Close
Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 63
  1. #31
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Urime edhe njėherė lojtarėve, tifozėve tė mrekullueshėm shqiptar dhe gjithė shqiptarėve kudo qė janė.

    Ekipi kombėtar i futbollit ėshtė duke shijuar i pari frytet e ribashkimit tė Kosovės me Shqipėrinė dhe shumė shpejt edhe ekipet tjera, duke pėrfshirė edhe qeverinė dhe gjithė kombin tonė.

    Tani na duhet tė pėrqėndrohemi nė ndeshjen e rradhės me Gjergjinė dhe edhe nga atje na duhet tė sjellim njė trepikėsh, patjetėr.

    PARA ALBANIA DREJT FITOREVE TĖ REJA

    Albanian soccer fans celebrate after their side defeated Greece in a European zone group two World Cup qualifying match at Qemal Stafa Stadium, in Tirana September 4, 2004. Albania won 2-1. REUTERS/Arben Celi
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 05-09-2004 mė 07:19
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #32
    gone Maska e helene
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    Greket i ulem ne futboll,do kishte qene akoma me bukur sikur tu kishim treguar qe dime dhe te sillemi.Ne fituam dhe plasi sherri,po te kishim humbur???

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    Mua me pelqen te luaj futboll po per ta par ne tv nuk me pelqen. Ata tifozat aty jan treguar trapa si ata tifozat qe shofim ne tv nga amerika latine.

  4. #34
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755

    Urime

    Urime ne fillim te gjitheve cunave te kombetares qe na dhane nje kenaqesi te vecante.


    Ishin 90 minuta fantastike te cilat na dhuruan emocione shume te medha......

    Per disa ishte thjesht nje loje futbolli dhe qe nuk duhet kurrsesi te ngaterrohet me politiken apo kulturen e dy vendeve........

    Me kete koncept jam shume dakort dhe une...........por ama eshte shume e cuditshme kur nga mediat greke gjithe keto dite nuk degjon asgje tjeter vecse provokime....dhe thashetheme persa i perket ndeshjes.........

    Na thoshin neper lajme qe do behet keshtu do behet ashtu.........do shajne Pirron "e tyre"......do flitet per Shqiperine e madhe e plot e plot injorancira te pabazuara.........si gjithmone e treguan surratin e tyre........ne adrese te mijrave emigranteve qe ndertojne akoma "Greqine moderne"............


    Nejse nuk dua ta zgjas si shume me cfare ndodhi ketu se te ze koka dhe behesh kot me nerva....lol........


    Shqiperia me te drejte feston sepse MPOSHTI kampionen e europes......dhe mbrotjen e saj te "pathyeshme"..........

    Ne komentete ndryshme te disa futbollisteve greke......thoshin qe shqiptaret luajten pa taktike.....i mbyllem ne mesfushen e tyre.....njerez pa kulture.......te pacivilizuar....etj etj etj.........por harruan "taktiken" e tyre ne kampionatin europian.............


    Historia do te shkruaje me germa ari qe rezultati Shqiperi-Greqi=2-1.........

    Historia do te shkruaje qe Shqiperia e vogel.......Shqiperia me nje stadium si te afrikes.........shqiperia me tifozllikun me te zjarrte ne te gjithe Europen.........Shqiperia me kaq shume probleme por qe jep afersisht 1 milion $ per nje fitore........MPOSHTI NE NDJESHJEN E PARE ZYRTARE KAMPIONEN E EUROPES........................................... .......


    Urime kombetares..........

    Urime Bringelit..........

    Urime gjithe stafit te tij.............

    Urime gjithe atyre tifozave te zjarrte qe na bene zemren "mal"


    Tani kritikat nuk kane vend tek kjo teme.......mbas ndeshjes me Gjeorgjine........do te mund te analizojme............te ardhmen e kesaj kombetare.........te ciles i uroj Vazhdimesi..............


    SUKSESE ne Gjeorgji

    Forca Shqiperia
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga miko : 05-09-2004 mė 09:22
    .........................

  5. #35
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Ironia e ketij famekeqit qe quhet top te cilin doni ta mbushni me ajer politike qendron per faktin mekatar se gjysma juaj vune ne dyshim sesa kampione e merituar e Evropes doli Greqia.
    Tani u bini daulleve te fitores ndaj kampioneve.Lavdi zotit jemi veterane te fushave te futbollit dhe dime ta ndajme shapin nga sheqeri.
    Fitorja nndaj grekeve nuk eshte asgje tjeter vec nje fitore,qe nuk te con asgjekund nese nuk merr te tjera fitore per te hapur portat e boterorit te Gjermanise.
    Sic permendi sakte edhe Aragorn I me lart mos fusni futbollin ne kallepet e ndyra te politikes se do na qelbni sportin pervec vetes.
    As mos mos luani me kulturen dhe traditat e nje kombi qofshin keta edhe me te urryerrit.
    Urime sic thane disa gjakftohte me larte vetem stafit sportiv lojtares bankines shqiptare dhe trajnerve.Vetem keta dhe tifozet e vertete te futbollit meritojne nje bravo.
    Uroj dhe shpresoj qe te merkuren te marrim nje fitore ose barazin ne Gjeorgji,ndonese Shqiperia sic shkruante dikur profesori i gazetarise shqiptare Besnik Dizdari "Shqiperia eshte e madhe me te medhenjte(e futbollit) dhe e vogel me te vegjlit.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  6. #36
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Shqiperia mundi mbreme Greqine, kampione te Europes, 2-1 duke i nisur mbare eliminatoret e Kupes te Botes 2006. Ne "Qemal Stafa", per Grupin 2, vendosen golat e Edvin Muratit dhe Adrian Aliajt, ndersa goli grek, shenuar nga Giannakopoulos, nuk mundi te barazoi.

    Me mungesen e Geri Cipit dhe demtimin e Altin Rrakllit, trajneri Briegel pati probleme ne krijimin e formacionit dhe te stolit rezerve, por Besnik Hasi ne qender te mbrojtjes, Adrian Aliaj ne krahun e majte dhe Lorik Cana, shkaterrues ne mesin e fushes, ishin te shkelqyer per ekipin vendas. Fillimi i Shqiperise ishte i jashtezakonshem dhe pas nje presioni te Florian Myrtajt, mbrojtja greke gaboi brenda zones. Edvin Murati e shfrytezoi kete hutim te tyre, duke u hedhur dhe shenuar me koke. Ishte minuta e trete dhe skuadra shqiptare e pa veten ne epersi. Pa kaluar 8 minuta, Adrian Aliaj ekzekutoi ne menyre te shkelqyer nje goditje denimi, nga mbi 25 metra largesi duke shenuar nje gol te madh e duke e lene pa levizur portierin Nikopolidis. Skuadra shqiptare i vazhdoi minutat shume te mira, duke ushtruar presion mbi mesfushen dhe mbrojtjen greke, ndersa portieri Nikopolidis u duk shume i shperqendruar, duke mos mundur te zoteronte as topat e kthyer prapa nga lojtaret e tij.

    Ne gjysmen e dyte te pjeses te dyte, Greqia e rriti lojen, edhe pas dy nderrimeve qe beri trajneri Otto Rehhagel. Giannakopoulos hyri ne vend te Dabizas ne 17', ndersa Tsartas zevendesoi Fyssasin ne 33'. Pa kaluar 6 minuta nga zevendesimi i fundit, Greqia shenoi. Ishte nje gabim i mbrojtesve shqiptare, qe e tepruan me mbajtjen e topit prane zones. Perfiton Tsartas qe harkon dhe Giannakopoulos shenon me koke. Me pas, ndeshja vazhdoi e ekuilibruar deri ne fund te pjeses te pare.

    Me fillimin e pjeses te dyte, Greqia nisi te sulmonte me dendur, duke synuar golin e barazimit, por me kalimin e minutave, forca e sulmeve ra dhe miqte nuk krijuan dot raste te pastra per shenim. Haristeas gjuajti nje here jashte, me pas Tsiartas harkoi rrezikshem fare prane vijes fatale, por serish rastet me te pastra i paten shqiptaret me ane te Skeles dhe Canes. Ky i fundit ndermori nje aksion personal, duke care krejt mbrojtjen greke, por duke u vonuar dhe gjuajtur jashte perballe portierit Nikopolidis.

    Minutat e fundit, me zevendesimin e Myrtajt nga Dragusha, ishim me luftarake per ekipin shqiptar, qe shfrytezoi formen shume te mire te shqiptarit nga Kosova, si dhe te Muratit, Aliajt, Canes dhe Hasit. Futbollistet shqiptare kerkuan 11-metersh nga gjyqtari Gonzales, kur nje top i gjuajtur nga Murati u ndal me dore nga nje mbrojtes grek.

    Rreziku i fundit per porten shqiptare erdhi nga nje ndermarrje personale e Karagounisit, qe gjuajti nga jashte zone shume forte, por Strakosha grushtoi sakte.

    Pas 4 minutave shtese te dhena nga gjyqtari spanjoll Gonzales, gjithcka perfundoi, per t'i lene vendin entuziazmit te papare ne "Qemal Stafa", xhiros te nderit te skuadres fituese dhe fishekzjarreve qe pershendeten fitoren ndaj kampioneve europiane.

  7. #37
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Skedina e ndeshjes

    Shqiperia: Strakosha, E.Beqiri, Hasi, Aliaj, Cana, Lala, Skela, Duro, Murati, Myrtaj, Tare. Tr.Briegel.

    Greqia: Nikopolidis, Fyssas (33' Tsartas), Seitaridis, Zagorakis, Basinas, Dabizas (17' Giannakopoulos), Kapsis, Haristeas, Vryzas (65' Papadopoulos), Katsouranis, Karagounis. Tr.Rehhagel.

    Shenues: 1-0 Murati 3', 2-0 Aliaj 11', 2-1 Giannakopoulos 39'

    Gjyqtar: Eduardo Iturralde Gonzales (Spanje)

    Ecuria e lojes

    3' GOL 1-0: Gabim i Katsouranis, nen presionin e Myrtajt dhe Murati shenon me nje gjuajtje ne koke ne hedhje e siper, brenda zones.

    5' Basinas hedh nje top ne zonen shqiptare, por Strakosha fiton goditje denimi, pas kontaktit me sulmuesit greke.

    9' Aksion koral i skuadres shqiptare, topi nga e djathta e sulmit shkon te Cana, qe gjuan, por shume lart mbi traverse.

    11' GOL 2-0: Goditje denimi e ekzekutuar mrekullisht nga Adrian Aliaj, ndersa Nikopolidis vetem e shoqeron me sy topin qe perfundon ne kendin e siperm, te djathte te portes te mbrojtur nga ai.

    13' Harkim i Seitaridis, gjuajtje me koke e Vryzas, por Strakosha pret ne dy kohe.

    17' Zevendesimi i pare per Greqine, largohet Dabizas dhe ne vend te tij hyn Giannakopoulos.

    20' Goditje kendi nga Giannakopoulos, Katsouranis gjuan me koke, por Strakosha prźt me siguri.

    29' Moment shume i mire per Shqiperine, kur Lala thuajse shenoi golin e trete, por per fatin e Nikopolidisit topi doli jashte.

    30' Karagounis ekzekuton nje goditje denimi, Fyssas gjuan, por jashte.

    33' Ndryshimi i dyte per Greqine, del Fyssas dhe hyn Tsartas.

    35' Harkim i Giannakopoulosit, gjuan me koke Tsartas, por prźt Strakosha.

    39' GOL 2-1: Tsartas harkon dhe Giannakopoulos gjuan mire me koke, ne kendin e majte, te poshtem, te Strakoshes, qe nuk mund ta ndale topin, ndonese vepron.

    45' Tare gjuan me koke pas nje goditje nga kendi, por pafatesisht topi del jashte.

    50' Karton i verdhe per Duron per faull ndaj Karagounis.

    53' Ekzekutim goditjeje denimi nga Basinas, por Strakosha largon me veshtiresi, ndersa topi po i kalonte mbi koke.

    59' Konfuzion ne mbrojtjen greke, ndersa Skela nga pozicion i mire gjuan jashte.

    60' Serish Skela e ve ne veshtiresi portierin Nikopolidis.

    65' Zevendesimi i trete per Greqine, Papadopoulos zevendeson Vryzasin.

    69' Harkim i rrezikshem i Tsartas, por mbrojtja shqiptare largon topin.

    71' Shqiptaret nisin te kendojne himnin kombetar.

    72' Rast i madhe per Shqiperine, por Skela ndalet ne momentin e fundit nga Zagorakis.

    75' Zevendesim per Shqiperine, largohet Myrtaj, hyn Mehmet Dragusha.

    80' Aksion individual i Canes, qe driblon gjithe mbrojtesit greke, por ne fund ngurron te gjuaje dhe perfundimisht gjuan jashte.

    84' Presion i Greqise, Tsiartas harkon, Papadopoulos gjuan dhe Strakosha largon rrezikun.

    86' Zevendesim per Shqiperine, largohet Duro, ne vend te tij hyn Ardit Beqiri.

    87' Veprime te bukura individuale te Dragushes, qe bejne qe Shqiperia te fitoje kohe ne krahun e majte.

    88' Gjuajtje shume e forte e Karagounisit, por Strakosha grushton shume mire.

