O Labeato. Mos u mburrni vetem me ca prifta qe shkruan ndonje poezi sic ishte Fishta qe i beri lavd zanave qe dilnin lakuriq nga liqenet apo shtojzovalleve duke shkruar vepra pagane.
Ka edhe ca klerike nga tanet, pa dashur te ul tuajet, qe jo vetem qe shkruan se lufta me pene nuk te ha koken, por edhe luftuan si At Kristo Negovani, At Stath Melani etj.
Te shkruash per gjuhen eshte tjeter gje, dhe te shkruash per besimin eshte tjeter gje. Une nuk po hedh poshte kontributin e katolikeve, as besimin e tyre e as ndonje shenjtor te tyre sic po ben ti me ne. Ti a e di o injorant, se ne nje rast bashkimi do te njihen shenjtoret e te dyja paleve dhe ti ate qe sot e quan palo shenjt do te duhet ta nderosh edhe si shenjtorin tend. Po ti me keto qe shkruan as katolik nuk je.
Me thuaj ku referohesh ti kur thua se Shen Kozmai ka mallkuar gjuhen shqipe. Apo ta ka thene ndonje suore ne maje te xhipit.
Sa per perkthime, jane romano-katoliket ata qe kane zhvilluar nje doktrine tjeter te gabuar mes te shumtave, ate te tre gjuheve te shenjta: hebraisht, greqisht e latinisht. Kur Cirilli e Metodi meshuan ne Sllavisht dhe perkthyen edhe Shkrimet e Shenjta ishin latinet ata qe i rrahen e i burgosen. Dhe kjo vetem ne shekullin e tete. Ndersa latinet deri ne shek e XV, nuk kishin asnje perkthim, pasi nuk donin qe populli ta njihte shkrimin e shenjte se keshtu ia rripnin me mire lekuren me indulgjencat. Me vone u detyruan te bejne, por edhe kete pas Luterit.
Ne ballkan kisha ortodokse ka qene dhe eshte faktor stabiliteti, panvaresisht se disa ultranacionaliste u munduan ta benin vegel te tyre. Ne Serbi qe ti merr shembull, kleriket serbe me ne krye patrikun Pavel kane protestuar kunder regjimit te Miloshevicit duke dale ne rruge. Nese sot disa kriminele qe ti thua se strehohen ne manastire, megjithese une nuk kam dijeni per kete, por edhe sikur te jete keshtu edhe manastiret ortodokse edhe ato katolike (po ti nuk di se je i paformuar mire) iu kane ofruar azil atyre qe deklaroheshin te penduar, qofte edhe per t'i shpetuar burgut.
Kjo eshte madheshtia e forces se pendimit e te faljes qe me sa duket ju katoliket e keni harruar.
Persa i perket problemeve te brendshme nuk jane vetem ne Maqedoni. Atje di vetem ti. Ne Kishe gjithmone ka patur probleme edhe do kete. Ne do t'i zgjidhim ato me menyra ortodokse kolegjiale. Kjo eshte bukuria e te qenit ortodoks. Qe edhe ne nje konflikt e ke te qarte dimensionin e zgjidhjes. Ne i gjejme vete zgjidhjet here here edhe brenda debatit te ashper, nuk presin qe te na i sjelle te gatshme e te vulosura Papa.
Ti thua se meshoni shqip. Por cfare shqipe eshte ajo ne gojet e italianeve qe nuk i theksojne dot fjalet tona te bukura e te veshtira. Une po te them qe eshte italisht e jo shqip. Ne fjalet me te bukura te meshes ju thoni: "Merrni, hani, ky eshte korpi im" Cfare korpi more, trupi i thone ne shqip e jo korpi. Kete nuk ma kundershton dot se e kam degjuar me veshet e mi ne nje nga ato meshet tuaj ekspres 20 minutshe.
Cfare shqipe eshte ajo ne gojet e murgeshave qe dine vetem te mburrin bukurite e Italise dhe te ulin poshte mentalitetin e shqiptareve. Ku jane shqiptaret ne Kishen Katolike? Ku jane prifterinjte dhe murgeshat shqiptare? Jane apo s'jane nja pesedhjete. Edhe me kete ju bera qefin. Kisha Katolike ne Shqiperi eshte nje koloni e Asaj italiane, ne mos nje filial i saj.
Sa per ceshtjen e viktimave, hajde se po te bej qejfin e po pranoj qe jane me mijera, ndersa ju duhet te numeroni miliona e jo vetem ne ballkan, por ne te gjithe boten.
Edhe nese ndonjehere ndonje kishe lokale ortodokse ka rene ne gabime te izoluara, asnje rast nuk eshte i ngjashem me gabimet e te gjithe kishes katolike. Nese do te te thoja pse, ti nuk do te me ktheje dot pergjigje, sepse ti nuk e di kush eshte shkaku, ose edhe po ta dije, nuk do te guxoje kurre ta thoshe.
Krijoni Kontakt