Close
Faqja 24 prej 26 FillimFillim ... 142223242526 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 231 deri 240 prej 252
  1. #231
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Psherėtiu muzgu mbi flokun tim
    Dhe mbrėmja trupit mė mbėshtillet
    Papritmas shfaqet njė rrugė pa kthim
    Dhe drit’ e Hėnės mbi re tek kridhet

    .......................................

    Dhe shkrihem llavės sė trishtimit
    Veē shpirtin,vargut ia lė peng
    Se mė shkon ky muzg pas zgjimit
    Tek psherėtinė nėn flokė njė breng’

  2. #232
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Citim Postuar mė parė nga Melankolia
    Psherėtiu muzgu mbi flokun tim
    Dhe mbrėmja trupit mė mbėshtillet
    Papritmas shfaqet njė rrugė pa kthim
    Dhe drit’ e Hėnės mbi re tek kridhet

    .......................................

    Dhe shkrihem llavės sė trishtimit
    Veē shpirtin,vargut ia lė peng
    Se mė shkon ky muzg pas zgjimit
    Tek psherėtinė nėn flokė njė breng’

    Me pelqeu shume .Urime Mel
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  3. #233
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Era1 flm,edhe ti je teper e dashur tek te gjithe me krijimtarine tende.Suksese

  4. #234
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504

    Vetmia,kjo mike e mire

    Mengjes,12 Tetor.Sot kishte ditelindjen dhe pikerisht pesedhjetevjetorin e saj.Nuk ishte nevoja te shihej ne pasqyre,dihej qe syte e saj ishin te enjtura nga ajo dreq teroide qe po e mundonte kaq shume dhe I krijonte nje nervozitet qe nuk permbahej dot.Doktori I pati thene ne viziten e fundit para kater vjetesh qe ishte e nevojshme ti nenshtrohej nje terapie,por nuk ja vuri veshin kurre.Zaten keto ishin punet e perendise,si te ishte e shkrojtur.Eh,akoma nuk kishte vajtur jodi ne maksimum!Problemi tjeter qe e shqetesonte ishte dhe nderprerja e periodave.Kjo ishte faza me e tmerrshme gjate ketyre gjashte muajve qe ajo po kalonte ne jeten e saj.Ne fakt kishte nje fizik per t’u pasur zili.Para se te flinte,gjysem ore merrej me disa ushtrime qe I pati mesuar kur ishte ne kolegj dikur,dhe qe atehere nuk I ndahej gjimnastikes.Por kete periudhe nuk kishte oreks per asgje.Shpesh I vinte nje si ndjenje keputje,gati per te rene dhe pa nje pa dy shtrihej sa gjate gjere ne dyshemene e hollit.E ftohta e dyshemese sikur e sillte ne vehte.Nuk e dinte se deri kur do te zgjatte kjo faze e cmendur por per nje gje ishte e sigurt ,qe po te vazhdonte keshtu,ndoshta nje dite komshinjte do degjonin sirenen e urgjences dhe te gjithe do ta merrnin vesh qe ajo,nje pesedhjetevjecare ne katin e peste,perfundoi ne cmendine se periodat e kishin lene.Oh,kjo ishte e tmerrshme dhe te gjithe do qeshnin me te per shume kohe.Nuk para dilte nga shtepia,vetem ndonje pasdite tek lulishtja e lagjes per te ushqyer macet e lagjes qe ishin shtuar aq shume ato tre muaj.Blinte konserva nga ato me te lirat ne super-market dhe pa I futur mire kembet ne lulishte,degjoheshin mjaullimat nga prapa saj.Ishte e vetmja gje qe e ngrohte kur ndjente macet tek I perkedheleshin neper kembe.Ishte nje mrekulli t’I kujdesje ato qenie.Shume sy kureshtare ndjente pas kurrizit por asaj as qe I behej vone.Tek e fundit ishte e vetmja gje qe I jepte kenaqesine,asgje nuk vlente para ketyre qenieve me shpirt e mirenjohese.Ajo nuk ndiente vetmine per gjysem ore aty,ulur ne stol tek sodiste mackat e vogla qe rrotulloheshin me njera-tjetren te lumtura.E ndjenin valle ato vetmine?Sa budallacke qe tregohej,por ato ishin nje tufe e si ishte e mundur qe ato te ndiheshin vetem.Pastaj kishte pyetur veten perseri qe a ishte vetmia nje ndjenje qe e kalonin dhe kafshet;Pergjigjen s’do ta merrte kurre,po c’rendesi kishte,ajo ishte e lumtur ato minuta.
    Dhe ja erdhi dhe dita e shume enderruar.Ajo sot mbushte pesedhjetevjec.Shpesh imagjinonte ditet qe ajo do te kishte ditelindjen por kete te sotmen e enderronte ndryshe nga te tjerat.Shume ndryshe dhe teper romantike.I adhuronte surprizat…….Ja, imagjino tani,sikur ajo te hapte deren e sallonit keshtu pergjumesh dhe me sy te enjtur e papritur te degjonte nje korr me njerez duke thirrur :Surprizeeeeeeee!!Kudo balona shumengjyreshe,mezera te kendshme ne trapezarine e gjate dhe kudo lule qe te merreshin mendte nga era qe leshonin,dhe nje tufe me karafila qe ia sjellin perpara syve dhe ja leshojne ne duar.O Zot,karafilat e kuq ishin lulet qe ajo I donte aq shume.Qe atehere qe mbante mend veten e saj,vetem karajfila vizatonte.Pastaj ne mes te turmes dikush qe mbante nje torte prej cokollate ne duar,ate te preferuaren e saj dhe ajo vrap te sulej e te shuante qirinjte ngjyre roz.Kudo sarpienta qe fluturonin mbi koken e saj dhe me ne fund do te perqendrohej te degjonte muziken,kengen qe ajo kendonte neper dhembte gjate dites..Nuk ja mesoi tekstin kurre pervec disa fjaleve por me e rendesishmja ishte muzika qe e elektrizonte trupin e saj.Dhe ja,ndersa te gjithe e uronin,ajo kendonte kete rradhe me ze te larte :”When a man love a woman”.Kjo ishte e gjitha,nje magji e pafund.Dita e shume enderruar do mbaronte me nje te dehur te embel dhe nuk do ta kuptonte se gjumi e kishte marre.

    Ajo ishte vetem.Ndihej teper vetmuar per t’u ngritur kete dite te marte dhe ta marre e mira,diten e marte e urrente,qe atehere qe macja e saj Blejku,nje macok pis I zi si nata,I pati rene nga ballkoni dimrin qe shkoi dhe kur zbriti poshte ,macoku po jepte shpirt.Qau!Iu dhimbs shume.Gjoja thonin qe macet kane shtate shpirtra,por ja qe ajo e kishte macok dhe ndoshta kjo thenje nuk vlente per macoket por vetem per macet. Vendosi ta hiqte Blekun nga mendja dhe te kthehej nga ana tjeter.E perse duhej te ngrihej,ajo ishte vetem,askush nuk kishte per ta shqetesuar as ne kete dite te shenjte per te.Por kishte dike…. Vetmia.Rrembeu shallin qe mbante tek kembet,e hodhi siper kraheve dhe ia behu per ne kuzhine.Hapi frigoriferin dhe nxorri nje shishe vere dhjetevjecare qe e pati ruajtur per kete dite.Mori nje gote kristali me fron te mbeshtjelle me gazette nga senduku,e shpelau dhe e mbushi me vere.Kur ktheu gllejqken e pare ndjeu gjuhen t’I rrudhej,por e dyta sikur ia rregulloi gojen e hidhur te mengjesit.Ndjeu te ftohten e veres e me pas nje keputje te vogel gjunjesh.U ul ne karrige.Me nje te kthyer e boshatisi goten.Tani ndihej mire dhe aspak vetem.Ne fakt kurre nuk kishte qene vetem.E si mund te ishte vetem kur mikja e saj me e mire ishte aty;Sot do ta festonte ditelindjen me vetmin.Paska qene shkruar qe ato te ishin bashke….mike te pandara.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ard : 21-08-2005 mė 11:30

  5. #235
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504

    Nese na qenka kjo jete.....

    Nese na qenka kjo jete nje komedi
    nga nje bark me siguri do kemi dale
    mos nga ty,ti nga une nuk eshte cudi
    qe perendia thuri dhe per ne nje plan

    Nese na qenka kjo jete nje tragjedi
    Zoti bekofte te emblen ver’ qe pime
    Te dehuren kur ne ty mbeshtetur rri
    Cmendje buzesh,dy trupa qe djersine

  6. #236
    "..Nothing Else.." Maska e Helena78
    Anėtarėsuar
    30-04-2003
    Vendndodhja
    Pertej Hijes...
    Postime
    289
    Citim Postuar mė parė nga Melankolia
    Ti fjale ….


    Pengu im qe endesh neper buze
    E pathena kurre…
    Peshtyj zanoret e dhimbjen tende gelltis,
    behem gur

    Ti fjale, lengata ime e perjetshme
    Perplasesh
    Kryqezohesh,
    Qyrravitesh
    Pas buze-mureve ne te cara dhembesh

    Ti fjale,turbullire e shpirtit
    llave marrezie qe me shkrin
    Belbezim,
    djersitje,
    zhgjender.
    Shume e bukur...Me pelqeu shume si te gjitha krijimet e tua te mbrekullueshme qe lexova!
    PERLA te lidhura me magji.....
    Forma qe i vishet Levizjes nuk eshte burgu por lekura e mendimit....

  7. #237
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Helen,te flm!
    Mos me perkedhel kaq shume .

  8. #238
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504

    Qenka fat te jetosh ne Greqi......

    Mos e quaj fat mike,
    qe shtepine e kam afer detit.
    Ne rrugen Qween Olgas
    qente te dhjesin ne dere
    Pune dreqi te pastrosh m… e tyre cdo dite
    Me vjen ta shemb kangjellen e hekurt,
    gjysem meter e tepert ne ballkon
    por ndalohet nga ligji mike
    dhe ti e di fare mire,
    ligji te keput qafen ketu.
    U vodh nje biciklete ketej rrotull mike.
    Komshijte e fjetur,sot u zgjuan,
    si mizat qe dalin nga dheu pas shiut.
    I rane portes time po se hapa.
    Pata frike mos vidhnin bicikleten time.
    Eh mike,nuk eshte fat te jetosh prane detit.
    Njerezit jane te cuditshem ketu,ngjyre blu,
    Here te qete e here te marrosur,gjithsesi ata
    vijne ere kur deti kuterbon qelbesire ne dimer.
    Mike,atje rreze Olimpit ku rri ti,bej kujdes
    Kam degjuar se Perendite ngjallen
    nen Henen e plote te Gushtit,
    E mishin e huaj e ndjejne se tepermi.
    Megjithate mike,
    qenka fat te jetosh ne Greqi.

  9. #239
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Mos e quaj vetem fat mike,
    qe shtepine e kam prane detit.
    Ne rrugen Qween Olgas
    qente te dhjesin ne dere.
    Pune dreqi te pastrosh m… e tyre cdo dite
    Me vjen ta shemb kangjellen e hekurt,
    gjysem meter e tepert ne ballkon
    por ndalohet nga ligji mike
    dhe ti e di fare mire,
    ligji te keput koken ketu!!!
    U vodh nje biciklete ketej rrotull mike.
    Komshijte nga gjumi u zgjuan,
    si mizat qe dalin nga dheu pas shiut.
    I rane portes time po s'e hapa.
    Pata frike mos vidhnin bicikleten time.
    Eh mike,nuk eshte vetem fat te jetosh prane detit.
    Njerezit jane te cuditshem ketu,
    Here te qete e here te marrosur,gjithsesi ata
    Mike,atje rreze Olimpit ku rri ti,bej kujdes!
    Kam degjuar se Perendite ngjallen
    nen Henen e plote te Gushtit!
    E mishin e huaj e ndjejne se tepermi!!!
    Megjithate mike,
    nuk qenka dhe aq fat jetosh ne Greqi.


    Melankolia, qe te jem krejt e sinqerte , duhet te them se me shume se e sinqerte jam e kenaqur shume me kete poezine. Dmth per mua eshte kryepoezia e ciklit tend (ose e poezive qe kam lexuar nga ty-duke mos dashur te heq asnje vlere atyre te meparshmet.)
    Jam duke u lutur te mos zemrohesh pse e preka (gjithmone duke besuar se do ta marresh me shume si perkushtim dhe vemendje se sa si verejtje).
    Kam hequr vargun ...."deti kunderbon qelbesire..." pa dashur te prek fare qellimin qe ke patur ne kete shprehje, me lejo te te them (deti i askujt, as ai i grekreve per aq kohe sa eshte det e nuk eshte... ta zeme , pusete, pellg e ku e di une , por eshte det, nuk vjen ere qelbesire ...se vetem deti nuk qelbet, madje ne det nuk qelb asgje.) Leviza fjalen ...Komshinjte e fjetur= ne poezi me shume se shpesh here fjala "fjetur" behet , merret, dhe kuptohet si sinonim i vdekjes. Pra komshinjte e fjetur sot u zgjuan.... te fjeturit nuk zgjohen me. Nuk mund te themi se,nuk eshte fat te jetosh prane detit, se ne fakt eshte fat te jetosh pranen detit, por ndoshta kur e kemi fjalen per detin e grekerve, mund te themi qe eshte gjithesesi fat, por jo edhe aq (sa prane deti tone). "ligji te keput qafen mike" -qafa nuk keputet, por keputet koka. (ose te kishim thene -te therin ne qafe).
    Njerezit ketu (jane edhe te blute). Kur do te thuash se ketu njerezit nuk jane vetem te mire, por jane edhe te marre etj etj, nuk duhet zgjedhur ngjyra blu, sepse ku ta di une pse kam nje si dyshim qe zoti eshte ne mos i bardhe , i blute.) nese do te duash me cdo kusht tu vesh ngjyre njerezve atje , dhe nje ngjyre qe eshte disi me e erret se e bardha , mund ti quash te grinjte (qe te mos u themi edhe fare te zinj).
    Melankolia , ne dac beso ne dac mos beso,une rashe ne dashuri me kete poezi, dhe beso qe eshte me e bukura poezi. Madje me pelqen edhe stili shume.
    URIMEEEEEEEEEEEEE!
    me shume dashuri macia!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga macia_blu : 31-08-2005 mė 21:04
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  10. #240
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Mace flm per perkushtimin dhe sinqeritetin.
    "Deti kuterbon qelbesire ne dimer"-dikush qe jeton ketu,e njeh mjaft mire kete shprehje,sepse kjo eshte e verteta.Ti ose dikush tjeter,me te drejte ta kuptoj ndryshe,por kur ujrat e zeza derdhen ne det nuk ka se si te shmanget era e qelbur.
    "Ligji ketu te keput qafen"-kisha parasysh shprehjen "keputsh qafen"-dmth te zhduk.Ne kete rast e kisha me kuptimin qe te con atje nga ke ardhur.
    "Komshijte e fjetur"-sepse eshte kaq qetesi ketu!Kur ndodh dicka eshte cudi se nga mbijne.

    Mace,nuk qahem e dashur qe kam shtepine prane detit,perkundrazi,ky det eshte frymezimi per mua.Prane detit,afer mbretit , i thone,por ngushellova nje miken time qe loz rolin e viktimes.E ku ka karar njeriu....

    Mel. qe do kete parasysh ato me lart.
    Sot Shtatori filloi me shira,andej nga ju c'benet?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ard : 01-09-2005 mė 04:52

Tema tė Ngjashme

  1. Pa hidhini njė sy.
    Nga Elna Durrėsi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 26-11-2004, 04:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •