ju lutem ai qe din se kur e jep sa her ne jave dhe ne cfare ore me te shqiperis te na tregoj se me pelqen shum
Blondie18 per zotin do te qeras vetem per kete teme
te kam shum![]()
ju lutem ai qe din se kur e jep sa her ne jave dhe ne cfare ore me te shqiperis te na tregoj se me pelqen shum
Blondie18 per zotin do te qeras vetem per kete teme
te kam shum![]()
Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same
Sot data 13 janar filloi seria e 11 e telenoveles.
Me duket se do e japi vetem dit te hene pra 1 her ne jave.
:^zilet
telenovela eshte e realizuar mire ka aktore te talentuar , skenari eshte pak i anuar me shume nga problemet e shqiperise dhe nuk duket shume optimiste ,ne shqiptaret tani nuk po gjejme pak qetesi te mendojme dhe per ta gazuar jeten po shohim vetem problemet , droge , prostitution ka ne te gjthe vendet dhe shqiperia nuk eshte as e para as e fundit, ciao.
Dr juxhini
eshte realiteti jone i dhimshem per fat te keq,telenovela i permledh ne nje familje te gjitha hallet e siklet tona,qe jane te shperndara ne cdo pjese te shoqeris sone.
ciao blondi
perche aspettare domani per un sorriso,perche aspettare domani per una carezza,perche aspettare domani per un baccio
oggi pago,oggi trombo
Ja dhe dicka e shkruar ne gazeten Shekulli per Telenovelen
"Njerez dhe fate" .Mu duk dicka e re dhe interesante ne lidhje me kete telenovele ...
Po xhirohen dy seritė e fundit tė dhjetėshes sė dytė tė telenovelės Njerėz dhe fate. Rriten tensionet dhe dinamika nė jetėn e personazheve
Njerėz dhe fate, ankthe dhe tė papritura tė reja
Telenovela Njerėz dhe fate shton edhe mė tej tensionin dhe kureshtjen. Personazhi kryesor i saj, Flori, qėllohet pėr vdekje, ndėrsa pėrpiqet qė tiu shpėtojė kthetrave tė rrethit mafioz, ku ėshtė gjendur krejt pa e kuptuar. Sidoqoftė, pjesėt nė vijim sjellin surpriza tė reja. Flori nė tė vėrtetė nuk ka vdekur. Ky ėshtė vetėm njė kurth regjisorial, pėr tė shtuar edhe pak mė tej ankthin e kėtyre ngjarjeve. Ndėrsa vetė fati i tij i mėtejshėm ėshtė njė ankth mė vete. Gjithēka mbetet njė dilemė. Fati i tij nuk ėshtė mė nė dorėn e tij. Ai ėshtė pėrfshirė keq nė botėn qė e ka vėnė nėn vete pa u ndier.Nuk dihet se ēfarė do ti ndodhė atij mė tej, do tė bėhet njė djalė pėr sė mbari, apo do tė zhytet mė tej nė llumin ku ka futur vetėm kėmbėt? Do tė bėhet Flori, njė prej atyre bosėve qė ngrenė jetėn e tyre mbi jetėt e tė tjerėve? Vetė Arben Derhemi, aktori kryesor i kėsaj telenovele, nuk pranon tė rrėfejė rrjedhėn e ngjarjeve. Ai nuk do qė fati i Florit tė zbulohet Vetė jeta e tij ėshtė njė e papritur e madhe, ku mund tė gjesh tė gjitha ngjyrat dhe shijet e saj- thotė aktori, duke shtuar se telenovela po arrin njė stad mė tė lartė se sa nė seritė qė janė ndjekur deri mė tani. Mjeshtėria aktoriale e secilit prej aktorėve qė luajnė nė kėtė telenovelė po vjen gjithnjė e nė rritje. Po ashtu edhe montazhi, xhirimet, etj. Por problemi qėndron tek vijimi i saj. Kjo telenovelė nuk mund tė vazhdojė tė xhirohet me ritme kaq tė ngadalta. Nė rast se do tė vazhdohet mė tej Njerėz dhe fate duhet tė xhirohet nga 20-30 pjesė sė bashku, qė tė mos tė arrihen boshllėqe tė tilla tek shikuesi, prej gati njė viti,- thotė Derhemi duke shtuar se kjo nė tė vėrtetė mbetet logjike vetėm si teori, pasi kushtet financiare dhe vėshtirėsitė kinematografike nė Shqipėri nuk krijojnė hapėsira tė tjera veē kėtyre me tė cilat po ndeshemi pėrditė. Tė ishte pėr mua, unė do tė gdhihesha e do tė ngrysesha nė shesh- xhirim. Nuk ka gjė tjetėr mė tė rėndėsishme e mė tė dashur tani pėr tani pėr mua,- thotė aktori.
Pėrtej 10 serive tė dyta
Deri mė tani janė xhiruar tetė seri tė reja, nga telenovela Njerėz dhe fate, tė cilat sapo kanė nisur tė shfaqen. Por nė xhirim e sipėr janė edhe dy seri tė tjera tė cilat mendohet tė pėrfundojnė shumė shpejt. Por pėr pjesėt nė vijim tė cilat janė hedhur pak a shumė nga skenaristi Rruzhdi Pulaha, ende nuk ėshtė menduar. Nė fakt, ndėr ato fletė vazhdojnė tė thuren intriga e kurthe, befasi tė reja, kthime dhe ikje. Por pa shkuar deri atje, tek Njėrėz dhe fate, nė kėto dhjetė seri tė reja, thellohen konfliktet e vjetra dhe tė papriturat e reja fillojnė e zėnė vendet e tyre. Pas Florit, personazhi me njė tė ardhme dyshuese ėshtė Lola. Vajza fjalėpake e ėndrrimtare, pėrplaset me dyshimet mė tė frikshme. Ajo tashmė ka marrė vesh se i dashuri i saj ka vdekur nga AIDS, ndėrsa brenda saj nisin dyshimet e para, nėse dhe ajo mund tė jetė prekur nga kjo sėmundje e tmerrshme. Por a ka vdekur vėrtet i dashuri i Lolės, apo gjithė kjo lojė ka vijuar vėtem pėr tu siguruar se Lola nuk ėshtė prekur nga kjo sėmundje.
Po ēifti Guri, nėna dhe babai i Florit, pse ndahen? Ku shkon nėna e tij dhe si do ti vejė filli babit kineast, jeta dhe familja e tė cilit ėshtė kthyer nė njė film qė i kapėrcen kufijtė e imagjinatės sė tij prej kineasti. Ndėrsa jeta e Erės qė mbyllet brenda mureve tė asaj shtėpie paralajmėron tjetėr fat nė tė ardhmen. Ajo nuk ka arritur tė shkojė nė shkollėn e shumėndėrruar prej saj. Ndėrsa ėndrrat dhe dėshirat janė mbledhur tė tėra brenda atyre mureve. Vendin e figurės sė nėnės nė familjen Guri e zė figura e hallės, motrės sė Durim Gurit. Ndėrsa nėna e larguar nga kėto seri pritet tė shfaqet mė vonė nė skenėn e kėtyre ngjarjeve. Daja i fėmijėve, qė luhet nga Alfred Trebicka, do tė vazhdojė luftėn e tij pėr ta futur nė rrugė tė drejtė tė nipin. Ndėrsa nga ana tjetėr, krejt befasuese dhe me tė papritura shfaqet Didi, e dashura qė e futi Florin nė rrugėn pa krye. Ajo fillon tė dashurohet pas tij. Madje kėtė gjė e pranon hapur njė moment nė gjykatė. Ndėrsa njė personazh tjetėr qė futet nė kėto seri ėshtė gazetari qė nis tė hetojė rreth ngjarjeve qė bėnė aq shumė zhurmė. Pas atentatit qė i bėhet Florit, gazetari, qė luhet nga aktori Lulzim Zeqja, nis tė hetojė nė detaje pėr kėtė ngjarje dhe pėr personazhet qė janė implikuar nė tė. Por duket se ai nuk mund tė shkojė larg sepse shumė shpejt has nė peripecitė e para. E kėtillė me plot tė papritura kjo telenovelė do tė vijojė deri nė serinė e njėzetė tė saj. Ndėrsa ngjarjet duket se shtrihen shumė mė pėrtej. Fatet e mėtejshme tė tyre gatuhen nėpėr fletėt e skenaristit Rruzhdi Pulaha dhe regjisorit Ylli Pepo, tė cilėt do tė punojnė qė kėto ngjarje tė shkojnė edhe mė tej, deri nė zbulimin e plotė tė ngjarjeve, dhe mistereve qė kanė rrethuar personazhet e kėsaj telenovele.
A di ndonjeri/ra nese ka ndonje videokasete te kesaj telenovele qe mund te blihet ne internet?
eshte shume reale si e kam thene. i kam pare te gjitha 12 serite, asnje nuk e kam humbur. por me te than te drejten me merzit sa here qe e shoh. me merzit tema, ajo ehste tamam jeta reale ne shqiperi, me shqetesojne vuajtejet e shqipetarit.
Di68, a nuk ka kaseta per tu shitur?? psh ketu ne londer, ehste nje vend wembley dhe kam pare qe shitnin 10 serite e para.
ju pershendes.
Pjeset e 8 serialeve te fundit me kane bere te qaj. UUUUUUUUUu O zot i madh, shume rrenqethese.
Di68, personi qe i kethen kasetat shqipetare eshte antar i ketij forumi. Pellazgu ka studion e vet ne Ann Arbor, Mi ku ju mund ti blini te gjitha kasetat qe deshironi ne shqip. Studjoja quhet, Alba Simbol. telefoni 734-677-2522. (kot nuk me thone qe jam si "gjendja civile" un) Dergoi nje MP Pellazgut dhe besoj se ai do ju ndihmoje dhe mund ti pergjigjet te gjitha pyetjeve qe keni nevoje.
thx estella, ne fakt dje pashe qe dyqani virtual shqiptar i kishte nxjerre keto kaseta por nuk jane te kthyera ne versionin amerikan, jane vetem ne sistemin europian.
Pershendetje.
Une kam pare vetem 10 seri te kesaj telenovele. Ideja edhe tema eshte reale, ndersa persa i perket skenarit eshte si "pantallonat e Colit" pjesa me e madhe FALLCO.
I vetmi qe anon pak nga perputhja me realitetin edhe origjinalitetin fale edhe interpretimit fantastik te Robert Ndrenikes, te tjerat jane teresisht fallco. Ketu flas per SKENARIN ,fjalet ne gojen e PERSONAZHEVE.
p.sh-
1- FLORI bashkebisedimi me DAJEN , eshte teresisht FALLCO, edhe se kuptoj , pse?
2- Dikush qe merret me PISLLIQE eshte teresisht i rezervuar, ndaj kujdo , edhe nuk e shtyn dialogun ne konfrontim.
3- Tyryfycka e BUTIKUT , edhe dialogu i saja me te- shoqin eshte pjesen me te madhe FALLCO.
etj.
Si perfundim per mendimin tim tema mund te jete mjaft reale por persa i perket realizimit me duket se le per te deshiruar.
Pastaj kam edhe parimet e mia:
1- Xhirimet jane kryer ne AMBIENTE qe DYSHOHEN edhe JANE frut i PISLLIQEVE.
2- Financuesit kryesor te kesaj TELENOVELE , jane PERSONA TE INKRIMINUAR, edhe MJAFT TE DYSHIMTE.
Me duket si nje IRONI e fatit , qe xhirohet nje telenovele e tille, p.sh tek CARTODROM 2000, prone e MIRIT XHIKES, edhe e Bashkim FINOS( i pari i kerkuar ne tere europen, i dyti kondrabandist). Apo tek prona e ARTUR GRORIT( i vrare, si person qe ka organizuar rrjetine droges , Itali-FRANCE- GJERMANI).
E pra keto jane ironite e fatit ne shqiperi.
MOS DEGJONI KISHA E XHAMIJA FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA
Krijoni Kontakt