.Statusi i Kosoves, jetik per stabilitetin e Ballkanit
Kryeadministratori i ri i Kosoves, Soren Jessen-Petersen, zhvillon viziten e tij te pare ne Tirane. Presidenti dhe Kryeministri shqiptar kerkojne qe zgjidhja e statusit te shkoje paralelisht me standartet. Shefi i UNMIK: "Eshte e rendesishme qe serbet e Kosoves te marrin pjese ne zgjedhje, duke u bere keshtu pjese e dialogut"
Nga korrespodenti yne: Elton METAJ (Tirane)
Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu, gjate nje konference te perbashket per shtyp te marten ne Tirane, me Kryetarin e Misionit te OKB-se ne Kosove (UNMIK), Soren Jessen- Petersen, deklaroi se "percaktimi i statusit te Kosoves eshte jetik per stabilitetin e rajonit". Kreu i Shtetit nenvizoi se "statusi duhet te shkoje paralelisht me standartet dhe percaktimi i statusit te Kosoves izolon ekstremistet nga te dy krahet, si dhe ndihmon ndjeshem ne rritjen e sigurise dhe stabilitetit te gjithe rajonit". "Zgjidhja sa me e drejte e зeshtjes se Kosoves eshte nje detyrim kushtetues per Shqiperine, ndaj dhe ne jemi te angazhuar per nje zgjidhje perfundimtare te kesaj зeshtje. Megjithate une mbeshtes mendimin se зeshtjen e Kosoves do ta zgjidhin banoret e Kosoves ne bashkepunim me faktorin nderkombetar", u shpreh Moisiu, pas bisedes me Petersen, qe zhvilloi viziten e tij te pare ne Shqiperi. Duke vleresuar arritjet e deritanishme ne Kosove, Moisiu theksoi se "testi me i rendesishem per Kosoven jane zgjedhjet e ardhshme parlamentare te 23 tetorit". Sipas tij, zhvillimi me sukses i zgjedhjeve do te konfirmoje perfundimisht perparimin qe Kosova ka bere ne kuader te plotesimit te standarteve te parashtruara nga komuniteti nderkombetar. Per Presidentin, Shqiperia ka ndjekur me vemendje zhvillimet e situates pas ngjarjeve te marsit dhe vlereson masat e marra nga qeveria e Kosoves dhe Kryeministri Rexhepi per rindertimin e objekteve te shkaterrura e te djegura, duke marre njekohesisht dhe pergjegjesite institucionale. Ndersa, shefi i ri i UNMIK-ut, Petersen, duke I kushtuar rendesi statusit te Kosoves, theksoi se "stabilizimi i rajonit dhe i vendeve te Ballkanit Perendimor, behet i mundur vetem nese qartesohet ky status". Lidhur me zgjedhjet e ardhshme parlamentare ne Kosove, Petersen theksoi se "eshte e rendesishme qe serbet e Kosoves te marrin pjese ne zgjedhje, duke u bere keshtu pjese e dialogut per zgjidhjen e kesaj зeshtjeje". "Synimi yne eshte nje Kosove shumeetnike ku mbrohen interesat e pakicave", perfundoi Petersen, i cili u takua edhe me Kryeministrin e Shqiperise, Fatos Nano. Shefi i qeverise shqiptare u angazhua se shteti shqiptar do te vazhdoje te perkrahe politiken e zbatimit te standarteve me prioritetet e forcimit te institucioneve demokratike, te bashkejeteses dhe te qeverisjes se mire ne Kosove. "Roli i UNMIK dhe i KFOR ne kete зeshtje jane te pazevendesueshem", tha Nano. Kryeministri u shpreh se Tirana zyrtare do vazhdoje te respektoje dhe mbeshtese zbatimin me rigorozitet te Rezolutes 1244 te Keshillit te Sigurimit te OKB-se, si dhe te forcoje bashkepunimin dy dhe shumepalesh, per te bere te mundur qe зeshtja e standarteve te shoqerohet natyrshem me diskutimin e statusit europian te Kosoves, njelloj si per vendet e tjera te Ballkanit. "Tashme statusi perfundimtar i Kosoves nuk mund te mos lidhet me me shume stabilitet, paqe, siguri, zhvillim dhe prosperitet ekonomik, me mirebesim te ndersjellte, mbrojtje te lirive dhe te drejtave themelore te te gjithe shtetasve dhe sidomos te pakicave, per t'i hapur perfundimisht rrugen edhe Kosoves, ashtu si edhe vendeve te tjera te Ballkanit, per integrim ne strukturat europiane dhe euroatlantike", nenvizoi Nano, pas takimit me Kryeadministratorin e Kosoves.
Krijoni Kontakt