TANI PËR TANI PA KONFIRMIM ZYRTAR PËR RRËMBIMIN E SHTETASVE TË MAQEDONISË NË IRAK
Ministritë e Punëve të Jashtme dhe të Brendshme nuk kanë konfirmin zyrtar për rrëmbimin e tre shtetasve të Maqedonisë në Irak.
"Kryhen kontrollime të informacioneve në koordinim me ministritë tjera, por tani për tani nuk kam hollësi", deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Dushko Uzonovski.
Zëdhënësi i MPB-së, Goran Pavllovski sot deklaroi se Ministria ka pasur njohuri për rrëmbimin e shtetasve të Maqedonisë në Irak, që para disa ditëve, por nuk mund të japë konfirimin zyrtar për ngjarjen.
"Interpoli në Irak nuk funskionon, ndërsa është vështirësuar komunikimi me shërbimet tjera ndërkombëtare, përmes të cilëve do të mundej të merren më shumë hollësi, dje në Kumanovë patëm takim me përfaqësuesit e familjeve të atyre tre personave të cilëve ua transmetuam njohuritë e MPB-së", deklaroi Pavllovski për MIA-n.
Një pjesë e mediumeve dje njoftuan se më 23 gusht në Irak ishin rrëmbyer tre persona - Dalibor Llazarovski, Dragan Markoviq dhe Zoran Naskovski nga Kumanova. Ata kanë punuar për firmën ndërtimore amerikane në Irak dhe për lirimin e tyre rrëmbyesit kanë kërkuar shpërblesë.
Krijoni Kontakt