Close
Faqja 13 prej 26 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 252
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Qe te Hene ja nisa vargut sot me sosi dite e Shtune
    Ketu nje fjale aty nje tjeter pirg me letra,fjale pafund
    Me brengosesh e me thua:"Mjaft u trete lumemadhe"
    Se kjo bote nuk ka ket' mendje,por me ka nje mal me halle


    Po c'ti bej kesaj zemres time,flake e saj nuk shuhet kurre
    Bie-ngrihem neper vargje te jap jete dhe ne nje gur
    Ah te mijat,te pafundmet,me te bukurat enderrime
    Por te lodha se jam shpirt qe kerkoj vec per shtegetime


    Kur me vjen behar-bekuari e livadhet gjelberojne
    Do me gjesh atje te njomur, pikla vese me mbulojne
    Dhe kur bora te kete zbardhur dimrit plak edhe te ftohte
    Strukur prane do ngjishem zjarrit si kotele per pak ngrohte


    Melankolia nese troket ndonjehere dhe me rremben
    Sa qete prehem ne krahet e saja,pikellimet ja rrefej
    Ne mengjes ne me zgjofte ndonje zog a rreze e dielli
    Rend marrosur ne dritare sy ngazellyer per nga qielli


    Hic merak mos ki per mua ne me marrte gjumi ne varg
    Dhe as driten mos e mbyll mrekullia shume nuk zgjat
    Nese ndjen qe jashte fryn juga hap dritaren dhe gezohu
    Kur te kthehesh per tek une puthma buzen dhe c'mallohu

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    E vetme nen driten e henes
    Kujtimesh trazuar se c’vij
    Dhe mendja me shkon buze detit
    Kur vala me puthte ne gji

    Shushurime e dallgeve niste kengen
    Platitesha aq lehte ne supin tend
    Por hena ziliqare e fajtore
    Vetullat i ngryste pa vend

    Ne te bukurat nete pranverore
    Mes yjesh dhe puthjeve plote epsh
    Sa embel flokun me ledhatoje
    Me peshperisje «E kaltra ime,det !»

    Me zgjonin sterkalat e detit
    Kur zhytesha ne endrra dashurie
    E syte lozonjare kur me qeshnin
    Notoja ne dallge lumturie

    Ja hena po ndrit si atehere
    Renduar eshte mbi supin tim
    Degdisme moj Hene si perhere
    Ne qiellin hyjnor, ne ameshim

  3. #123
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Citim Postuar mė parė nga Melankolia
    Me zgjonin sterkalat e detit
    Kur zhytesha ne endrra dashurie
    E syte lozonjare kur me qeshnin
    Notoja ne dallge lumturie
    Me duket sikur e ndjej veten ne vargjet e tua.

    Urime Mel per poezin e pashtershme tenden .

    Me respekt Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #124
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Flm Alba,dhe ti gjithashtu pac frymezim perhere dhe pena jote nxjerrte vetem perla.
    Mel.

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504

    Largohu trishtim

    Grise vellon e rende hedhur mbi mua trishtim
    Se nate e plogesht zemren po me shpon
    Merrmi dhe gjethet e fundit te pikellimit
    Syte e lodhur u treten qiellit qe sonte gjemon

    Shiu qe jashte po bie te shfaqi ne pragun tim
    Dhe loti im kristal parvazit sec me varet
    shoh endrren e keputur kur shuhet ne largim
    Rruges se kalldremte ku currile e ujit ndahet

    Mos iu afro monopatit ku kaloj,naten pa drite
    Se lodhja plage kraheve me paska lene
    Nuk di ne c'ane me rrjedh e me pikon trishtim
    Me dhemb e shkreta plage me shume nates pa hene

    Eh,trishtim ,i hidhuri ,i embli im trishtim!
    Sa here qetesia dhomezat e shpirtit m'i kaplon
    Me shfaqesh si ere, rreshket nen pragun tim
    e frymen shpejt e mban ne shtratin qe renkon

  6. #126
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mori Mela kacurela
    ku ka hup kjo marinela
    qe aq bukur i kendonte
    tragudhijat me sagapo-nte..


    ah moj mela romantike..
    me trishtime hanen fike
    per cdo nat yjet shikon
    duaj ma mir nji astronom..
    bashk te rrini ne balkon
    mbani afer nji bidon
    pini uj kur guri vlon
    pak sardele me limon
    vaj ulliri se dhe shkon
    ti me te duart shtrengon
    e trishtimin e largon
    edhe neve na gezon


    Poezite i ke shum te bukura..

    Vazhdo..

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Me kenaqe Brari,ku mi sajon keto vargje ne seconde!

    Flm qe me lexon,te pershendes Mel.

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Ngrije goten ,me fund ktheje or mik
    Pi edhe dy po deshe e dehu fare
    Pi edhe qama hallin pa frike
    E klithm’ e dhimbjes drite u befte mbi varre

    Po te kisha forcen e perendise or mik
    Do ta ktheja naten tradhetare ne dite
    Njehere po ta kisha vec njehere
    E dhimbjen e pashpirt ta lehtesoja atehere

    Ne dite te gjymtuara ku nata vec shtrihet
    Dhe deti turbullohet ne dallge marrezie
    Do shfaqet kur shpresa hedh te fundit hap
    Nje llampe e venitur me drite sado pak

    Pra pije goten mik ne dac edhe loto
    Kte sup ku ti mbeshtetesh me vete ke ngado

  9. #129
    i/e larguar Maska e Tirana
    Anėtarėsuar
    29-06-2004
    Postime
    211
    Melankoli !

    Me kanaqe me keto poezi ! Urime .

  10. #130
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Tirana flm,kenaqesia me e madhe eshte e imja.
    Te pershendes,dhe urime ne krijimtarine tende.
    Mel.

Faqja 13 prej 26 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pa hidhini njė sy.
    Nga Elna Durrėsi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 26-11-2004, 04:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •