Close
Faqja 25 prej 26 FillimFillim ... 1523242526 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 250 prej 252
  1. #241
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    te na e kishe len at det oj mel.. ashtu ta mendonim te bukur..
    ce deshe m e qenit aty aman..

    vazhdo me stilin tend romantik.. se aty i ke piket..

    vargje te bukura me domethenje e melodi.. ndryshe ska poezi..

    qashtu..

  2. #242
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Hahahaaaaaaa or Brar qe me ke munguar me humorin tend.......

  3. #243
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Nene,
    Paska celur pjeshka
    dhe kete vit qenka rritur me shume
    e kokrra me shume paska zene.
    Nene,
    me thua t’i mbledh pjeshket e me vete t'i marr
    por si ta mbledh mallin nene,
    si ta mbart ne nje cante !
    Qenka renduar pjeshka me frute malli,nene
    dhe trungu disi shtremberuar nga pritjet.
    Ruaje pjeshken nene,
    Mblidhi shirat e vjeshtes dhe vadite
    Ne dite perveluese,
    E pjeshka do te rendohet me shume me frutet e embla te mallit.
    Leri te piqen,nene
    Une perseri do marr rrugen e kthimit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ard : 03-09-2005 mė 06:00

  4. #244
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-11-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    118
    me zu vesa e mengjezit
    depertoi ne endren time
    me shoi zjarin e ndezur
    fort po reh kjo zemra ime

    bilbilit si mbyllet goja
    vese moj qofsh e mallkuar
    fluturon dege me dege
    ne ender na ish haruar

    nje drit shfaqet para meje
    zana me floke leshuar
    ledhaton floket e mia
    zot eshte ender a jame zgjuar

    bilbili me ze te ngjirur
    koken me pupla mbuluar
    vese moj te mart e mira
    na terbove e uruar
    Jeta eshte e shkurter shijoe........

  5. #245
    jetoj per tri dashuri Maska e alto_sicila
    Anėtarėsuar
    01-11-2003
    Vendndodhja
    RHONE
    Postime
    65
    A do te jesh prane meje
    Edhe ne vjeshten me shi
    Kur brenda shpirti
    Do te kete veē zbrazeti?
    Kur qielli te permbyset
    Ne trishtimin tim
    A do te te kem prane
    Per nje ngushellim?
    A do te jesh prane meje
    Kur te zbardhi bora
    Kur nga vargjet pafund
    Do te me dridhet dora,
    Kur syri i merzitur
    Do te shkelqeje ne lot
    A do te me shtrengosh doren
    Si dje,si sot...?
    Jetoj per tri dashurite e mia......

  6. #246
    Gjethja Maska e Gjethja
    Anėtarėsuar
    28-08-2005
    Vendndodhja
    Tek 50 yjet
    Postime
    23
    Si kulper Kesaj radhe ne dritare te forumit
    na u var Melankolia me lote e mallengjim
    Pres t'ia degjoj prape kengen si thelleza a bilbili
    Larg nga thanatosi plot trishtim

    Me erdhen ne mend serenatat korēare
    Plot ahe dhe ohe pambarim
    Kur kulmi i te qenit romantik
    Ishte te shtruarit ne senatorium!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Gjethja : 04-09-2005 mė 03:17 Arsyeja: Sugjerim miqesor per kedo

  7. #247
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Mos ka rene gje gripi ne temen time?

  8. #248
    jetoj per tri dashuri Maska e alto_sicila
    Anėtarėsuar
    01-11-2003
    Vendndodhja
    RHONE
    Postime
    65
    po pasqyrohet vjeshta ....
    Jetoj per tri dashurite e mia......

  9. #249
    Gjethja Maska e Gjethja
    Anėtarėsuar
    28-08-2005
    Vendndodhja
    Tek 50 yjet
    Postime
    23

    Kendshem

    Citim Postuar mė parė nga Melankolia
    BAJAMET BLU

    Sot po shfletoja nje fletore te vjeter
    Qe ma solli dikush,
    Brenda kishte Vargje te shkruara
    Nga dore qe dridhej,s’dihet se kur
    Me thane jane te nje poeti
    Qe se njeh askush
    Si duket ja kishin rrembyer nga sirtari
    I fjetur koherave, ndjeva ere myk
    Nga sirtari ku kishte fshehur bajamet blu

    Tani po te lexoj e perseri po te lexoj
    Ty poet qe s’te njeh askush
    Me zerat e heshtjes shkruar pafund
    Bajamet blu ke kerkuar ne endrrat
    Se ne jete nuk I gjete te lulezonin diku
    Kerkove,brodhe,ne Indi e ne Peru
    Por askund nuk ishin mbjelle bajamet blu
    Ruaje pranveren ne pragun e saj
    Mos lulet e pemeve celnin pa I pare
    Kishe frike nga dimri me acar
    Mos ngrinte bajamen tende atje larg

    Endrra jote e kish mbjelle rreze nje mali
    Lulezonte sa here vinte bekuar Maji
    Atehere me gaz rinor nuk permbaheshe
    Vargjet te dilni nga thellesi e shpirtit
    Bajamet blu per ty ishin burimi
    Vertet pyes veten
    Kaq mundim I gjate,shkrim dite e nate?
    E bajames blu s’ja pe lulezimin?
    Mbase per ty mund te qe vendi I endrrave
    Mbase per ty….. qe vec vegimi

    Kendshem Melankolia! Melankoli nga ato te kendshmet dhe qe te ve ne mendime. Falemnderit!

  10. #250
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-12-2004
    Postime
    16
    Citim Postuar mė parė nga Melankolia
    Nese na qenka kjo jete nje komedi
    nga nje bark me siguri do kemi dale
    mos nga ty,ti nga une nuk eshte cudi
    qe perendia thuri dhe per ne nje plan

    Nese na qenka kjo jete nje tragjedi
    Zoti bekofte te emblen ver’ qe pime
    Te dehuren kur ne ty mbeshtetur rri
    Cmendje buzesh,..........dy trupa qe djersine
    Mel,vija me deshire mes vargjeve tua.
    E ndava nga vargu i fundit kete me ngjyre.Pse e ke shemtuar poezine me keto fjale(megjithese dhe si poezi nuk qendron me te tjerat)?Ta marre e mira ta marre.A nuk mund ti shkruash vargjet pas dushit?Ufff,na e bete forumin ere djerse!E mos harroni se djersa eshte ne fund te fundit jashteqitje.Kisha ne mend te shkruaja ate dite qe e postove por nuk kisha kohe pasi po me ikte tramvaji.Ti e di se Errera te ka xhan ndaj ti thote keto fjale.

Faqja 25 prej 26 FillimFillim ... 1523242526 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pa hidhini njė sy.
    Nga Elna Durrėsi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 26-11-2004, 04:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •