Close
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 65
  1. #51
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Une besoj se edhe sot doktrina e krishtere ortodokse apo romane jane te njejta.
    Po Filioque....?

    C'mendim ke per kete Labeati?
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga Matrix
    Po Filioque....?

    C'mendim ke per kete Labeati?
    Matrix,

    Kisha lindore armene, siriane (liban, siri, irak etj), shume mire jane bashkuar me kishen katolike romane, dhe "Filoque' nuk i ka penguar aspak, mbasi kane qene te lire ta shtojne apo jo ne ritualin e vet.

    Pra mos te na pengojne druret per te pare pyllin.

    Une prape them se kisha katolike romane me kishen ortodokse jane me afer se me cdo kishe tjeter (protestante), mbasi doktrina, dhe librat e shejte jane identike, ndryshe nga protestantet qe nuk i njofin nje pjese te letrave.

    ndersa si mentalitet njerzor... katoliket ne pergjithesi afrojne me shume me perendimin italo-franko-anglo-sakson.

    Ndersa pengese kryesore per ribashkim mendoj se eshte nacionalizmi historik grek... qe nuk jeton ne realitetin e ri por ne ate te para 10 shekujve kur kisha greke kishte autoritet 20 here (territorialisht) me te madhe se sa ka sot, po ashtu edhe kisha ruse qe i pelqen hegjemonia dhe ka edhe ndryshime mentaliteti e paragjykimesh.

    Por nuk eshte pengese reale doktrina... pretekste gjen sa te duash

  3. #53
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Une permenda Filioque, sepse ajo u be shkak doktrinor per ndarjen e para 10 shekujve.

    Por ka dhe pengesa te tjera doktrinore psh Vikariati i Papes, Doktrina e Purgatorit, Pamekatshmeria e Marise, etj...

    Po keshtu, Kryqezata (nuk e mbaj mend numrin) qe sulmoi Kostandinopojen dhe e dobesoi shume dhe ja lehtesoi punen turqve me 1453.
    -- eshte dicka qe Greket nuk ua falin lehte.... ()

    Per ceshtjen e mentalitetit njerezor, besoj se nuk eshte problem serioz. Nuk mund te presesh qe te gjithe te kene te njejtin mentalitet...
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #54
    Pershendetje,

    "Jeni vertete gallate...!" Nuk e di i sati jam qe e permend kete shprehje!

    C'fare kerkoni te gjeni? - Te verteten Historike? E kush e humbi te verteten dhe ta gjeni ju?- Ju justifikoni me burime perkatese, qe ju sherbejne juve per argumentat tuaja. Perkatesisht me burime Romane (Katholiket) dhe Sllave ose Greke (Orthodokset). Kur dihet qe nga te gjitha keto burime te verteten e kane shikuar sipas veshtrimit te tyre (mbi ngjarjet qe kane ndodhur neper vite).

    Nuk e di sa iu kane arritur informacionet aty ku ndodheni, por ne "boten" ku jetojme KISHAT perpiqen nepermjet levizjes "EKUMENE", te gjejne nje gjuhe te perbashket, dhe te pranojne njera tjetren. Jo vetem ne rang te kishave te vjetra (Koptet, Ortodokset, Katholiket etje), por edhe me kishat Reformatore dhe Anglikane. Keto bisedime behen ne rang boteror, dhe ju perpiqeni jo te bashkoheni, por te "ndani mishin nga kockat".

    John Wesley themeluesi i kishes Metodiste ka thene ne lidhje me shumellojshmerine e bindjeve fetare: "Gjerat dhe "Personi" qe ne te krishtereve na bashkojne, jane me te rendesishme, me te shumta dhe me me vlere, sesa gjerat, qe na ndajne nga njeri-tjetri." me tej: " E do ti Zotin? Nese po, me jep doren e djathte dhe le te behemi vellezer!"

    Une nuk e di se ku do te arrini ne kete konflikt, (qe mesa, duket ka filluar qe prej dy vitesh) pur ju uroj kontaakt te vazhdueshem me njeri-tjetrin dhe jo ne grindje por ne mirkuptim!

