Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Java e Kulturës Arvanitase - në Kosovë

    Prej 6 deri më 11 shtator në Kosovë mbahet "Java e kulturës arvanitase"

    Prishtinë, 3 shtator - Organizuar nga Departamenti i Çështjeve Jorezidente të Ministrisë së Kulturës të hënën, më 6 shtator, fillon "Java e kulturës arvanitase në Kosovë" e cila do të zgjasë deri më 11 shtator. Organizatori ka bërë përpjekje që gjatë këtij manifestimi kulturor t'i ofrojë publikut sa më shumë fakte e vlera kulturore të komunitetit arvanitas (arbëresh) në Greqi.
    Kjo Javë do të hapet në orën 18.00, në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, fillimisht në program është një film dokumentar për arvanitët dhe do të hapet një ekspozitë me fotografi arvanite. Ndërsa, më 7 shtator do të mbahet një simpozium për kulturën arvanitase, i cili organizohet në hotelin "Grand" të Prishtinës. Po atë ditë në Sallën e kuqe mbahet koncert me këngë e valle arvanitase. Ndërkaq, më 8 shtator në Prishtinë do të mbahet një akademi përkujtimore kushtuar arvanitit, Aristidh Kolës, njërit ndër figurave më të njohura të kulturës së arvanitëve. Po atë ditë në Prizren mbahet një orë letrare me krijime kushtuar arvanitëve. Më 9 shtator përurohet libri "Arvanitët një popull i padukshëm" i Antonio Belushit, dhe bëhet prezentimi i librit "Shtegtimet dhe ngulimet e shqiptarëve në Greqi shek. XIII-XVI" të Shkelzen Raçës.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Jorgo Geruo: Arvanitasit flasin gjuhën e lashtë pellazge


    Prishtinë, 7 shtator (Kosovapress) Time: 12 : 50

    Zyrtari grek pohon të dijë për nja shtatë a tetë fshatra arvanitase, ndërsa unë atij i them që në kohën e kolonelëve kur isha në Greqi dhe kur më ndoqën prej andej, vetëm në atë pjesë për të cilën pohon ai, kam numëruar 90 fshatra arvanitase,- tha Antonio Bellushi nga Italia, në simpoziumin shkencor që ka filluar të martën në Prishtinë, në kuadër të "Javës Arvanitase në Kosovë" që ka filluar të hënën.

    Vazhdon java arvanitase në Kosovë


    Prishtinë, 7 shtator (Kosovapress) Time: 19 : 28

    Me referimin e shumë kumtesave nga autorë të Kosovës, Shqipërisë dhe vetë arvanitasve, të martën në Prishtinë ka përfunduar sesioni shkencor kushtuar arvanitasve, i cili është mbajtur në kuadër të javës kulturore arvanitase që do të zgjasë deri më 11 shtator.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    20 kumtesa shkencore për kulturën arvanitase Kulturë

    Në Prishtinë vazhdon java e kulturës arvanitase. Në ditën e dytë të këtij manifestimi u mbajt sesioni shkencor për Kulturën Arvanitase, në të cilën u paraqitën rreth 20 kumtesa shkencore.


    Fjala arvanit, është emërtimi grek për emrin arban. Arvanitasit flasin gjuhën e vjetër shqipe të shek. 14, si banorë autoktonë të Greqisë. Në vitin 1821 arvanitasit morën pjesë në kryengritjen kundër turqve. Këto dhe të dhëna tjera u paraqitën në sesionin e sotëm shkencor për kulturën arvanitase, në të cilën u paraqitën rreth 20 kumtesa. Studiuesi arbëresh Antonio Belushi, lexoi kumtesën për Aristidh Kolën, figurë e shquar e kulturës arvanitase. Arvanitasit sot kanë problem me gjuhën sepse nuk mund të shkollohen në gjuhën e tyre tha Jorgo Gero. Gazetari dhe studjuesi Arben Llalla, tha se ne Greqi ka 650 fshatra ku flitet shqipja. Në orët e mbrëmjes mbahet një koncert me muzikë arvanitase.


    RTK 07/09/2004 19:02:06
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 07-09-2004 më 14:54
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Në Prishtinë u mbajt një simpozium kushtuar arvanitëve të Greqisë

    Prishtinë, 8 shtator - "Arvanitët njihen që nga koha antike kurse fjala arvanit do të thotë shqiptar. "Ditët e kulturës arvanite" është ngjarje e veçantë në Kosovë. Qëllimi i saj është që të njohin me shumë pjesët e kulturës së përbashkët, dhe për të krijuar një mundësi që të zhvillojmë aktivitete në mënyrë me të dendur gjatë viteteve të ardhshme", tha ministri i kulturës Bexhet Brajshori, në hapje të simpoziumit shkencor me të cilin filluan "Ditët e kulturës arvanite".
    Sonila Boci, studiuese në Institutin e Historisë nga Tirana tha se grekët dhe arvanitasit jetuan se bashku rreth katër shekuj dhe se arvanitët gjithnjë ndiejnë dashuri për Shqipërinë, gjuhën dhe kulturën. Arben Llalla, studiues nga Maqedonia, duke folur për gjuhen dhe kulturen e arvanitëve tha se ekzistojnë rreth 700 fshatra me arvanitë të cilët e flasin gjuhen shqipe. "Ditët e Kulturës Arvanite" do të zgjasin deri më 11 shtator me ç'rast gjatë kësaj jave do të mbahen edhe një sërë manifestimesh të tjera.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #5
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Aristidh Kolja, njeriu që ngjalli shpirtin pellazg të arvanitasve


    Prishtinë, 8 shtator (Kosovapress) Time: 13 : 05

    Aristidh Kolja para disa dhjetëramijëra shqiptarëve në Sheshin e Athinës, gjatë luftës në Kosovë, përmes megafonit i bënte thirrje opinionit grek dhe ndërkombëtar që të hidhnin sytë drejt Kosovës, ku një popull i tërë po bënte luftë për jetë a vdekje për t'i shkëputur njëherë e mirë prangat e pushtuesit serb, pohuan folësit në dokumentarin e Lirio Nushit kushtuar Aristidh Koljas, të shfaqur të mërkurën në Sallën e kuqe të Palestrës së Sporteve në Prishtinë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #6
    kush ish kone ne karrigen e pare?? mjekerr derri grek, perfaqsuesi i greqis per kosove, kush dreqin e ka thirre ate??
    rtk-ja ja beni nje interviev, menjeher ja nisi me propagand greke, kishe shqiptaret jane te ardhur aty e terrtaverrta por per fat nuk e lane me fol shume
    moj e mira bash kurkun hiq

  7. #7
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Java e Kulturës Arvanitase në Kosovë, një mesazh apo një elegji më shumë


    Prishtinë, 9 shtator (Kosovapress) Time: 17 : 22

    Java e Kulturës Arvanitase krahas faktit që ka shënuar ngjarjen e vitit në rrafshin e kulturës dhe shkencës jo vetëm për arvanitasit, ka shënuar edhe përpjekjet për ta minimizuar në vlerë atë nga ana e përfaqësuesit të Zyrës greke në Prishtinë, Christos Kondovanisios, që ka zgjuar reagimin e fuqishëm dhe të faktuar të atë Antonio Bellushit.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #8
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Përfundoi Java e Kulturës Arvanite Kulturë

    Në ditën e fundit të "Javës së Kulturës Arvanite" që po mbahet në Prishtinë sot në Biblotekën Kombëtare dhe Universitare u bë promovimi i librit të autorit, Antonio Bellushi “ Arbërorët- Arvanitë një Popull i Padukshëm”, si dhe i librit “Shtegtimet dhe Ngulimet e Shqiptarëve në Greqi në shekullin 12 dhë 16” të autorit Shkelzen Raça.


    "Vepra e më re e Antonio Bellushit, Arbërorët-arvanitë një popull i padukshëm, që këto ditë doli nga shtypi, përfshinë në vete gjurmimet nga vitet 60- ta e deri në fund të shekullit që posa shkoi. Hapet me hyrjen e autorit dhe me tri parathënie të studiuesve shqiptar nga Tirana, Prishtina dhe Greqia", tha profesor Zymer Neziri, njëherit edhe recenzent i librit. “Mënyra e realizimit të saj është të shtruarit e materialit të mbledhur në terren më anë të metodës së bashkëbisedës. Pa imponim, i drejtpërdrejtë. Ndërkaq interesimet e autorit janë: popullsia, vendbanimet, gjuha, toponimia e antroponimia, kënga popullore, mënyra e jetesës, doket, zakonet, lindja, dasma dhe vdekja”. Veprat si kjo për arbërorët, nuk janë të shpeshta as për arbëreshët dhe përgjithësisht as për shiptarët tha ndër të tjera Neziri.Autori i librit, Antonio Bellushi, falënderoi Kosovën dhe popullin e saj për përpjekjet që po i bënë për lansim të drejtë të çështjes kombëtare. “Po ju më keni bërë burrë mua, mi keni dhënë këto ndjenja të larta sepse këtu në seminarin e gjuhës shqipe u vura në lidhje me qindra e qindra studiues që janë në botë. Një revulucion i madhë i rrjedhë nga gjithë bota, të gjithë ata studentë që ju i ndëroni dhe që e mbani gjallë kudo shpirtin e Arbërit”. Vepra, "Shtegtimet dhe ngulimet e shqiptarëve në Greqi në Shekullin 12 dhe 16" është një studim i gjerë monografik që tenton t’i japë një vështrim dhe shpjegim tërësor problemit të shtegtimit dhe ngulimit të shqiptarëve në Greqi në ato shekuj", tha profesor Zekeria Cana.“Vepra, është një studim i gjerë monografik që tenton t’i japë një vështrim dhe shpjegim tërësor problemit të shtegtimit dhe ngulimit të shqiptarëve në Greqinë e hekullit 12 dhe 16. Për hartimin e veprës autori ka shfrytëzuar një literaturë të gjërë historiografike që qarkullon rreth problemit të shtegtimit dhe ngulimit të shqiptarëve në Greqi”.Autori ka bërë një paraqitje të gjërë të shkaqeve të shpërnguljes së shqiptarëve gjithandej tha ndër të tjera Cana.


    RTK 10/09/2004 16:20:11

    Kryeministri Rexhepi priti një delegacion të arvanitasve


    Prishtinë, 10 shtator (Kosovapress) Time: 12 : 40

    Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, priti sot një delegacion të arvanitasve, znj. Nansi Kolja, Antonio Bellushi, Nikos Stilos, Albana Prifti dhe Seferina Sefari, me ç'rast kryeministri Rexhepi i ka dhënë një mirënjohje znj.Nansi Kolja, bashëshortes së të ndjerit Aristidh Kolja, për konributin e kësaj figure historike në fushën e dijes dhe të afirmimit të çështjes së Kosovës.
    ''Arbërorët-arvanit një popull i padukshëm''- një libër me vlera të gjithanëshme


    Prishtinë, 10 shtator (Kosovapress) Time: 16 : 30

    E dua Kosovën, sepse kjo më bëri burrë duke më dhënë ndjenja të larta, është shprehur të premten plot emocione atë Antonio Bellushi duke përshëndetur të pranishmit në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare në Prishtinë me rastin e promovimit të librit të tij “Arbërorët-arvanit një popull i padukshëm”.

    Tepelena: Të hedhet poshtë Raça apo Kolja !?


    Prishtinë, 10 shtator (Kosovapress) Time: 18 : 00

    Arvanitasit janë pellazgë jo të migruar në Mesjetë siç i nxjerrë dr Raça. Ai nuk e thotë të vërtetën. Aristidh Kolja, që ne e përkujtuam në këtë javë kulturore, ka argmentuar që arvanitasit janë pellazgë, është shprehur studiuesi nga Shqipëria, Sasha Tepelena.


    Dyndje të popullsisë ka pasur gjithmonë, kështu që edhe dr. Raça ka pjesërisht të drejtë në këtë sepse njihet një dyndje që ka pasur për ndihmë në luftat me otomanët, por kjo nuk dtth. aspak që të gjithë shqiptarët atje janë dyndur në atë kohë apo edhe përpara e më vonë, por atje ka pasur gjithmonë shqiptarë autoktonë dhe shumë vise atje kanë qenë, janë dhe do të jenë shqiptare si Çamëria deri në Prevezë duke përfshirë edhe Janinën, Filatin etj. Me një fjalë gjithë ish-vilajeti i Janinës. Por dihet botërisht se edhe Athina më 1812 ka qenë e banuar tërësisht me shqiptarë e shumë ishuj e vise tjera.
    Kështu që Kolja është ai që e shpjegon më mirë se Raça punën e shqiptarëve atje, edhe pse edhe Raça ka pjesërisht të drejtë.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #9
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Përmbyllet Java Kulturore Arvanitase


    Prishtinë, 10 shtator (Kosovapress) Time: 17 : 42

    Në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare ka përmbyllur punimet Java Kulturore Arvanitase, e cila për herë të parë është mbajtur këtë vit me synime për t’u bërë tradicionale.


    Bravo dhe përgëzime Prishtinës për organizimin e kësaj jave kulturore dhe kjo duhet të bëhet tradicionale dhe të rritet bashkëpunimi në nivelet më të larta të mundshme, në nivele vëllazërore sikur edhe jemi vëllëzër të një gjaku, gjuhe etj.
    Poashtu duhet punë e koordinuar e të gjithë shqiptarëve kudo janë për të siguruar të drejtat kombëtare të gjithë shqiptarëve të Greqisë si:
    -shkollat shqipe
    -kishat dhe xhamitë në gjuhën shqipe
    -zyrtarizimi i gjuhës shqipe etj.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #10
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Diele, 19 Shtator 2004


    ARVANITASIT KETEJ E TUTJE, ARBERORE

    Ne Javen e Kultures Arvanitase, e cila u zhvillua per here te pare ne Historine e Aktiviteteve Kulturore Kombetare ne Kosove, perpara pak ditesh, nen perkujdesjen e Ministrise se Kultures Rinise dhe Sporteve te Kosoves, mjaft i rendesishem ishte sipoziumi nderkombetar shkencor, qe u zhvillua aty. Ne te moren pjese nje numer i madh studiuesish nga Greqia, Shqiperia, Kosova dhe Diaspora. Mbas kumtesave te rendesishme qe mbajten studiuesit shkencore u arrit ne nje perfundim te rendesishem, ku pervec te tjerave u pohua njohja e ndryshimit te fjales Arvanitas me ate Arberor. Pra, qe ketej e tutje, mbas ketij simpoziumi Arvanitet e Greqise do te quhen perfundimisht si Arberoret e Greqise.

    Film per Aristidh Kolen

    Kulmi i ketij evenimenti u arrit ne diten e shpalljes se filmit dokumentar: "Rrenjet e mia jane te Arberia" kushtuar shkrimtarit arberor nga Greqia, Aristidhi Kolja. Me ngasherime bashkeshortja e tij znj. Nansi Kolja, e cila gjendej e pranishme falenderoi Ministrine e Kultures se Kosoves per kete nder te madh qe Kosova i beri Aristidhi Koljas. Ne qytetin heroik "Skenderaj" te Kosoves Aristidhi Kolja u nderua me titullin "Qytetar Nderi" i Skenderajt per kontributin e tij ne ndihme te Kosoves gjat luftes se kosovareve per liri dhe demokraci.

    Me pas qe pershendetja solemne e At Antonio Bellusci-t, Atit te madh te Kultures Arberore, i cili gjendej i pranishem ne kete ngjarje te rendesishme kulturore dhe falenderoi publikisht autorin e ketij filmi dokumentar Lirio Nushin duke thene se "ne sot pame nje film te mrekullueshem dokumentar me nje paraqitje dinjitoze, momente historike te rendesishme te njerezve qe kontribuan per lirine dhe pavaresine e Kosoves."

    Reagimi i shtypit

    Gjithe gazetat shkruajten pozitivsht dhe me fjalet me te mira per kete ngjarje kulturore.

    Kanalet televizive, ai shteteror dhe ato private ndoqen hap pas hapi dhe me interes duke paraqitur aktivitetin gjate te gjitha diteve.

    Ne Prizren

    Prizreni e priti diten e trete te kesaj jave kulturore me nje mikpritje te jashtezakonshme. Ansambi folklorik "Shka-Emin Duraku|" interpretoi valle te vjetra nga eposi shqiptar duke i befasuar te gjithe te pranishmit me madheshtine e valleve tradicionale shqiptare.

    Grupi i valleve arvaite "Perahora", i ardhur nga Korintho e Greqise interpretoi valle arberore nga arberoret e Greqise.

    Per nga permbajtja dhe interesi, por edhe si ngjarje ky aktivitet ishte nje nga ngjarjet me te rendesishem kulturore te 50-vjecarit te fundit dhe u realizua per here te pare nga Ministria e Kultures Rinise dhe Sporteve te Kosoves-Departamenti i Ceshtjeve Jorezidente duke ndihmuar pa dyshim per nje forcim miqesie midis dy vendeve dhe midis ketyre komuniteteve me origjine shqiptare.

    Pjesemarrja

    Ne kete ngjarje moren pjese miq e dashamires te artit dhe te kultures se tabanit kulturor kombetar shqiptar, Arvanite nga Greqia, Gjermania dhe Diaspora, Grupi i valleve arvanite "Perahora" nga Korintho e Greqise, Kengetare dhe muzikante arvanite nga Thiva e Greqise, Perfaqesues nga zyra konsullore e Greqise ne Kosove etj.

    Hapja e ketij aktiviteti u be me nje ekspozite me veshjet tradicionale te arvaniteve te Greqise nga te gjitha zonat dhe trevat arvanite ne Greqi, e realizuar nga Ministria e Kultures Rinise dhe Sporteve te Kosoves-Departamenti Ceshtjeve Jorezidente. Ne te u shfaq edhe filmi dokumentar: "Arbanitet-Arberor, nje popull i harruar" me autor kantautorin e njohur te kengeve arbereshe, i cili jeton ne Greqi, Lirio Nushin. Filmi i tij u prit me entuziazem dhe interes te madh.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53
  2. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  3. Nga ideja deri te realizimi i spastrimeve etnike të shqiptarëve
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 25-01-2004, 06:43
  4. Fushata e zgjedhjeve lokale ne Kosove
    Nga Ari-Intimidator në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-11-2002, 12:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •