlantët e borgjezisë. Bëhet altoparlant i dikujt.

    -----------------------------

    Case => Kasa

    Nuk e dija këtë fjalë në shqip, por duket si më e përshtatshme se kuti. Në forum e kam dëgjuar t'i referohen edhe me fjalën shtëpi, shtëpizë.

    -----------------------------

    Hardware => Harduer

    Të gjitha fjalët me *ware (software, hardware, firmware, freeware, shareware, adware, spyware) janë nga më të vështirat për t'u përkthyer në shqip. Kjo është për shkak se dhe në anglisht këto janë fjalë të shpikura. Fjala ware kupton një artikull tregtie, mall. Pra, përkthimi fjalë për fjalë në shqip do ishte artikull i ngurtë (hardware), artikull i butë (software), artikull i palëvizshëm/patundur (firmware), artikull falas (freeware), artikull për shpërndarje (artikull provë) (shareware), (artikull) reklamë (adware), (artikull) spiun (spyware). Vetë fjala artikull më duket e tepërt, prandaj unë kama përdorur harduer ose pajisje, softuer ose program, firmuer, program/softuer falas, program/softuer provë, program reklamë/ues, program spiun ose program përgjues.

    -----------------------------

    Motherboard => Qarku Kryesor/Qendror

    Fjala qark më duket tepër e përgjithshme; mund të përdoret për çdo pajisje elektrike dhe ka një kuptim abstrakt, llogjik më shumë se fizik. Përkthimi fjalë për fjalë është "Pllaka\Karta Mëmë" por dhe "Pllaka Amë" më duket e përshtatshme. Këto përkthime e identifikojnë më mirë se përkthimi Qarku Qendror.

    -----------------------------

    Memory => Memorje

    Nga biologjia, memory përkthehet kujtesë, si kujtesa e shkurtër (short-term memory) e trurit. Në botën e informatikës mendoj se është përhapur shumë si memorje. Unë i kam përdorur të dyja fjalët, memorje dhe kujtesë. Në versionin shqip të Windows është përkthyer Kujtesë.

    -----------------------------

    CD Recorder => Regjistrues CD

    Regjistrues (i) CD i përshtatet më mirë me gramatikës shqipe, por unë kam përdorur përkthimin CD-Regjistrues me qëllim që të mos humbasë akronimi CD-R (CD-Regjistrues) që përdoret kudo. Në gjuhën shqipe kemi shembuj të tjerë fjalësh të përbëra nga dy emra, si psh: rroba-larës, rroba-qepës. Prandaj, mendoj se mund të përdorim fjalët CD-Regjistrues, DVD-Regjistrues duke ruajtur kështu shkurtimet CD, CD-R, CD-RW, etj. Nëse e përkthejmë si Regjistrues (i) CD, atëherë edhe fjala CD (Compact Disc) duhet të përkthehet si Disk Kompakt/Ngjeshur, duke e kthyer akronimin CD në DK dhe përkthimin CD Recorder në Regjistrues i DK. Një përkthim i tillë do e largonte shumë kuptimin origjinal të gjuhës, prandaj unë jam i mendimit të përkthejmë si CD-Lexues, CD-Regjistrues, DVD-Regjistrues, e kështu me rradhë.

    -----------------------------

    Jumper => Xhamper

    Unë e kam lënë të fundit Xhamper, duke i dhënë përparësi fjalëve Kunjë, Këllëf, Kapuç si më të përshtatshme. Nuk më duket aq e rëndësishme si fjalë, sepse Jumper-at po shkojnë drejt eliminimit. Më pëlqen fjala kunjë ose këllëf.

    -----------------------------

    Ribbon => Shirit

    Fjala fashë është më e përshtatshme sepse përdoret për të lidhur, njësoj si ribbon që lidhin hard diskun me pllakën amë. Kabujt ribbon të hard disqeve ngjajnë më shumë me fashot sesa me shiritat. Shirit ka një kuptim shfaqjeje, prezantimi, prandaj është më e përshtatshme për të përkthyer fjalën bar, si në toolbar, tastbar, etj. Në Windows shqip, fjala toolbar përkthehet shirit i veglave. Pra, ribbon është një fasho, ndërsa bar është një shirit.

