Close
Faqja 21 prej 26 FillimFillim ... 111920212223 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 210 prej 252
  1. #201
    i/e regjistruar Maska e Loti i shpirtit
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Uk
    Postime
    276
    Pak qiell shpejt e fsheh ne gji
    Mekat te ndash vargje nga kjo poezi por"shpejt"se pse te ben te mendosh aq gjate.Sikur dikush don ta marri ate(qiellin),dhe ti do qe ta marresh pjesen tende,sikur koha ste premton dhe ngutesh.Dhe ne fund poezia mbyllet me ate varg qe sperkon me autoren; te pakten ti spo shkon e heshtur.Dhe mos hesht.

  2. #202
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Dikea dhe Loti,ju falenderoj!

  3. #203
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Ti fjale ….


    Pengu im qe endesh neper buze
    E pathena kurre…
    Peshtyj zanoret e dhimbjen tende gelltis,
    behem gur

    Ti fjale, lengata ime e perjetshme
    Perplasesh
    Kryqezohesh,
    Qyrravitesh
    Pas buze-mureve ne te cara dhembesh

    Ti fjale,turbullire e shpirtit
    llave marrezie qe me shkrin
    Belbezim,
    djersitje,
    zhgjender.

  4. #204
    mace Maska e GATA
    Anėtarėsuar
    22-03-2005
    Vendndodhja
    reth e qark
    Postime
    15
    dita me keto dreq poezi me ben te shikoj brenda vetes time gjera qe mundohem ti gropos.aman moj shpirt.
    reth e qark botes
    :)

  5. #205
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Kush je ti mi dreq ...)?

  6. #206
    mace Maska e GATA
    Anėtarėsuar
    22-03-2005
    Vendndodhja
    reth e qark
    Postime
    15
    shhhh sekret.
    po kujtove kush jam mos e thuaj ketu
    do vemi per kafe?
    reth e qark botes
    :)

  7. #207
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Ptu shejtanke....).
    Na moooj,se e kthyem ne kucobolistiko ketu dhe do na marrin me yja.
    Saper kafen,kur te te doj zemra,por ketu afer meje,ok?
    He xhan...shifemi.

  8. #208
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Kur brengen shuajta detit matane
    Nje dallge u ngrit bregut aq cmendur
    Se shpirt i lire nuk do kembane
    Te zgjohet per te marre te rendur

    Nje tufe zogjsh shikoj e cmallem
    Pranverat shkuan por tjetra erdhi
    Nje gjethe buzes,vertis e tallem
    Per dimrin plak me torba derti

    Sot me duket sikur linda
    Sikur boten sapo pashe
    Mendim embel,veten binda
    T’ja them vargut qe lash pas

    E c’me duhet deshperimi
    Si gangrene gerryen shpirtin
    Sy perlotur s’do me shihni
    Dit’ e re troket me zgjimin

  9. #209
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504

    Kjo nate

    Nė njė letėr shkunda vargjet
    Dy tė tjera i lashė peng
    Se mall’ i shpirtit kur bėn naze
    Njė varg e kthen dhe nė refren

    Jam vetėm sonte,por kjo natė
    Aromėn tėnde seē mė sjell
    Dhe ēohem lehtas pa shamatė
    Tė shoh njė yll atje nė qiell

    Njė re e vogėl,lėviz ngadalė
    Dhe mendja shkon qytetit tėnd
    Ti ndoshta je nė ndonjė bar
    Si notė tė vij nė buzė a kėngė

    Pėr pak,dita do t’agojė
    Mes zhurmash,pluhuri ulėrin
    Por dita pėrsėri do shkoi
    Dhe piqem,grindem me vetmin

    Jam vetėm sonte,por kjo natė
    Zjarre yjesh mė ndez nė gji
    Shkrihem e tėra bėhem llavė
    Botėn tėnde e nxehtė,pėrpij.

  10. #210
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    E dashur Melankoli !

    Kalova dhe njehere nga kjo dhoma jote fantastike . M'kish marr malli vertet per poezit e tua , sigurisht dhe per ty . Si gjithmon ngelesh per mua nje nga poeteshat me te mira te forumit Shqiptar . Te uroj suksese te metejshme ne krimtarine tende , Je shume e embel . Me jep kenaqesi kur te lexoj .

    Me shume respekt Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Faqja 21 prej 26 FillimFillim ... 111920212223 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pa hidhini njė sy.
    Nga Elna Durrėsi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 26-11-2004, 04:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •