Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-09-2004
    Postime
    5

    Supremacia e Tregtise se Lire

    Supremacia e tregtisė sė lire

    (marre nga gazeta biznesi)
    Ēėshtja e marrėveshjeve rajonale tė tregtisė sė lirė ka pasur goxha jehonė tė madhe nė opinionin publik shqiptar, por fatkeqėsisht qeveria shqiptare nuk ka mundur tė vėrė nė dukje siē duhet rėndėsinė e tregtisė sė lirė. Pėr pasojė ėshtė krijuar njė bindje disfatiste, sipas sė cilės tregtia e lirė ėshtė njė barnė qė na imponohet nga jashtė dhe ne, duke qenė tė pafuqishėm dhe tė varur nga ndihma ekonomike perėndimore, duhet ta kapėrdijmė. Ndėrkohė vlerat kurative tė kėtij ilaēi nuk guxon kush qė t’i mbrojė pasi do tė akuzohet menjėherė si nxitės i papunėsisė dhe shkatėrrimtar i ekonomisė vendase.
    Historia e njerėzimit ka dhėnė boll prova bindėse pėr supremacinė e tregut tė lirė dhe tė gjitha gjasat tregojnė se edhe Shqipėria ka pėr tė pėrfituar nga marrėveshjet e tregtisė tė lirė. Ėshtė e vėrtetė qė Bashkimi Europian ėshtė promovuesi i tregtisė sė lirė nė rajonin tonė, por kjo nuk vjen nga ndonjė interes i theksuar ekonomik. Pesha e Ballkanit nė tregtinė e BE-sė ėshtė e papėrfillshme, prandaj impenjimi kryesor i BE-sė nė rajonin tonė ėshtė arritja e stabilitetit. Ideja ėshtė qė tregtia e ndėrsjellė nė rajon do tė risi ndėrvarėsinė mes vendeve tė Ballkanit dhe pėr rrjedhojė do tė zbutė klimėn konfliktuale. Sic thotė edhe Frederic Bastiat, “kufijtė qė nuk kalohen nga tregtarėt, do tė kalohen nga ushtritė”.
    Me tregtinė e lirė rajonale nuk sigurohet vetėm paqja, por edhe prosperiteti dhe ekzistenca e Bashkimit Europian ėshtė prova mė e dukshme e kėtij pohimi. Duke qenė se ekonomitė e vendeve tė Ballkanit tė marra veēmas janė shumė tė vogla, integrimi ekonomik dhe krijimi i zonės sė tregtisė tė lirė nė rajon do tė krijojė njė treg me rreth 60 milionė konsumatorė dhe do ta bėjė rajonin joshės pėr investitorėt e huaj, si dhe institucionet financiare ndėrkombėtare.
    Tregtia e lirė pa dyshim qė do t’i shėrbejė shumė edhe Shqipėrisė. Fillmisht nuk duhet tė harrojmė qė prodhimi vendas ėshtė jashtėzakonisht i vogėl dhe ne tashmė e kemi bazėn e ekonomisė tek tregtia dhe shėrbimet, pėr rrjedhojė edhe sikur tė dėmtohej disi prodhuesit vendas, impakti nė gjithė ekonominė ka pėr tė qenė i vogėl.
    Por ky dėm ka pėr t’u kompensuar nga joshja e investimeve tė huaja qė do tė vinte si pasojė e aplikimit tė tregtisė sė lirė. Shqipėria gjatė gjithė tranzicionit ka pasur njė thithje shumė tė kufizuar tė investimeve tė huaja, por aplikimi i tregtisė sė lirė ka pėr tė joshur shumė mė tepėr investime (siē tregojnė edhe shembujt e tigrave tė Azisė).
    Mirėpo e vėrteta ėshtė se ne nuk mund tė themi qė prodhimi vendas do tė shkatėrrohet me tė vėrtetė apo jo. Duke pasur parasysh evazionin a lartė fiskal nė Shqipėri dhe dominimin e ekonomisė joformale, ne nuk mund ta masim normat reale tė fitimit tė prodhuesve dhe pėr rrjedhojė nuk mund tė parashikojmė impaktin qė do tė ketė heqja e tarifave doganore. Prodhuesit vendas, pėr mendimin tim, nuk janė aq tė brishtė sa hiqen pasi ata i kanė mbijetuar tashmė kontrabandės tė zhvilluar shqiptare, arbitraritetit dhe korrupsionit tė institucioneve tė ndryshme shtetėrore, nivelit tė lartė tė krimit, si dhe ekzistences sė monopoleve nė import. Nė fakt, volumi i tregtisė me Maqedoninė nuk ėshtė rritur ndjeshėm nga marrėveshja e tregtisė sė lirė, qė do tė thotė qė ai pak prodhim vendas mbeti konkurrent e nuk u zhduk.
    Nėse do tė ruanim priviligjimin e prodhimit vendas me tarifa doganore, ne thjesht dėmtojmė konsumatorin, pasi eliminojmė mundėsinė e konkurrencės. Ekzistenca e tarifave doganore u ka dhėnė mundėsi biznesmenėve tė veēantė shqiptarė qė tė formojnė kartele ose monopole tė ndryshme qė e rrėnojnė konsumatorin. Si pasojė ne kemi njė indeks shumė tė lartė ēmimesh nė krahasim me vendet e tjera tė rajonit, si dhe kemi njė fuqi blerėse minimale. Eliminimi i tarifave doganore do tė sillte konkurrencėn dhe do tė ulte ēmimet e mallrave tė importuara. Kjo gjė do tė pėrmiresonte buxhetet dhe mirėqenien e shqiptarėve, si dhe do tė shtonte kursimin. Pėr rrjedhojė mė shumė njerėz do tė siguronin akumulimin fillestar tė kapitalit tė nevojshėm pėr mė shumė investime nė tė ardhmen.
    Kjo ēėshtje ka edhe implikime etike dhe morale. Konsumatori duhet tė ketė tė drejtė tė zgjedhė nė mėnyrė tė lirshme mes njė produkti vendas dhe njė tė huaj pa qenė i ndikuar nga arbitrariteti shtetėror, qė kushtėzon kėtė zgjedhje me anėn e barrierave proteksioniste. Personalisht nuk dua qė tė mė imponohet ky lloj patriotizmi ekonomik, por tė kem tė drejtėn qė ta zgjedh vetė nėse dua apo jo tė blej njė prodhim shqiptar. Fundja si mund tė flitet pėr njė prodhim tė pastėr shqiptar ku pothuaj nė ēdo industri tė vendit lėnda e parė vjen nga jashtė. Biznesi prodhues vendas nė fakt duhet tė ishte entuziast pėr uljen e kostos sė lėndė sė parė qė do tė vinte nga heqja e tarifave doganore.
    Gjithsesi, edhe nėse ato qė thashė me sipėr do tė ishin tė gabuara dhe impakti i tregtisė sė lirė nė Shqipėri tė dilte negativ, duhet tė pranojmė qė procesi i globalizimit ėshtė njė proces i pakthyeshėm. Kufijtė shtetėrorė vlejnė gjithnjė e mė pak dhe volumi i tregtisė ndėrkombėtare sa vjen e rritet. Pėr rrjedhojė rėnia e barrierave proteksioniste ėshtė i pashmangshėm. Edhe bastionet e fundit tė ekonomisė sė planifikuar dhe proteksioniste po bien pak e nga pak. Vende si Vietnami dhe Kina ka kohė qė e kanė kuptuar dobinė e tregut te lirė dhe janė pėrfshirė nė marrėveshje rajonale tė tregtisė, si dhe pėrpiqen qė tė futen nė Organizatėn Botėrore tė Tregtisė. Nė rastin e Shqipėrisė na takon tė gjithėve qė ta kuptojme se tregu i lirė ėshtė njė e ardhme e pashmangshme, prandaj duhet qė tė pėrgatitemi sa mė mirė pėr tė ardhmen. Ashtu siē po bėjnė vendet e fundit komuniste (pėrjashto Korenė e Veriut, ku kokėfortėsia e diktatorit po shkakton miliona tė vdekur nga skamja) edhe neve na duhet qė herėt a vonė tė bėhemi konkurrent nė tregun botėror. Pėrderisa e dimė qė do ballafaqohemi nė mėnyrė tė domosdoshme me konkurrencėn e BE-sė dhe atė ndėrkombėtare nė pėrgjithėsi, atėherė pėrse tė mos e nisim udhėtimin tonė drejt konkurrencės botėrore tani. Nuk ėshtė mė herėt pėr ta bėrė kėtė gjė pasi tani jemi futur nė dekadėn e dytė tė tranzicionit dhe jemi prapa shumė vendeve tė tjera qė e kanė nisur rrugėn e tranzicionit me ne.
    Ne duhet tė mos ushqejmė mė iluzionin qė ekonomia proteksioniste merkantiliste ėshtė zgjidhja pėr vendin tonė apo pėr ēfarėdo vendi tjetėr. Pervoja botėrore na dėshmon tė kundėrtėn. Nje studim bėrė nga fondacioni “Heritage” kohėt e fundit, nxjerr nė pah se shtetasit e vendeve qė i kanė tarifat doganore mesatarisht 4% ose mė pak, i kanė mesatarisht tė ardhurat pėr frymė 17000 USD, krahasuar me vetėm rreth 2000 dollarė amerikan qė marrin nė vit shtetasit e atyre vendeve ku tarifat doganore janė mė tė larta se 20%. Gjithashtu, vlen tė pėrmendet njė studim i kryer nga Universiteti prestigjoz i Harvardit, qė ka studiuar tė dhėnat e ardhura nga vendet nė zhvillim gjatė periudhės 1970-1990. Ky studim zbulon se ato vende qė kishin politika tė inkurajimit tė tregtisė sė lirė kanė pasur njė rritje ekonomike rreth 4.5% ēdo vit ndėrkohė qė rritja e vendeve me kufij tė mbyllur vėrtitej tek rreth 1% nė vit.
    Ato qė kam shkruajtur mė sipėr nuk janė aspak ide tė reja, por thjesht njė miniagregat i pėrvojės ekonomike botėrore. Aq mė pak nuk pretendoj qė tė kem mbrojtur siē duhet supremacinė e tregut tė lirė pasi pėr tė mbetet pėr t’u thėnė shumė herė mė shumė. Thjesht dėshiroj qė tė inkurajoj partizanėt e tregtisė tė lirė pėr t’i thėnė gjėrat hapur e pėr tė mbrojtur tė vėrtetėn.

    ADRI NURELLARI

  2. #2
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Me intereson te pyes dicka.
    A eshte Shqiperia anetare e WTO (World Trade Organization)?
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-04-2004
    Postime
    6
    SHqiperia ka vite qe eshte anetare e WTO (OBT). Jane pikerisht marreveshjet me kete te fundit qe kane qene objekt debati mes qeverise dhe perfaqesuesve te biznesit vitet e fundit

  4. #4
    Lady Kad Maska e gurl
    Anėtarėsuar
    29-10-2003
    Vendndodhja
    Pineal Gland
    Postime
    347
    Artikull shume interesant megjithate me duket pak si qesharake ideja se me ne fund populli (ose me mire qeveria) Shqipetare do te veri me ne fund masa proteksioniste per produktet e vendit tani qe tregu i lire boteror duket gjithnje e me afer. Ku kane qene keto masa me perpara sepse qe prej 1992 e me vone, populli Shqipetar ka qene 'i detyruar' te konsumonte prodhime te huaja duke filluar nga agrumet e deri tek materialet me te renda ndertimi. Perse nuk prodhohet me ne Shqiperi??

    Si mundim ne te marrim masa mbrojtese per prodhimet e vendit kur ne i kemi hedhur poshte me kohe? Ne na jane dukur me te 'bukura' prodhimet e huaja dhe qeveritaret e justifikonin me mire "hedhjen" e lekut.

  5. #5
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Citim Postuar mė parė nga gurl
    Perse nuk prodhohet me ne Shqiperi??
    Mendimi im per kete eshte se fabrikat e vendit dita dites po mbyllen dhe e vetmja gje qe pritet eshte kapitali i jashtem.
    Thene drejte nuk ka edhe konkurence te plote ne ekonomi ne Shqiperi,ka monopole te cilat ndalin konkurencen e mirefillte si dhe cdo dite likvidohen ndermarrje.
    Problematika e ekonomise shqiptare eshte shume e thelle gje per te cilen mund te shkruhen kapituj te tere.
    Sidomos nje nder problemet me te medha eshte ajo qe u lejohet firmave te jashtme te krijojne monopol total ne sektoret publike.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  6. #6
    Lady Kad Maska e gurl
    Anėtarėsuar
    29-10-2003
    Vendndodhja
    Pineal Gland
    Postime
    347
    Citim Postuar mė parė nga StormAngel
    Problematika e ekonomise shqiptare eshte shume e thelle gje per te cilen mund te shkruhen kapituj te tere.
    Sidomos nje nder problemet me te medha eshte ajo qe u lejohet firmave te jashtme te krijojne monopol total ne sektoret publike.
    Te gjithe e dime se cfare eshte e mire per Shqiperine por nuk na LEJOHET te veprojme per ta permiresuar. Kaq e thjeshte eshte problematika e ekonomise Shqipetare.

  7. #7
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Perrallat e "Tregetise se Lire" jane nje ilac (deri me sot ka rezultuar helm) qe u jepet me zor vendeve te varfera te pazhvilluara dhe gjysem pe zhvilluara me qellim qe ato kurre te mos e ngrene koken ekonomikisht dhe politikisht. Kjo eshte nje metode moderne per te zevendesuar kolonializmin dhe neokolonializmin. Si shpjegohet qe ata qe ulerijne me shume per "Tregetine e Lire" Jankite kane ekonomine me proteksioniste ne bote dhe jane zhvilluar per me shume se 150 vjet ne kundershtim me kete recete?
    Si shpjegohet qe ato vende afrikane qe kane marre me shqelma implementuesit e ketyre teorive (FMN, Bankes Boterore etj) jane te vetmet qe nuk po ngrdhin urie?
    Kujtni Malajzine dhe si e shpetoi ekonomine e financen Muhatiri (duke bere te kunderten e "recetes").
    Puna eshte qe mire qe po na punojne qindin (pjesen me te madhe te fajit e kemi vete, po duan dhe te brohorasim e bardha eshte e zeze dhe anasjelltas!).
    Vendet ne nevoje para se te vrapojne te behen kavje per keto hiena ekonomiko-financiaer duhet te shohin se sa dhe si i implementojne hienat keto teori ne vendet e tyre!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-12-2006, 12:13
  2. Histori me vlere per te kuptuar "Dosjet"
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 18:07
  3. Raporti i plotė i BE-sė pėr Shqipėrinė 2004
    Nga BlueBaron nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 21-06-2004, 11:58
  4. Bashkėpunimi i biznesit shqiptaro-amerikan
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-09-2003, 03:20
  5. Kosova dhe ndalimi i tregtise se droges
    Nga Enri nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-01-2003, 12:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •