Te shumta jane shkrimet qe jane sjelle ne kete faqe kristiane, te cilat ne thelb nuk kane gje tjeter , vecse nxitjen e "luftes" midis vete sekteve te krishtere.
Mendje te verbra , te cilat qendrojne LARK se vertetes qe BIBLA deshmon, perndjekin ata qe deshmojne se: shpetim ka vetem ne emer te Krishtit, dhe pa Krishtin nuk ka te VERTETE.
Por cili eshte qellimi?
Do te ishte mekat nese do te deshmoja se KISHA e Krishtit eshte e ndare dhe e percare me njeretjetren. Bijte e paqes jetojne ne paqe , thote Bibla. Por nga vijne luftrat dhe Grindjet tek ju, thote Jakobi?
Jakob:4:1-12
" ... A nuk vijne nga pasionet qe lluftojne nder gjymtyret tuaj?
Ju lakmoni dhe nuk kini, ju VRISNI dhe kini smire dhe nuk fitoni gje; ju ZIHENI dhe LUFTONI, por nuk kini...ju kerkoni dhe nuk merni , sepse kerkoni keqaz qe te shpenzoni perkenaqesite tuaja.... a nuk e dini se miqesia me boten eshte armiqesi me Perendine?.... Perendia ju KUNDERVIHET MENDJEMBEDHENJVE, dhe ju jep HIR te PERULURVE....neneshtrojuni pra , Perendise, kundershtoni djallin dhe ai do te largohet...Afrojuni Perendise dhe ai do tju afrohet....Peruluni para Zotit dhe ai do tju lartesoje.
Mos flisni KEQ per njeritjetrin, vellezer: ai qe flet kunder vellajt dhe e GJYKON vellane e vet, flet kunder LIGJIT dhe e GJYKON LIGJIN, dhe po te GJYKOSH ligjin ti nuk je zbatues, por GJYKATES. KA vetem nje LIGJDHENES, qe mund te te Shpetoje ose te te coje ne HUMBJE. POR TI KUSH JE QE GJYKON NJE TJETER?"
Keto vargje i shkeputa prej letres se Jakobit , per te krijuar nje zbulese te Perendise , rreth diskutimeve qe behen ne kete faqe te krishtere Shqipetare, ku nepermjet te cilave gjithsekush te jete ne gjendje , qe te dalloje frymen dhe mesimin, si dhe: nga vijne dhe nga e kane prejardhjen keto luftra dhe perndjekje , te cilat serviren ne kete faqe te KRishtere? Por nuk do te ndalem ne GJYKIMIN e njerezve , sekteve apo te dickaje tjeter. Ajo qe dua te bej dhe qe jam perpjekur te bej eshte: Te bllafaqoj Fjalen e Perendise perballe cdo mendimi apo gjykimi njerezor.
Kisha e Krishtit eshte nje TRUP dhe nje MENDIM. Cfare do te thote , nje TRUP dhe nje MENDIM? TRUP, simbas Zbuleses Biblike do te thote:Te qenit nje PJESE, te qenit i ndertuar ne nje THEMEL , ne Krishtin. Dhe keshtu ky TRUP udhehiqet prej nje MENDIMI, Krishtit. Jashte mendimit dhe Themelit te Krishtit nuk ka kishe. Por kush eshte MENDIMI i Krishtit?
Bibla eshte i vetmi liber , i cili na tregon dhe shpreh MENDIMIN dhe VULLNETIN e Perendise. Bibla eshte i vetmi liber ne te cilin jane permbledhur te gjitha shkrimet THEMELORE, qe per AUTOR kane Perendine , dhe shkrues , njeriun e Frymezuar prej Perendise. Le te vijme tek nje deshmi e apostullit Gjon. Ne fund te Ungjilit te Krishtit Gjoni thote se, jane dhe shume gjera te tjera qe beri Jezusi, por nese do te shkruheshin edhe ato , bota nuk do te kishte vend, qe ti nxinte keto libra.
Kjo deshmi e Gjonit ,eshte shume e rendesishme. Vepra dhe fjala e Perendise nuk mund te permblidhen ne nje numur te kufizuar fletesh , te nje libri si Bibla. Perendia eshte i pakufijshem dhe gjithshka qe ai ben, eshte e pakufijshme.
# Cfare kriteri u ndoq nga kanoniket, te cilet e mblodhen Shkrimin e Shenjte ne nje liber te vetem Biblen?
Kanoni i mbledhur per kete qellim , nga te gjitha Shkrimet qe ishin aktualisht, perzgjodhi vetem ato Shkrime , te cilat ne i kemi sot ne Biblen e Shenjte. Por pyetja ime eshte: Kjo perzgjedhje e tyre, erdhi prej vullnetit te Zotit Perendi , apo ishte thjesht nje nisme njerezore?
Nese do ta quanim kete nisme thjesht nje deshire apo vullnet njerezor, perfundimi do te ishte njerezor, dhe ne vend te Bibles do te kishim nje bibel te njeriut, dhe shume shpejt do te shihnim pasojat e saj. Bazuar ne kete fakt, vijme ne perfundimin se : Perzgjedhja e te gjitha Shkrimeve te Shenjta, te cilat ndodhen ne Biblen e Shenjte, u bene nen drejtimin dhe udheheqjen e Frymes se Perendise, sepse Shkrimi i Perendise eshte i Frymezuar prej Perendise.
Por kush ishte "ETALONI" me ane te te cilit u krye "matja", nese ky apo ai shkrim vinte nga Perendia?
Fjala e Perendise meqenese vjen prej Perendise, ajo permban MENDIMIN dhe VULLNETIN e Perendise. "ETALONI" nepermjet te cilit u PROVUAN te gjitha shkrimet ishte: Jezus Krishti, Guri Themeltar ku ndertohet BESIMI i vertete kristian.
Te gjitha ato shkrime te cilat u provuan se ishin ndertuar jashte ketij THEMELI, nuk u konsideruan si shkrime te frymezuara prej Perendise, pavaresisht se ne to kishte ngjarje dhe vlerea historike. Perballe ketij fakti te vertete, ne duhet te pranojme se bibla qe ne kemi sot, eshte nje veper e Perndise dhe jo e njeriut.
A mund te mendojme se ne Bibel mund te kete depertuar qofte edhe nje shkrim i vetem , i cili te kete per autor njeriun? Cdo gje provohet ne GURIN e QOSHES, ne te cilin vepra e Perendise ndertohet, ndersa vepra e njeriut shkatrohet. Pra Bibla ka autoritetin dhe vulen e Perendise. Nese do te lexosh Biblen qe prej fillimit e deri ne fund dote vesh re se ajo , ka nje MENDIM , Krishtin. Po keshtu ka vetem nje MESAZH dhe LAJM te MIRE , Krishtin.
Konkluzioni:
Meqenese Bibla eshte Fjala e Perendise, meqenese ajo shpreh MENDIMIN dhe VULLNETIN e Perendise: Cfare eshte ajo per Besimtarin e Krishtere?
Alternativat.
1- Eshte nje liber ndermjet shume librave te tjere fetaro-religjionoz?
2- Apo eshte liber themeltar, mbi te cilin ndertohet BESIMI Kristian?
Keto jane dy alternativa , prej te cilave njeriut i duhet te perzgjedhe. Cdo rezultat dhe perfundim , varet prej asaj alternative qe njeriu ka perzgjedhur. Le ti shohim me radhe te dyja keto alternativa.
Vazhdon.
Deshmuesi i Krishtit.
Krijoni Kontakt