Close
Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 65
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga Agim Bardhi
    E po punon Vatikani me ane te Labeatit, i cili megjithese eshte nga Shkodra, ku pjesen me te madhe te kohes nuk ka drita, prape s'e le mangut Forumin. E ka drita Don Boscua ne Shkoder, se kur behet fjala per politike fashiste labeiste papiste antiortodokse e bejme naten dite e bejme.
    ?
    C'don te thuash me kete, se meqe nuk ka drita ne Shkoder duhet te fleme e te mos hapim gojen?. Natyrisht kjo eshte politika komuniste e Tiranes, sherbetores se grekerve, por ja qe ne Shkoder jetohet o Agush, don apo s'don ti dhe soji yt fundamentalist.
    Sa per don Boskon, pervec fyerjeve pa kuptim qe tregojne fytyren tende ortodokso-komuniste qe justifikon dhunen e 50 viteve komunizem ndaj klerit e komunitetit katolik (vetem se ishin elita e vendit), nuk po na thua ndonje gje te re,
    te njejtat shpifje me agjentura por qe per cudi keto agjentura tash 2000 vjet nuk i kane sjelle popullit shqiptar asnje te keqe pervec gjuhes shqipe, shkollave shqipe, kultures (muzike, teater, sport) dhe patriotizmit.
    E di se ju djeg megalo-idheistave por ja qe kjo eshte kisha katolike.


    Duhet patjeter t'u mbushim mendjen shqiptareve se kane qene per 20 shekuj katolike e se prosperiteti e paqja e vendit vjen vetem duke u kthyer ne katolike.
    Askush nuk perpiqet tu mbushe mendjen katolikeve per nje fakt qe dihet. Njesoj si p.sh. ty te te mbushin mendjen qe je shqiptar!!!???
    Pjesa tjeter e shqiptareve pak rendesi ka se cka qene, rendesi ka se cfare jane dhe cfare e konsiderojne veten.
    Feja eshte prioblem individual dhe jo kolektiv (bolshevik sic ju pelqen ju).


    Rrofte Papa dhe Labeisti nga malesi e Shkodres!
    Per malesoret shqiptare te Shkodres cdo shqiptar duhet te kete respekt se jane ato qe ne kushtet me te veshtira per 2000 vjet jo vetem mbajten fene perkunder presionit otoman dhe sllavo-ortodoks, por edhe derdhen gjakun per pavarsine e vendit, dhe gjithmone kane qene pararoja e levizjeve per zhvillim kombetar duke na dhuruar figura te shquara kombetare.
    Sa per parulla, po te kujtoj parullen e famshme ne mes te Korces, nga dhespoti othodoks:

    "Mallkuar qofte Stefan bardhi dhe bija e tij Shega si dhe kushdo qe meson gjuhen shqipe"
    qe ti zhvlereson ato liberalizmat ortodokse te cirilit e methodit, qe per fat te keq nuk u aplikuan kurre per shqiptaret.


    He me ju lumte e ju paste shendosh Vatikani.
    Edhe ty te pacin shendosh Eladha dhe Vorio-Epiri dhe shoqata e anti-shqiptarizmit greko-ortodoks e ketij forumi.

  2. #32
    Agim Bardhi
    Anëtarësuar
    07-04-2004
    Vendndodhja
    Elbasan.
    Postime
    43

    Erdhen dritat Labeato!

    Po te rrefej se ti me argeton.

    Une nuk e kam ofenduar Don Boscon, bile kam lexuar edhe jeten e tij dhe vleresoj kontributin e tij te madh ne integrimin ne shoqeri te te rinjve. Une i respektoj shenjtoret katolike, ne ndryshim nga ty qe i quan palo shenjtore ata tanet, apo i harron ato qe shkruan. Bile edhe ty kur te them malesor nuk te ofendoj, por te them thjesht epitetin toponimik.

    Une thjesht fola per qendren, pasi e di qe atje mund te kete internet e drita per ju te rinjte katolike qe keni zell te ndihmoni ne planet e Vatikanit per proselitizem ne Shqiperi. Nuk e di, ti Labeato si katolik i ndershem qe je dhe malesor me vlera, i paguan dritat?

    Sa per parrullen, nderro parrulle se u bere bajat.

    Nje e lezetshme eshte kjo:

    "Hape Nije, hape"

    Gjeje nga cili film eshte marre.

  3. #33
    Lieutenant Maska e tom pullings
    Anëtarësuar
    20-05-2004
    Vendndodhja
    H.M.S. Surprise
    Postime
    152
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Tom Pullings, ajo qe ke sjelle me lart eshte interesante dhe qesharake ne te njejten kohe. Eshte interesante per faktin se ti ke dale me idene se gjithe shqiptaret kane qene te besimit katolik prej 20 shekujsh dhe per kete citon Nolin, nje Prift Orthodhoks qe perpara se te merrej me punet e Perendise, u more edhe me punet e politikes.