    -----------------------------

    Master => Master, ose Primar
    Slave => Skllav, ose Dytesor

    Fjalët primar dhe dytësor nuk mund të përdoren për Master dhe Slave sepse janë më të përshtatshme për Primary dhe Secondary, si Primary IDE, Secondary IDE. Në histori kemi mësuar se skllevërit ishin pronë e pronarëve, apo jo? Atëherë meqënëse skllav përshtatet kaq mirë me shqipen, është e vendit që të përdorim fjalën pronar si përkthim për master.

    -----------------------------

    Hard Disc => Hard Disk

    Në Windows shqip fjala Hard Disk është përkthyer Disk i Ngurtë. Nuk tingëllon aq "bukur" por është një nga ato fjalë që duhet të na çmësohet veshi, sepse e kemi dëgjuar shumë herë si hard disk.

    -----------------------------

    Folder => Direktori

    Përkthimi Direktori (Drejtori) është i përshtatshëm për fjalën Directory, ndërsa përkthimi i saktë për Folder është fjala Dosje. Folder është fjalë e lidhur me zyrat, dhe me sa mbaj mend unë, zyrat në shqipëri përdornin fjalën dosje. Kjo ka qënë që në kohën kur s'kishte kompjutera, prandaj s'kemi pse ta ndryshojmë, kur dhe Amerikanët atë fjalë përdorin.

    -----------------------------

    Menu => Menu

    Meny apo Menu? Unë kam pas përdorur Menu por në Windows shqip përkthimi është Meny. Në disa fjalorë i kam gjetur të dyja fjalët. Cilëndo fjalë te përdorim, del kuptimi.

    -----------------------------

    Toolbar => Segment Veglash (jo Shirit)

    Pse jo shirit? Fjala segment është shumë e lidhur me gjeometrinë dhe nuk më duket e përshtatshme për informatikën. Në Windows shqip përkthimi është shirit, dhe ky më duket përkthim i saktë sepse shiriti është i lidhur me prezantimin, si shiriti i fotografive. Në të njëjtën mënyrë veglat e softuereve prezantohen në ekran si një shirit. Ikonë, bordurë, ikonë, bordurë, ikonë, bordurë.

    -----------------------------

    Taskbar => Segment Detyrash

    Shirit Detyrash. Ky është përkthimi i Windows në Shqip.

    -----------------------------

    Textbox => Kutize

    Fjala kuti ka tre dimensione, ndërsa në ekran Textbox paraqitet si një fushë, me dy dimensione. Përkthimi i saktë nga anglishtja është kuti, por në anglisht fjala box përdoret shpesh për te nënkuptuar një katror (dy-dimensional). Prandaj mendoj se fushë ose kuadrat janë më të sakta se kuti.

    -----------------------------

    Logo => Logo

    Fjala stemë përshtat tamam me logo. Pse jo stemë?
    STEMË f. sh.
    Shenjë dalluese me figura simbolike që përfaqëson një shtet, një qytet,
    një parti, një familje etj. dhe që përdoret në vulat, në mbishkrimet zyrtare,
    në monedhat etj. Stema shtetërore. Stema dhe flamuri. Stema e një
    familjeje feudale. Stema mbi shqyt. Vulë me stemë. Letër me stemë.
    Tabelë me stemë.

    -----------------------------

    Application => Aplikacion, Aplikim (psh. Aplikime Kompjuterike)

    Në mos gabohem, prapashtesa -acion tregon një veprim afatgjatë që kryhet vazhdimisht, ndërsa fjala Aplikim më duket si një veprim që kryhet vetëm njëherë. Application e kompjuterave kryejnë punë të vazhduar, prandaj aplikacion më duket si më i përshtatshëm nga kuptimi. Ndonjë gjuhëtar mund të na sqarojë më mirë kuptimin e fjalës aplikim dhe aplikacion.

    -----------------------------

    Device Manager => Administrimi i Pajisjeve

    Administrim është përkthimi i fjalës Management, jo Manager. Fjala Manager mund të përkthehet Administrator, ose Drejtor. Në Windows shqip është shqipëzuar si Manaxheri i Pajisjeve. Drejtor mund të ishte më shqip, por dhe si Manaxher nuk mendoj se e humbet kuptimin.

    -----------------------------

    Event Viewer => Shfaqja e Ngjarjeve

    Në Windows shqip është zgjedhur fjala Paraqitës i Ngjarjeve. Që të dy këto përkthime kanë probleme. Problemi me përkthimin Shfaqja e Ngjarjeve është se fjala shfaqje nënkupton një veprim të pakontrollueshëm, një dukuri që ndodh papritur (U shfaq dielli; M'u shfaq në ëndërr). Në rastin e Event Viewer, veprimi është i kontrollueshëm nga përdoruesi; nuk është diçka që shfaqet dhe zhduket vetvetiu, por hapet dhe mbyllet nga përdoruesi. Prandaj, ekipi i QEP ka zgjedhur fjalën Paraqitës duke e përshtatur me një veprim që kontrollohet nga dikush. Por, duke përdorur fjalën Paraqitës i Ngjarjeve, kemi një konflikt midis kuptimeve të fjalëve paraqitje dhe ngjarje. Ngjarjet shfaqen, ndodhin, shikohen, por nuk paraqiten. Paraqiten raporte, dokumenta, shënime, por jo ngjarje. Fjala viewer përkthhet shikues, dhe kjo ka kuptim, sepse ngjarjet shikohen. Përkthimi ideal atëherë do ishte Paraqitësi i Shënimeve, ose Shikuesi i Ngjarjeve.

    -----------------------------

    Start Button => Butoni Start

    Pse jo nis apo filloj? Në Windows shqip është përdorur nis.

    -----------------------------

    Click => Klikoj

    Click është fjalë e lindur nga tingulli që dëgjohet kur kryhet veprimi. Tingujt njësoj dëgjohen në çdo gjuhë, prandaj mund ta shqipëzojmë si klikoj.

    -----------------------------

    Find => Kerko
    Search => Kërkoj

    Fjalët Find dhe Search mund të duken si me të njëjtin kuptim, por në fakt ndryshojnë. Find nënkuptin kërkimin e vendndodhjes për diçka që ekziston. Pra, personi ka dije se diçka ekziston dhe mundohet ta gjejë se ku ndodhet. Kur hap një dokument në Microsoft Word, përdoret Find sepse përdoruesi po kërkon për një fjalë që ekziston në atë dokument. Në anën tjetër, fjala Search përdoret kur kërkojmë për diçka që mund ose mund të mos ekzistojë. Bëjmë Search në Internet sepse po kërkojmë për një faqe të cilën ne nuk e dimë nëse ekziston apo jo. Bëjmë Search për UFO-t sepse nuk e dimë nëse ekzistojnë apo jo. Por, hënën dhe diellin e dimë që ekzistojnë, prandaj i bëjmë Find. Me pak fjalë, Find përdoret për të gjetur vendndodhjen e diçkaje që ekziston, ndërsa Search përdoret për të kontrolluar, hetuar, eksploruar nëse diçka ekziston apo jo. Tani që dimë përkthimin e saktë në Anglisht, vallë si përkthehen në shqip? Përkthimi i thjeshtë do ishte Find = Gjej dhe Search = Kërkoj. Ose mund ta përkthejmë Find si Kërkoj dhe Search si Gërmoj, Kontrolloj, Eksploroj, Rrëmoj.

    -----------------------------

    Ok => Ok

    Kjo besoj është bërë fjalë ndërkombëtare tashmë, por unë preferoj fjalët Në Rregull ose Pranoj që përdoren në versionin shqip të Windows. Zakonisht ata që kanë huazuar OK, kanë huazuar edhe HI, BYE, THX, etj. Nëse huazojmë OK në fjalorin e Informatikës, kam frikë se do përdoren dhe ato të tjerat.

    -----------------------------

    Disable => C'aktivizoj

    Enable përkthehet Aftësoj dhe është e llogjikshme që Disable të përkthehet Paaftësoj. Aktivizoj ndryshon nga Aftësoj. Të jesh i aftë nuk do të thotë të jesh me patjetër aktiv. Në softuere, zakonisht aktivizojmë një proces ose detyrë, ose aftësojmë një opsion (option). Çaktivizoj është përkthim i Deactivate. Shkruhet pa apostrof, siç shkruhen fjalët çnjerëzor, çbëj, etj.

    -----------------------------

    Partition => Copëzoj

    Nuk më pëlqen fjala copëtoj sepse nënkupton diçka që ndahet fizikisht duke e thyer ose prerë (P.sh: Xhami u bë copa-copa). Kur bëjmë partition hard diskun, pjesët janë të ndara, por mund të bashkohen prapë, njësoj sikur ndajmë sinorin tokat. Pra, bëhet vetëm një ndarje llogjike, jo fizike. Në mungesë të një fjale tjetër, do preferoja Ndaj/Ndarje, por kjo pastaj nuk dimë si të përkthejmë fjalën Share.

    -----------------------------

    Router => Rauter

    E kam përkthyer edhe ndërlidhës, sepse ky është funksioni i rauterit. Mund të përdoret rauter vetëm për të ruajtur lidhjen me anglishten.

    -----------------------------

    Frame => Paketëz

    Në rrjetet kompjuterike, frame dhe packet janë dy gjëra të ndryshme. Packet-at mbështillen në frame dhe dërgohen në rrjet. Nëse packet-a është shumë e madhe, ajo mund të ndahet në disa frame për t'u transportuar në rrjet. Fjala zarf mendoj se është më e përshtatshme sepse zarfet përdoren për të transportuar dokumenta dhe kanë adresën e marrësit dhe dërguesit, njësoj si frame-t. Fjalë të tjera të mundshme janë karkasë, skelet, kornizë, por që të gjitha këto nuk nënkuptojnë transportimin dhe adresat siç i nënkupton zarfi.

    -----------------------------

    Binary => Dysor, Binar

    Në fjalorin Lingvosoft Anglisht-Shqip përkthimi i Binary është Dyjor. Sipas fjalorit, ky është term matematikor dhe mendoj se referen të njëjtin sistem (01) që perdor kompjuteri për të prezantuar informacionin.

    -----------------------------
    Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 23-06-2007 më 03:34
    Edi

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Edspace,

    Dyshoj se Windows XP Shqip eshte perkthyer nga njerez pa preferenca personale, profesionale, dhe gjuhesore. Kjo verehet edhe tek shpjegimet qe ti ben rreth fjaleve te sugjeruara nga une. Le te marrim disa nga keto pika nje nga nje.

    Fillimisht, duhet te mbajme mend cdo te thote kuptim literal dhe kuptim literar i fjales. E para ka nje pershtatje ne shqip, qe une e konsideroj teper te bukur, dhe qe eshte: "me plote kuptimin e fjales", ndersa e dyta do te thote "letrare", nga vete rrenja. Me te mbajtur mend keto dallime, eshte e shendoshe qe, gjate cdo lloj perkthimi, te mos behen gabime te pershtatjes fjale per fjale te koncepteve dhe termave. Kete te fundit e verej ne forum, ne Windows XP Shqip, tek fjalet qe kam sugjeruar vete, dhe tek disa fjale qe mund te perdor vete.

    Per shembull, fjalet Mouse, Motherboard, Memory, CD Recorder, Ribbon, Master, Slave, Folder, fjalet ~bar, fjalet ~ware, e shume te tjera, i shoh se jane pershtatur ose, i keni pershtatur, fjale per fjale, ne kuptimin literal. Une jam i bindur dhe i sigurt se keto fjale, ashtu sic i konsideroni "te thurrura" nga profesionistet, nuk do te thote qe te perkthehen te tilla ne shqip, sepse profesionistet shqiptare kane nje kulture tjeter, dhe mund te gjejne, eventualisht, pershtatje te tjera. Kur kam mesuar kompjuterin per here te pare, (kam qene i vogel, ne vitin 1995), mbaj mend se nje qender ketu ne Tirane, C-Center, kishte botuar nje liber te vogel rreth Windows 95 ne shqip, me terma/koncepte te pershtatura ne shqip. Une ende e ruaj ate liberth, por ai nuk permban perkthime te kompletuara. Gjthesesi, fjalet ~bar i perkthen si segmente, jo si shirite, dhe kuptimi nuk ngaterrohet me gjeometrine, sepse fjala 'segment' ka edhe kuptime te tjera: segmenti rrugor, sa per te thene nje. Per me teper, fjalet folder/file, etj., ne në shqip i kemi perdorur gjithnje si direktori dhe skedar, dhe mendoj se kuptimi eshte mjaftueshmerisht logjik. Kjo eshte nje gjuhe e perdorur nga Informatika qe nga mesi i viteve '80; mbase ka nevoje per azhurnim nga 'profesionistet e thjeshte', por gjithesesi une do te preferoja nje gjuhe te perpiluar rigorozisht. Te siguroj se nuk e kam fjalen per identifikime mjetesh teknologjike, si Mouse, Keyboard, Motherboard, etj., por per konceptet shkencore dhe softuerike te Informatikes dhe Shkencave te Informacionit. Nese ju shpenzoni kohe per identifikimin e mjeteve harduerike, atehere fjalori i rendesishem i Informatikes ne shqip do te mbetet i cunguar, i paplote.