    Gjithe te mirat!
    Nga nje Protestant Metodist!
    „Lasse nie zu, dass du jemandem begegnest, der nicht nach der Begegnung mit dir glücklicher ist.“

  5. #55
    Seminarist(me dukesh si fanariotet bizantine)nuk po e kuptoj qellimin tend?
    Qe me nje citat grek ne krye te avatarit te krijon nje pershtjellim zorresh!A thu nuk ka ndonje citat kristian te shkruar ne gjuhen shqipe?
    Tjeter...me bie ne sy padija jote mbi Bizantin...Bizanti deri ne kohen kur e mori Paleologu,ishte anti-grek dhe anti-ilir...kishte kriju me teper lidhje me orientin dhe urrente cdo gje romake/latine(greket ne ate kohe quheshin romake).
    Bizanti ishte ai qe bashpunoi me osmanllinjte gjithmone,edhe ne ditet e soteshme shihet kjo lidhje(ortodokset mirren vesht shum mire me orientalet ,nderkohe qe s'durojne latinet!)!

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga Matrix
    Po keshtu, Kryqezata (nuk e mbaj mend numrin) qe sulmoi Kostandinopojen dhe e dobesoi shume dhe ja lehtesoi punen turqve me 1453.
    -- eshte dicka qe Greket nuk ua falin lehte.... ()
    Epo, per te krishterin e mire, falja eshte nder virtytet me te dalluara... apo jo Matrix.
    Pra ai qe mban urrejtje e nuk harron per 10 shekuj si zor te kualifikohet i krishter i mire apo jo?

    Papa me duket ka kerkuar ndjese ne emer te kishes per shume gabime qe nuk kane qene krejt faji i kishes... po nuk kam degjuar ndonje ndjese nga kishat protestante a ortodokse... per pjesen e tyre... ne mesjete apo edhe ngjarjet e dekades se kaluar ne Ballkan.


    Per ceshtjen e mentalitetit njerezor, besoj se nuk eshte problem serioz. Nuk mund te presesh qe te gjithe te kene te njejtin mentalitet...
    Une them ka te beje SHUME, psh mentaliteti turk nga ai gjerman... apo serb nga italian etj

  7. #57
    Matrix,po te lexosh Aristidh Kolen do vesh re qe Bizantizmi,ne pjesen me te madhe te tij,nuk ka te beje fare me greket!
    Sa marrveshje beri Bizanti me turqit kunder katolikeve?

  8. #58
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Eshte e pamundur (te sosin ignorantimus sapiens-at)...

    Oroshi, Kujt po i ref se si te dukem une ty? ti je mesu me pa rob vetem me shall te kuq rreth qafe..


    (meqe ia fillove edhe ti fushates me breke neper kembe), ku e sheh ti te spikatur paditurine time per Bizantin, konkretisht?



    Shih tashti, Bizantinizmi nuk ka te beje me Greqine (ne nje parafytyrim klasik pagan te saj), po aq sa nuk ka te bej Nacionalizmi anadollak modern me Shqiptarine (ne format e veta klasike Skenderbegiane).
    Por, qe ne te ty rastet, si Bizantinizmi grek ashtu edhe Anadollakizmi modern shqiptar, nuk mund te mohohen se nuk kane te bejne me te qenit grek e respektivisht shqiptar, ashtu sic keto gjenden sot.



    Vete fakti, qe fushata anti-greke lidhet me nje fushate anti-ortodokse, tregon per lidhje te te qenit grek dhe ortodoks.







    Lemuel



    forumet jane per shkembime mendimesh, ndryshe kot qe marrim pjese ne te. Asnje nga ne nuk ka fuqi as te bashkoje e as te ndaje kishat, as te heqe njerin e te veje tjetrin. Ne dime kete gje, e megjithate kjo s'na pengon te flasim lirshem, dac per hobi, dac per interes apo per cfaredo lloj qellimi.