    4 minuta shtese dhene nga gjyqtari i katert, por qe nuk ndryshojne asgje. Shqiperia fiton 2-1.

  8. #38
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Bilanci Shqiperi-Greqi

    04.09.2004: Shqiperi-Greqi 2-1 K.B

    02.06.2001: Greqi-Shqiperi 1-0 K.B

    11.10.2000: Shqiperi-Greqi 2-0 K.B

    06.10.1999: Greqi-Shqiperi 2-0 K.E

    18.11.1998: Shqiperi-Greqi 0-0 K.E

    14.08.1996: Greqi-Shqiperi 2-1 M

    29.01.1992: Shqiperi-Greqi 1-0 M

    04.09.1991: Greqi-Shqiperi 0-2 M

    05.09.1990: Greqi-Shqiperi 1-0 M

    18.01.1989: Shqiperi-Greqi 1-1 M

    30.10.1985: Shqiperi-Greqi 1-1 K.B

    27.02.1985: Greqi-Shqiperi 2-0 K.B

    1962: Shqiperi-Greqi 3-0 K.E (A)

    1962: Greqi-Shqiperi 0-3 K.E (A)

    Shenime: K.B: Kampionati Boteror, K.E: Kampionati Europian, M: Miqesore, A: Aforfe, pra rezultat ne tavoline

    Bilanci gjithsej: 6 fitore Shqiperia, 3 barazime, 5 fitore Greqia, golaverazhi: 16-11.

  9. #39
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Mua me vjen cudi me disa ketu. Futbollin nga politika ishin vete ata qe dolen e festuan kur Greku fitoi kampionatin, perfshi dhe disa magjypa ketu qe shkuan ne Astoria dhe ngrejten flamurin Grek. Megjithate ne, NE, jemi shtet i kulturuar, edhe pse ne krete vetem te na zhvishnin fare ne mes te stadiumit kishin mbetur, edhe pse kur fituam heren e pare 2-0, u be nami e u depertuan gati 30.000 emigrante. Ai qe perjeton vetem futbollin, un mund ta krahasoj me ndonje trajner, sidomos trajner te tipit Marcello Lippi, qe kur ishte me Interin fillonte e kritikonte, e kur shkoi me Juventusin, tha qe zemra ime ka qen gjithmone ketu.

    Greket kane kryer akte barbare dje ndaj po atyre njerezve qe deri para 2 muajsh festonin per titujt, dhe deri para 2 javesh paguanin qindra Euro me mbushur stadiumet olimpike per te pare miniekipin olimpik. Njeriu ka dinjitet, nuk eshte kafshe, dhe ne nuk jemi kafshe, kafshe jane ata qe na kane trajtuar me nje dhune te papare, edhe pse shteti GREK EKZISTON sepse EKZISTOJME NE SHQIPTARET, sepse ishim ne qe ja dhame pavarsine, edhe pse ne i kemi ndertuar jo vetem tani, po mbarbizantin.

    Nuk e mbush Shqiptari me politike po e mbushen ata me Politike. Helene merri mire vesh informacionet, se si duket i paske nigju nga dora e afendikos.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Jane bo ca shkrime me tringellim "dijetari-kulturistike gerkosh" qe po m'gervishtin veshin e trete... Po ashtu ka edhe ca shkrime te shembura nga themelet deri tek ato me karakter kondravajtes...

    Greket e sotem kujtojne dhe mbrojne me fanatizem duke menduar se i mbulon ende qielli i Sokratit, Sofokliut, Aristotelit apo Eurikliut e shume figura te shquara te tjera, qe jane prej shekujsh, substance perjetesisht ne forme te skulpturuar shkrimore mbi pllaken prej mermeri te historise... hajt e beja keto formalitete grikve se t'sulen sikur duan te t'rrujn' allatet.

    Ata shqipo qe aktualisht po jetojne ne ate cep toke (gorqi) e njofin grekun ne maj te shpulles dhe nuk ka nevoje per muhabete te tipit "kulture-greku..."
    Mbajeni mend se sa shqiptare kane per tu vrare, dhe fenomene me karakter antishqiptar, pas ngjarjes se djeshme qe tronditi mbare greqine, te provokuar nga zhdervjellesia grekomane per te kallezuar shqiptaret ne arenen nderkombetare si rob te pacivilizuar apo merreni me mend se ca jane gati te na bejne...(...eh ku i fle kokrra e mendjes, ujkut plak...si na i kan punu prej vitesh ne ata, te mos harrojme..)

