Bukur,MEL!Postuar mė parė nga Melankolia
Bukur,MEL!Postuar mė parė nga Melankolia
......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
drejt gjinjve te tu me ndjell...
Melankonia!
Pėrse e lexon varfėrisht katėrvargun tem? Unė ka vėnė shėnim LOL. Megjithatė pa u prekur as ti dhe as unė sepse ti e di qė ty dhe vargun tėnd ju respektoj shumė, tė pėrgjigjem rėndomtė me "armėn" time:
UNĖ DHE POETĖT
Ama "poetė" ishim ahere,
kur thurnin hymne pėr Partinė!
Tani liria ėshtė prapa dere,
poetėt shajnė veē Shqipėrinė!
Ua ktheva shpinėn e mė s'durova
duke e lėnė at' stan tė lik!
"poetėve" vendin ua lėshova
Pėrplasa derėn, e thashė: - Po ik!
Kalova udhė, kalova dete
Mė ngjante vendi si njė greminė!
E morra vargun, dhe vrava vehten,
rrėzuar jam sot mbi vetminė! ..
Unė jam pra ky, qė nuk ka hile!
Dhe jam ai qė nuk ka frikė!
Unė poezinė s'e shes me kile!!
Si poetucėt me....... politikė!
Kur e marr vargun, ia shkul dy veshėt
Po tė mos dalė varg i qėlluar!
Ata dhe poezinė e xhveshėn
E bėnė kushtrim pėr tė mashtruar!
Pra lermė Meli... tė mbretėroj!
se herė jam mbret dhe herė jam skllav!
Unė letrėn vetė e zhvirgjėroj!
Dhe jam nė varg - rrebel i madh!.....
Me kenaqe AgimPostuar mė parė nga Agim Doēi
,vecova keto vargje se je vertet rebel i madh
(ne varg) !
Flm per respektin,eshte reciprok.
Miqesisht Mel.
Nene, u martuan miqte ,dikush u nda ,dikush dhe vuan
Me iken dhe ata me te afertit kane kohe qe me jane larguar
Ne fund te cdo letre te panisur puthjet tashme jane vjeteruar
Plogeshti mbart kjo dite e ftohte dritherimash, vec dora me shkruan
Nene,do te vij atehere kur aroma e beharit te trokas
E ti shkriji me mua lotet qe me ngrine dikur ne prag
Ne me pafsh te dobesuar a fytyren disi te hequr
Mos me thuaj se e di qe vetem shpirti me ka mbetur
Meli tė pėrgjigjem pėr respekt me njė poezi timen
MĖRGIMTAR
Eh ēmė vdiqėn baballarėt jashtė truallit tė gjithė!
Ku tua gjej varret, eshtrat ku ju prehen baballarėve?
Fusha e lėnė djerr, magja pa brumė, hambari pa drithė.
Kokėn nėn sqetull..ky paska qenė fati i shqipėtarėve...
Ndarė dhe coptuar nė shekuj nėn 5 flamurė
Kombi mė i lashtė i kontinentit mė plak.
Pse bre Shqipėri su bėre Zonjė kurrė?
Ah ēmė plasi shpirti, pa i hyrė askujt nė hak!
Tėrė jetėn brez pas brezi u kėndova trimėrive
Me iso labėrishte, majė krahu dhe me sharki.
Po vallė kush na mallkoi, ne Princat e ndasive
Su bėmė njė herė tė mbarė pėr nėnėn Shqipėri.
Rrethuar me vet vehten, mė tej Bjeshkėt e Mallkuara
Pėrball njė det tė frikshėm qė natėn tė kafshon.
Mė fise tė shpėrndara dhe troje tė harruara
Kalą plot me legjenda, Rozafa qė pikon!
Nė mes kalą e trishtė ku motra qan vėllanė
« Se Berat, se Berat vajton Mara qė me natė »
Mė tej Pasha Limani, besėprera me aq namė
Kalą e Argjirosė qė nxin tė gjithė kalatė
Janinės ēi panė sytė, Janino Ku e kam Ali Pashanė?
Trupin nė Evropė, kokėn nė Azi
Tė pabesėt bėnė hatanė Ah ētė vranė!
E vunė kokėn e shqiptarit dhe e kripėn nė sini!..
E kujt tia them emrin mė parė, ata u helmuan larg atdheut
Ku u vra Hasan Pristina dhe Luigji i Gurakuqėve?
Ku u vra Midhat Bej Frashėri apo Petro Nini i Shėn Ndreut?
Kush mi helmoi burrat nė sulltan dollmatė e turqėve?!..
Heshtje! Heshtje varri ashtu siē hesht vetė Historija.
Histori i thėnēin llangosur me dėnglat e fitimtarėve
Histori me puēe, armiq e komplote qė i zbulonte Partija
Histori e zgjebes komuniste e ardhur prej sllavėve!
Ma jepni historinė e Historisė sė vėrtetė!
Dhe mjaft na mbroēkullisėt me bėmat e Fitimtarit!
Tė kthehem nė truallin tim, se mbeta gurė i lehtė
Pa varr, pa kulm, pa shpresė, me status mėrgimtarit!
Dhe mjaft ti kurva e vjetėr ti kontinent i plakur!
Mos fyej Gjergj Shėn Arbėrin qė mbrojti Krishtėrimin!
Lavdinė se mbaj pėr vehte, nė pleh atė kam flakur
Ti kurva e zgjebosur smė tremb jo me mėrgimin!
Nga buzė e plasur ika, ma di veē shpirti im
Atje i kam tė gjitha dhe tokėn e pėrgjakur
Atje mė presin shokėt, me pret Atdheu im!
Vend lindja e Nėnė Terezės e Shenjtes sė pėrflakur !
Pėrqark i kam rėnė globit dhe hasa plot shqiptarė
Qė ecin tė menduar, pronarė psherėtimash
Ah..i njoh pėr besė nga sytė, nga rrudhat pėrmbi ballė
Tek enden metropoleve ku nderi struket vrimash !
Ke gjetur midis tyre, Evropė, putanė e vjetėr
hajdutė dhe kriminelė, tregtarė tė mishit tė bardhė
Po hiqmu larg prej meje, se jam nga sėrė tjetėr
Jam sėrė e principatės sė Lekės sonė tė Parė!
Ti kurr nuk ke dėgjuar pėr Princ Lek Dukagjinin!
Pėr Balshajt, pėr Muzakajt, Komnenėt dhe Topinė
Se njeh ti Aranitin, Uranin dhe Bue Shpat Gjinin
I kam tė thella rrėnjėt, tė thellė e kam tradhtinė
Eh shqiptaret e shkrete.....po kush di se c'jemi ne o Agim,aman a te keqen!
Urime per vargjet.
Mel.
Agim!!!!!!Ky emer shume domethenes,qe behet shkak per termetet e shpirtrave tona qe jetojme jashte Atdheut!!!Pse???Megjithese se jemi ne dijeni te dhimbjes qe na sjell krijimi yt,hyme perseri ketu te te lexojme!Se imagjinoj dot si do ish ketu pa prezencen tende????Je Shpirti i Gjithe Shqipetareve Qe Ndodhen Ketu!Ndrico e na jep jete!!!!!!!!
Dhe keshtu ne rruge te madhe eshitme zemren tone, njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te e shkuen te kenaqun e tu u gezue- pse pane mfshetsinat intime te kesaj jetes tone.
Anisela
Mė ke emocionuar shumė, por tė lutem mė kupto, JEMI SHQIPTAR dhe padyshim qė sa mirė qė jemi shqiptarė!
Tė pėrqafon xhaxhi Gimi dhe tė lutem pėrqafoji gjithė ata qė tė duan e don, familjen tande. Lejomė Anisela tė tė dhuroj disa vargje pėr TY dhe pėr tė gjitha vajzat e rracės time qė meritojnė respekt, respekt dhe vetėm respekt.
E kush ta fali atė bukuri!
Vajza shqiptare qerpiku i shkruar
Tej e matanė nė Shqipėri
Perri si ty nuk kam takuar!
Ty tė ka bėrė nėna me dorė
Moj bukuri e rracės time.
Vajzat shqiptare faqen si mollė
I ēmendėn djemt e Tokės sime
Ju meskėputurat shtat si selvija
Ju bukuroshet e tokės mėmė
Kurr mos ju prishtė, moj bukurija!
Se jeni diell dhe jeni hėnė!
Agim Doēi
Flm!!!Jeni i mrekullueshem!!!!Respekti te takon ty dhe gjithe djemve Shqipetare!!Vetem tek ne ekziston kthjelltesia sinqeriteti dhe pastertia e shpirtit!!I vetmi virtyt qe i ben domethenese ditet e jetes sone!!!!Virtyt qe nuk ekziston ne asnje kend te botes!!!Respekti im nuk do shuhet asnjehere!!!!!!!!
Dhe keshtu ne rruge te madhe eshitme zemren tone, njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te e shkuen te kenaqun e tu u gezue- pse pane mfshetsinat intime te kesaj jetes tone.
nuk u permbajta dhe me theu tundimi per te te shkruar dhe miratuar fjalet qe ke ketu siper ; te betphem per keto duar qe po te shkruajne qe je me te vertete ajo qe shkruan ketu ; e sinqerte e paster dhe e kthjellet ne shpirt ; virtyte qe kane ndertuar vete fatin e jetes tende ; me ngazellen fakti qe nuk je egoiste dhe e larget nga realiteti shpirteror por je e perulur dhe modeste ne te ndjere folur dhe menduar ; do doja shume te te njhija personalisht ;Postuar mė parė nga Anisela
Krijoni Kontakt