Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6

Tema: Unaza

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661

    Unaza

    * * *
    Shkelqimi i diamanteve mbi sfondin e mendafshte, linte embelsine e nje te qeshure magjike.
    Ai ia zgjati duke e mbajtur mbi gishterinjte qe i dridheshin.
    Atmosfera ndricohej lehte nga nje drite gjethore qirinjesh.
    Brenda qenies time fshihet dashuria per ty, tha ai me nje ze te mekur melankolisht.
    Hapesira mes atij dhe asaj u ngri ne nje heshtje ku kryqezoheshin dy shikime.
    Mbi fytyren e saj ra nje qiell e vrenjtur pasditeje dhjetori.
    Kjo eshte e shumta dhe e pakta qe mund te te them, theu heshtjen ai ,duke ia afruar duarve te saj kutine e mendafshte ,ne te cilen qendronte si ne start nje unaze .
    Ajo e mbylli kutine duke e shtyre mbrapsht , per ta rikthyer atje ku qendronte me pare.
    U mat te fliste dicka.
    Ai nderhyre me takt , jo asgje mos thuaj.
    Kamarieret qe prisnin te fshehur pas kollonave te lokalit filluan perseri levizjet .
    Kitaristi vari kitaren mbi krah dhe doli.
    Ai kishte skenarizuar nje surprize. nese ajo do pranonte unazen e diamante.
    Ne ate cast do ndricohej vetem ajo tavoline ne ate qoshe, te gjithe do afroheshin duke duartrokitur
    Tingujt e kitares do plotesonin natyren romantike te atij casti.
    Por...
    Kur dolen u pershendeten nga te qeshura fallso te kamariereve . Moren makinen dhe u nisen.
    Ai nuk fliste, ajo u perpoq te riktheje sadopak normalitetin misdis tyre, ai reagonte sikur nuk ishte ne ate bote.
    Moren rrugen per St. Petersburg . Nata kishte rene mbi det si nje varak gri ,qe grisej lehte nga disa drita te largeta pertej bregut.
    Makina hunguronte tek ngjitej harkut te ures .
    Ai ndaloi makinen mbi kupen e ures gjigande.
    Ajo bote ne ate vend nuk kishte asgje tjeter. Ata te dy ne nje makine mbi ure, nje det dhe nje qiell.
    Nje unaze ne nje kuti te mendafshte qe atij i dukej si nje arkivol i vogel.
    I love you,
    .. tha ai duke pare me syte e trishtuar vajzen bukuroshe qe rrinte si e ngrire prane tij.
    I hate myself.
    Hapi kutine e vogel dhe njehere. Nje syte e saj ra nje rreze e diamante.

    Gjithsesi do doja te isha , vetem jo ashtu qe te mos te te meritoja ty.
    Ajo u mat perseri te fliste, ai nuk i dha kohe.
    Hapi deren e makines, mbylli kutin e vogel . Nderkohe pa e kuptuar ajo me gishtin e vogel hoqi unazen nga kutia dhe e rrezoi ate ne fundin e erret te xhepit.
    U ngjit mbi pamakun e ures. Hapi krahet sikur donte te fluturonte.
    Ajo doli nxitimthi nga makina duke klithur . No noooo
    Please wait,,,
    E arriti , e terhoqi fort duke e zbritur nga parmaku i betonte. Kutia e kuqe rreshqiti dhe ra pas pak sec ,duke krijuar nje vale rrethore mbi sfondin e varakte te detit.
    Ajo qante me denese ashtu mbeshtetur ne kraherorin e tij.
    Ja ku jam me ty, jam jotja. Me fal nuk e dija qe ishe ne dashuri me mua.
    Ne ishim shoke te mire, ti me je perkushtuar aq shume. Une nuk arrita te te dua pasi ia largova vetes ate mendim per ty. Nuk e di pse.
    Me merr me vete, jam e sigurte se nje dite do te te dua.
    Ajo u zgjat e puthi lehte ne buze.
    Ishte ajo puthje e enderruar sa e sa kohe, ai e donte aty tek tavolina me qirinj.
    E ndjeu aq shume ate puthje , puthje meshiruese tha me vete, e cta dua nje lemoshe te tille. Megjithate nuk e dha veten. U kthyen dore per dore tek makina.
    I hapi deren, ajo i qeshi embel duke e puthur rreshqitas ne faqe.
    U nisen.
    Rruga gjarperonte neper nate, nuk flisnin.
    Ajo dremiste si engjell.
    Kur mbrriten tek shtepia e saj, para se ta zgjonte nxorri nga xhepi unazen, i mori doren lehte.
    Ajo u zgjua.
    Pas deres u puthen ashtu pergjumshem, dhe u ndane.
    ............
    Ajo sa here ndihej vetem parkonte mbi harkun e ures gjigante, shkeqimi i diamanteve binte tangent me lotet.
    Ai mungonte ne ate qytet.
    muzg i heshtur

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Rialda
    Anėtarėsuar
    07-06-2003
    Vendndodhja
    Diku neper bote
    Postime
    12
    Shume e bukur.............por mos e ler me kaq.............une pres vazhdimin
    Rialda

    :^qershi

  3. #3
    N Sync with U
    Anėtarėsuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    HoNeYmOoN
    Postime
    48
    Me te vertete shume e bukur dreri pamvaresisht se ka gabime ortografike. Bukurine ia shton realiteti sepse kam parandjenje qe eshte ngjarje e vertete nga vendet per te cilat flet
    Jeni bashkuar?

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    e trishte..shume e trishte

    edhe ai te shkreten, me vrap e ke unaza, me vrap e ke ura, me vrap e ke vdekja

    xhanem, te gjithe vdesim nga pak per dite poshte urave te trishtimit

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-06-2004
    Vendndodhja
    usa atlanta
    Postime
    89
    me pelqeu kjo proze. Dashuria e dy te rrinjeve mbeti ne mes ndarjes dhe bashkimit. Besoi se e ka vazhdimin. Presim . Me nderime darzana.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    ...nuk me pelqeu fare,kjo proz dashurije!"se gjithqka ka nje kuptim,por kjo nuk paska e as mbarim.! dot thot ka mbet e"vjerr"kurse nje rrug se mbaron dot, me entuziazem.mos ju rikthe te mbaroj me "hipokri"harroje me koh, pa ti lidh kembet...
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •