http://www.bbc.co.uk/albanian/020731080359.shtml
Pėrditėsimi: 31.7.2002 9:42 (CET)
Imazh i keq i SHBA-sė nė botė
Presidenti amerikan Xhorxh Bush ka filluar njė fushatė propagandistike pėr tė pėrmirėsuar imazhin e Shteteve tė Bashkuara jashtė.
Ai po krijon njė zyrė tė komunikimeve globale pėr tė nxitur vlerat amerikane.
Roli i saj do tė jetė qė, mbėshtetur nė pėrpjekjet e bėra pėr tė fituar pėrkrahje ndėrkombėtare nė luftėn kundėr terrorizmit, tė nxisė vlera qė zoti Bush thotė se e bėjnė Amerikėn njė forcė tė sė mirės nė tė gjithė botėn - fjala e lirė, tė drejtat pėr gratė, toleranca fetare.
Ky hap ndėrmerret si reagim ndaj njė ankete lidhur me qėndrimin e vendeve tė tjera pėr Shtetet e Bashkuara, rezultatet e tė cilės e kanė shqetėsuar Shtėpinė e Bardhė.
"Arrogante, hipokrite, egoiste, pėrbuzėse ndaj tė tjerėve," - janė vetėm disa nga pėshtypjet pėr Amerikėn qė pėrfshihen nė njė raport tė Kėshillit pėr Marrėdhėniet me Jashtė.
Nga Evropa Perėndimore nė Lindjen e Largme, thotė raporti, njerėzve ju ka ardhur nė majė tė hundės me natyrėn nė dukje prej kavalieri tė politikės sė jashtme amerikane.
http://www.voanews.com/Albanian/arti...ke%20amerikane
Diplomacia publike amerikane
31 korrik 2002
Nė Shtetet e Bashkuara kanė filluar pėrpjekjet pėr tė ndryshuar mėnyrėn se si qeveria amerikane komunikon me qytetarėt e vendeve tė tjera. Kėto pėrpjekje morėn shtytje nga pikėpamja se rreth Shteteve tė Bashkuara janė krijuar pėrshtypje tė gabuara ose nuk pėlqehen nė shumė vende tė botės.
Nė kushtet e njė mungese gjithnjė e mė tė madhe besimi ndaj Shteteve tė Bashkuara dhe politikave tė tyre, veēanėrisht nė botėn myslimane, politikanėt po ndeshen me trysninė pėr tė pėrmirėsuar mėnyrėn e komunikimit tė politikave amerikane jashtė vendit.
Kjo praktikė njihet me termin diplomacia publike, dhe ekspertėt e pavarur thonė se qeveria amerikane ka bėrė njė punė tė dobėt nė kėtė drejtim.
Tė hėnėn, agjencia jo-qeveritare Kėshilli pėr Marrėdhėniet me Jashtė publikoi raportin e njė grupi tė pavarur pune i cili kritikon ashpėr pėrpjekjet e Shteteve tė Bashkuara nė fushėn e diplomacisė publike.
Drejtuesi i grupit tė punės, Peter Peterson, tha se edhe pas sulmeve terroriste tė 11 shtatorit, pėrpjekjeve pėr diplomacinė publike nuk u ėshtė kushtuar vėmendje e mjaftueshme:
Ne mendojmė, tha zoti Peterson, se premtimi pėr diplomaci publike nuk ėshtė pėrmbushur si rrjedhojė e mungesės sė njė strategjie tė pėrgjithshme, numrit tė pamjaftueshėm tė zyrtarėve tė kualifikuar, dallimeve kulturore, dobėsive strukturore si dhe mungesės sė burimeve.
Grupi i punės kėrkon ndėr tė tjera centralizimin e pėrpjekjeve tė diplomacisė publike si dhe shtimin e fondeve nga Kongresi pėr ti mbėshtetur kėto pėrpjekje.
Siē duket nė pėrgjigje tė kritikave, presidenti Bush po forcon Zyrėn e Shtėpisė sė Bardhė pėr Komunikime Globale. Zėdhėnėsi i Shtėpisė sė Bardhė, Ari Fleischer, u tha gazetarėve se kjo zyrė do tė fuqizojė pėrpjekjet e Shteteve tė Bashkuara pėr tė pėrcjellė mesazhin e qeverisė nėpėr botė:
Presidenti beson se bashkėrendimi mė i mirė i komunikimeve ndėrkombėtare do tė ndihmojė Shtetet e Bashkuara tė shpjegojnė veprimet e tyre dhe arsyet pėrse i ndėrmarrin kėto veprime nė botė, tha zoti Fleischer.
Zėri i Amerikės ėshtė njė ndėr agjencitė e transmetimit, qė konsiderohet nga politikanėt si pjesė e pėrpjekjeve pėr diplomaci publike. Ligji i vitit 1976 garanton objektivitetin dhe balancėn e transmetimeve tė Zėrit tė Amerikės. Kjo agjenci ka ngulmuar gjatė njė numėr administratash, qofshin republikane apo demokrate, pėr tė ruajtur integritetin gazetaresk tė programeve tė saj.
Pjesėtari i grupit tė punės, Henry Grunwald, ish-redaktor i revistės Time, i hodhi poshtė shqetėsimet se ndoshta entuziazmi i ri pėr diplomaci publike, qė pasoi sulmet terroriste tė 11 shtatorit, do tė minojė besueshmėrinė gazetareske tė Zėrit tė Amerikės:
Nuk mendoj se duhet tė ekzistojė njė konflikt i vėrtetė. Mendoj se ėshtė plotėsisht e pėrligjshme qė qeveria tė pėrpiqet tė pėrcjellė mesazhin e saj. Mendoj se nga ana tjetėr, Zėri i Amerikės si dhe agjencitė e tjera tė informimit publik duhet ta pėrcjellin kėtė mesazh nė kontekstin e duhur, ta shpjegojnė atė, si dhe tė shpjegojnė gjithashtu kritikat qė marrim nga vende tė tjera lidhur me kėto politika. Mendoj se nevojiten tė dyja: edhe gazetaria objektive, edhe mesazhi i qeverisė i vėnė nė kontekstin e duhur, tha zoti Grunwald.
Javėn e kaluar, ligjvėnėsi Henry Hyde ishte nismėtari i miratimit nga Dhoma e Pėrfaqėsuesve tė njė projekt-ligji pėr rishikimin e pėrpjekjeve tė Shteteve tė Bashkuara nė dfushėn e diplomacisė publike, pėrfshirė edhe riorganizmin e transmetimeve pėr publikun e huaj. Projekt-ligji i ka kaluar Senatit pėr shqyrtim.
Krijoni Kontakt