Close
Faqja 7 prej 26 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 252
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Ma punove mikja ime
    unė kam rėnė nė rrjetėn tėnde
    Po pse dole pėr peshkime
    tė gjithė peshqit na i trėmbe??

    Dhe ashtu ja si papritur
    seē me zure mua plakun
    ca nga Korēa veshė ngritur
    do ta marrin nuse hakun!!

    Po ku ka mė mirė nga mua
    Qė jam plak me shumė pėrvojė
    Botėrisht tė them: Tė dua!
    Lum kush di tė dashurojė.

    Rroj pėr ty dhe fjalėn tėnde Agim

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    H - D!!!!!!!!!!
    Ja teksti i kėngės qė do ti ēmendØēupat e reja, ama jo ato pe Korēe....(lol)

    Mos mė thuaj vdes pėr mua
    Se pėr ty unė rroj!
    Mos mė pyet sa tė dua
    se do tė mashtroj!

    Mos mė thuaj jam e bukur
    se do tė tradhtoj!

    Mos mė ndiq nga pas si hije
    se nuk mė gjen dot
    Ku kam mall unė vij dhe fshihem
    veē tek gjoksi jot!

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504

    Ne te sjellte ndonjehere udha per tek une

    Ne te sjellte ndonjehere udha per tek une
    Dhe shtepiza ime vjeter duket per se largu
    Nxitoje hapin mik dhe quaju fatlum
    Nese ne dere vdekja akoma nuk eshte shpallur

    Dhe deres grindavece gerdalle e te plakur
    Jepi nje te shtyre ne dac shembe fare
    Mos pyet as perqark, jetoj apo kam vdekur
    Por frymen mbaj ne dhome tek qoshja ne dritare

    Ne te sjellte ndonjehere udha per tek une
    E vitet tradhetare terhiqen kembesh zvarre
    Deres mos i bjer akoma eshte e hapur
    Mos ki frike per vdekjen qe dhembet keq m’i zbardh

    Kur puthjet te leshohen me klithma e flake malli
    Me merr ne krahe mos prit dhe gjoksit me shtrengo
    Mbeshtillu dhe cmallohu me flokun tim te arte
    Mes turmes se habitur nen qiellin vjeshtezak

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Uauhhhhhhh!

    "Nė ardhsha"...ti mė shkruan...
    por unė ama jam nisur!
    dhe derėn qė tė ruan
    me kohė e kam vidhisur!

    Mė prit e zbukuruar
    ti bjonde e malluar
    jam afėr si askurrė
    dhe digjem si nė furrė...

    Pastaj qielli do ēahet
    dhe hėna do tė fshihet
    ky mall qė mezi mbahet
    me flokėt do pėrzihet!

    Do nisėsh ulėrimėn:
    "Ku ishe Zot mė parė?!"
    do vrasėsh psherėtimėn
    do heqėsh kėmbėt zvarrė...

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Agim urime per vargjet,gjithmone ato momentalet ,jo rralle dalin perla.
    Te uroj perhere burime frymezimi te pashtershme!
    Me respekt H-D

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Saper dijeni,me ne fund nderrova nick!!

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    e gzosh emrin e ri ..

    por sdo te thote te zhytesh tash ne melankoli ..
    vec pak lagi kembet aty e kusurin zhyte ne detin optimus-fortisimus..lol.

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504

    Grimca....

    Kam kohė qė shėtis nė korijen tėnde
    melankoli
    e s’po gjej dot fillin e daljes.
    Ėshtė i errėt ky vend,
    i heshtur,
    me ngjyra vjeshte.
    Ma ka enda ta shėtis shpesh
    dhe pse vetėm,
    nė heshtje.

    * * *

    Dashuria!
    Si ėshtė dashuria?
    Eh!...
    Dashuria!
    Nė ėshtė Ferr, le tė rrojė me tė,
    Parajsa s'dua tė mė ngopė sytė.
    I pashuar shpirti i njeriut
    mister dhe labirint.
    Sa herė mė pėrfshin
    e ėndėrrat m'i trazon,
    aq herė mė thotė: “Jam kėtu!
    Eja mė gėzo!”

    * * *
    Kur ike dhe mė le...
    Po pija nė gjirin e Nėnės.
    Sytė i drejtova nga dera qė u mbyll.
    Dhimbshėm ndjeva ofshamėn
    e mė pas shtrėngimin e saj prindėror.
    Njė pikė loti buzėt m'i lagu...
    Mė kot viteve thėrrisja emrin tėnd.
    Ajo derė qė u mbyll,
    nuk do hapej mė!...

    * * *

    Kur mė shtyve drejt vdekjes
    u kapa nė buzėt e saj.
    Ti zgjate dorėn si pėr tė mė shpėtuar.
    Ndjeva pendimin...
    Ah! Ishte imazh i gabuar.
    Shtyve njė trup, qė kacavirrej
    me shpirt ndėr dhėmbė,
    pėr tė humbur n'errėsirėn e rėndė...

    * * *

    E piva gotėn me fund,
    gjersa ndjeva kėrcitjen
    e qelqit nėpėr dhėmbė...
    Njė copė e tij m'u ngjit nė fytyrė,
    pik' e gjakut rrodhi,
    e pėrhapa nėpėr buzė,
    pėr tė fshirė aromėn tėnde tė prishur.
    Mė dhe lamtumirėn e fundit,
    me puthjen e Judės,
    mike e pabesė…..fryt i hidhur.


    * * *

    Nėse njė ditė do ndjesh braktisjen,
    fijen e shpresės tė kėputet,
    dhe yjet tė shuhen nė kėmbėt e tua,
    kujto...se dikush, diku,
    tė shėtit nėpėr mendime.
    Atėhere...
    ktheju shpresės pėrsėri,
    kėrko rrugėn,
    qė tė sjell tek unė!

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    * * *
    Kur ike dhe mė le...
    Po pija nė gjirin e Nėnės.
    Sytė i drejtova nga dera qė u mbyll.
    Dhimbshėm ndjeva ofshamėn
    e mė pas shtrėngimin e saj prindėror.
    Njė pikė loti buzėt m'i lagu...
    Mė kot viteve thėrrisja emrin tėnd.
    Ajo derė qė u mbyll,
    nuk do hapej mė!...

    Cikel i bukur pas ndrrimit te emrit, kete e vecova si deshmitare te bindjes sime
    URIME...................
    ....................Dreri
    muzg i heshtur

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Dreri.....flm prej jush,me jep kenaqesi !
    Te uroj dhe ty suksese ne krijimtari,pershendetje.

Faqja 7 prej 26 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pa hidhini njė sy.
    Nga Elna Durrėsi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 26-11-2004, 04:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •