Shiten me vendim qeverie 1750 metra katrorė tė Drilonit, ku pėrfshihet Vila e Artė dhe sipėrfaqe funksionale
Tre shoqata kėrkojnė nga Ruka dhe Fino ndalimin e procedurave tė shitjes sė monumentit natyror
Aleksandra Bogdani
TIRANĖ- Drilon nr.1 Pogradec ju fton tė bėheni pronar. Kjo ėshtė njė pjesė e reklamės sė botuar nė disa tė pėrditshme nga Agjencia Kombėtare e Privatizimit, reklamė qė duhej tė kishte joshur jo pak njerėz. Vetėm me njė grusht para mund tė bėheshe pronar i njė pike turistike me bukuri tė rrallė dhe vlera tė pallogaritshme natyrore, qė tashmė rrezikojnė tė zhduken. Kjo pasuri e tė gjithėve ėshtė shitur nė qershor tė kėtij viti. Burimet e mrekullueshme tė Drilonit, ashtu si i gjithė liqeni i Ohrit janė shpallur monument natyror, me vendim tė Kėshillit tė Ministrave( nr.676, datė 20.12.2002). Me njė status tė tillė, vlerat e Drilonit duhej tė ruheshin dhe mbroheshin nga shteti, pasi na pėrkasin tė gjithėve. Por njė tjetėr vendim qeverie, i firmosur vetėm pak muaj mė parė ka nxjerrė nė ankand dhe ka shitur njė pjesė tė mirė tė Drilonit, me njė ēmim fare qesharak. Lajmi pėr shitjen e Drilonit 1, me njė vlerė prej 2.6 milionė lekėsh tė reja do tė kishte kaluar pa u ndier, nėse njė grup profesorėsh dhe studiuesish nuk do tė shqetėsoheshin pėr vlerat unike nė botė, qė rrezikojnė tė shkatėrrohen dhe zhduken. Tė gjendur pėrballė ēudisė sė radhės qė ndodh nė vendin tonė, ata i kanė kėrkuar ministrit tė Mjedisit dhe atij tė Rregullimit tė Territorit tė Turizmit, ndalimin e menjėhershėm tė procedurave, pėr shitjen e monumentit tė natyrės sė Burimeve tė Drilonit.
Shitja e Drilon 1
Nė zemėr tė Drilonit janė shitur 1750 metra katrorė, ku pėrfshihen Vila e Artė, pasarelat dhe sipėrfaqe funksionale. U shit sikur tė ishte njė godinė fare e zakonshme, nė njė vend ēfarėdo. Ēmimi i tokės sė shitur nė Drilon ėshtė vlerėsuar nga pėrgjegjėsi i seksionit nė komunėn e Buēimasit, ku njė metėr katror kushton vetėm 1600 lekė. Vlera fillestare e ankandit pėr shitjen e kėsaj pasurie kombėtare ka qėnė 2 622 538 lekė tė reja, e gjithkush e di se me kaq para nuk mund tė blesh as edhe njė apartament. Burime nga Agjencia Kombėtare e Privatizimit pohojnė se objekti i mėsipėrm u ėshtė shitur personave qė administronin prej shtatė vjetėsh Vilėn e Artė dhe truallin pėrreth saj. Prej tre muajsh, kjo pjesė e Drilonit nuk ėshtė mė pasuri kombėtare, pra nuk na pėrket mė tė gjithėve. Ndėrsa pjesėn qė mbetet nga kjo pikė e rėndėsishme turistike nė vend, e pret i njėjti fat me tė ashtuquajturin Drilon 1, duke rrezikuar shkatėrrimin e vlerave natyrore, qė shteti ynė ia kishte ngarkuar me ligj, detyrė vetes ti mbronte.
Peticioni
Anėtarėt e shoqatės Didaktike Shkencore Speleologjike Shqiptare, shoqatės sė Mbrojtjes sė Peizazheve Natyrore nė Shqipėri dhe shoqatės sė Gjeografėve tė Shqipėrisė u kanė kėrkuar ministrave Ethem Ruka dhe Bashkim Fino tė ndalojnė menjėherė shitjen e monumentit tė natyrės. Si thesare tė vėrteta tė natyrės sonė, monumentet e natyrės kanė vlera tė mėdha dhe tė papėrsėritshme shkencore, ekologjike, kulturore, estetike dhe turistike. Kėto vlera janė nxjerrė nė shitje,-thuhet nė kėrkesėn e firmosur nga Prof.Dr. Perikli Qiriazi, Prof.Dr. Mevlan Kabo dhe Prof.Dr. Skėnder Sala. Nė kėrkesėn e mėsipėrme thuhet se ėshtė bėrė njė studim i tėrė pėr evidentimin e kėtyre vlerave, e mė pas Kėshilli i Ministrave vendosi qė Burimet e Drilonit tė marrin statusin monument natyre. Pėr fat tė keq, duke i shitur, mbi to do tė ndėrtohen godina shumėkatėshe e njerėz tė shumtė do tė punojnė nė to, do tė shkatėrrojnė ekosistemin interesant tė krijuar nga natyra, do tė humbasin tė gjitha vlerat dhe do tė tjetėrsohen me shpejtėsi. Kryetarėt e shoqatave tė mėsipėrme i kėrkojnė ministrit tė Mjedisit dhe atij tė Rregullimit tė Territorit dhe Turizmit qė tė ndiqet pėrvoja maqedonase pėr burimet e Shėn Naumit, ku ruhen me fanatizėm vlerat e tyre dhe shfrytėzohen pėr qėllime studimore, ekologjike dhe turistike.
Driloni, i mbrojtur nga UNESKO
Si pjesė e liqenit tė Ohrit, Burimet e Drilonit janė radhitur nė listėn ndėrkombėtare tė trashėgimisė botėrore natyrore, tė mbrojtur nga UNESKO. "Pse injorohen vlera tė tilla tė papėrsėritshme? Ku e gjeni guximin ju zotėrinj tė Ministrisė sė Rregullimit tė Territorit dhe Turizmit, tė shkelni ligjin nr.8906, pėr zonat e mbrojtura, ku thuhet se monumentet e natyrės janė tė pacėnueshėm?,-thuhet nė kėrkesėn dėrguar dy ministrave. Tre shoqatat e mėsipėrme kėrkojnė qė Ministria e Mjedisit tė ngrejė zėrin pėr veprime tė tilla qė cėnojnė monumentet e natyrės. Shitja e Burimeve tė Drilonit mund tė sjellė vetėm pėrfitime tė ēastit, por do tė zhdukė njėherė e pėrgjithmonė tė gjitha vlerat e tyre. Kjo do tė jetė njė akuzė e rėndė pėr tė gjithė ju, qeveritarėt, por edhe pėr tė gjithė ne, nėse nuk luftojmė pėr tė shpėtuar kėto thesare tė natyrės sonė,-thuhet nė kėrkesėn e firmosur nga kryetarėt e tre shoqatave, dėrguar ministrit Ruka dhe Fino.
03/09/2004
Kronikė nga Tirana
shekulli
Krijoni Kontakt