    Pra, per ta mbyllur, une nuk jam ne favor te perkthimit literal te fjaleve, sepse keshtu kane bere profesioniste te nje kulture krejt tjeter dhe sepse keshtu i pelqen dikujt. Une do doja te mblidheshin profesioniste shqiptare dhe te perpilonin/pershtatnin nje te tille sipas elementeve te gjuhes dhe kultures sone, per aq sa mundet te pershtaten (sepse fjala "Mi" do t'i dukej qesharake popullit tone, krahasuar me sa i duket qesharake popullit amerikan). Mbi te gjitha, mua do te me interesonte te punoja ne nje fjalor per termat dhe konceptet e shkences se Informatikes se paster dhe asaj te Informacionit, sepse keto te fundit jane me ne nevoje per institucionet, bizneset, etj. Nuk i intereson biznesit apo institucionit apo Borix-it se si perkthehet fjala 'Mouse', krahasuar me pershtatjen e konceptit 'Computational Complexity'. Kete te fundit, nje profesionist veshtire se do ta pershtaste pa nje akademik!

    Gjithesesi, ne kete pike eshte ajo qe une mendoj se duhet bere nje percapje e madhe e profesionisteve dhe akademikeve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Borix : 23-06-2007 më 08:07
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e ultimo004
    Anëtarësuar
    22-06-2007
    Postime
    20
    hajt perkthejeni kompjuter dhe internet

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    hajt perkthejeni kompjuter dhe internet
    Ne kinezce kompjuterit i thone "Truri elektronik". Ne shqip, le ta mbajme ashtu.

    Ne kinezce internetit i thone "Rjeti i madh". Ne shqip. le ta mbajme ashtu.

    Te dyja termat perkthehen apo jo?

  8. #48
    Jeto qe te mesosh Maska e CuLi-GoaL
    Anëtarësuar
    08-11-2007
    Vendndodhja
    GJAKOVA CITY
    Postime
    437

    Terme teknike te gjuhes se kompjuterit

    Pershendetje te nderuar forumista! Nese keni mundesi qe me tregoni se disa terme teknike te pjeseve te kompjuterit prej gjuhes angleze edhe pse e njoh shume mire gj.angleze po kam veshtiresi ti perkthej shume terme apo ti pershtati ne gj.shqipe siq jane: USB, HUB, BUS, hot-swapped etj!

  9. #49
    USB - Universal Serial Bus.
    Keyboard not found .... press any key to continue!

  10. #50
    Jeto qe te mesosh Maska e CuLi-GoaL
    Anëtarësuar
    08-11-2007
    Vendndodhja
    GJAKOVA CITY
    Postime
    437
    Citim Postuar më parë nga Ditmir Zhuka Lexo Postimin
    USB - Universal Serial Bus.
    Flm shume per mesazhin por siq e ceka me larte se e njoh shume mire gjuhen angleze, keshtu qe une kerkova perkrahje per disa terme ne gjuhen shqipe se kemi mungese te madhe te termeve adekuate! Por sidoqofte une jam mirenjohes! Tung, ndegjohemi!

Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Bëmat e fundit nga Gazeta Java!
    Nga Lioness në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 528
    Postimi i Fundit: 11-12-2010, 08:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •