Autobiografia e Nje Nate te Pagjume
Rriti eshte i njejte!!! Nje pakete me cigare perbri dores se majte, gishtat tek dancojne nje polke te vjeter, dhe monotonshem te riperseritur mbi tastieren e kompjuterit. Nje gote gjysem e zgurdulluar me vere, dhe , patjeter, rreshqitja e shiut perjashta xhamave pranvereore te dritares. Ndaloj per nje cast! Kthehem pas nder 2-3 fjalite e fundit, dhe teksa lexoj me lind deshira te ULERIJ nje Ulerime te ciles, tashme, per here te dyte, vetem U-ja i ka mbetur ende kapitale. Askush nuk do te me besoje se ajo derdhje e cjerret zanorresh te pa ze, lindi thjesht prej pranveres te epitetizuar, diku me lart.
E urrej butesisht Pranveren! Burgosur brishtesise se saj fshihen torturat e pervitshme, te cilat i kam rruajtur mankthshem, fletoreve te hartimeve te mocme. Atehere, dikur, kur nderr gjithe ate varg-zinxhir riciklime stinesh, kisha lexuar mundimshem vetem nje gjysem libri. Ne anen tjeter, perjashta kapakeve , apo perbrenda librash te terre, te cilet kishin parakaluar gishtave te mi, apo pergjate marshit te gishtave te mi krimbore faqeve te tyre te panumurta, nuk mund te mos vleresoj faktin se , se ende i kujtoj ne imtesi detajet e figurinave, perbenin shpesh brendine e siperfaqshme te tyre. Dhe , ne pafajesine time, dhe shoqerine monotone te germave, te cilat ndertonin fjalet, dhe fjalet me pas e zeze mbi te bardhe miza mbi nje pjate gjelle me supe peshku, kandra tek lepinin koken e lene pas te nje kordati fatkeq. Nje mbyllje e lehte sysh, dhe vizatimet beheshin filma te animuar, nje nderthurje elementare imagjinate. Para mesueses sime te ciklit te ulet, duke reflektuar, detajshem, rreth capkenes femijerise sime, ende e deklaroj veteveten Te Pafajshem!.
Praktikisht, eshte i tepert detaji i ndonje ketri endacak, qekurse eshte errur, dhe erresira e ben te pamundur objektin ne fjale te vezhgimit. Prania e henes apo yjeve (ne keto rreshta, ashtu , thjesht, te zbukuruar prej ndonje epiteti, metafore, apo lyresie te perdale figuracionale), nuk e shoh te domosdoshme te jete pjese e tyre. Aparati celular fle qetesisht perkrah gotes se kartonte te kafes. Ende nuk e kuptoj Pse? vazhdoj ta paguaj rregullisht(?) A nuk konsiderohet humbje kohe te merresh me pergjigjet e mundshme te pyetjeve te tilla, mbijne te panumurta nder nete te pagjume.
Ne sfond, kenget e pernatshme greke. Habi lind sa here ky fakt, te fytyrat e vjeteruara tashme, prej mungeses te te parit sy nder sy, te atyre, shokesh e miqsh, kane pasur mundesine te me njihnin dikur. Me teper cudi-krijues nderrthuret ky detaj, ne qofte se une vete e pranoj se nuk kuptoj me shume se 7-te fjale elementare prej kesaj gjuhe antike. Ne te njejtin krah, fle edhe e verteta tjeter se , nuk mbahet mend te kem ushqyer ndonjehere ate virtyt, emertohet vesh muzike. Me gjithe ate, ! Po, ndodhi para pak ditesh! Teksa po frekuentoja nje teke konjak , nen shoqerine e nje te njohures sime, e cila po llastonte me thonjte e manikuar ne te rozte te celet, bishtin e porcelante te filxhanit te saj te kakaos. Dhe , kuptohet, po fliste e derdhte fjale rreth , mmmm , nuk me kujtohet thelbi i bisedes, (ne qofte se, ekzistonte nje e tille). Ngrita ngadale doren e djathte drejt fytyres. Ishte nje tkurrje e dembelosur, nje nderrthurje e nje pyetjeje me lindi momentalisht, dhe kur berra te vija buzet ne levizje, ne dediken kur muskujt e anestezuar dobet te gjuhes u perpoqen te artikulonin fjalet mendimi im avulloi me shpejt se perqindja e alkoolit prej gotes se konjakut. Ne ato caste, ajo po fliste rreth viteve te saj ne Athine. Me nje cerek te zgjature te dores sime te djathte, dhe me gishtin tregues perkulshem, shigjetuar drejt saj, iu shpreha se , kisha deshire te me fliste greqisht. Nuk e di ne kini qene ndonjehere deshmimtare te bardhemash sysh tmerresisht te bymyer. Nje hapesire ovale boje qumshi, ku per ate qiell, mund te kisha notuar tejet thelle. Gjithesesi , ajo nuk mundi te thoshte me teper se , nje Cfar?! te thate.
Me pak fjale, kjo ka per te qene nje prej atyre neteve naive pa gjume. Nje mbremje e tejpertejshme makbethiane, dhe ky perkufizim, (jo se kam kryer ndonje krim), por ashtu stisur rrehatueshem, thjesht per te ndaluar ne nje tabele Stop-i, idene se , ishte Makbethi, vrau gjumin!. Ai e egzekutoi para meje!!! Ndjehem teper xheloz, sa ; por , ti fle rrehatshem, pa shume zhurme, rreth 5 metra larg meje. Permbi shtrat. Nuk e kisha vene re me pare se, kur je ne gjume nuk perpiqesh kurre te pushtosh gjysme-siperfaqen time. Ndonjehere, rastisen te peshperisesh ndonje emer te ngulitur ne tru prej romanit me te fundit ke lexuar apo , ka mundesi te jete emri i ndonje dashnori tend te lashte. Ne raste te tilla, une ironik, buzeqesh heshtuarazi. Ne keto momente, shfaqesh tejet e mrekullueshme, dhe besoj se te kjo thjeshtesia e jote e te mbuluarit arsyetueshem paturpesisht, kur je nen ethet e qeta te gjumit, fshihet fakti se , ti ende mbetesh nje prej te paktave vajza, fytyra e se cilave nuk me ka trembur zgjimeve te mija mengjezore, pas nje zbori-maratone.
Me beson!(?) Kontinenti i mishte e i gjakte i trupit tend me ben per cigare. Edhe nje e vetem ne pakete. Mbeshtetem tek parvazi i dritares, dhe bej ta hap pa zhurme. Veshtroj! Ti mblidhesh kruspull, sapo rrymat e agimit te ftohte shperndahen neper dhome. Flaka e shkrepses me ngrohen gishtat, teksa I ndiell mosekzistencen cigares se fundit. Ti terheq batanijen deri siper kryeve te tua, mbulon mistershem fytyren me te , dhe shfaqja , thjesht, papritur, mbaron.
Pas , perafersisht 3 minutash e disa sekondash, (mbase). Zgjon syte e me shikon mjergullt. Me pyet sa eshte ora dhe teksa pyetja jote vertitet jetime, hapesires se dhomes. Ne momentin, tek kthjellohesh dhe bashkejeton me rrezimin tangencial te veshtrimeve te mia te hipnotizuara prej zgjimit tend, oshetin nje Shhhhhhh , prej buzeve te tua te vobekta nder epitete.
Me nje te vaket ze pushtues visesh te nxehta, me drejtohesh: Tek une prehet Itaka! Buzeqesh lehte drejt teje, duke shkundur ngadale cigaren e fundit permbi dysheme, krejt shkujdesshem. Keshtu eshte kur bie ne gjume me Xhejmsin dhe zgjohesh me Xhoisin. Me pas , instiktivisht shoh fletet e cakardisura te nje libri, fluturon drejt pranise sime. Perulem pertueshem drejt kembeve te mia, duke te heshtezuar ne qender te syve, dhe teksa dora ime mberthen prej kopertines se lemuar librin. E hap ne faqen e pare dhe lexoj Uliksi!
Nje britme: Luft!. Mbytemi perbrenda nje puthjeje! Me pas , ndej trupin tim te lodhur permbi te butet gjemba te trendafilit tend te eger. Une vetvritem hireve te tua, ne ...
- FUND!!!
Krijoni Kontakt