Janė zbuluar nė Tiranė, nė afėrsi tė mozaikut, tre objekte tė tjera
tė periudhės romake. Bėhet fjalė pėr disa gurė varri, mbi tė cilat janė
gdhendur imazhe dhe gėrma
Pjesė-pjesė, Tirana antike, po krijon imazhin e saj. Pas zbulimit tė
rastėsishėm tė njė stereje uji dhe disa shkallėve, gjatė gėrmimit pėr
shtrirjen e kanalizimeve tė ujėrave tė bardha, nga Bashkia e Tiranės,
gjatė ditės sė djeshme, punėtorėt kanė gjetur disa objekte tė tjera.
Bėhet fjalė pėr disa stela, apo gurė funerarė (varri), tė pėrmasave tė
mėdha, tė cilat mendohet ti pėrkasin shek. III tė erės sonė. Mbi tre
objektet ka vizatime tė gdhendura, si edhe disa shkronja, tė cilat
duhet tė studiohen dhe tė identifikohen. Mbi njėrin prej tyre dallohet
fare qartė njė trajtė njeriu me veshje karakteristike, por pa kokė.
Sipas drejtorit tė Drejtorisė Rajonale Monumenteve tė Tiranės, Genc
Samimi, vendi ku kėto objekte u gjetėn, nuk ka qenė vendndodhja e tyre
fillestare. Sipas tij, ato mund tė jenė gjetur gjatė hapjes sė njė
tuneli aty pranė, apo tė ndonjė objekti tjetėr dhe janė groposur mė
pas, pse jo edhe mund tė jenė fshehur. Kjo vėrtetohet prej faktit qė
poshtė kėtyre gurėve tė varrit janė gjetur tulla tė zakonshme, apo
materiale tė tjera qė i pėrkasin kohės sė tanishme. Punėtorėt e firmės
sė ndėrtimit i kishin zhvendosur gurėt prej vendit, pėr nė oborrin e
ateliesė rajonale, ku specialistėt janė duke punuar pėr pastrimin e
tyre prej dherave, me qėllim daljen nė dritė tė elementėve tė tjerė.
Pavarėsisht zhvendosjes, objektet nuk kanė pėsuar dėmtime falė kujdesit
punėtorėve tė firmės qė po hap kanalizimet. Nga sa kemi dalluar deri
mė tani, nė bashkėpunim me specialistė tė tjerė, si nėndrejtorin e
Institutit tė Arkeologjisė, Ilir Gjipalin dhe prof. Skėnder Muēėn,
njėri prej objekteve tė gjetur, para se tė shėrbente si stelė varri,
mund tė ketė qenė pjesė e njė qemeri me hark, ndėrsa tjetri, i cili ka
edhe pėrmasa mė tė mėdha, ka karakteristikat tipike tė njė guri varri,
- thotė Samimi. Sipas tij, kjo ėshtė njė tjetėr dėshmi, qė nė zonėn ku
ėshtė bėrė zbulimi, mund tė ketė ekzistuar njė komunitet i tėrė. Nuk
ėshtė e mundur qė Tirana ta ketė fillesėn e vetė nė vitet 1600.
Objektet qė ne po gjejmė nga dita nė ditė, na bėjnė tė besojmė qė nė
kėtė zonė, duhet tė ketė edhe shumė objekte tė tjera. Pėr kėtė arsye,
jemi nė pėrpjekje pėr tė blerė truallin pėrreth muzeut, pėr tė bėrė
gėrmime tė tjera arkeologjike. Gjithashtu do tė kemi nėn vėmendje dhe
hapjen e themeleve pėr ndėrtimin e njė pallati kėtu pranė. Kėtu gjenden
rrėnojat e njė ndėrtese romake tė shek.III, e cila mė vonė ėshtė
pėrshtatur nė njė shtėpi tė krishterė dhe ku ka kishė, ka gjithmonė
edhe komunitet, - thotė Genc Samimi, duke shprehur edhe nevojėn e
caktimit tė njė arkeologu, pėr tė ndjekur punimet qė po kryhen nga
firma e ndėrtimit. Sipas Samimit e gjithė Tirana ėshtė e rrethuar nga
kala tė rėndėsishme, siē ėshtė ajo e Persiopit, e Petrelės, Ndroqit, qė
i pėrkasin periudhave tė hershme dhe si rrjedhim, Tirana ka njė
parahistori.
Nuk ėshtė e mundur qė Tirana ta ketė fillesėn e vet nė vitet 1600.
Objektet qė ne po gjejmė nga dita nė ditė, na bėjnė tė besojmė qė nė
kėtė zonė, duhet tė ketė edhe shumė objekte tė tjera. Pėr kėtė arsye,
jemi nė pėrpjekje pėr tė blerė truallin pėrreth muzeut, pėr tė bėrė
gėrmime tė tjera arkeologjike.
![]()
Krijoni Kontakt