ME MALL DO ME KUJTOSH
Do vije ajo dite kur te plakesh
Prane oxhakut,ne driten e zjarrit
Do me kujtosh me aq mallengjim
Per syte qe le pas ne harrim
Me mall do kujtosh ate mbremje
Kur loti me ra ne buzen tende
Me rrembeve lumturuar ne krahe e the
Shpirt,te kam ne zemer e ne mendje
Hena leshoi drite ne fund te rruges
Kur shkembyem syte duke qare
E fjalet ngrine ne cep te buzes
Sa vite ne mbetem pa u pare
Ndjeva frike kur mes puthjesh u leshova
Ndjeva faj e gjora une, pendim
Ne te gdhire te priste rruge e gjate
Qe ndoshta nuk do kishte me as kthim
Ti do plakesh deri atehere,por e ndjej
Se malli do te marre per mua
Nje pike lot do ta leshosh si femije
Yjet e nates i vetem duke kundruar
Ne u takofshim atehere,nuk e di
Pleqeria, thone le gjurmet e saj
Nuk do jem me e bukur si tani
Por syte do jene po ata,e pastaj .
PER TY POET !
Ah i miri im poet,cishte kjo hata!
Sot mikja ime me te keqin mandat me dha
Vdiq, me tha,sot ne te gdhire !
poeti qe i kendoje vargjet ,ai shpirt i dlire
Cmu pikellua zemra,poet cu deshperova
tu plotesofte deshira qe ne te gjalle e pate lene amanet
« Kur te vdes »,me the nje dite, »do me lexojne
se ne te gjalle njeri ste vlereson sot per dreq»
Cdo varg i yti,eshte nje cembim zemre
ndoshta dhe nje lot te rreshket si padashur
Ja tani se mbakam dot me veten, poet
me shtrengon doren mikja e per ty me flet
« Lerme te te shikoj si i pataksur
vrimezat ne faqe lerme te ti kundroj »
Lexonte mikja ime e qante nen ze
vargjet qe nje dite asaj ja pate thene
Lamtumire poeti i zemrave,ti shpirt i lire
paqen qe kerkoje me siguri qe do ta gjesh
do te kujtojme ndonjehere me miken time te mire
me mallengjim per ato kohe kur gjalle ti qesh
* * *
A degjon zogun e nates?
ja po qan e s'ka mbarim
si ky shpirt det i trazuar
plot mekate e trishtim
C'me kendon brengen e zemres?
zog i nates prish qetesine?
A me je dhe ti braktisur
fle e zgjohesh me vetmine?
__________
Iku ora doreshtrenguara
iku fshehtas naten,humbi
kur mendova se lumturia
gjethn' e fundit tek une shkundi
Njera dore me mbeti zgjatur
nje pike loti mbi te pa thare
Tjetra me shtrengonte zemren
shpirt i tretur,sa i vrare....
Hesht pra dhimbje mekatare
nuk mbulohesh dot me lot
Dite e kalter sa here zgjohet
Muza ime je,me thote!
KLLAPI...
Nuk e di se cfare me gjeti
e c'kllapi e rende me zuri
mendje-shkreta, bredharake
iku,tutje larg me shpuri
Neteve te gjata perpelitem
trup djersitur ne krevat
e s'po mund te nxjerr nga shpirti
as edhe me t'voglin varg
Qesh e qesh hena me mua
perdet era m'i tund lehte
Qesh e thote"Eh medet!"
Te zezes i iku mendje shkrete!
Le te qesh Hena me mua
une do qaj veres se nxehte
pervec yllit atje lart
ngushellonjes dhe pse hesht
Krijoni Kontakt