Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Ribashkimi i tregut kombėtar

    Beteja pėr tregun kombėtar


    Gjergj Buxhuku

    Fitorja sportive e 4 shtatorit ndaj kampionėve nė fuqi tė Europės nė futboll ėshtė njė shembull i qartė i vlerės qė ka grumbullimi i energjive kombėtare tė shqiptarėve. Grumbullimi i dėshirės dhe vlerave tė gjithė trevave kombėtare nė ekipin pėrfaqėsues, solli edhe fitoren e madhe dhe jo tė rastėsishme. Ēka ndodhi nė sport mund tė pėrgjithėsohet kudo: sa mė tė mėdha tė jenė kombet, aq mė tė shumta janė shanset e tyre pėr zhvillim. Shqiptarėt nė Ballkan nuk janė komb i vogėl ndryshe nga ēka na ėshtė ngulitur nė mendim dhe nė praktikė nga historia e hidhur qė na kanė imponuar tė tjerėt, duke filluar tė paktėn qė nga fillimshekulli i kaluar me ndarjen e pėrgjakshme tė trojeve shqiptare. Pasojat e hidhura, qė shqiptarėt dhe si rrjedhim edhe rajoni po pėrjeton ende, i kanė rrėnjėt nė copėtimin e unitetit gjeografik tė kombit shqiptar. Edhe varfėria relative shqiptare ka pjesėn mė tė madhe tė shkaqeve nė ndarjen e kombit. Por, edhe ndryshimi pėr tė mirėn tonė tė pėrbashkėt mund dhe duhet tė fillojė nga rilidhja e gjymtyrėve tė ndara tė tė njėjtit trup. Lėvizja e parė e menēur, qė mund tė bėhet realitet nė kohėt moderne, ėshtė krijimi i tregut kombėtar.
    Tashmė, kur shqiptarėt kanė filluar tė krahasohen realisht me popujt e tjerė tė Europės dhe ka kaluar pothuaj njė shekull nga koha e pėrgjysmimit tė trojeve shqiptare, vėrehet dhe mund tė vlerėsohet dėmi i pallogaritshėm i copėtimit tė tregut kombėtar. Shtetit shqiptar, qė pėrfshin mė pak se gjysmėn e trojeve etnike kombėtare, me njė popullsi mė tė vogėl se 4 milionė, i janė vėshtirėsuar nė maksimum mundėsitė e zgjidhjeve optimale pėr zhvillim. Fatkeqėsisht, janė djegur etapa tė tėra kohore nė tė cilat mund tė formonim njė shtet kombėtar tė fortė. Marrėveshjet integruese, globalizimi dhe kėrkesat e vendeve tė tjera pėr hapjen sa mė tė shpejtė tė tregjeve, kushtėzojnė lindjen e pengesave tė pafundme pėr krijimin e shtetit kombėtar shqiptar. Mungesa e plotė e eksperiencės sė ndėrtimit tė shtetit demokratik shkaktoi dobėsinė maksimale tė institucioneve shtetėrore.
    Pikėrisht, nė katrahurėn e ngatėrrimit tė shkaqeve nga pasojat dhe vėshtirėsive maksimale objektive tė brendshme dhe tė jashtme, lind edhe njėherė tjetėr domosdoshmėria e krijimit tė tregut kombėtar, si mėnyra e vetme pėr tė krijuar institucione shtetėrore tė forta dhe pėr tė patur shpresa pėr tė qenė tė barabartė me kombet e tjerė nė garėn e integrimit europian. Por, shanset pėr krijimin e tregut kombėtar nė kushtet e sotme tė situatės kushtetuese dhe gjeostrategjike tė trevave shqiptare, janė dhe duhet tė shfrytėzohen nė Shqipėri dhe Kosovė.
    Gjatė viteve tė pasēlirimit tė 1999 shqiptarėt e Kosovės nė mėnyrė pothuajse shembullore filluan tė riorganizojnė institucionet e tyre vetėqeverisėse nėpėrmjet zhvillimit tė zgjedhjeve tė pėrgjithshme dhe vendore dhe njėkohėsisht tė pėrvetėsojnė artin e drejtimit tė shtetit nė kushtet e demokracisė. Ndihma e vendeve demokratike tė botės me nė krye SHBA nė pėrvetėsimin sa mė shpejt tė elementėve bazė tė qeverisjes ishte e paēmuar. Nė mėnyrė tė njėpasnjėshme, pavarėsisht kufizimeve tė Rezolutės 1244, Kosova filloi praktikisht tė krijojė fytyrėn e shtetit. Pėrmendim, aprovimin e Kushtetutės, proceset zgjedhore, krijimin e institucioneve bazė tė shtetit si ministritė, kryeministri, presidenti, Kodit Penal tė ndryshėm nga ai i Serbisė, fillimin e procesit tė privatizimit tė ekonomisė publike, etj., qė pėrbėjnė elementė thelbėsorė tė pavarėsisė sė njė shteti.
    Gjithashtu, nuk duhet harruar se kundėrshtarėt, janė pėrfaqėsuesit e njė shteti me eksperiencė shtetformuese pothuaj 150 -vjeēare, qė pavarėsisht rrudhjeve territoriale, ekonomike dhe politike tė periudhės sė fundit nuk do ta pranojnė lehtėsisht humbjen e njė beteje, qė edhe ata vetė e kanė tė qartė se e kanė shumė tė vėshtirė pėr ta fituar. Aleatėt historikė tė serbėve nė rajon dhe mė gjerė janė gjithashtu njė ndihmė qė duhet konsideruar me kujdes.
    Situata nė shtetin shqiptar gjithashtu paraqitet jo shumė e favorshme. Me njė ekonomi, qė karakterizohet nga ekzistenca e monopoleve nė sektorėt strategjikė, me njė strukturė joprodhuese dhe qartėsisht konsumatore, me institucione shtetėrore tė dobėta dhe prani tė konsiderueshme e grupeve oligarke tregtare tė huaja. Kėto tė fundit me njė ndikim tė fuqishėm jo vetėm nė ekonomi, por njėkohėsisht nė politikė shfaqen si pengesa serioze tė marrjes dhe zbatimit tė iniciativės sė krijimit tė tregut kombėtar shqiptar.
    Duhet ta kemi tė qartė se tashmė lufta pėr pushtimin e tregjeve ėshtė lufta moderne. Nė kėtė kuptim rezistenca e shteteve, qė tashmė me prodhimet e tyre tė eksportuara thithin mbi 4 miliardė dollarė nga tregjet e Shqipėrisė dhe Kosovės do tė jetė shumė e fortė ndaj iniciativės sė krijimit tė tregut kombėtar shqiptar. Masat pėr fillimin e procesit tė krijimit tė tregut kombėtar shqiptar duhet tė jenė tė pranuara me unanimitet nga gjithė klasa politike shqiptare, intelektualėt dhe qytetarėt shqiptarė kudo qė ndodhen. Vendimi i mėsipėrm duhet tė marrė formėn e tij zyrtare nė tė gjitha institucionet pėrgjegjėse shtetėrore tė Kosovės dhe Shqipėrisė, si mėnyra e vetme pėr tė siguruar zbatimin e saj pavarėsisht ndryshimeve tė vazhdueshme dhe tė pashmangshme tė pushtetit politk nė ekzekutivėt respektive. Krijimi i tregut kombėtar duhet tė synojė, qė paraja shqiptare kudo qė ndodhet nė duart e shqiptarėve duhet tė mbetet dhe pėrdoret nė trevat shqiptare, si kusht kryesor pėr zhvillimin e vendit dhe pasurimin e qytetarėve. Tregu i bashkuar prej 7 milionė banorėsh shumėfishon potencialet zhvilluese tė Shqipėrisė dhe Kosovės, duke bėrė tė mundur edhe rritjen e vendimmarrjes sė brendshme politike nė favor tė shqiptarėve dhe mėnjanimin e ndikimeve nė vendimmarrjen politike tė pėrfaqėsueve tė shteteve tė tjera, fenomen kaq i zhvilluar sot nė politikėn shqiptare.
    4 shtatori provoi dy tė vėrteta tė mėdha: nga njėra anė vullnetin dhe mundėsinė e gjithė shqiptarėve pėr tė qenė tė barabartė me kombet e tjerė dhe nga ana tjetėr se qėllimi i mėsipėrm nund tė arrihet vetėm nga bashkimi i energjive tė tė gjithėve. Politika, qė do tė kuptojė tė vėrteta e mėsipėrme, do tė jetė fitimtarja nė afatgjatė!




    07/09/2004

    Pajtohem plotėsisht me autorin qė tregu shqiptar duhet tė bashkohet sa mė parė dhe tė mos pres ribashkimin politik tė Dardanisė me Shqipėrinė pėr ta bėrė kėtė gjė. Edhe pse edhe ribashkimi kombėtar ėshtė njė ēėshtje ditėsh dhe jam i bindur qė nuk do tė shtyhet mė larg se vitin e ardhshėm.
    Pamvarėsisht kėsaj, ne duhet qė tė ribashkohemi nė tė gjitha fushat, si nė sport (ku jemi ribashkuar plotėsisht me pėrjashtim tė ligave qė poashtu duhet tė bashkohen sa mė parė) ashtu edhe nė ekonomi, kulturė sepse kėto mund t'i bėjmė qė sot, e nuk kemi nevojė tė presim ribashkimin politik pėr njė gjė tė tillė.
    Edhe pse edhe njėherė po e cek edhe ribashkimi politik i Dardanisė me Shqipėrinė tani ėshtė vetėm ēėshtje ditėsh dhe nuk do tė shtyhet mė larg se viti i ardhshėm.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Tregu i bashkuar prej 7 milionė banorėsh shumėfishon potencialet zhvilluese tė Shqipėrisė dhe Kosovės, duke bėrė tė mundur edhe rritjen e vendimmarrjes sė brendshme politike nė favor tė shqiptarėve dhe mėnjanimin e ndikimeve nė vendimmarrjen politike tė pėrfaqėsueve tė shteteve tė tjera, fenomen kaq i zhvilluar sot nė politikėn shqiptare.

    gabimi i zotniut eshte me shume ne kuptimin ekonomik se ate patriotik apo kombetar. bashkim te tregjeve nuk ka: ka integrim te tregjeve ne nje treg me te madh. nuk mund t'i bashkosh tregun e prishtines me ate te shkodres, apo ate te kumanoves me ate te ulqinit, sepse politikat qe zbatojne ato tregje jane politika te tregut te lire e jo te komunizmit ku tregu eshte 1, rrjedhimisht i bashkuar.

    tregu kosove-shqipni eshte i integrum ne kuptimin qe, nuk ka barriera te rendesishme per tregti nga njeri vend ne vendin tjeter. ekziston marreveshja e tregtise se lire, qe liron shume produkte nga taksat/dogana, dhe do te liroje edhe me shume deri me 2008. kjo e ben tregun kosove-shqipni gati 90% te integrum me disa mbrojtje te produkteve e me disa bariera tregtare qe per shkak te rrethanave ekonomike te dy vendeve jane te domosdoshme. specat qe i shet ne tirane, mundesh me i shit edhe ne kosove, pa ndonje takse speciale, apo dogane. specat e prishtines munesh me i shit ne tirane prape pa ndonje takse. ne kuptimin strikt ekonomik, tregu eshte i integrum, apo sic preferon artikullshkrusi, i bashkum. nese eshte fjala per nje ministri ekonomie, nje dogane, nje sistem taksash, etj., cashtja ketu nderron. po atehere krejt kjo del nga konturat e tregut e hyn te politikat makroekonomike dhe politikat fiskale qe nje shtet i aplikon ne territor te vetin me qellim te avancimit apo mbajtjes se status quo-se ne ekonomi. keshtuqe, para se me shkrujt dicka ekonomike, duhet bile bazen e saj me i dite, gja qe autori, nuk e ka fort te qarte.

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    ASD, autori e ka fare tė qartė por mė duket se juve po e ngatėrroni pak marrėveshjen e tregtisė sė lirė me ribashkimin total tė tregut.
    Marrėveshja e tregtisė sė lirė ėshtė vetėm pjesė e ribashkimit total tė tregut, sepse kemi shumė produkte qė ende kanė taksa pastaj unė do ta merrja vetėm njė shembull tė vogėl por qė ilustron shumė qartė kėtė, rastin e mediave. Mediat vizive pėrveē me satelit nuk mund tė shikohen nga njėri-tjetri, pastaj edhe ajo e shkruar poashtu. Pėrveē mediave kemi edhe shumė gjėra tjera kėtu qė kėrkojnė integrimin kombėtar.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    ti mund te jesh patriot, po patriotizem ekonomik nuk ka. njejte si ti, edhe zotniu qe e ka shkrujt artikullin i inspirum nga loja e kombetares, eshte patriot, po nje loje futbolli ku luajne 3 kosovare (me pasaporte shqiptare, jo te kosoves) e 8 shtetas te shqipnis nuk mund te jene baze per propozime per nje treg te bashkum. qe te kete treg te bashkum, duhet te kete nje sistem doganor, nje ministri te ekonomise, nje politike fiskale, nje banke qendrore, nje sistem monetar, nje qeveri qe i mbikeqyr keto, dhe me rendesishmi, nje territor unik dhe kompakt.

    rasti i kosoves dhe shqiperise sugjeron qe ASNJE nga keto qe i permenda nuk jane te verteta. kemi banken qendrore te shqiperise, kemi banken qendrore te kosoves. kemi nje sistem doganor ne shqiperi, nje sistem doganor ne kosove. kemi lekun ne shqiperi, euron ne kosove. nje qeveri ne shqiperi, nje ne kosove. po prape, kemi nje territor kompakt ne shqiperi, nje territor kompakt ne kosove. dmth, asnje nga parakushtet per nje ekonomi te bashkuar nuk ekziston.

    sic thashe edhe me pare, nuk ka ekonomi te bashkuar. ka ekonomi te integruar dhe qe funksionin si nje teresi e madhe. gjithe ekonomia e botes eshte nje ekonomi globale, qe funksionin si nje, po ka specifika te ndryshme per cdo vend. ekonomikisht, kosova dhe shqiperia jane dy shtete te ndryshme, qe nuk i takojne asnje institucioni nderkombetar qe i obligon keto dy shtete te kene nje ekonomi totalisht te hapur (BE), dhe prape ekonomikisht, ato jane te pavarura nga njera tjetra.

    pavaresia e kosoves nuk eshte vetem statusi politiko-juridik, po edhe pavaresia ekonomike nga cdo vend apo entitet tjeter. per kete arsye, kosova e ruan tregun e saj kompakt, dhe e perafron ate me te rajonit me ane te marreveshjeve te lira. njejte sic e ruan tregun e saj shqiperia, dhe e perafron ate me tregun e rajonit. ne kete baze, mund te thuhet se kosova dhe shqiperia, me ane te marreveshjes se lire kane arritur liberalizimin e tregut te tyre, duke futur me shume se 70% te produkteve ne zonen pa-takse. deri me 2008, kjo do te ngritet ne 90%. kur te mberrihet liberalizimi total i tregut mes kosoves e shqiperise, atehere do te kete nje integrim total te dy tregjeve. kjo eshte ideja ekonomike mes liberalizimit apo integrimit, apo nese preferon, bashkimit te dy tregjeve.

    patriotizmi i inspiruar nga futbolli eshte nje gje, ekonomia eshte nje gje tjeter.

  5. #5
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Juve mirė e keni kur thoni se ne nuk jemi tė bashkuar nė aspektin ekonomik tė ēėshtjes dhe nė shumė aspekte tjera, prandaj "ne tė inspiruar edhe nga futbolli" po kėrkojmė dhe mundohemi qė sa mė parė tė ribashkohemi. Edhe pse pėr mua besoj qė juve e dini se unė gjithmonė kam qenė dhe jam i inspiruar pėr ribashkimin kombėtar me apo pa futboll, dhe do tė jem gjithmonė deri nė ribashkim, sikur edhe shumica absolute e shqiptarėve.
    Ne duhet tė ribashkohemi nė tė gjitha aspektet qė janė tė mundshme tani edhe pa e pritur ribashkimin politik qė sipas tė gjitha gjasave nuk do tė shtyhet mė larg se nė vitin e ardhshėm.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Tema tė Ngjashme

  1. Origjina e Himnit te Flamurit
    Nga Albo nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 22-12-2021, 11:51
  2. KF Elbasani, "TIGRAT VERDH E BLU"
    Nga ClaY_MorE nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 479
    Postimi i Fundit: 04-10-2008, 00:26
  3. Historia ndryshe
    Nga karaburuni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  4. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •