Close
Faqja 23 prej 26 FillimFillim ... 132122232425 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 230 prej 252
  1. #221
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Xhexho,Shpirta,ju falenderoj thellesisht qe me lexoni,dhe jo vetem kjo,por deshira per te lene dy fjale te sinqerta ne temen time te gjithe ju,me bene te ndihem jashtezakonisht bukur.

    Me respekt Mel.

  2. #222
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-12-2004
    Postime
    16
    Njehere e nje kohe tek mundohesha te vrisja asgjene me asgje me ra te kontaktoja me nje shpirt te bukur.Por ishte shpirt i lenduar.Ika nga frika se mos e lendoja me shume,por u pendova.Bera c'mos qe ta gjeja perseri dhe gjeta,por qe teper vone.Ti je shpirti binjak i saje Melankolia.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Karlos Errera : 06-06-2005 mė 05:32

  3. #223
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Une qe s'prehem kurre ne varg
    Nuk kam shpirt te farketoj fjale
    Nga problemet nuk rri larg
    Nis t'i zgjidh dal-ngadale

    Edhe une kam dashuruar
    disa vite,kohe me pare
    Nje poezi s'e kam shkruar
    As kendova as kam qare

    Sa e ndjeva qe zemra rrihte
    per dy sy cica kofshe
    U hodha ne sulm,koha s'priste
    S'jam mesuar me lemoshe.

    Shume poete kane dashuruar
    Thelle ne shpirt ku buron vargu
    kane deshtuar jane deshperuar
    Te vetmuar si qoftelargu

    Poetet jane trima s'e sakrifikojne
    Dashurojne, perpeliten dhe shkruajne
    qe te ushqejne shpirtat qe dashurojne
    qe zbuluan misterin dhe u zgjuan.

    Sa lart shpirterisht qendron njeriu
    I cili vuajtjen e tij e kthen burim per zemrat
    I ushqen ato si bimet shiu
    Me vargje margaritare pushton endrrat.

    Te ndjesh zemren qe rreh fort
    Ti pergjigjesh me varg dhe jo me puthje
    Per te shumtet eshte e kote
    Sakrifice,deshperim dhe humbje

    Prandaj lerini te qete poetet
    T'i kendojne gjakut vluar
    Zemres ndezur qe rreh
    dhe prushit zemrave me hi mbuluar.

    I pershendes gjithe poetet e forumit.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  4. #224
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Karlos,me pelqen krahasimi,por nuk i besoj shpirtit binjak.Per mua nuk ekziston,njerezit jane te siperfaqshem.Te falenderoj.

    Dillo,urime per frymezimin,prehjen tende ne varg!

  5. #225
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504

    Kur telat e shpirtit te jane prekur

    Ah dritat e shpirtit t’i shfaqja ndane nje bregu
    Tutje ne te kalter rrez’ e fundit tek pershendet
    Buzeve nje deshire ndersa varet si dege shelgu
    Peshperitur nje cop’ qiell mbi supe te ta derdh

    Lerm’ nen ze te qaj ne krahun tend te forte
    E lotet me nje gjethe, ti fshimi pa merak
    Ne humbshim ndonjehere nga kjo e vogel bote
    Nuk qeme vec lule vjeshte,harruar ne park

    Ah dritat e shpirtit t’i shfaqja ndane nje bregu
    Ti quame ,budallacke,sirena ime e gjore
    E c’dashka nje shpirt kur telat i jane prekur…
    Nje dridhje,ledhatim,mbeshtetje ne nje dore

    Heshta!Tani puthme buze e sy ……..ngadale
    Sic dielli pret mbremjen te puthet me nje vale

  6. #226
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Fantastike ...
    RIPPR

  7. #227
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    mė ler tė bėhem dielli
    qė valėn ta puth pak.
    do befasohet qielli
    kur buzėt t'ia bėj gjak...

  8. #228
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-06-2005
    Vendndodhja
    nuk dihet
    Postime
    44
    Citim Postuar mė parė nga Melankolia
    Ah dritat e shpirtit t’i shfaqja ndane nje bregu
    Tutje ne te kalter rrez’ e fundit tek pershendet
    Buzeve nje deshire ndersa varet si dege shelgu
    Peshperitur nje cop’ qiell mbi supe te ta derdh

    Lerm’ nen ze te qaj ne krahun tend te forte
    E lotet me nje gjethe, ti fshimi pa merak
    Ne humbshim ndonjehere nga kjo e vogel bote
    Nuk qeme vec lule vjeshte,harruar ne park

    Ah dritat e shpirtit t’i shfaqja ndane nje bregu
    Ti quame ,budallacke,sirena ime e gjore
    E c’dashka nje shpirt kur telat i jane prekur…
    Nje dridhje,ledhatim,mbeshtetje ne nje dore

    Heshta!Tani puthme buze e sy ……..ngadale
    Sic dielli pret mbremjen te puthet me nje vale


    Nuk qeme vec lule vjeshte, harruar ne nje park... shume e trishtuar ...

    E c’dashka nje shpirt kur telat i jane prekur…
    Nje dridhje,ledhatim,mbeshtetje ne nje dore ... shume e vertete...

  9. #229
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Shum te bukura Melankolia,urime

  10. #230
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Ju falenderoj te gjitheve.
    Qe me lexoni,eshte nje mrekulli.

    Agim ,vargjet e tua si gjithmone teper miqesore dhe te kendshme.Urime!

    Miqesisht Mel.

Faqja 23 prej 26 FillimFillim ... 132122232425 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pa hidhini njė sy.
    Nga Elna Durrėsi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 26-11-2004, 04:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •