Close
Faqja 22 prej 26 FillimFillim ... 122021222324 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 211 deri 220 prej 252
  1. #211
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Na ngjiti embelsia ne te dyjave ).
    Dhe mua me mori malli,e embla,e vogla Albe!

    Shpresoj te te shoh ndonjehere ne msn.Humbem...

  2. #212
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Sa me frikeson kjo gune trishtimi
    Qe mban veshur sot
    Kerkoj nje pjezes lakuriqe
    Ose jo,
    kerkoj nje vrime kopsash
    per te depertuar
    e te shperndahem qelizave te tua
    deri ne lakuriqesi…dhe njehere
    Por ti je i veshur
    deri ne gryke.
    Nuk me le te te zhvesh me shikim
    ………as syte

  3. #213
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Oh ē'mė kėpute filln' e mendimit
    Kur dhimbjet zbrazja nė njė varg
    Mė le ngujuar ne rrugn' e kthimit
    Ku nėna plakur mė qante njė hall

    Mos fol pėr shpirtra,demonė tė tjerė
    As ėngjėjt qė nė gjumė t'u shfaqėn
    Pikoje ėndrrėn me t'ėmblėn verė
    Dhe mallin ngjyej ndėr yje natėn

    Mė ėshtė e lehtė tė them pėrralla
    Mė lehtė se shpirtit t'i them hesht
    Na mbarsi jeta njė lumė andralla
    Dhe rrugė e kaltėr mė mbeti peng

    Oh ē'mė kėpute filln' e mendimit
    Nis mikja hallet e qan me zė
    Po tė mos rėntė rrug' e mėrgimit
    Se bashkė me dhimbjen bėhesh njė

  4. #214
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    hmmm..

    bukur shum bukur ...

    E ke qare..kte poezi..

  5. #215
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    Gjithmone ka nje here te pare ne jete! (tregim)

    Ideja per te shkruar nje roman iu krijua para tre ditesh,kur mbaroi se lexuari librin e Garcias,”Kujtime putanash te trishta”.Ne fakt jo se I beri pershtypje shume permbajtja e librit,pas nje leximi jo te vemendshem,sepse durimi per te lexuar kishte mese njezet vjet qe I kishte humbur,qe atehere qe njeri sy,ai I djathti,I ishte infektuar me glaukome,ku do te thoshte pakesim i shikimit te syrit.Por mendoi keteundja pse Garcian duhet ta quanin nje shkrimtar I zoti dhe i famshem akoma dhe ne kete moshe, kur shkruan te tille libra me trille dhe jo ai!

    Ne rradhen e biletave para shume vitesh kishte degjuar njerin qe I thoshte bashkebiseduesit te tij se Shekspiri kishte qene nje njeri I cmendur ,dhe sa here e kapnin krizat,shkruante nga nje veper.

    Fare bukur mund te shkruante dhe ai nje liberth me nje teme te tille por ai i kishte jetuar dhe jo fantazi all-Garcia.

    Librin ia kishte dhuruar nje miku I tij nje dite ne kafenene e pensionisteve.Atje pinte kafene e mengjesit cdo dite.Ishte bere nje zakon,dhe I pamundur te qe,forca e zakonit e conte me kembe.Kishte mbetur I mahnitur me pershkrimin e mikut te tij qe ia shpjegoi permbajtjen me kembe e duar rreth nje ore me gojen qe I merrej,deri sa me ne fund I tha: “mjaft mor aman,si nuk o lodhe.Perderisa me dhuron librin atehere c’dreqin ke qe lodhesh kot,tani me humbi interesi,as qe dua ta lexoj fare!”.Ne fakt kjo ishte thjesht sa per t’I mbyllur gojen mikut sepse gjene e pare qe beri sapo hyri ne shtepi,u plas ne kanapen e sallonit dhe ia nisi librit me kersheri.

    Kishte menduar se do ta terhiqte qe ne rrjeshtat e pare,por andej nga faqja e njezet,e palosi cepin e faqes ,e mbylli librin dhe e vendosi poshte jastekut.Nuk e zuri me dore nje jave deri sa vendosi qe te lexonte cdo dite nga nje ose dy faqe,vetem nga inati I mikut.Pas nje muaji e mbaroi se lexuari.

    Tek rrinte perpara televizorit iu kujtua nje thenje qe e pati lexuar diku,ndoshta ne ndonje gazete ditore,andej nga fundi I faqes ku cdo dite do gjente te shkruara ndonje thenje me “mend” te ndonje te famshmijithmone ka nje here te pare ne jete!

    U ngrit nga vendi dhe doli ne ballkonin e ngushte saper nje karrige dhe ndezi nje cigare.Leshoi shtellungat e tymit lart fytyres.Iu kujtua nje dashnore e tij dikur ,atehere ishte vetem gjashtembedhjete vjec,kur tymosnin cigare te dy dhe kush e kush te krijonte shtellunga tymi ne forme rrethi.Ajo lanetja e dinte kete loje,kurse une se mesova kurre,mendoi,duke qeshur hidhur nen buze.

    Ishte kjo nate qe I lindi ideja per t’ia nisur fillin nje romani.Po si t’ia niste?Ai s’kishte shkruar te pakten asnje vjershe ne jeten e tij,as atehere kur kishte rene ne dashuri me gruan e xhaxhait,se thone qe dashuria te ben poet.Ajo nje grua dardane me dy gjinje te medhenj qe I tundeshin majtas e djathas kur ecte.Sa here I dilte perpara I vinte t’I hidhej ne gjoks e te zhytej aty pa marre fryme fare,por shikimi I saj I ashper dhe zeri I trashe si te nje burri,e bente te fshihej nga syte kembet.Oh ,sa I kishte rrahur zemra atehere.Vetem enderronte ta shihte njehere te zhveshur,por…hmmmm sa I gabuar ishte.E ndjente kete,dhe I vinte rende te shihte xhaxhain ne sy.Po fundja cilimi ishte,se fajesonte njeri.

    Po si dreqin ta niste fillin e mendimit;Shume bukur mund shkruante nje roman per Ana Marien,prostituten e nje bordelli qe e pati cuar i jati per here te pare kur mbushi te pesembedhjetat dhe I kishte thene:ka ardhur koha te behesh burre biri im!

    Ana Maria ishte nje vajze rreth te njezetave.Kishte ardhur ne kete bordell qe ne moshen trembedhjete vjec.Ishte jetime.Eh,kishte c’te shkruante per te.Ajo ishte mrekullia vete,me nje bukuri ekzotike,deri sot qe kishte arritur ne te shtatedhjetat,nuk e kishte ndeshur ne asnje grua per cudi.Rreth nje vit u takua me Ana Marien..Ndoshta nuk do ishte shkeputur kurre prej saj,tani qe po e mendonte,por ajo u dashurua me nje officer marine dhe iku me te.U martua thane.

    Po mire,po sikur te shkruante per ate nate….atehere?Ncq,ncq,ncq….atehere qe tridhjete vjec.Kishte qene ne nje taksi dhe shoferi e kishte ndaluar ne mes te rruges,se ai palo burre se duronte dot cigaren ne taksi,e ky kishte hapur deren kur taksia ishte akoma ne ecje,I hodhi nja dy cent tek kembet dhe…..po te mos frenonte ne vend shoferi,dhe sot e kesaj dite do ecte duke caluar.Ishte mesi I nates atehere kur nga nje dere kishin dale tre prostituta duke therriturome here baby,come to our paradise!

    Nuk di se c’me llomotiten me tutje se nuk ja thek shume nga anglishtja,por mbaj mend vetem te terhequra krahesh ,nje korridor te vjeter.Me pas u hap nje dere ,dhe ne gjysem erresire u duk nje krevat I madh.Peripeci e madhe,por kam c’te shkruaj.

    Ah,po.Garcia personazhin e kishte lidhur me nje virgjereshe te shkreten,me nje te mitur,c’trille te cmendurish!

    Nje ndjenje merzie e pershkoi te terin.Kishte nje peng,nuk kishte vajtur kurre me nje vajze te virgjer dhe as qe donte ta imagjinonte ate skene.Dhe gruan e tij qe kaloi tridhjete vjet me te,kishte qene njehere e martuar.Atehere per kete s’kishte c’te shkruante.Po si ta niste.Duhej patjeter te shkruante nje roman dhe personazhi I tij do ishte nje prostitute.Njera nga ato te cilat kishte njohur gjate jetes.Por per ke te shkruante valle?Duhej te merrte lapsin dhe nje leter.Patjeter disa shenime ishin mese te nevojshme.U kthye ne sallon dhe mendoi te nxirrte albumin me fotografi.Kerkonte nje foto te ndonje te dashure…..por as nje foto e tille nuk ekzistonte.Kudo e shoqja.Sa pa fat qenkam,mendoi,dhe u ul perseri ne kanape.Nisi te shkruante ne letren qe kishte ne dore:”Neser fillon nje dite e re dhe bashke me te dhe nje peripeci e imja.Me pas do te jem gati te shkruaj nje roman,ndoshta me interesant se i Garcias dhe le te jem shtatedhjete vjec.Gjithmone ka nje here te pare ne jete!”

    Se pse I pelqyen keto mendime kur I lexoi per here te dyte.Nuk ishte dhe aq veshtire sa mendoi ne fillim.Ndoshta do t’I merrte vite kjo pune,por nje roman do ta shkruante,sepse ai nuk ishte nje personazh I rendomte sa ai I Garcias.Puna ishte sa ta fillonte dhe ja….tani sapo kishte hedhur disa mendime,por ishin te tijat ama,origjinale.

    Ndjeu nje rrengjethje kenaqesie.U afrua tek televizori .Pa oren.Ishte ora qe fillonte telenovela e tij e preferuar.Nuk kishte humbur asnje seri deri me sot.Ndoshta kete rradhe do ishte me I vemendshem se kurre.


    A Jatru

    ---------------------------------------------------------------------------------------------------------
    ...eshte nje tregim i shkruar me mjeshteri, me nje humor dhe filozofi transparente. Urime, dhe besoj se nuk po bej gabim qe e solla ketu.

  6. #216
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Boobo dikea,po c'me bere mor Zot,tani me eshte skuqur fytyra deri tek veshet ).
    Ketu s'ka as vrime ku te fshihesh...

    Flm e dashur........me vure ne mendime

  7. #217
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Mel, sa tė shkon trishtimi! Shumė tė ndjera kėto mė lart.

    h
    Perėndia nuk ėshtė mace...

  8. #218
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Dhe une e kam kuptuar qe me shkon Henri,prandaj se ndaj nga vetja.
    Sikur me ben me te embel ).

    -----------
    Brari,e qara po me merr me qafe.C'i thone kesaj.....!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ard : 29-05-2005 mė 18:05

  9. #219
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2005
    Postime
    51

    Pershendetje...

    Me vjen keq qe nuk kam patur mundesi qe te kontaktoja me pare me kete forum.
    Nuk pretendoj se kam lexuar te gjithe krijimtarine e ketij forumi, as krijimtarine tende,por per aq sa kam lexuar...je nje poeteshe e vertete. urimet me te mira ne jete dhe krijimtarine tende!

  10. #220
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    Citim Postuar mė parė nga Melankolia
    Sa me frikeson kjo gune trishtimi
    Qe mban veshur sot
    Kerkoj nje pjezes lakuriqe
    Ose jo,
    kerkoj nje vrime kopsash
    per te depertuar
    e te shperndahem qelizave te tua
    deri ne lakuriqesi…dhe njehere
    Por ti je i veshur
    deri ne gryke.
    Nuk me le te te zhvesh me shikim
    ………as syte



    Me pelqeu shume

    Kjo gune trishtimi , me trishton
    lakuriqesia ime lakuriqesi kerkon
    zbertheje shpirtin , lerme te t'shoh
    Se jam jotja ... e di ... me do ... !

Faqja 22 prej 26 FillimFillim ... 122021222324 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pa hidhini njė sy.
    Nga Elna Durrėsi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 26-11-2004, 04:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •