Veprat e prof. dr. Muhammed Hamidullahut janė pėrkthyer nė mbi 20 gjuhė botėrore. Krahas gjuhės amtare, ka njohur shkėlqyeshėm gjuhėn franēeze, gjermane, italiane, ruse, angleze, turke, arabe dhe persiane.
Para ca kohėsh, mė sakt mė 17. 12. 2002, nė njė spital nė Florida tė SHBA-ve, ku ishte nė mjekim, ndėrroi jetė nė moshėn 96 vjeēare, prof. dr. Muhammed Hamidullah, njėri prej shkencėtarėve, hulumtuesėve dhe mendimtarėve mė tė mėdhenj tė botės islame. Kjo ndodhi pas faljes sė namazit tė sabahut, ngrėnies sė mėngjesit dhe pushimit tė vogėl, nga i cili nuk u kthye mė.
Muhammed Hamidullahu u lind mė 1906 nė Hajderabad, ku e mbaroi shkollėn fillore dhe tė mesme. Nė vitin 1930 e mbaroi Fakultetin juridik po nė kėtė qytet. Nga kėtu, nė vitin 1936 shkoi nė Paris nė pėrkryerje akademike. Doktoroi nė Universitetin e Parisit nė temėn Letrat e luftės tė Pejgamberit tė All-llahut. Pas pak kohe doktoroi pėr sė dyti nė fushėn e filozofisė nė Universitetin e Tubingenit (Bon) nė Gjermani.
Deri nė vitin 1947 ka jetuar nė Hajderabad, kurse pas ndarjes sė Pakistanit dhe Indisė dhe kalimit tė kėtij qyteti shtetit tė Indisė, Muhammed Hamidullahu u detyrua ta lėshojė vendlindjen, pėr shkak tė rezistencės sė tij tė bėrė ndaj Indisė. Prej atėherė ai jetoi nė Paris, pa pasur mundėsi tė kthehet kurdoherė nė vendlindje.
Nė Paris botoi shumė punime nė kuadėr tė Qendrės Nacionale pėr hulumtime shkencore (CNRS), anėtarė i sė cilės ishte ky. Me mijėra punime tė tij janė botuar nė pjesė tė ndryshme tė botės.
Ka njohur, folur e shkruar gjuhėn franēeze, turke, gjermane, italiane, ruse, angleze, arabe dhe persiane. Kam pasur rastin qė gjatė vitit 1981 nė Sarajevė personalisht drejtpėrdrejt ta dėgjoj dr. Muhammed Hamidullahun nė ligjėratėn me titull Filozofia e krijimit nė gjuhėn arabe. Kam pasur rastin qė gjatė ligjėratės dhe pyetje-pėrgjigjeve tek ai tė shoh devocionin, modestinė dhe humanitetin kulminant, krahas diturisė apogjetike.
Prej vitit 1952 deri nė vitin 1975 ka vizituar Turqinė dhe ka mbajtur ligjėrata tė kohėpaskohshme nė Universitetet e Istambullit, Ankarasė, Konjės, Kajserisė dhe Erzurumit. Po ashtu, ka ligjėruar nė Universitetin e Kelnit, Gotingenit, Rijadit, Kolombės dhe vendeve tė tjera.
Veprat e tij janė pėrkthyer nė njėzet e ca gjuhė, ndėr tė cilat: Hyrje nė Islam (e botuar nė gjuhėn shqipe), Jeta dhe vepra e Muhammedit a. s. (e pėrkthyer nė gjuhėn shqipe, nė pėrgatitje pėr botim nga Logos-A e Shkupit), Diplomacia islame nė kohėn e Pejgamberit tė Zotit dhe katėr halifėve tė parė, Pėrse agjėrimi, Pelegrinazhi nė Mekkė, Betejat gjatė kohės sė Pejgamberit tė Zotit, Letrat e Pejgamberit a. s. dėrguar Herakliusit, Letrat origjinale tė Muhammedit a. s. dėrguar Kisraut, Raporti i fesė dhe tė drejtės nė Islam, Bankat pa kamata, Islami dhe kristianizmi, Kontributi i muslimanėve shkencave historike, e shumė shkrime e studime tė tjera.
Ishte ndėr njohėsit mė tė njohur tė sires (jetėshkrimit) sė Muhammedit a. s. dhe sipas tė gjitha kritereve ishte personifikim i mėsimeve tė mėdha tė Kuranit dhe Sunnetit.
Me dhėmbje duhet tė shprehim se vdekja e njė alimi tė tillė paraqet vdekje tė madhe edhe pėr shkencėn dhe botėn islame edhe botėn pėrgjithėsisht.
Pasi qė tė gjithė ne nė njėfarė mėnyre jemi nxėnės tė tij, borxhi ynė ndaj tij ėshtė botimi i shkrimeve tė tij nė gjuhėn shqipe nė afatin mė tė shkurtėr dhe ndjekja e shtigjeve tė tij shkencore. All-llahu e gradoftė me xhennet.
Krijoni Kontakt