    Duke ndjekur rastesisht lajmet tek nje stacion grek (nje dite perpara se te zhvillohej ndeshja) disa shqiptare, u morren ne interviste dhe u pyeten prej gazetareve ne lidhje me "cka mendonin ata per ndeshjen Greqi-Shqiperi" ata, te vetdijshem se ndodheshin perpara ekranit te miliona grekve, nen efektin e frikes psikologjike te fsheses se famshme, nese flitej me nota jo pozitive per greket, po thoshin se nje barazim 0-0 ose 1-1 do te ishte i kenaqshem. Ndersa nji rob tjeter te cilit ja ngre kapelen u pronuncua se: "le te fitoje ai qe e meriton"

    Un jam, nje prej atyre qe ka jetuar ne ate vend. Ashtu te zhgenjyer nga situata ne Shqiperi ne vitin 90' (un ne moshen e "gdhendjes se arsyes") bashke me plakun dhe disa shqipo te tjere i jemi drejtuar disa here, maleve te thata (ku uji ishte privilegj i pulbardhes apo zogut me naze) e kapercimit te shkembinjve te thepisur, po ashtu te perndjekur psikologjikisht nga ideja e egzekutimit prej autoriteteve ushtarake greke ne cdo cast (egzekutime te cilat ne ate kohe ishin bere te modes), duke e shnderruar jeten ne ato momente si nje arratisje nen kthetrat e ferrit. Fatmiresisht, (fale te madhit ZOT) Zoti na e kurseu jeten dhe peripecirat me natyre rracizmi dhe perbuzjes se mprehte, me te cilat na u desh te perballem un bashke me plakun gjate gjithe kohes, te cilat ishin te nje kalibri mjaft shqetesues perballe dinjitetit nga i cili pershkohet dhe mbijeton shpirterisht cdo rob ne bote...(Un jetova atje per rreth 2vjet dhe ato vite kane qene vitet me te hidhura te jetes sime, te cilat jane te mbushura me ngjarje nga me te padurueshme te sjelljes se grekofoneve ndaj shqiptareve, prej ku dhe mesova se cdo te thote te jesh SHQIPTAR dhe cdo te thote ta ruash me fanatizem kete perkatesi...)
    Nuk e perjashtoj se ka grek (ketyre ja vlen te mos i'a shtremberosh emrin) me zemer te mire...por te paket ne numer.

    Hajt edhe zhgry'huni neper mendimet tuaja perpara se ti hidhni ne fleten publike se nuk i ka hije as nje rob shqiptari te katandiset dobro-mire me grekun...

    Persa i perket shkrimeve me natyre "analize teknike e ndeshjes" tek te cilat mbizoteron nje pershkrim realiteti i fryre me pompe biciklete, do ju keshilloja qe te ndjekin lajmet neper bote apo europe te cilat demaskojne me se miri ate cka fshihej nga rezultati i ndeshjes... Gerqia konsiderohej si Kamp e Europes duke arritur te shenoje me germa te arta emrin Kamp Eur' mbi Perandoret e (dikurshem) te futbollit europian, Gjermanine (kesaj nuk duhet ti permendet emri se ka kaluar ne kategorine e ciliminjve qe prej vitit 1 (lol), Italine (turp, nuk doli as edhe nga grupi), Franca (kta gjelat pordhacake qe kujtuan se e kishin grekun ne xhep, por e hengren...) Hollanda (kjo aq sa arriti, bravo i qofte se nuk i buzeqeshi fati te ndeshej me gerkine e ta shifnin greket se si fitonin ate kupen e verdhe...).
    Shqiptaret duke arritur te korin suksesin e djeshem, merreni me mend se cka shkaktuar kjo ne krenarine artificiale te grekve...(jan bo tym plako, te hidhen ne qafe pa i ngacmuar...)
    Nuk do t'ngulmoj se loja ish pa gabime nga ana e shqipove (e njejta ndodhi edhe me Francen, Portugaline etj), por ajo cka u arrit nuk ish prone e rastesise, por ish merite golash brenda nje kohe record (60 sec e 0 te qintat) dhe per me teper ndaj te ashtuquajtures, Kamp e Europes...no further comment (lol)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EXODUS : 05-09-2004 mė 12:18

Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Mocioni, Berisha flet pėr gjithēka, por jo pėr Fazlliē
    Nga njemik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-04-2007, 00:05
  5. Jezuiti italian qė adhuronte Shqipėrinė
    Nga PLaku-i-Detit nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2004, 06:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •