Qasje e re ndaj Kosovės - po apo jo?
Ajo qė dimė nga deklaratat e kryeadministratorit Petersen, dhe nga studimet e diplomatit norvegjes Kai Eide, ėshtė se ngjarjet e marsit po merren si shenjė alarmi qė diēka tani duhet tė bėhet dhe jo si njė arsye pėr tė zgjatur apo thelluar administrimin e UNMIK-ut apo tė tė huajve tė tjerė dhe se ka njė nevojė pėr avancim drejt vetėvendosjes dhe sundimit tė shumicės, thotė Patrik Mur, analist i radios Evropa e Lirė
RADIO EVROPA E LIRĖ: Zoti Mur, nga disa qarqe ndėrkombėtare serbėve tė Kosovės kėto ditė u ėshtė bėrė e njohur se nėse refuzojnė pjesėmarrjen nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare do tė mbeten jashtė institucioneve kosovare. Si e komentoni ju kėtė sinjalizim?
PATRIK MUR : Ėshtė shumė e qartė. Ashtu si thotė dhe njė thėnie e vjetėr, nėse nuk luan lojėn nuk bėn rregullat. Pra nėse nuk merr pjesė nė zgjedhje nuk do kesh zė nė procesin qė do vazhdojė mė tej. Mendoj se duhet tė flasim pak pėr kėtė tendencė nė disa pjesė tė Ballkanit vitet e fundit pėr tė bojkotuar, nėse nuk arrihet ajo qė dėshirohet. Kjo nė vendet perėndimore shihet si sjellje shumė fėminore dhe si shenjė e jopjekurisė politike. Kur them kėtė nuk kam shumė parasysh serbėt por siē e dimė ka qenė karakteristikė e politikės nė shumė vende tė rajonit, pėrfshirė Shqipėrinė. Kjo nuk shihet jashtė gjerėsisht si njė taktikė e mirė, prandaj mendoj se gjėja mė e mirė ėshtė qė tė luhet loja, tė bashkėpunohet pėr bėrjen e rregullave. Nėse humbet nė njė zgjedhje ka gjithmonė njė zgjedhje tjetėr dhe kjo ėshtė mėnyra si punohet nė vendet demokratike.
RADIO EVROPA E LIRĖ: Nga disa qarqe ndėrkombėtare dhe veēanėrisht nga ēasti i ardhjes sė kryeadministratorit tė ri Petersen, dėgjohen zėra tė tjerė rreth ēėshtjes sė Kosovės, siē ėshtė ai pėr nevojėn e zgjidhjes mė tė shpejtė tė statusit tė Kosovės. A mund tė flitet pėr paralajmėrim tė ndryshimit tė kursit ndaj Kosovės, apo ndoshta ėshtė herėt tė flitet pėr diēka tė tillė?
PATRIK MUR: Tash pėr tash mendoj qė ėshtė shumė herėt. Ende jemi nė fillim dhe duhet tė shohim se ēfarė veprimesh do pasojnė fjalėt qė thuhen. Ėshtė shumė e qartė se kemi njė theks tė ri nė zgjidhjen e ēėshtjes sė statusit dhe dhėnien fund tė kėsaj ngecjeje qė e ka karakterizuar tėrė situatėn politike prej sa kohėsh. Ajo qė dimė nga deklaratat e kryeadministratorit Petersen, dhe nga studimet e diplomatit norvegjes Kai Eide, ėshtė se ngjarjet e marsit po merren si shenjė alarmi qė diēka tani duhet tė bėhet dhe jo si njė arsye pėr tė zgjatur apo thelluar administrimin e UNMIK-ut apo tė tė huajve tė tjerė dhe se ka njė nevojė pėr avancim drejt vetėvendosjes dhe sundimit tė shumicės.
RADIO EVROPA E LIRĖ: Zoti Mur, si parakusht pėr hapjen e ēėshtjes sė statusit tė Kosovės, edhe mė tutje pėrmendet pėrmbushja e standardeve, por tani thuhet se kemi tė bėjmė me ata mė tė rėndėsishmit. Cilat nga standardet ju i konsideroni mė tė rėndėsishmit?
PATRIK MUR: Nuk mendoj se ka dyshime nė mendjen e gjithsecilit lidhur me kėtė ēėshtje. Qartėsisht standardet mė tė rėndėsishme janė ato qė lidhen me serbėt dhe me pakicat e tjera. Ēdokush duhet ta dijė se pėrsa kohė pakicat jetojnė nėn frikė, askush nuk do ketė simpati pėr idenė e njė shteti tė pavarur. Kjo duhet tė jetė e qartė pėr gjithkėnd. Aty ku duhet tė pėrqėndrohet vėmendja sė pari ėshtė e drejta pėr kthim tė sigurt, lėvizje tė lirė dhe siguri nė shtėpitė dhe nė komunitetet pėrkatėse. Shqiptarėt do bėnin mirė ta kishin kėtė parasysh edhe nėse disa udhėheqės tė veēantė serbė mbeten gjithmonė tė pakėnaqur dhe kanė gjithmonė kritika. Ajo qė ėshtė e rėndėsishme ėshtė se pėr ēfarėdo lloj aryeje komuniteti ndėrkombėtar do tė shikojė kėtė ēėshtje dhe do tė shikojė nė radhė tė parė nė ēfarė niveli pakicat janė nė gjendje tė jetojnė tė sigurt nė Kosovė.
Krijoni Kontakt