Politika qė lind nga njė ndeshje futbolli
Mentor Nazarko
Pėrse njė pjesėmarrje e tillė masive e shqiptarėve, nė njė ndeshje futbolli me njė vend fqinj, pėrse festime ditė mė parė dhe pas ndeshjes, pėrse gjithė ky pėrfaqėsim i plotė i ngjyrave shqiptare nga tė gjitha viset ku jetojnė nė rajon dhe nė vende tė tjera tė botės?- kjo ėshtė pyetja qė ka munduar shtypin grek gjatė kėtyre ditėve. Janė dhėnė shpjegime tė ndryshme mbi pėrse -nė, madje siē mė referonte njė miku im gazetar, shqiptar prej Himare dhe referent i shtypit dhe mediave greke nė Shqipėri, nė kėtė ngarkim tė madh emocional, paskėsh tė bėjė edhe e ashtuquajtura pėrplasje e qytetėrimeve. Pra, nė tifozerinė shqiptare ku mė tė zėshėm ishin shqiptarėt e Kosovės dhe tė Maqedonisė, e qė janė myslimanė praktikantė, sipas shpjegimit hantingtonian, grekėt, shihen si ortodoksė, pra tė urryer, qė i pėrkasin njė qytetėrimi tjetėr.
Ky shpjegim banal i tipit spektakolar, gjoja i kultivuar dhe globalizues rrėzohet po tė kuptosh dhe tė pranosh se qytetėrimet e shqiptarėve dhe grekėve tė sotėm janė shumė tė afėrt: kanė patur shumė pika kontakti nėn perandorinė turke, por edhe mė parė, shumė tė tjera para dhe pas Luftės sė Dytė Botėrore, me emigracione tė mėdha tė tė dy vendeve nė perėndim, dhe shkėmbime megjithėse krejt tė pabarabarta popullsish. Duke thėnė kėtė, nė fakt mund edhe tė pranosh se tifozeria e madhe shqiptare, nuk ishte si tė thuash zanatēie e madhe pėr futbollin. Pra pėrbėrėsja e mirėfilltė sportive mund tė mos ishte si tė thuash shtysa kryesore emocionale qė mblodhi bashkė shqiptarėt e Sarandės, ballistėt e Gjakovės apo tė Tetovės, djemtė e Shkodrės dhe demat e Londrės, emigrantėt nga shumė vende tė ndryshme tė botės apo adoleshentėt e Tiranės. Kjo u duk nė atė se megjithė tifozeria shqiptare brenda dhe jashtė stadiumit festoi shumė nė rrugė dhe ekrane, para dhe pas ndeshjes, nuk mund tė thuhet se ishte e vėmendshme ndaj zhvillimeve nė fushė, duke mbėshtetur ekipin e vet edhe nė momente tė vėshtira siē kėrkoi trajneri Brigel nė takimin me shtypin para ndeshjes. Megjithė larminė komunikative mjaft moderne me bluza, shami, qeleshe, kėngėsh tifozash hip hop mos e kruaj me shqiptarėt etj. ndoshta jo tė gjithė dinin emrat e futbollistėve qė luanin nė fushė pėr Shqipėrinė. Tifozeria shqiptare nuk ishte as dhe si tifozeritė e tjera klasike europiane qė provokojnė sherre me rivalėt nė fitore dhe nė humbje, apo dhe me policinė siē bėjnė anglezėt, holandezėt apo tė tjerėt. Po, mund tė thuhet se nė krijimin e gjithė atij grumbullimi kaq tė larmishėm shqiptarėsh, mesazhesh pėr Shtetet e Bashkuara tė Shqipėrisė, Shqipėrinė etnike, Ēamėrinė, etj. ka njė shtysė jo sportive. Nė njė gjykim sociopolitik, ajo qė i ka shtyrė shqiptarėt kaq tė ndryshėm dhe kaq tė njėjtė qė tė vijnė nė Tiranė pėr tė parė takimin me grekun ėshtė gjetja tek ekipi kombėtar i njė momenti identifikues pėr tė gjithė kombin; moment apolitik, moment kompetitiv, pra gare me kombet e tjerė. Ėshtė ky njė moment mjaft i rėndėsishėm pėr shqiptarėt nė njė kohė kur kurrė mė shumė se mė parė janė nė kontakt me botėn e madhe, e ku diskriminohen shpeshherė. Ekipi kombėtar, ėshtė njė lloj pasqyrimi i Shqipėrisė etnike, pra ka shqiptarė nga Kosova, mund tė ketė nesėr dhe nga Maqedonia, qė luajnė pėr tė njėjtin flamur. Ekipi kombėtar ėshtė duke u bėrė njė pikė takimi, njė moment identiteti qė shqiptarėt kudo qė janė pavarėsisht prejardhjes tė ndihen krenarė me sukseset relative tė tij. Kombėtarja ku luajnė lojtarė nga Shqipėria, Kosova, etj. ėshtė duke ecur mė mirė se kurrė nė historinė e vet dhe ky ėshtė njė moment i rėndėsishėm pėrbashkues, identifikues pėr shqiptarėt qė jetojnė nė njė botė globale. Bashkon mė shumė Tare, Hasi dhe Brigeli sesa Nanua, Berisha, Rugova, Thaēi apo Ahmeti. Ky duhet tė jetė momenti kryesor. Natyrisht ka dhe tė tjerė ku pėrzihet sporti me politikėn: Greqia ėshtė kampione e Europės dhe loja me tė ėshtė e rėndėsishme. Greqia ėshtė fqinjė ballkanike; Greqia ėshtė mundur kohėt e fundit prej nesh dhe ta mundėsh si kampione e Europės ėshtė kėnaqėsi e njė lloji tjetėr. Shqiptarėt vijnė tė shohin kombėtaren nga tė gjithė anėt e botės apo festojnė pėr tė, edhe pėr shkak se tani kanė mė shumė para pėr ta bėrė njė gjė tė tillė; sepse ato pak para qė kanė pėr qejfe, u pėlqen mė shumė ti shpenzojnė pėr kėtė qejf qė hyn nė turizmin nacionalisto-sportiv.