    Ajo qe e ben deduksionin tend qesharak, eshte fakti se ti dhe shume besimtare te tjere katolike ne kete teme e perqafoni kete perfundim, kur vete Kisha Katolike dhe Vatikani nuk e ka njohur ndonjehere Shqiperine si pjese te Kishes Perendimore.

    Nese doni te njiheni me historine e kishes katolike ne Shqiperi, mos citoni nje prift orthodhoks, shkoni e hapni arkivat e Vatikanit apo lexoni enciklopedine katolike ne linje. Nese doni qe te studioni pak me thelle shtrirjen e krishterimit ne Shqiperi, hidhuni nje sy shteteve ne te cilat Shen Pavli predikoi Lajmin e Mire, sa prej tyre jane orthodhokse dhe sa prej tyre jane katolike. Hera e pare dhe e fundit qe Shen Pavli shkeli ne Rome per te perfunduar misionin e Tij, koka e Tij u pre nga forcat e perandorit romak, ashtu edhe sic u kryqezua koke-poshte Shen-Pjetri qe udhetoi se bashku me Shen Pavlin drejt Romes.

    Eshte gjithashtu qesharake te mendosh, se nese nje Shenjtor hebre mund te kete komunikuar ne latinisht me vendasit, kjo detyrimisht perkthehet ne besnikeri te Kishes Perendimore. Mbi koken e Jezu Krishtit ne kryq u shkrua ne tre gjuhe, hebraisht, latinisht edhe greqisht, "Jezu i Nazaretit, Mbreti i Hebrejve".

    A me thote dot njeri prej ju te zgjuarve me lart, cfare ishte Jezu Krishti?

    Jude', katolik apo orthodhoks?!

    Kjo per tu bere te qarte afrimitetin tuaj te ngushte njerezor ndaj Perendise.

    Albo

    Me vjen keq qe e quan qesharak pozicionin tim. Nese e thone njerez te prishur ideologjikisht si Seminaristi ose Agim Bardhi nuk me çahet koka, por qe e thua ti me hidheron.

    Dy studime te thella mbi argomentin katolike apo orthodokse nga pikpamja juridike:
    1) V. Grummel, L’annexion de l’Illyricum oriental, de la Sicilie et de la Calabrie au Patriarcat de Costantinopole, in Recherches de sciences religieuses, XL, pp. 191-200, Paris, 1952.
    2) M.V. Anastos, The transfer of Illyricum, Calabrie and Sicily to the jurisdiction of the Patriarchate of Constantinople in 732-733, in Silloge bizantina in onore di Silvio Giuseppe Mercati (Studi bizantini e neoellenici, IX), pp. 14-31, Roma, 1957

    Tani, une jam dakord qe faktikisht shumica e shqiptareve te krishtere jane sot orthodokse. Por humbja e jurisdiksionit mbi Ilirine nga ana e Papes nuk ka qene kurre pranuar formalisht nga Kisha Romake, sepse qe akt perandorak politik i dhunshem, dhe jo akt i vendosur nga ndonje koncil, pra jo akt kanonik. Enciklopedia Katolike tregon Shqiperine si toke ku shumica e te krishtereve eshte orthodokse dhe mjaft. Kjo sepse koncepti i jurisdiksionit te patriarkatave sot nuk ka me kuptim.
    Nuk mund te mohoni qe katoliket shqiptare jane, edhe nese pakica nder tre besimet e medha, te tille nga viti 50 pas Krishtit, kur Shen Pavli predikoi ne ato toka.

    Nje gje o i dashur e ke thene fare pa baza e njohuri historike. Shen Pavlit i prene koken sepse ishte qytetar romak dhe jo çifut i varfer si Pjetri. Vdekja ne kryq ishte e rende, e vuajtshme, e temerrshme. Prerja e kokes ishte me e shpejte dhe me pak e rende, dinjitoze. Prandaj ekzekutoheshin keshtu vetem romaket. Pavli, kur e denuan me vdekje ne kryq tha "CIVIS ROMANUS SUM" (jam qytetar romak), kjo i lejoi nje vdekje me te shpejte dhe pa vuajtje si prerja e kokes. Pavli fliste greqisht, latinisht dhe aramaikçe. Gjuhen qe perdori ne Iliri nuk e dime.
    Ndryshuar për herë të fundit nga tom pullings : 11-03-2006 më 14:15
    IGNOSCE MI DOMINE, QUIA DALMATA SUM!

  4. #34
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Megjithate, hape kete librin:



    "Elementi shqiptar ne Greqi" Fallmerayer, fq 93



    'Per sa i takon ndryshimit ne besimet fetare, dr Nikoklesit i ka shpetuar fakti se te dy fiset fillimisht kane qene te besimit ortodoks-lindor dhe se geget vetem nga mesi i shek.XIII, per arsye politike, kane kaluar te kisha romane. (Hahn, te vendi i cituar, I, f.324)'

    Me kujdes, jo keso fjalesh.
    Iliria e para
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 16-03-2006 më 23:44

  5. #35
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    tom_pullings, sa i huaj eshte Islami ne Ballkan, por aq i huaj eshte edhe katolicizmi ne nje Ballkan ku jetojne popuj orthodhokse. Te thuash qe shqiptaret kane qene prej 20 shekujsh katolike, eshte njesoj si te thuash qe Shqiperia nuk eshte nje prej djepeve te Krishterimit. Dhe Krishterimi nuk erdhi nga Perendimi ne Lindje, erdhi nga Lindja ne Perendim. Doreshkrimet e shumta autentike te krishterimit qe gjejme ne vend qe sot ruhen si pasuri kombetare ne Muzeun Kombetar, kam parasysh kodiket, 99% i perkasin tradites lindore orthodhokse.

    Ekziston edhe nje fakt i gjalle jetesor i prekshem dhe vertetueshem edhe sot e kesaj dite ne gjithe shqiptaret qe ende jetojne ne trojet e te pareve, dhe te gjithe atyre qe u ndane nga trungu ateror. Emeruesi i perbashket i te gjitheve, esenca e identitetit te tyre si popuj, eshte besimi i krishtere orthodhoks dhe jo ai skizmatik Perendimor. Eshte shume e lehte te dallosh gjurmet e besimit te krishtere orthodhoks ne krahinat shqiptare qe e kane ruajtur kete tradite, por nuk eshte aq e lehte te dallosh gjurmet e Krishterimit ne jeten e krahinave tradicionalisht katolike.

    Dhe ironia e kesaj teme, sic e kam thene edhe me pare, eshte fakti qe ju si besimtare katolike shqiptare keni shqetesimin qe ti vishni gjithe shqiptareve mantelin romano-katolik, kur shqetesimi i vete Vatikanit ne shekuj ka qene se e si te luftoje traditen pagane mesjetare ne rradhet e besimtareve katolike ne Veri te vendit, qe eshte me e forte se sa vete besimi i krishtere.

    Mjafton ti hedhesh nje sy flamurit kombetar shqiptar per te kuptuar se kujt trashegimie fetare i perkasnin te paret tane. Se kujt i perkasim ne, shqiptaret e sotem, eshte dicka qe me sa duket ju po e shtroni per diskutim. Dhe kjo krijon ato qe une i quaj "kundra-rryma" dhe nuk eshte rastesi qe kunderrymat katolike me ato islamike jane perplasur dhe po vazhdojne te perlasen edhe sot e kesaj dite.

    Trungu i te gjitha besimeve fetare ne ate toke eshte Orthodhoksia pasi eshte besimi me i lashte dhe me i pasur ne tradite te shkruar dhe te gjalle se gjithe besimet e tjera.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 14-03-2006 më 00:17

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga Albo
    tom_pullings, sa i huaj eshte Islami ne Ballkan, por aq i huaj eshte edhe katolicizmi ne nje Ballkan ku jetojne popuj orthodhokse. Te thuash qe shqiptaret kane qene prej 20 shekujsh katolike, eshte njesoj si te thuash qe Shqiperia nuk eshte nje prej djepeve te Krishterimit.
    E megjithate kane qene per 20 shekuj katolike, me Romen. Perandori ikonethyes bizantin me force ushtarako-politike urdheroi qe Illiricum (Shqiperia) ti shkeputet Romes ne shek e 8 (mbas 8 shekujsh krishterim nen vartesine e Romes) por Papa nuk e njofti kurre kete akt jo-kanonik.

    Mgjate rrethanat historike sollen qe pjesa jugore e Shqiperise u lidh me kishen lindore te Kostandinopojes ndersa pjesa mbi Shkumbin i mbeti ne pergjithesi besnike Romes... dhe fakti eshte qe vetem me dhune e ushtri perandori bizantin e mbante zap... porsa dobesohej rikthehej katolicizmi qe kishte rrenjet ne popull.

    As ligjet e Car Dushanit... kunder katolikeve nder me te egrat ligje, nuk arriten ta ndryshojne realitetin.

    Vec kesaj Kisha e Romes (katoliket) quajne skizmatike ortodokset qe nuk e njohen edhe me tutje autoritetin papnor.... bile edhe shqiptaret katolike i quajne ortodokset "shkja" pre "te shkyem" shkizme.

    Por kjo eshte ceshtje tjeter, fakti eshte se hqiptaret katolike... gege kane identitet katolik, prej 20 shekujsh me Romen.

  7. #37
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Perandori - heretik apo jo heretik - ka pushtet mbi aspektin tokesor te Kishes, jo ate shpirteror. Dmth, ai nuk ka fuqi mbi percaktime doktrinore shpirterore si dogmatike etj, por ne fushen administrative ai ka fuqi.

    Keshtu qe Leon Isauri edhe nqs do t'ia kete ndare thjesht prej inati Illirikumin Romes, prape ka pasur autoritetin e plote ta bej kete si perandor. Mos te harrojme se ajo ndarje u njoh edhe nga Keshilli Ekumenik i shtate me parimin se perkatesia fetare do te jete e njejte me ate politike, keshtu qe nqs Ilirikumi ishte politikisht nen Konstantinopolin qe prej shekujsh, asaj do ti takonte edhe fetarisht.


    Ne fund te fundit te mos harrojme se ndarjet administrative kishtare e kane burimin fillimisht tek ndarjet administrative shteterore.


    Ja psh, ne baze te cilit (vendim) Keshill Ekumenik iu dha Ilirikumi Romes?



    Nje aspekt tjeter eshte se Ilirikumi perfshinte gjithe zonen e sotme shqiptaro-dalmate deri ne Krete bashke me Greqine. Mos do themi se greket kane qene katolike se pari pastaj u kthyen ne ortodokse, kur krishterimi lindor bizantin ortodoks e ka burimin pikerisht nga greket?


    Kjo tregon se edhe nen Romen, riti lindor ka qene perkatesia e pjeses me te madhe te Ilirikumit.



    Termi pejorativ 'shka' eshte term politiko-fetar qe ka lindur fare lehte gjate shek.11-14 ne zonat veriore, pikerisht atehere kur eshte bere edhe rihapja e katolicizmit latin ne trevat e bizantit ne terheqje. Keshtu qe ai term nuk provon asgje me teper se sa tregon resentimentin e nje kohe te caktuar.




    Me siguri qe, meqe katolicizmi, dmth partia apo grupimi fetar nen varesine e Romes, mund te gjurmohet qofte edhe prej njezet shekujsh (po marrim rastin optimist) - KJO NUK VERTETON aspak se Geget katolik kane qene te tille po prej 20 shek.

    - ka pasur konvertime ortodoksesh ne katolike brendaperbrenda shqiptareve. Jane te dokumentuara, psh Zakariajt e shume raste te tjera.

    - ka pasur konvertime asimilime sllavesh (ps se harrova vllehe plus popullates te shqiptarizuar latine. Familja Suma psh nuk mbaj mend ku e kam lexuar ka qene me origjine latine) ne katolike edhe katolike shqiptare.



    Ashtu si nuk mund te thuhet se meqe fiset Piperi, Belopavlici, Kuci jane sot ortodokse sllave, ata jane te ardhur ne shek.6 me dyndjet, duke qene se ata jane, sipas studiuesve, shqiptare te asimiluar ne malazeze.



    Pra, perkatesia fetare katolike SOT nuk mund te jete asesi tregues ABSOLUT garantues as i pastertise etnike e as fetare.



    Pastaj ka pasur nje periudhe kur Tivari u ngrejt si kryepeshkopate metropolitane ne saje te nje ANTI-pape (shek.11-13) ne konkurrence me rangun superior qe papa i vertete i kishte dhene Splitit (Salones). Duke ditur se nga Tivari varej edhe u perhap katolicizmi ne Shqiperi ne po ato shekuj, a mund te themi se per ate periudhe qe ata mbeshteteshin nga anti-papa, ata kane qene jo katolike por skizmatike (shkie)?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Seminarist : 14-03-2006 më 03:59

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2005
    Vendndodhja
    Strugë
    Postime
    29
    Sa gjynaf qe jeni per Zotin.

    Po ku ka ekzistuar Kisha Katolike para 20 Shekujsh???? Po logjikoni mor njeher para se te hapni tema, se u bet gazi i botes.
    Albanian ForEver

  9. #39
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    20 shekuj jo, por nja 16 shekuj. Ortodokset shqiptare kane qene katolike deri ne ndarjen e kishes ne shekullin 11. Keshtu qe, edhe ata i bie te kene qene katolike nje kohe.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2005
    Vendndodhja
    Strugë
    Postime
    29
    Me qe ra fjala, cfare roli luan 20 apo 16 shekuj?????

    Kuptoje qe eshte e shkuar, nuk vlen mo.

    Njeriu nuk pyetet si ka qene, por, si eshte!!!!!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Belmondo : 14-03-2006 më 22:45
    Albanian ForEver

Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Tereza
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 30-12-2006, 15:05
  2. Historia e Kishes Katolike shqiptare ne Kosove
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2006, 16:43
  3. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  4. Islamizimi te shqiptaret!
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 17:38
  5. Te hedhesh veten ne ere per biblen
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 30-04-2004, 07:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •