-Dua tė vdes!
Xhon Weberi u ngrit rrėmbimthi. Kishte goditur fort xhamin e tryezės, plasaritja e tė cilit i ftohu akoma mė shumė qėnien dhe i nxiti njė limonti tė pėrzishme. U ngrit vendosmėrisht, kaloi nė anėn tjetėr tė ambientit ku punonte, iu afrua dritares.
Zyra e tij ndodhej mes qiejsh, nė njėrėn prej grataēielave tė Manhatanit, pikėrisht nė katin e tridhjetė.
-Jam kaq i velur me jetėn,-i pėshpėriti vetes me njė zė tė lodhur dhe pasi psherėtiu ēuditshėm, u ul sėrish nė tryezėn e punės duke mbėshtetur duart e kryqėzuara nė gjoks. Qėndroi pa folur nė atė pozicion, u harrua nė vetvete, thuajse u tret nė hapėsirė, humbi, u zhduk.Nė kėtė gjendje i bėnte pyetje instiktivisht vetes dhe nuk i pėrgjigjej dot.
Kishte lindur i pasur. Jeta e tij ishte e ngjyer nė ar. Ai zotėronte njė aparaturė dollarė-prodhuese, vetveten, mbi tė cilėn mund tė realizonte gjithēka qė lindtte nga imagjinata e njerėzve tė zakonshėm.E prapėseprapė nuk ndihej i qetė. Pėrkundrazi prej kohėsh po torturohej duke kaluar netė tė tėra pa gjumė.
I kishte provuar tė gjitha argėtimet e botės. Globi nuk i fshihte tashmė asnjė kuriozitet. E kishte eksploruar tėrėsisht nga njėri cep te tjetri. Njerėzit e shihnin me frikė e adhurim. Emri i tij lakohej rrallė, e vetėm nė raste tė veēanta, kur ishte nder, tė tingėllonte ai emėr pėrkrah njerėzve mė tė shquar tė kohėrave.
Po tani, ēkėrkonte ky njeri?! Tu hiqte vizė tė gjithave: tė vdiste! Mos kishte shkalluar nga mendja?!
-Mos kam probleme me trurin?!- u vetėpyet njė moment.
U sigurua qė nuk ishte i ēmendur. Argumentoi : -Nėse do tė isha i tillė, aksionet e bursės do tė kishin humbur pikė tė kushtueshme. Pėrkundrazi unė tani jam nė gjendje ti dyfishoj, trefishoj, pesėfishoj brenda pak kohėsh ato. Jo, nuk jam i lojtur. E atėherė ēkam? !
Pyetja retorike i tingėlloi si njė pėrgjigje e zbrazėt, qė ai e dinte mjaft mirė se ēishte.
I pati shijuar tė gjitha tė mirat e kėsaj bote dhe befas, kishte rėnė nė njė monotoni mbytėse duke u velur prej tė gjithave. Kishte hequr dorė prej orgjive, publicitetit, nuk e tėrhiqnin mė bamirėsitė e aventurat. Mė e keqja nuk ndryshonte humor as kur merrte nėpėr kėmbė apo shtypte ndonjė nga sekretarėt e tij, duke i pushur nga puna.
Nuk e joshnin mė as flirtet me vajzat e bukura e tė mistershme tė Nju Jorkut. I kishte dhėnė shkelmin gjithēkaje. Atė ēast, kur ora shėnonte 10:30 e mėngjesit, pak para pushimit tė paradites, i bėri pohimin vetes nėn njė terrorizim tė plotė shpirtėror:
-O Zot, smė bėn pėrshtypje mė asgjė!
E atėherė gjithēka iu duk mė qartė, mė e kėndshme. Ndjeu se po shlodhej. E kuptoi se nuk kishte forcė nė botė qė ta largonte nga gjendja e plogėshtisė ku kishte rėnė. Vetėm Vdekja mund ta bėnte kėtė!
Nuk ndjeu asgjė tė veēante kur ledhatoi atė emėr nė gojė. Nė ambientin ku jetonte, ftohtėsia e pėrqėndruar gjatė gjithė atyre viteve tė punės, i kishte siguruar imunitet nga ngjarjet mė makabre e kobzeza, pėrderisa ai ishte gjithmonė i garantuar jashtė rrezikut.
-Vetėm vdekjen nuk e kam provuar-tha me njė dyshim e nėnqeshje tė vagullt nėn buzė.-Mirėpo tė vdesėsh ėshtė njė fjalė goje. Duhet gjetur si. Duhet gjetur ku. Duhet gjetur para kujt?
Imagjinoi titujt e gazetave tė nesėrmen e vdekjes dhe u skuq. Kishte ideuar dhjetėra lloj vdekjesh, por sapo fantazia e tij shkrihej mbi mendimet e errėta, gjithēka degjeneronte nė njė kėnaqėsi tė sėmurė, qė e shtynte ti quante tė turpshme vdekjet plot bujė, sensacion, shtrembėrime tė gjithanėshme.
-Familja ime ėshtė njė institucion i akullt. Askujt nuk do ti vijė keq pėr mua, ndaj do jetė mė e kėndshme njė vdekje plot mister. Pas testamentit tim, ku gjithēka do ta shkrij e dhuroj mes njerėzish tė panjohur tė botėrave tė largėta, mund tė vdesin e tė therren mes tyre, shumė qėnie gjoja afektive ndaj meje .
Vdekja ime duhet tė jetė dinjitoze. Asnjė njeri nuk duhet ta pėrgojojė atė duke e mbiquajtur vetėvrasje tė turpshme. Duhet qė tek njerėzit qė nuk mė njohin, ajo tė ushtrojė ndikimin e njė dhimbjeje, dėshpėrimi, e tė tjerėt tė flasin: Sa keq! Ishte njeri i mirė ,i shkreti!!!
Iu afrua edhe njėherė dritares, i liroi nė heshtje vidhat e xhamave, por menjėherė u tėrhoq kur e pėrfytyroi veten tė larė me gjak.
Frikėn qė ndjeu, e pėrzjeu me njė lloj turpi tė shpėlarė. U skuq kur mendoi se mund tė jepte shpirt duke u pėrpėlitur nėn kėmbėt e ndonjė nėnpunėsi leckaman tė dorės sė fundit, qė do ishte pushuar rastėsisht nga zyrat e tij. Vuri kapelen, hodhi sytė e zbrazėt, pa jetė, pėrreth zyrės , kujtoi se e kishin pėrgjuar gjatė gjithė kohės, por sbėri gjė tjetėr veēse u nis jashtė
***
-Eh, duhet gjetur njė vdekje natyrale,- i pėrsėriti vetes.
Ngriti sytė drejt qiellit. Dikur kishte kėrkuar tė blinte tė gjithė hapsirėn e ajėrt qė i qėndronte pėrsipėr, por kishte qėnė njė inisiativė fėminore e thuajse e pamundur. Tani i njėjti qiell, jo vetėm qė nuk i ofronte njė shenjė kthjelltėsie e ndihme, por e shihte me pėrbuzje, pa treguar minimumin e mirėkuptimit.
Rrugės, i shkoi ndėr mend ti dilte para ndonjė makine. Gjithēka do tė ndodhte nė njė tik-tak sekonde dhe tė tjerėt do tė mendonin se qe njė aksident dhe aq. Ndaloi hapin. Thuajse me vrap u drejtua nė njė nga rrugėt kryesore tė qytetit. Karvani i makinave ishte aq i gjatė dhe ato lėviznin aq ngadalė Mund ta merrnin pėr tė ēmendur duke e parė tė hidhej nėn rrotat e atyre makinave, tė cilat sdo ti shkaktonin as gėrvishtjen mė tė vogėl.
Xhon Weberi u nervozua, shtrėngoi dhėmbėt e kujtoi se u ēmend. Gjendja e mjegullt, shpirtin qė e ndjente tė varur pezull pėrbrenda, pastaj tentativat e dėshtuara pėr vetėvrasje, e kishin pėrkeqėsuar akoma mė tej situatėn e tij. E la karvanin e makinave nė punė tė vet dhe u nis pothuaj nė drejtim tė kundėrt.
-Dita ėshtė e gjatė dhe medoemos do ta gjej vdekjen time,-i dha kurajo vetes.
Kėshtu kėrkoi e kėrkoi njė vdekje sa mė tė denjė e tė padukshme, derisa u lodh. Njė ēast kėrkoi njė vrasės profesionist pėr tė bėrė njė punė tė tillė, por dhe kjo iu duk njė ide e dyshimtė e njė harxhim i kotė parash.
E ndėrsa po vėrdallosej nė rrugėt e njė parku tė madh, sytė i shkuan te njė grumbull fėmijėsh, qė klithnin e luanin tė qeshur. E tėrhoqi e qeshura e tyre, sikur iu rigjallėrua ajo relike buzėqeshjeje e dikurshme nė fytyrė, nuk vonoi dhe iu afrua atij grumbulli duke hedhur hapa ziliqarė nė drejtim tė lumturisė sė tyre.
Jo shumė larg tyre i tėrhoqi vėmendjen njė fėmijė i vogėl, qė rrinte i vetmuar e vėshtronte me sy ziliqarė grupin e fėmijėve. Ai mund tė ishte dymbėdhjetė vjeē, me asnjė rrobė tjetėr nė trup pėrveē pizhamave tė dala boje, me njė hije spitali nė fytyrė. Dukej i hutuar, me sytė e zgurdulluar, tė kėrcyer, tamam sikur sapo ishte zgjuar nga gjumi. Ia vrau sytė ajo pamje, e pėr tė vetmin ēast harroi Vdekjen.
-Pse nuk luan edhe ti me ta? Nuk tė pranojnė nė lojėn e tyre?!
-Jo, zotėri!
-Po pėrse, ēfarė iu ke bėrė?
-Asgjė! Jam i sėmurė
Xhon Weberi u habit qė nuk e kishte vėnė re mė parė njė fakt tė tillė. Megjithėse fėmija reagoi plot krenari , ai ishte mjaft i dobėt, i zverdhėt, dridhej papushim dhe buzėn e sipėrme e kishte tė mavijosur fare. Veē kėsaj, kishte edhe ca njolla tė kuqe, thuajse tė ēuditshme, tė pėrhapura nė duart dhe nė shpatullat e dala. Xhonit iu dhimbs:
-Sėmundje ngjitėse ėshtė?
- !
-Si tė quajnė djalosh?
-Tom, zotėri!
-Mirė, Tom, unė po shkoj njėherė e po bisedoj me ata zotėrinjtė. Mbase binden e tė futin nė lojė.
Ndėrkaq iu afrua grupit tė fėmijėve dhe i foli:
--Pse nuk e pranoni edhe atė djaloshin nė lojė? Ai ka shumė dėshirė tė zerė miqėsi me ju.
-Ai ėshtė i sėmurė, zotėri,-u dėgjua nė korr zėri i fėmijėve.
Xhoni futi dorėn nė xhep, nxorri prej aty njė tufė kartmonedhash e u tha:
--Nėse do tė luani me tė, tė gjitha kėto janė pėr ju
-Por ai ka AID-s, zotėri!
Pas kėsaj turma e fėmijėve qarkulloi gojė mė gojė shprehjen : Ai ka AID-s, dhe fjalėt e shqiptuara prej tyre erdhėn tek Xhoni si njė re e acartė, qė i ngriu qėnien, e bėri tė reflektohej nė tė mirė tė atij fėmije. Kėshtu ai filloi ti afrohej djalit tė sėmurė. Nisi ta shohė me vėmendje, sikur po kundronte njė vepėr arti. Ēuditej me vdekjen e formėsuar nė trupin e atij fėmije. Pėrsėri iu ngjall sė thelli neveria pėr veten. Vėshtrimin nuk ia ndante Tomit 12-vjeēar, me flokėt e prerė shkurt, keq, gati tė rrėzuar vende, vende. Sytė jeshilė, tė zbehtė, me njė ndriēim gjithnjė e mė tė largėt, tė bėnin tė harroje gjithēka duke vėshtruar atė fėmijė, pamja e tė cilit ishte aq e dashur dhe e adhurueshme.
-Njė vdekje e ėmbėl, e bukur, fėminore,-deliroi Xhoni, duke pohuar sublimitetin e asaj vepre tė sigluar nga vdekja.
-Ētė thanė zotėri?-pyeti vetėvetiu fėmija, pa dalė nga gjendja e pėrhumbur ku ishte dhe mė parė.
-Ata janė tė gjithė tė ligj, Tomi
Dėgjo, a ta ka qejfi tė shėtisje sot me mua rrugėve tė qytetit? A ke dėshirė tė hipėsh nė makinat mė tė shtrenjta, tė filmohesh me telekamera, tė bėhesh i njohur e tė tė duan tė gjithė?!
Sytė e fėmijės shndėrritėn. Ai iu hodh nė gjoks Xhonit.
-Dua, si sdua klithi, duke imagjinuar shokėt e vet qė do ta shihnin me adhurim e habi.
Ende i pabindur nė logjikimin e tij, Xhoni kujtoi se nė njė mėnyrė apo njė tjetėr, nė kontaktin e vet me fėmijėn do ta takonte vdekjen, atė qė po kėrkonte me aq ngulm. Ai supozoi se kėrkesat e tij mund tė transmetoheshin pėrmes fėmijės diku, atje lart, nė ajėr, dhe ai nuk do tė kishte mė kohė e nevojė tė lodhej netė tė tėra duke fiksuar tavanin plot pagjumėsi.
-Xhaxhi, edhe unė do ti bie sa herė tė dua burisė sė makinės, e njerėzit prapė nuk do mė shajnė, por do mė pėrkėdhelin,-tha me njė zjarrmi mahnitėse dhe entusiazėm ēmenduritės fėmija.
Xhonit iu thye diēka pėrbrenda. Nga ajo frazė, iu mėshirua aq shumė fėmija, sa nuk u mendua shumė kur e pėrqafoi. I afroi frymėn e vet nė fytyrė e ndjeu ajrin e ngrohtė ta guduliste nė mjekėr. Ai ajėr binte njė erė tė pastėr, freskuese, vdekjeje. Xhoni u habit nga shija qė ndjeu. E ndėrsa po shijonte kėtė ndjesi, ra pre e njė situate tė papritur.
Tomin e kapi befas njė kollė mbytėse, torturuese. Nisi tė dridhej e tė belbėzojė fraza qė pėrmbanin makina, telekamera, buri, njerėz, shumė njerėz. Xhoni e kishte shtrėnguar instiktivisht, por kur kuptoi qė po shtrėngonte vdekjen, apo mė saktė njerėn prej formave mė tė mistershme tė saj, u pėshtiros nga gjithēka, instiktivisht shtyu tutje atė fėmijė. Gjaku qė shpėrthente nga kolla e Tomit, e spėrkati kostumin e shtrenjte tė Xhonit. Pastaj u pėrskuqėn kėpucėt e tij. Xhoni ndjeu tė ngjyrosej me gjak vdekjeprurės toka, pemėt, natyra e globi nė tėrėsi. Filloi ti vinte rrotull qielli . I njėjti qiell qė dikur e donte tė gjithin pėr vete, zbriti poshtė, tek kėmbėt e tij tė pėrgjakura, ndėrkohė vetė Xhoni po ngrihej lart, shumė lart, nė botėn qė po kėrkonte prej kohėsh
***
-Alo Po, as unė nuk e mora vesh. Mė duket se mė kapi gjaku E si mund tė sillesha ndryshe, kur ai fėmijė erdhi dhe u shtri pa tė keq nėn kėmbėt e mia? Eh, u tremba pak, prandaj e shtyva Po doktor, tė kuptoj Domethėnė analizat mė dalin mirė Faleminderit Zotit! Edhe ty faleminderit!
Xhoni uli receptorin. Thirri asistentin e tij dhe e urdhėroi tė bėnte shkurtime nė punė, tė ngrinte 2 pėrqind ēmimin e naftės, e tė tjera si kėto..
U ul nė tryezėn e vet, pastaj u ngrit prapė. U drejtua nga dritarja dhe nisi tė shtrėngojė vidat e liruara tė xhamave. Ora shėnonte 10.30, pak para pushimit tė para dites. Nė orėn 12 kishte lėnė njė takim me psikoanalistin
Krijoni Kontakt