Por pse kishin shumė dėshirė, qė sipas kėngės sė kėnduar nga tifozėt tė bėnin... Turqinė, Danimarkėn, por mė shumė Greqinė? mund tė shtronin pyetjen komentatorėt grekė, qė i lejuan vetes nė mėnyrė qesharake qė edhe nė lajme tė thjeshta agjencie tė flisnin pėr shovinizėm tė kėtij manifestimi sportiv panshqiptar? Kėtu hyn sigurisht edhe fakti qė Greqia jo rrallė nė histori ka qenė kundėr shqiptarėve, apo pse ėshtė nė miqėsi me serbėt, apo pse me ndryshimin e koniunkturės politike nė Greqi, aksi rajonal i saj duket se po lėviz pėrsėri kah Serbia, ndryshe nga moderimi apo ekuilibrimi i politikės sė PASOK-ut, i cili parandjente fuqizimin e faktorit shqiptar nė rajon dhe kėrkonte politikė miqėsore me tė. Frustrimi prej keqtrajtimit nga grekėt nė vendet e punės, mund tė shkarkohej nė stadium ku kampionėt europianė, marrin leksione futbolli nga fqinjėt e varfėr. Por shqiptarėt nuk kanė faj pėr kėtė as nuk u nxitėn qė tė ishin tė dhunshėm apo agresivė me grekėt, hiq fishkėllimėn e himnit. Askush nuk mund tė thotė njė rast tė vetėm dhune tė shqiptarėve ndaj grekėve, pra asgjė e ngjashme me primitivizmin e Kretės ku u rrahėn dhe gazetarėt sportivė shqiptarė. Sesi u reflektuan kėto momente nė ndeshje, kjo ėshtė vetėm njera prej ēėshtjeve tė ditės.
Disa vėzhgime nga kronika e ndeshjes.
Nė shumė pikėpamje ishte njė ndeshje shumė e qetė, pa tensione, dhe jashtėzakonisht sportive. Nė tė gjithė rastet lojtarėt e tė dy krahėve respektuan rregullat e Fair Play. Lojtarėt grekė prej tė cilėve veēanėrisht pritej mė shumė nervozizėm pėr shkak tė golave tė pėsuar nė fillim, ishin pėrgjithėsisht korrektė dhe siē dukej, analizuar nė njė plan historik, njė sjellje e tillė e tyre i detyrohej gjermanit Rehagel: korrektė nė Europian ata ishin shumė mė korrektė se nė ndeshjet e tjera kundėr Shqipėrisė. Nuk i dhanė dorėn kolegėve shqiptarė nė fund, por duket se njė veprim i tillė u shmang pėr tė evituar presionin e madh tė tifozerisė vendase kur tė mbėrrinin nė Greqi, apo presionit tė medias: dhėnia e dorės donte tė thoshte se ju fituat me meritė. Me shumė mjeshtėri, pra me dinakėri tė tipit grek, njė frymė e tillė u pėrcoll nga gjermani Rehagel, qė jo vetėm pėr shkak tė kompleksit ndaj ish -drejtorit tė tij sportiv Brigel, foli pėr meritė tė skuadrės sė vet edhe pėr dėshtimin nė Shqipėri. Mesa duket kėshtu do tė qetėsohej edhe vala potenciale e kritikave ndaj kombėtares nė njė vend ku humori i tipit ballkanik ndryshon shpejt nga e qeshura nė tė qarė: nga gėzimi pėr Europianin, nė turpėrimin nga njė ekip modest. Qėndrimi qesharak i Rehagelit i ironizuar nga tėrė Europa u kthye shpejt nė linjė nė deklarimet e futbollistėve, apo tė njė pjese tė madhe tė shtypit grek: me njė fjalė nuk na mundėn, por ne humbėm vetė pasi bėmė gabime. Pėr tu veēuar vetėm sjellja e njerit prej futbollistėve grekė mė tė mirė, Janakopulos, lojtar i Boltonit anglez, i cili priti me durim deri nė fund gėzimin e Muratit pas ndeshjes, pėr ta pėrqafuar atė. Edukata ishte model edhe nga tifozeritė nė stadium, me pėrjashtim tė fishkėllimit tė himnit qė ishte me karakter simbolik dhe i tepruar, apo hedhjes sė ndonjė shishe tė vogėl plastike nė fushė. Shihje tifozat e paktė grekė qė duartrokitėn kombėtaren shqiptare ashtu si dhe tifozėt shqiptarė qė nuk kryen asnjė akt dhune, provokimi apo tė tjera ndaj kėsaj tifozerie.
Po si u sollėn grekėt?
Politika zyrtare greke bėri shumė kujdes qė njė ndeshje e tillė tė mos shėrbente si koagulim i ndjenjės antigreke nė Shqipėri dhe aq mė keq nė tėrė rajonin. Pėr kėtė zėvendėsministri i Jashtėm grek bėri njė artikull miqėsor pėr shtypin shqiptar; ambasadori grek, kreu i federatės greke tė futbollit lėshuan mesazhe paqeje dhe miqėsie midis dy vendeve. Ndoshta si pasojė e kėsaj linje edhe sjellja e lojtarėve tė kombėtares greke ishte aq korrekte. Edhe reagimet politike pas incidentit tė Zakinthos ku u vra barbarisht njė shqiptar ishin pėrgjithėsisht serioze, shto kėtu faktin se politika greke nuk dėshiron tė prishė imazhin pozitiv tė gjithėpranuar tė Olimpiadės, apo tė krijojė precedentė pėr ndeshjen me Turqinė. Por si zakonisht shtypi grek i dalė jashtė frerėve foli pėr fanatizėm tė shqiptarėve, shovinizėm tė tyre, etj, mesazhe qė siē duket pėrcaktuan dhe ndoshta prishjen e planeve tė 1000 tifozėve grekė qė kishin ndėrmend tė vinin dhe u katandisėn nė nja 200. Tė tjerėt nuk erdhėn megjithėse me shumė arsye ta bėnin njė gjė tė tillė: afėrsia gjeografike me Shqipėrinė- anipse me pak linja komunikimi ajrore apo tragetesh; suksesi i kombėtares sė tyre nė Europian; rivaliteti si fqinjė. Ndoshta ka ndikuar kompleksi i frikės i krijuar pavarėsisht prej shtypit tė ditės: afendikojtė e famshėm pėr keqtrajtimin e emigrantėve mendonin se nuk do t i prisnin me tufa me lule nė Tiranė. Tifozėt e famshėm dhe tė zjarrtė tė Kretės dhe tė ngjashėm me ta, qė ia mbushėn kokėn lojtarėve shqiptarė me dhrahmitė e tyre tė vjetra e tė rėnda nė rastin mė tė mirė dhe me sende tė tjera nė rastin mė tė keq edhe nga tribuna VIP, nuk ishin njė hipotekė e mirė pėr kthimin e vizitės. Nė kėtė ardhje tė kufizuar tė tifozėve grekė mund tė ketė ndikuar njėlloj si besimi i verbėr nė njė fitore tė sigurt dhe pa rėndėsi, ashtu si edhe besimi nė syrin e keq qė duhet t i ndjekė grekėt nė ndeshje me shqiptarėt. Tifozėt nuk kanė patur qejf si tė jenė tė pranishėm nė fitore tė lehta ashtu dhe nė humbje ndaj njė kundėrshtari qė pėrēmohet. Nė fund tė fundit, kishin mundėsi tė lanin hesapet me shqiptarėt qė janė nė Greqi, ashtu si ndodhi nė mėnyrė burracake me vrasjen e tė riut kukėsian nė njė ishull grek.
Leksioni politiko-sportiv
Gjithsesi, fitorja nuk ishte vetėm e lojtarėve shqiptarė nė fushė. Nėse shqiptarėt shumė mė vonė se grekėt, nga zona tė ndryshme tė rajonit, jo vetėm nga Shqipėria ndjehen mė shumė shqiptarė prej ekipit tė tyre tė futbollit dhe jo nga Nanua, Rugova apo Ahmeti, nuk ėshtė faji i tyre. Nėse ndjenja kombėtare e shqiptarėve po rilind e shėndetshme nga futbolli dhe materializohet nesėr nė beteja politike pėr tė ndryshuar ata qė i qeverisin me mė tė mirė, apo pėr tė pėrmirėsuar statusin e tyre kombėtar nė rrafsh rajonal, kjo duhet tė jetė e drejta e tyre. Ndaj tė gjithė duhet tė mbajnė shėnim pėr tė ardhmen nga shfaqja e bukur e shqiptarėve qė pati si sebep njė ndeshje futbolli me Greqinė. Ata qė duan tė ndryshojnė flamurin; ata qė pėrvetėsojnė politikisht nė afat tė shkurtėr fitoret sportive, por dhe miqtė grekė. Sepse fatkeqėsisht Greqia me shpejtėsi tė madhe mund tė humbė shumė nga imazhi i Europianit dhe Olimpiadės, pėr shkak tė shpirtėrave tė trazuar pa lidhje me 2004 siē tha nė mėnyrė elokuente politikani i shquar Papandreu.
Krijoni Kontakt