    Sidoqofte, une nuk bie kurre dakort me thenien e Gjon Ueslit. Kete nuk e them sepse keshtu me teket mua dhe se dua te gjithe te bejne ate qe dua une, POR sepse eshte vertetuar se Aspekti Dogmatik kishtar nuk mund te preket dhe nqs preket rruga per shkaterrimin e Kishes eshte e hapur.



    Keshtu qe Union te Kishes Ortodokse me Kishen Katolike mund te behet, duke u nisur nga idea se te dyja Kishat jane shume Afer njera tjetres.


    Por qe te dyja Kishat jane po aq larg botes sektariane evangjeliste.


    Nqs Kishat ortodokse dhe katolike mund te reformojne pozicionet e tyre per te akomoduar njera tjetren pa e ndryshuar vetveten, per boten ungjillore nuk MUND te kete akomodim por vetem KONVERTIM (duke filluar qe nga pagezimi) ne krishterim.



    Labeat,


    personalisht kam qene relativisht gjithnje i mendimit se kishat tona jane te bashkueshme, ne fakt ato kane qene bashke gjithmone ne forma te ndryshme.


    Eshte e vertete qe eshte budallallek te shihet te qenit te ndare ende ne armiqesite demode mesjetare, e te dale aspekti politik mbi ate fetar.


    Ajo qe mbetet gjithnje per tu diskutuar eshte MENYRA se si do behet bashkimi ne menyre qe romani te mos humbase identitetin e vet e po ashtu edhe lindori.
    Une jam i sigurte se keto menyra mund te gjenden.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Seminarist : 18-03-2006 më 04:01

  9. #59
    seminarist-fanarist

    Lindore do te thote orientale-dhe vellezerit i keni andej nga orienti,pavarsisht qe ju maskoheni nen veladone prifterinjsh apo nen ligjet " e drejta" ortodokse,mentaliteti juaj eshte lindor-oriental!
    Greqia eshte quajt nga baballaret e Bizantit si race e keqe,popull barbar!
    Dhe kjo ka vazhduar deri sa ne krye te Bizantit erdhe Paleologu i cili i dha vendin e meritur grekeve( greke quheshin edhe epirotet pra shqiptaret)!
    Ne regjistrimin e popullsise ne Greqi qe u be fill pas revolucionit te '21,greke dilnin vetem 300 mije,2/3 e popullsise ishin arvanitas/came!

    Vazhdon.....
    sikur t kisha gja ne dor
    e t u bajsha akullor
    buzt e tuja me shiju
    ne gjoks tandin me piku-Orosh

  10. #60
    Citim Postuar më parë nga Seminarist
    konkretisht





    Lemuel



    forumet jane per shkembime mendimesh, ndryshe kot qe marrim pjese ne te. Asnje nga ne nuk ka fuqi as te bashkoje e as te ndaje kishat, as te heqe njerin e te veje tjetrin. Ne dime kete gje, e megjithate kjo s'na pengon te flasim lirshem, dac per hobi, dac per interes apo per cfaredo lloj qellimi.



    Sidoqofte, une nuk bie kurre dakort me thenien e Gjon Ueslit. Kete nuk e them sepse keshtu me teket mua dhe se dua te gjithe te bejne ate qe dua une, POR sepse eshte vertetuar se Aspekti Dogmatik kishtar nuk mund te preket dhe nqs preket rruga per shkaterrimin e Kishes eshte e hapur.



    Keshtu qe Union te Kishes Ortodokse me Kishen Katolike mund te behet, duke u nisur nga idea se te dyja Kishat jane shume Afer njera tjetres.


    Por qe te dyja Kishat jane po aq larg botes sektariane evangjeliste.


    Nqs Kishat ortodokse dhe katolike mund te reformojne pozicionet e tyre per te akomoduar njera tjetren pa e ndryshuar vetveten, per boten ungjillore nuk MUND te kete akomodim por vetem KONVERTIM (duke filluar qe nga pagezimi) ne krishterim.
    I dashur Seminarist,

    me vjen vertet keq per ideologjine me te cilen jeton!
    Personalisht me duket, se jeton me rregulla te vendosura ne shekujt te shkuar. Me pak fjale: per mua tingellojne shprehjet e tua teper fondamentaliste, dhe nuk te behet vone se kush jane te tjeret.

    N.q.s ti personalisht ke probleme me John Wesleyn, per arsye dogmatike, eshte thjesht problemi yt personal, sepse ky i fundit nderohet si teolog jo vetem ne kishat Protestante, por edhe nga ato Katolike dhe Ortodokse. Por ti besoj strukesh vetem ne strofken tende dhe nuk te behet vone se ku jetojne te tjeret, madje as nuk e ke idene se kush jane evangjelistet, por i quan ata thjesht sektariane. Nuk e di se c'fare nenkupton ti me kete fjale sektarian, por me sa jam informuar une mospranimi i dogmave si pjese e bazes se krishterimit ka disa arsye ja disa prej tyre:

    1(KOHORE)- dogmat jane "themele besimi" te cilat jane formuluar ne shekuj te ndryshem. (Evangjelistet perpiqen te kuptojne ate qe besojne). Mospranimi i dogmave te formuluara neper shekuj, ne te cilet "themelet e besimit" jane vendosur per kohen ne te cilet keta njerez kane jetuar dhe jo te vlefshme per te gjithra koherat. Por edhe evangjelistet kane nje themel besimi, e cila eshte bibla (ne fakt urdheri i dashurise se dyfishte qe gjendet ne bibel). Por mesa duket ti mund te njohesh te gjithe dogmat, por jo kete te fundit (Biblen).

    2 (PERGJEGJESIE)- dogmat jane formuluar nga njeres te ndryshem te cilat duhet te ndiqeshin edhe nga shumica. Une falenderoj Perendine, qe personalisht me ka dhuruar nje mendje me te cilen mund te peshoj se c'fare eshte e mire, e duhur, dhe per ndertim. Une mund te bej edhe gabime, por te njejtat gabime mund te kene pere dhe te "shenjtet" kur kene formuluar dogmat. Perse me duhet te ndjek edhe gabimet e te tjereve n.q.s jane te tilla? Por me llogjiken time mbaj vete pergjegjsi perpara Perendise dhe nuk e hedh fajin tek te tjeret. Ashtu si kane bere, dhe bejne shume njeres

    3-(TEOLOGJIKE) Nuk jane dogmat qe krijojne vullnetin e Perendise, por eshte ky i fundit qe drejton njerezit.

    Per argumentin, se dogmat kane mbajtur kishen se bashku. Per fat te keq nuk mund ti bashkohen, por jam i mendimit se dashuria ndaj Zotit, dhe ndaj njeritjetrit e ka mbajtur kishen se bashku. Por besoj se kete te fundit perseri nuk e njeh plotesisht!
    Une personalisht nuk jam kunder dogmave nese mbahen nga njeres te ndryshem, por per vetvete do preferoja me teper Biblen! Une i respektoj, i degjoj, por nuk mund ti vendos dot ne praktike.

    Per faktin e bashkimit te kishave, jam plotesisht me mendimin tend, se nuk do te kete bashkim, per aq kohe sa kishat jane te drejtuar nga njerez, qe disi perfaqesojne kete mendimin tend. Por ketu ku jam (Austri) une pothuajse ka ndodhur nje bashkim kishash. Ku ato kane pranuar njera tjetren, dhe per te tjerat kete po ta jap edhe ty si sugjerim:

    "Mendo dhe ler te mendojne"(John Wesley)

    Te kerkoj te falur per tonin me te cilin te jam drejtuar, dhe te uroj shume bekime!
    Lemuel
    „Lasse nie zu, dass du jemandem begegnest, der nicht nach der Begegnung mit dir glücklicher ist.“

Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Tereza
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 30-12-2006, 15:05
  2. Historia e Kishes Katolike shqiptare ne Kosove
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2006, 16:43
  3. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  4. Islamizimi te shqiptaret!
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 17:38
  5. Te hedhesh veten ne ere per biblen
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 30-04-2004, 07:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •